Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thenje ATEISTE Empty Thenje ATEISTE

20th April 2016, 20:55
Zoti është një komedian tek luan para një publiku që ka frikë të qeshë.

— Volteri

Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im.

— Napoleon Bonapart

Mjeranët e shkretë i kanë mbushur mendjen vetes se do të jenë të pavdekshëm dhe do të rrojnë në përjetësi, nëse adhurojnë atë sofistin e kryqëzuar e nëse jetojnë sipas ligjeve të tij... e i marrin këto doktrina goja-gojës pa ndonjë provë të qartë. Kështu kur mashtruesit e sharlatanët hyjnë mes tyre, kaplojnë menjëherë pasuri të mëdha duke sunduar mbi këta leshko.





— Lukiani

Kisha thotë se Toka është e rrafshët, por unë e di që është e rrumbullakët, pasi kam parë hijen e saj mbi Hënë e më tepër besim kam tek një hije se sa tek kisha.

— Magelani

Një Galileo në dymijë vjet mjafton.

— Papë Piu XII

Po të them se jemi të dy ateistë. Unë thjesht besoj në një zot më pak se ty. Kur të kuptosh pse ti përjashton tërë zotat e tjerë të mundshëm, atëherë do të kuptosh dhe pse unë përjashtoj tëndin.

— Stivën H. Roberts

Shumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë; e në fakt ashtu dhe bëjnë.

— Bertrand Rasëll

S'ka absurditet, sado i madh qoftë, që të mos t'i ngulitet njeriut 
fort në kokë, nëse fillon t'ia imponosh atë para moshës 5-vjeçare, duke ia përsëritur vazhdimisht me ton tejet solemn.


— Artur Shopenauer

Shiko njëherë parashikimin e motit para se të lutesh të bjerë shi.

— Mark Tuein

Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.

— Aristoteli 

Besimi është më i thjeshtë se mendimi. Ndaj dhe ka më tepër besimtarë se mendimtarë.

— Pa emër

Një njeri i thotë Gjithësisë,
"Ja, ekzistoj!"
"Sidoqoftë", - përgjigjet Gjithësia, -
"kjo nuk është se më ngjalli
ndonjë ndjenjë detyrimi".

— Stivën Krejn

Të vërtetosh "Ungjijtë" me provë mrekullinë, është si të vërtetosh një absurditet me provë diçka që është kundër natyrës.

— Didëroi

Kur shoh detarë, njerëz të shkencave natyrore e mendimtarë, njeriu është më i urti mes gjallesave. E kur shoh priftërinj, profetë e shpjegues ëndrrash, asgjë s'më vështirohet më keq se njeriu.

— Diogjeni

"Katër barnat"

Nuk kemi ç'i frigohemi zotave.
Nuk kemi ç'ndiejmë në vdekje.
E mira mund të përftohet.
E keqja mund të durohet.

— Epikuri

Pra, dhe më e liga e të ligave, vdekja vetë, s'është asgjë për ne, sepse kur ne jemi vdekja s'është dhe kur vdekja është ne s'jemi.

— Epikuri

Të thuash se "ligji i dytë i termodinamikës do të thotë se evolucioni s'mund të ndodhë", është si të thuash se "ligji i rëndesës do të thotë se zogjtë s'mund të fluturojnë".

— Pa emër

Nëse 50 milionë njerëz besojnë një absurditet, prapë absurditet mbetet.

— Anatol Frans

Prifti është mishërimi i rrenës.

— Xhuzepe Garibaldi


[b]Të dashur miq, -- Njeriu e krijoi zotin, jo zoti njeriun. Juaji përgjithmonë, Garibaldi.

— Xhuzepe Garibaldi

Gjithësia nuk u krijua as nga zotat, as nga njeriu, por ka qenë, është e do të jetë prore zjarr i pashuar.

— Herakliti

Kristianët ngjajnë me një këshill bretkosash në kënetë, a me një sinod krimbash mbi një kodër bajgash tek kuakin e gërvijnë: "Për ne u krijua kjo Tokë!"

— Juliani

Në fillesat e veta kristianizmi ish thjesht një mishërim i bolshevizmit.

— Adolf Hitler

Më ngjan se (për mirë a për keq) argumentet e drejtpërdrejta kundër kristianizmit dhe teizmit rrallë japin efekt në popull; 
Liria e mendimit përparohet me shndritjen e mendjes e kjo shkon dora-dorës me zhvillimin e shkencës.
[/b]

— Çarls Darvin

Sa herë që morali mbështetet mbi teologji, sa herë që drejtësia i mveshet autoritetit hyjnor, mund të përligjen e të kryhen gjërat më imorale, më të padrejta e më famëkeqe.

— Ludvig Fojerbah

Secili do të sillet vetë si pagan, me të tjerët të sillen si kristianë.

— Alber Kamy

A mund të jetë dikush shenjtor nëse zoti nuk ekziston? Ky është problemi konkret që kam sot.

— Alber Kamy

Nëse Krishti vinte sot, njerëzia as nuk do ta kryqëzonin. Do ta ftonin për darkë, do të dëgjonin ç'kish për të thënë e mandej do talleshin me to.

— Tomas Karlajl

Në Bibël nuk janë pjesët që nuk kuptoj që më shqetësojnë, por 
ato që kuptoj.


— Mark Tuein


Në gjeometri nuk ka sekte.


— Volteri


Sa i përket fesë, tërë njerëzit pranojnë pa pyetur besimin e të jatit, sipas zakoni, të paaftë për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.


— Abdul al Maari


Bota mban dy kategori njerëzish: njerëz inteligjentë pa fe dhe njerëz fetarë pa inteligjencë.


— Abdul al Maari


Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime.




— Bertrand Rasëll

Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë.

— Artur Shopenauer

Kristiani i mirë duhet të ketë kujdes nga matematicienët dhe të gjithë ata që thonë profeci të rreme. Ka rrezik që matematicienët të kenë bërë marrëveshje me Dreqin për errësimin e shpirtit dhe për burgosjen e njeriut në vargonjtë e ferrit.

— Shën Agustini

Nuk është dashuria e tyre për njeriun, por pafuqia e dashurisë së tyre që i ndalon kristianët e sotëm të na çojnë drejt e në turrën e druve.

— Fridrih Niçe

Nuk ka aq dashuri e mirësi në botë sa të na lejohet ta shpenzojmë drejt qenieve imagjinare.




— Fridrih Niçe

Kanoni kishtar 1369:
"Të marrë dënimin e merituar ai... që thotë blasfemi, që dëmton rëndë moralin publik, ose që shkakton a nxit urrejtje a përbuzje ndaj fesë ose Kishës".

— Kisha

Shpjegimet misticiste konsiderohen si të thella. E vërteta është se nuk janë së paku as sipërfaqësore.

— Fridrih Niçe

Lutja e agnostikut: "O zot, nëse ka zot, shpëtoma shpirtin, nëse kam shpirt".

— Ernest Renan




[b]Në lidhje me zotat, nuk kam si ta di nëse ekzistojnë a jo e as se si janë a s'janë.

— Protagora

Shenjtorët duhen konsideruar gjithnjë fajtorë derisa të provohen të pafajshëm.

— Xhorxh Oruell

Arsyeja duhet shkatërruar në gjithë kristianët.

— Martin Luteri

Më tepër mundësi ka që t'i mësosh një gomari të lexojë, sesa të verbosh arsyen dhe ta çosh atë ku do ti, sepse arsyeja duhet mashtruar, verbuar e shkatërruar. Besimi duhet ta shkelë nën këmbë krejt arsyen, logjikën, kuptimin dhe çdo gjë tjetër që 
shikon se duhet zhdukur nga faqja e dheut dhe nuk duhet të dëshirojë asgjë tjetër veç fjalës së zotit.
[/b]

— Martin Luteri

Kushdo që dëshiron të bëhet kristian duhet t'ia çjerrë sytë arsyes së vet.

— Martin Luteri

Nëse qétë e kuajt do të kishin duar të vizatonin, qétë do të vizatonin zota që ngjajnë me qé dhe kuajt zota që ngjajnë me kuaj.

— Ksenofani

Ndonëse dikush është krejt mosbesues ndaj ekzistencës së zotave, nëse ai ka drejtësi të karakterit, ai e urren të keqen tek njeriu. Ky zët ndaj padrejtësisë nuk e lë atë të bëjë veprime të padrejta, e kështu tek i shmanget së padrejtës i bashkohet së drejtës.





— Platoni

Një pjesë e njerëzimit nuk beson fare në ekzistencën e zotave.

— Platoni

Njimend e kam të vështirë të kuptoj se si dikush do të donte që kristianizmi të jetë i vërtetë, pasi vetë gjuha e shkrimit thotë se njerëzit që nuk besojnë, gjë që përfshin babanë tim, vëllanë tim dhe pothuaj krejt miqtë e mi të ngushtë, do të dënohen. Kjo është një doktrinë e neveritshme.

— Çarls Darvin

Nuk besoj në besimet e predikuara nga kisha hebraike, kisha italike, kisha greke, kisha turke, kisha protestante e çfarëdo kishe tjetër që mund të njoh. Mendja ime është kisha ime.

— Tomas Pein 
Të arsyetosh me dikë që ka braktisur arsyen, është si t'i japësh mjekim një të vdekuri.






[b]— Tomas Pein

Nxehtë dhe ftohtë, janë opinione; atome dhe hapësirë është realiteti.

— Demokriti

Krejt çka ekziston në gjithësi, është fryt i rastit dhe domosdoshmërisë.

— Demokriti

Gjithçka ka shpjegim natyror. Hëna nuk është perëndi, por shkëmb i madh; dhe dielli një shkëmb i zjarrtë.

— Anaksagora

Ka diçka tejet të pashëndetshme në kristianizëm.

—— Bertrand Rasëll

Të arsyetosh me dikë që ka braktisur arsyen, është si t'i japësh mjekim një të vdekuri.

[/b]





— Tomas Pein



Nxehtë dhe ftohtë, janë opinione; atome dhe hapësirë është realiteti.



— Demokriti



Krejt çka ekziston në gjithësi, është fryt i rastit dhe domosdoshmërisë.



— Demokriti



Gjithçka ka shpjegim natyror. Hëna nuk është perëndi, por shkëmb i madh; dhe dielli një shkëmb i zjarrtë.



— Anaksagora



Ka diçka tejet të pashëndetshme në kristianizëm.



Zoti i kristianëve mund të ekzistojë, po njësoj si dhe zotat e Olimpit, a të Egjyptit, a të Babilonisë. Por asnjë nga këto hamendje nuk është më e mundshme se të tjerat, madje ndodhen jashtë zonës së njohshmërisë, e kështu s'ka asnjë arsye se pse duhet të marrim ndonjërën prej tyre në konsideratë.

— Bertrand Rasëll

Nuk është si në Bibël se zoti e krijoi njeriun në imazhin e vet. Përkundrazi, njeriu e krijoi zotin në imazhin e vet.

— Ludvig Fojerbah

Pastorët thonë se na mësojnë të japim lëmoshë. Kjo është e natyrshme. Ata vetë jetojnë prej lëmoshëve. Tërë lypësit predikojnë se të tjerët duhet të japin.

— Robert Ingersoll

Kishat nuk kanë besim tek njëra-tjetra. Pse? Sepse e njohin njëra-tjetrën.

— Robert Ingersoll

Kleriku i parë ishte mashtruesi i parë që takoi idiotin e parë.




— Volteri



Zoti vdiq, zoti mbetet i vdekur dhe ishim ne që e vramë.



— Fridrih Niçe



Etiopasit thonë se zotat e tyre janë hundështypur e të zinj, trakasit i kanë të vetët sykaltër e flokëkuq.



— Ksenofani



Në parajsë, gjithë njerëzit interesantë mungojnë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi