Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Agjerimi

21st April 2016, 07:08
Ramazani po afrohet veq se po troket ne dere, po i pret muslimanet t'ia hapin deren : Kush eshte ajo familje qe e pret me gezim ? Kush eshte ajo familje qe e pret me sinqeritet ? Kush eshte ajo familje qe e pret per Ibadet ? 
Dyert e pendimit jane qele Pendohu para se te pendohesh kur te vdesesh.
Allahu, azze ue xhel, thotë: "O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”.
( Surja Tahrim :
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:10
Agjërimi është një karakteristikë,morale dhe shpirtërore në Islam.Në kuptimin e plotë të fjalës,Agjërim do të thotë të përmbajtur "tërësishtë"nga ushqimi,pirja,mardhëniet intime si dhe pirja e duhanit prej syfyrit deri në iftar,gjatë tër muajit te Ramazanit(muaji i nentë sipas kalendarit hënor).Por nëse ne e kufizojmë domethënien e agjërimit në kuptim të drejtëperdrejtë,ne do të bënim një gabim të madh.
Më poshtë janë domethëniet qenësore të agjërimit në Islam:
1 Ramazani i mëson njeriut principin e dashurisë së sinqertë,sepse kur ai e zbaton agjërimin,ai e bën atë për dashurin e thellë të mbrendshme ndaj Zotit.Njeriu që e do me të vërtet Zotin është njeri që vërtet e din se qka është dashuria.
2.Ai e pais njeriun me ndjenjë kreative të shpresës dhe një botë kuptim optimist mbi jetën,sepse kur ai agjëron,shpreson në falje nga Zoti dhe kerkon mirësin e Tij.
3.Ai e mbush njeriun me vyrtyt të sinqertë të devoteshmë risë efektive ,përkushtim të ndershëm dhe afësi te Zoti,sepse kur ai agjëron,ai e bën atë për Zotin dhe vetëm për hirë të tij.
4.Ramazani kultivon te njeriu vigjilencë dhe vetëdije të fuqishme,sepse personi e mban agjërimin në sekret më mire s e sa në publik..Veqanërishtë në Agjerim ,nuk ka autoritet tokësore për të kontrolluar sjelljet e njeriut ose për ta detyruar atë në zbatimin e Agjërimit.Agjëruesi e mban Agjërimin për falje nga Zoti dhe për të plotësuar vetëdijen e tij duke qenë besnikë në fshehtësi dhe publik.Nuk ka rrugë më të mirë për të përsosur një vetëdije të fuqishme te njeriu.
5.Ramazani e mbush njeriun me durim dhe vetëmohim,përmes Agjërimit ai ndjen dhembjet e humbjes ,por ai u qëndron atyre durueshëm.
6.Ai është një mësim efektiv në përqëndrim,vetëpermbajtje dhe forcën e vullnetit.
7.Agjërimi gjithashtu i siguron njeriut një shpirtë të sinqertë me mendje të kthjellët dhe trup të ndritur.
8.Ai i tregon njeriut rrugën e re të ruajtjes së diturisë.
9.Ramazani i jep mundësinë njeriut të kontrollojë mjeshtërinë e përshtatshmërisë.Ne lehtë mund të kuptojmë se qështja e zbatimit të Agjërimit,e bën njeriun të ndërrojë,rrjedhën e jetës së përditshme të tij.
10.Ai e ngulitë fortë një disiplin dhe mbijetesë të shëndetshme.
11.Formon te njeriu shpirtëmirësi të vërtet në shoqërinë që i takon,në miqësi dhe vëllazëri,të barabartë para Zotit me mirë se para ligjit.
12.Ramazani është një porosi nga Zoti për vetë-qetësi dhe vetë disa muslimanë ,mjerishtë,nuk e zbatojnë Agjërimin ose më mirë të themi e kanë pranuar qëndrimin e të qenit indeferentë.Në anën tjetër,disa nga ata që e zbatojnë atë,nuk e bejnë siq në të vërtet e ka domethënien,dhe si rrezultat përfitojnë shumë pak dobi,në fakt jo të gjitha dobitë.Kjo është pse sot disa musliman nuk ndjenjë kënaqësi,privilegje reale nga Agjërimi.
Tani me është e ditur se koha e obliguar për Agjërim është muaji i Ramazanit.Koha e zbatimit të Agjërimit ditor fillon para agimit dhe perfundon me perëndimin e diellit.Kuptohet ka kalendarë të cilët tregojne kohën e saktë të agjërimit(vaktia e Ramazanit),në mungesë të këtyre duhet ti referohemi orës dhe pozicionit të diellit,gazetave vendore ose zyreve të institutit metereologjik etj
Agjërimi i Ramazanit është obligim dhe përgjegjësi për cdo musliman të shëndoshë,por ka edhe kohë të tjera kur agjerimi eshte i rekomanduar ne kontestin vullnetar,ashtu siq ka vepruar i Dërguari i Allahut,Muhamedi a.s.Këto janë e hëna dhe e enjëta e cdo jave,ca ditë në sicilin muaj,në dy muajt para ardhjes së Ramazanit(Rexheb,Shaban),gjashtë ditë në përcjellje të Ramazanit pas Fitër Bajramit.Përveq kësaj,ka gjithmonë shpërblim për agjërimin e ndonje dite të muajve të vitit,në përjashtim të ditës së Bajramit dhe të premteve,ku në rast të tillë asnjë musliman nuk duhet të agjërojë.Megjithatë , ne duhet të përsërisim obligimin e vetëm-agjërimin e Ramamzanit,i cili mund të jetë 29 ose 30 ditë,varësisht nga pozicionet e hënës.Kjo ështe shtyllë e Islamit dhe cdo dështim në zbatimin e tij pa arsye të qëndrueshme është mëkat i rënde tek Zoti.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:11
Ju ka ardhur Ramazani



Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, i Vetëm dhe i Pashoq, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar Tij. I Dërguar i mëshirës, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi të gjithë shokët e tij e këdo që pason rrugën e tij.

Është e natyrshme që njeriu ta shprehë gëzimin në momente të veçanta; disa gëzohen për çështjet e kësaj bote të përkohshme, disa gëzohen kur u jepet rasti për të shpalosur adhurimin ndaj Allahut përmes asaj që Ai ka urdhëruar.
Pa dyshim, besimtari i përkushtuar gëzohet kur thërret mysafiri dhe troket në derë, kështu me nderimet më të larta, shprehjet më të bukura dhe me respektin më të sinqertë i uron mirëseardhjen.

Ky hadith është bazë për urimin dhe përgëzimin e njëri tjetrit me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Po vjen Ramazani me bereqete, atëherë duhet t’i kemi në konsideratë mysafirin e nderuar me begatë. I Dërguari i Allahut, Muhamedi (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), i përgëzonte shokët me këtë rast të veçantë duke i thënë: “Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët. Allahu në këtë muaj ka (veçuar) një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë.”1

Të nderuar besimtarë!
Me këtë rast të gjithëve u shprehi urimet dhe përgëzime me rastin e fillimit të muajit mëshirës dhe faljes.

Pse mos të gëzohet besimtari me muajin e bereqetit, dhuratave, namazit, durimit, faljes, pendimit, devotshmërisë, mëshirës, pastërtisë, bamirësisë, fitores dhe ngadhënjimit?

Mirësevjen mysafir i nderuar dhe ne gëzohemi inshaAllah me ramazanin, muajin më të nderuar ndër muajt dhe ditët më të ëmbla.
Mirësevjen pas një pritjeje të gjatë e të përmallueshme.
Mirësevjen i nderuari mik, me erën tënde të këndshme do të kënaqen zemrat tona, me vizitën tënde do të na pastrosh nga gjynahet dhe do të na mbulosh të metat tona.
Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Vetëm Mirësisë së Allahut dhe Mëshirës së Tij le t’i gëzohen. Kjo është më e mire se ajo (pasuri) që ata grumbullojnë.’’2

Të nderuar muslimanë!

Dymbëdhjetë muajt janë si shembulli i bijve të Jakubit, alejhi selam, muaji i Ramazanit në mesin e muajve është si Jusufi, alejhi selam, në mesin e vëllezërve. Ashtu siç ishte Jusufi, alejhi selam, më i dashur te Jakubi, alejhi selam, kështu muaji ramazan është njëri ndër muajt më të zgjedhur të Krijuesi. Jusufi, alejhi selam, ishte i sjellshëm dhe mëshirshëm ndaj vëllezërve përkundër sjelljes së tyre të egër, ai me butësi dhe falje i mishëron duke thënë: “Asnjë qortim për ju në këtë ditë, Allahu ju fali dhe Ai është më Mëshirëploti se çdo mëshirues!’’3

Po kështu, ky muaj do të jetë falje dhe mëshirë për besimtarët, prangosje për shejtanët.. Gëzohu me faljen e Allahut të Lartësuar. Gëzohu që Ai të dha mundësinë e përmirësimit dhe pendimit. Gëzohu me hapjen e dyerve të xhenetit dhe mbylljen e dyerve të xhehenemit.

Vëlla agjërues!
Ç’pret, pra? Lidhe kontratën (marrëveshjen) për ripërtëritjen e imanit, duke kryer veprime që e kënaqin Allahun, duke e rifreskuar shpirtin me adhurim dhe duke stopuar veten nga çdo ndalim. Kthehuni te Allahu i Lartësuar me pendim.
Të nderuar muslimanë!
Muhamedi (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Natën e parë të muajit Ramazan prangosen shejtanët dhe xhinët, mbyllen dyert e xhehenemit dhe nuk hapet asnjë derë. Hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjë derë. Thërret një thirrës: “O kërkues i së mirës, urdhëro, kurse ti o kërkues i së keqes ngurro. Allahu në çdo natë liron njerëz nga zjarri i xhehenemit.” (Tirmidhiu)

Urdhëroni besimtarë dhe besimtare, drejtohuni kah Krijuesi juaj të penduar dhe të përulur!
Po nëse edhe në këtë muaj nuk mendon për pendimin, nuk e di kur do të pendohesh!
Po nëse edhe në këtë muaj nuk e ndien mëkatin, nuk e di kur do ta ndiesh!
Le të jetë ky muaj fillimi i pendimit të sinqertë dhe të vërtetë para Allahut.
Vëlla, mos shiko madhësinë e mëkatit, por shiko kujt po i bën mëkat!
Vëlla, mendo për mbikëqyrjen e Allahut ndaj teje!
Vëlla, kujto se mëkatet të shndërrohen në të mira: “Allahu do t’ua shndërrojë gjynahet në vepra të mira dhe Allahu është vazhdimisht Falës i madh, kurdoherë Mëshirëplotë.’’4

Allahu t’i zëvendëson të këqijat me të mira, sa dhunti dhe fitim i madh!
Muhamedi (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Allahu gëzohet më shumë me pendimin e robit të Tij sesa njeriu që gjendet në shkretëtirë, të cilit i ka humbur deveja, në të cilën ka pasur ushqimin e tij, dhe e gjen.” (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu i Lartësuar gëzohet për pendimin e robit të Vet, prandaj shpejto të pendohesh dhe të kërkosh falje.

I nderuari agjërues!

Në fund e lus Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të Larta të na ndihmojë në përkujtimin dhe falënderimin e Tij të sinqertë.
Allahu im, na mundëso që në këtë muaj të shijojmë kënaqësinë e adhurimit Tënd.
Me admirim dhe kënaqësi shijoni Ramazanin me mirësitë e Allahut drejt xheneteve të larta.

“Ata nuk do ta dëgjojnë as zërin më të lehtë të tij (xhehenemit) dhe do të banojnë ku ata të dëshirojnë. As tmerri më i egër e më i madh (në Ditën e Kiametit) nuk do t’i shqetësojë ata dhe melekët do t’i takojnë ata (me përshëndetjen): “Kjo është dita juaj e cila ju qe premtuar.”5

Agjëruesi është i përkushtuar për të garuar në devotshmëri, nëse rreh të përjetojë dhe shijojë gëzimin dhe lumturinë. Gëzohet shpirti i muslimanit sepse aktiviteti i tij do të jetë përpjekja dhe gara për të fituar një mbiemër cilësor, një shprehje të bukur artistike, me karakteristika lavdërimi, pra epitetin “i devotshëm”.
Ata të cilët dëshirojnë të cilësohen “të devotshëm”, le të urdhërojnë dhe të rreshtohen mos ta humbin rastin.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:12
Pritja e muajit Ramazan



Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" Ali Imran, 102.

"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikëqyrës mbi ju." Nisa, 1.

"O ju besimtarë, keni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." Ahzab, 70:71.

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.

O ju besimtarë! Kijeni frikë Allahun dhe binduni Atij, shpresoni në të mira, sepse muaji i ramazanit u afrua, muaj në të cilin zbriti Kurani që është udhëzim për njerëzimin, muaj në të cilin hapen dyert e mëshirës dhe mbyllen dyert e dënimit. Në këtë muaj lidhen shejtanet dhe të gjithë xhindët jobesimtarë, muaj në të cilin sevapet shumëfishohen dhe gjynahet zvogëlohen, muaj i përgjigjes së duasë, muaj i durimit, i sakrificës dhe i sadakasë, është pyetur i dërguari i Allahut se kush sadaka është sadakaja më e mirë, është përgjigjur: “Sadakaja në ramazan.”
Është transmetuar nga Selman el Farisij (radiallahu anhu) i cili ka thënë se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “O ju njerëz! Ju ka ardhur juve një muaj i madhëruar dhe i bekuar, në këtë muaj është nata më e vlefshme se njëmijë muaj. E bëri Zoti agjërimin e ditëve të tij obligim dhe faljen e natës në të të vlefshme. Kush shton gjatë muajit ndonjë të mirë prej veprave të mira, është sikur obligimi i kryer gjatë muajve të tjerë. Kush kryen një farz (obligim) në këtë muaj është sikur ai që kryen shtatëdhjetë obligime gjatë muajve të tjerë dhe ky është muaji i sabrit (durimit), kurse shpërblimi i sabrit është xheneti. Është muaj në të cilin shtohet rrësku (furnizimi) i besimtarit. Ai që jep iftar një agjëruesi është shpagim për mëkatet që ka bërë dhe largon nga ai zjarrin e xhehenemit dhe e ka shpërblimin e njëjtë me agjëruesin pa u zvogëluar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit.”

Njerëzit thanë: “O i dërguar i Allahut, çdonjëri prej neve nuk ka nga pasuria aq sa të ushqente agjëruesit?” I dërguari i Zotit tha: “Allahu jep këtë shpërblim edhe atij i cili jep për iftar agjëruesit vetëm një hurmë, një gllënkë ujë apo qumësht. Dhe ky është muaj fillimi i të cilit është mëshirë, mesi falje e gjynaheve, kurse fundi i tij mbrojtje nga zjarri i xhehenemit.”

E shikoni, Allahu ju mëshiroftë, këtë ligjëratë profetike të nderuar, i përgëzoi në të i dërguari i Allahut shokët e tij duke ju treguar për shumëfishimin e punëve të mira dhe se ai është muaj i madhërishëm, duke ju thënë: “Nuk ka për muslimanët muaj më të mirë se ky muaj dhe nuk ka për munafiket muaj më të keq se ky muaj.”

Gjithashtu, në hadithin kudsij nga Ebu Hurejra transmetohet se i dërguari i Allahut ka thënë: “Ka thënë Allahu i Madhëruar: ‘Çdo punë e mirë e birit të Ademit ka dhjetë të mira deri në shtatëqind të mira, përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, i largohet kënaqesive të tij, ngrënies dhe pijes për Mua. Për agjëruesin ka dy gëzime, një kur hap iftarin dhe tjetra kur të takojë Zotin e tij, era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se era e miskut’.”

Dhe e ka emëruar atë, muajin e durimit, për durimin që bën njeriu nga uria, etja, dhe rënia e fuqisë trupore. Nga Ibn Amr transmetohet se thuhet se Agjërimit nuk ia di sevapin askush përveç Allahut të Madhëruar.
Mundet që sevapi i punëve të mira të shtohet edhe më shumë në vendet e shenjta si në Mekë apo në Medine, siç është transmetuar në hadithin e saktë ku thuhet se i dërguari i Allahut ka thënë: “Namazi në xhaminë time është i barabartë me 1000 namaze jashtë tij, përveç Mesxhidi Haramit.”

Gjithashtu, shtohen sevapet sipas kohëve, p.sh.: në muajin ramazan apo në 10 ditët e fundit të dhulhixhes, etj.

Nga veçoritë e këtij muaji, gjithashtu, është edhe shumëfishimi i të mirave deri në 700 fish e më shumë për atë që e ka pastruar nijetin për hir të Allahut të Lartësuar dhe që jep sadaka nga fitimi i tij i mirë se Allahu nuk pranon vetëm se të mirën.

Nga Enesi transmetohet në hadith të mirë se ka thënë: “Sadakaja e fik zemërimin e Allahut, e largon të keqen.” Është transmetuar, gjithashtu, se hija e besimtarit Ditën e Gjykimit është sadakaja e tij.

Gjithashtu, ajetet kuranore për mirësitë e sadakasë janë të shumta, ndërmjet tyre Allahu i Madhëruar ka thënë: “Në rast se jepni sadaka, në të hapet kjo, është e mirë, por në rast se e fshihni dhe ua jepni atë të varfërve, kjo është më e mirë për ju, ju pastron gjynahet tuaja e Allahu është i Gjithëdijshëm për çka punoni.”

Nga veçoritë e këtij muaji është edhe falja e natës për të cilën Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Ai i cili fal teravitë në ramazan me besim të plotë dhe me nijet të pastër, i falen atij gjynahet e kaluara.”

Pra, jini të kujdesshëm për shfrytëzimin e këtyre kohëve të mira, me vepra të mira që të fitoni xhenetin, hapësira e të cilit është sa qielli e toka i përgatitur për të devotshmit.

Dhe së fundi, Allahu e di më së miri për çka thashë dhe Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të dërguarin e tij mbi familjen dhe shokët e tij të nderuar.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:14
Qëllimi i agjërimit në Islam

Namazi i mbrëmjes ka tërhequr më shumë adhurues së zakonisht. Hëna e re mund të lajmërojë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në përpjekje për të zbatuar sunetin e Muhamedit (a.s.), disa adhurues po mundohen të shikojnë hënën, ndërsa thirret ezani. Pas faljes së namazit imami njofton se është parë hëna e re. Edhe anëtarët e këshillit e konfirmojnë këtë lajm. Atëherë adhuruesit urojnë njëri-tjetrin dhe xhamia mbushet me fjalët Allahu Ekber (Allahu është më i madhi!).

Për këtë grup muaji i shenjtë i Ramazanit ka filluar. Myslimanët në shumë xhami të tjera po debatojnë për hënën. Myslimanët sunitë zakonisht e presin përgjigjen nga Arabia Sauditë për këtë, po ashtu si për shumë çështje të tjera fetare. Megjithëse Shoqëria Islame e Amerikës së Veriut ka krijuar për myslimanët e Amerikës së Veriut një shura (ose një këshill konsultimi) për të trajtuar çështjet e debatueshme, shumë imamë në xhamitë lokale i vendosin këto çështje vetë.

Kjo histori përsëritet vit pas viti në shumë qytete rreth botës. Kjo shtyllë e Islamit fillon me debat mes myslimanëve dhe përfundon po kështu. Shiat kanë sistemin e tyre klerikal dhe imamët e tyre e presin përgjigjen e tyre nga Irani më shumë se Arabia Saudite.

Njerëzit mund të pyesin nëse kjo ishte mënyra se si profeti Muhamed dhe shokët e tij e fillonin dhe e përfundonin këtë muaj të shenjtë.

Në çdo rast, brenda një ose dy ditësh, Ramazani fillon për gjithë myslimanët në gjithë botën. Ligjërata standarde e Ramazanit është kështu:

“Të dashur motra dhe vëllezër! Allahu i Plotfuqishëm hap dyert e xhenetit këtë muaj. Shejtani mbyllet në ferr, kështu që nuk mund t’i çojë në rrugë të gabuar ata që agjërojnë. Shpërblimi për veprat e mira shumëfishohet 10 herë gjatë këtij muaji. Allahu i Plotfuqishëm është shumë bujar këtë muaj dhe u fal atyre që agjërojnë mëkatet e kaluara”.
Objektivi i agjërimit

A ka agjërimi si qëllim vetëm faljen e mëkateve dhe marrjen e shpërblimeve të shumëfishuara në botën tjetër? Po për problemet e jetës në këtë botë? A është agjërimi vetëm një ritual apo ka dhe kuptim tjetër?

Dijetarët bashkëkohorë islamë u kushtojnë vëmendje dobive fizike dhe shpirtërore të agjërimit. Por përderisa dobitë fizike dhe mjekësore të agjërimit i ndodhin kujtdo që agjëron, pavarësisht nga besimi tek Zoti, është e qartë se dobitë mjekësore dhe fizike nuk janë qëllimi primar i agjërimit në Islam.

Çfarë mund të themi për dobitë shpirtërore? Përderisa fe të ndryshme kanë koncepte të ndryshme për spiritualitetin, çfarë do të thotë spiritualitet në Islam dhe si mund të zhvillohet nëpërmjet agjërimit. Ithtarët e feve të tjera, duke përfshirë dhe shumë myslimanë pretendojnë se spiritualiteti është një përvojë individuale dhe subjektive. Atëherë si mund ta dimë se zhvillimi shpirtëror po ndodh për shkak të agjërimit? Përveç kësaj a do të ishte zhvillimi shpirtëror i një budisti apo hindusi, aq i rëndësishëm sa i një myslimani për shkak të agjërimit? Në fakt murgjit budistë dhe shenjtorët hindu përjetojnë ritualë më rigorozë sesa myslimanët. A do të thotë kjo se zhvillimi i tyre shpirtëror ka një nivel më të lartë? Pa dyshim asnjë dijetar islam nuk do e pranonte këtë.



Sipas Kuranit, çdo mysliman (që ka mundësi) duhet të agjërojë në muajin e Ramazanit. Dhe agjërimi duhet të bëhet në mënyrë kolektive në nivel komuniteti. Ndryshe nga një murg budist apo shenjtor hindus, myslimani nuk ka përse të shkojë në një mal apo pyll që ta zhvillojë spiritualitetin nëpërmjet agjërimit dhe faljes. Për më tepër nuk është e nevojshme që ky zhvillim shpirtëror i vetmuar, larg të tjerëve, të bëhet gjatë Ramazanit. Ai mund të bëhet çdo muaj. Kjo tregon se një mysliman nuk mund të përkrahë një spiritualitet që bazohet në përvojë individuale dhe subjektive. Si rrjedhim në Islam zhvillimi shpirtëror subjektiv dhe individual nuk është qëllimi i agjërimit në muajin e Ramazanit.

Përderisa Kurani e ka përshkruar agjërimin në mënyrë të veçantë gjatë muajit të Ramazanit, është e rëndësishme të dimë rëndësinë e kësaj kohe të veçantë. Një karakteristikë e veçantë e Kuranit është se sa herë që jepet një urdhër, që duhet të vihet në veprim, shpjegohet dhe urtësia që fshihet pas tij. Ai na tregon se kush është rezultati përfundimtar i këtij veprimi në këtë botë, nëse kryhet me sukses. Në këtë mënyrë, Kurani bën një kontroll pragmatik për njerëzit, që ata ta shohin nëse po shkojnë apo jo drejt rezultatit të dëshiruar. Zoti thotë në Kuran për agjërimin:


“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (Sure Bekare, 2:183)



(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni. (El-Bekare, 2: 185)



Në vargjet e mësipërme, janë përmendur tre rezultatet e agjërimit në Ramazan:



1. Takva: mësimi i vetëkontrollit.
2. Tekbiri: lartësimi i Allahut të Plotfuqishëm sepse je i udhëzuar.
3. Shukra: të qenët mirënjohës.



Çfarë është takva-ja?

Nga arabishtja takva mund të përkthehet si “vetëkontroll; i vetëdijshëm për ekzistencën e Zotit; ose t’i druhesh Zotit”. Por asnjëri prej tyre nuk e tregon kuptimin e vërtetë të fjalës. Ajo do të thotë “të jesh vigjilent në mënyrë të palëkundur gjatë praktikimit të urdhrave të Allahut të Plotfuqishëm, dhe për shkak të kësaj të mbrohesh nga të gjitha të këqijat, veprat e degjeneruara, dhe forcat shkatërruese. Me fjalë të tjera themeli i takvas është zhvillimi i një karakteri të fortë, duke ndjekur parimet e caktuara nga Allahu i Plotfuqishëm në Kuran. Ai njeri që e ka këtë karakter, i cili pasqyrohet në veprimet e tij apo të saj është i devotshëm (mutekij) para Allahut të Plotfuqishëm.
Keqkuptimet aktuale mes myslimanëve

Shumë myslimanë sot, të cilët pohojnë se i frikësohen Zotit dhe janë të vetëdijshëm për ekzistencën e Tij, besojnë se janë prej të devotshmëve (mutekin), duke u bazuar në kryerjen e disa riteve. Sipas këtij besimi, cilët myslimanë cilësohen si të devotshëm (mutekin)?



1. A quhet i devotshëm i pasuri, i cili falet rregullisht, agjëron gjithë muajin e Ramazanit, jep zekatin e caktuar nga pasuria e tij dhe bën haxhin rregullisht?
2. A mund të quhen mutekin të ashtuquajturat qeveri myslimane dhe myslimanët që punojnë për ta?
3. A janë të tillë dijetarët dhe udhëheqësit islamë të grupeve të ndryshme fetare dhe ndjekësit e tyre, që u kërkojnë qeverive të zbatojnë sheriatin?
4. A quhen të tillë profesionistët si mjekët, inxhinierët, profesorët, avokatët e tij, të cilët fillimisht punojnë shumë për të bërë karrierë dhe pastaj u kthehen vullnetarisht aktiviteteve islame?
5. A cilësohen të tillë sufsitët që e kalojnë jetën e tyre në dhikr (përkujtim) të Allahut të Plotfuqishëm në xhami ose vende të izoluara, dhe nuk interesohen për atë që ndodh jashtë në botë?
6. A quhen të tillë ata që lënë pas të varfrit, jetimët dhe gratë e veja në komunitetin e tyre dhe shkojnë në vende të largëta për disa muaj, duke ftuar njerëzit në Islam?
7. A janë mutekin imamët e kualifikuar, të cilët drejtojnë namazet në xhami dhe japin ligjërata për Islamit?
8. A quhet i devotshëm i varfri, i cili falet rregullisht dhe agjëron gjithë muajin e Ramazanit, por nuk mund ta kryejë pelegrinazhin?
9. A quhen mutekin miliona myslimanët, të cilët luftojnë gjatë gjithë jetës së tyre që të plotësojnë nevojat bazë të familjeve të tyre, dhe të cilët përpiqen të falen dhe të agjërojnë, por nuk kanë kohë ose energji për të bërë gjë tjetër?

Sa prej 1.2 miliardë myslimanëve hyjnë në kategoritë 1-7 dhe sa në kategorinë 8 dhe 9? Pa dyshim, 99% e myslimanëve hyjnë në kategoritë e fundit. A nuk duhet të quhen të devotshëm sepse nuk mund t’i zbatojnë të pesta shtyllat? Apo duhet të themi se të gjithë myslimanët janë të devotshëm? Asnjë debat, asnjë diskutim, asnjë problem? Çdo mysliman, duke qenë se është mysliman, do të shkojë në parajsë herët a vonë.



Përkufizmi kuranor i mutekin-it (të devotshmit)



Një përkufizim i hollësishëm i mutekin-it jepet në ajetin e mëposhtëm:



Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit. (El-Bekare, 2: 177)



Ky ajet krahason ritet e Islamit që ne i praktikojmë, me thelbin dhe qëllimin e Islamit, që i praktikuan i dërguari Muhamed (a.s.) dhe sahabët. Ithtarët e Islamit të bazuar në rite, duan që ne të besojmë se nëse ritet kryhen siç duhet, me përpikëri dhe sinqeritet e kemi siguruar shpëtimin në botën tjetër. Kurani e hedh poshtë këtë këndvështrim për Islamin në këtë ajet. Kurani thotë se këta njerëz janë në rrugë të gabuar, kanë trilluar një sheriat dhe e kanë bashkuar me Librin e Allahut, që deklarojnë se është hyjnor (2: 176: 177).
Sipas ajetit 2: 177 qëllimi thelbësor i Islamit nuk përmbushet nga kryerja mekanike e riteve, p.sh. të kthehesh nga lindja apo perëndimi gjatë faljes, por në vend të kësaj kërkon:



1. Bindje 100%, iman, besim tek Allahu i Plotfuqishëm; në ditën e gjykimit; në jetën e përtejme; në forcat që Zoti i ka krijuar për përfitimin tonë, melaiket; në të gjithë të dërguarit e Zotit; dhe në gjithë librat e shpallur prej tyre.
2. Krijimin e një sistemi ku burimet përdoren për të ndihmuar ata të cilët (a) nuk kanë përkrahje dhe mbrojtje në shoqëri; (b) humbasin mjetet e jetesës ose nuk kanë mundësi të punojnë; © nuk punojnë aq sa duhet për të plotësuar nevojat e tyre. Ky sistem ndihmon dhe të jashtmit, të cilët kur kalojnë në një territor bëhen të varfër, si dhe përgatitjen për çlirimin e skllevërve.



Sipas këtij ajeti, myslimanët duhet të krijojnë një sistem ku anëtarët e shoqërisë zbatojnë vullnetarisht kodin hyjnor – kjo është kërkesë e imanit – dhe mjetet e zhvillimit u jepen të gjithë atyre që kanë nevojë. Myslimanët duhet t’i mbajnë premtimet e tyre. Nëse përballen me forca armiqësore duhet të tregohen të fortë dhe të qëndrueshëm, dhe nuk duhet të lejojnë frikën ose dëshpërimin t’i dobësojë.

Vetëm ata që e ndjekin këtë rrugë të patundur mund të thonë se janë besimtarë të vërtetë dhe mund të pretendojnë se janë të devotshëm.

Vargjet e mëposhtme përshkruajnë karakterin e të devotshmit:



Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush amanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s’ka dyshim, Allahu i do ata që ruhen. (Ali imran, 3: 76)

Këta janë ata prej të cilëve ti pate marrë premtimin (se nuk do t’i ndihmojnë idhujtarët), e të cilin ata nuk e ruajtën por si çdo herë e thyejnë premtimin e tyre. (8: 56)
E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë ata të ruajturit. (Ez-Zumer, 39: 33)

O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro Allahun se Allahu di hollësisht për atë që veproni. (El-Maide, 5: Cool

Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit. (Ali Imran, 3: 133-134)



Përfundim



Agjërimi është një mënyrë për t’u bërë i devotshëm. Pa dyshim, agjërimi ka dobi shëndetësore dhe shpirtërore, por asnjëherë nuk duhet të largohemi nga qëllimi kryesor i tij. Ramazani krijon një mjedis që ndihmon në zhvillimin dhe formimin kolektiv të karakterit. Myslimanët duhet të zbatojnë dhe të shfaqin gjatë gjithë vitit cilësitë që janë treguar në ajetet e mësipërme, si rezultat i agjërimit në muajin e Ramazanit. Përderisa ndërtimi karakterit është një proces i vështirë, i gjatë dhe i vazhdueshëm, Ramazani përsëritet çdo vit si përkujtues dhe përforcues. Ne duhet t’i gjykojmë arritjet tona me anë të standardeve të caktuara nga Kurani.

Ne nuk mund të mendojmë se zhvillimi ynë shpirtëror po ndodh ndërsa jeta vazhdon normalisht. Ne duhet të ndjekim shembullin e të dërguarit Muhamed (a.s.) dhe të sahabëve që ta dimë nëse jemi pre të devotshmëve.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:15
Shfrytëzojeni këtë muaj para se të shkojë pa e kuptuar



Falënderimi i takon Allahut i cili e bëri muajin e Ramazanit, muajin më të mirë të vitit dhe na begatoi që ta arrijmë këtë muaj kaq të madh. Ditët e të cilit janë të mbushura me agjërim, ndërsa netët të ndriçuara me namaz dhe paqja e bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e Profetëve Muhamedin, më të mirin agjërues dhe falës, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij deri në ditën e Gjykimit.

Madhështia e Ramazanit dhe bukuria e tij, ka filluar të duket qartë në horizont, sepse muslimanët kanë filluar të shfaqin dukshëm bindjen në çdo drejtim. Bindje kjo e cila përfshin çdo kuptim në lartësimin e shpirtit, dhe e cila i frenon tekat e trupit, e kështu vetvetja është më e përgatitur për të pranuar dhuratat e Krijuesit të saj.

O ju muslimanë! Para disa netësh u shfaq në qiell hëna e re e Ramazanit. Doli kjo hënë, për tu bërë me dije muslimanëve në të gjitha anët e globit se Krijuesi i tyre e solli këtë muaj, i cili ka ndikime të veçanta në mesin e tyre, duke ua përmirësuar moralet dhe ua zgjon ndjenjat dhe sikur ai të ishte një pranverë e vërtetë.

Lindi kjo hënë, pasi e kanë pritur me padurim për njëmbëdhjetë muaj, duke ecur nëpër rrugët e jetës, ku marrin prej saj dhe merr prej tyre.

Lindi kjo hëne e re dhe njerëzit të habitur do të thonë: Sa shpejtë që ikën ditët dhe kaloi koha?!

Nuk ka dyshim se koha kalon shpejt, ajo është gjithmonë në lëvizje, natën dhe ditën, saqë ata të cilët i kanë kaluar të tridhjetat nga jeta e tyre, apo më pak a më shumë habiten se si ato kanë kaluar e kështu shohin në ditët e shkuara të cilat nuk kthehen më.

Të gjithë njerëzit e kanë këtë ndjesi, të mëdhenjtë dhe të vegjlit, veçanërisht kjo do të jetë më e madhe kur të dalin përpara Zotit të tyre pa rroba e këmbëzbathur. "Ai (Allahu) do të thotë: “Sa vite qëndruat në tokë?” Do të thonë: “Një ditë ose një pjesë të saj. Pyeti ata që mbajnë llogari.” Muminun 112-113.
Me këtë atmosferë rriten fëmijët dhe thinjen të rinjtë e megjithatë çdonjëri prej tyre nuk gjen nga jeta e tij vetëm se një të kaluar të cilës nuk ia di fillimin dhe mbarimin. Porse ai njeri i cili nuk e di se cili ka qenë duhet të ketë parasysh se Allahu ka regjistruar çdo gjë që ai e ka vepruar. "Ky Shkrimi Ynë flet për ju me të vërtetën. Vërtet që Ne ishim që shkruam gjithë ç’bënit ju vazhdimisht." Xhathije, 29.

Ramazani muaj i seriozitetit dhe përpjekjes

O ju muslimanë! Shumë njerëz e kanë bërë zakon që Ramazanin ta bëjnë muaj gjumi dhe dembelizmi dhe pakësim të punës e seriozitetit, megjithëse Ramazani në histori njihet si muaji i seriozitetit dhe përpjekjes. Më shumë se kaq ai njihet si muaj i heroizmave dhe krenarisë, me të gjitha ngjyrat e heroizmit e krenarisë. Heroizëm në fushëbetejë midis kufrit dhe Islamit, heroizëm në edukimin e veteve dhe frenimin e tyre. Të gjitha këto heroizma i ka shënuar historia në këtë muaj të bekuar në të kaluarën dhe të tashmen, ndaj nuk është e denjë që muslimanët të dembelosen në këtë muaj kaq të madh.

Ramazani muaj i Kuranit

Ramazani është muaj i begatë, në të vihen re shumë dukuri. Ai është muaj i zbritjes së Kuranit dhe studimit të tij, muaj në të cilin profeti alejhi salatu ue selam takonte Xhebrailin alejhi selam dhe e mësonin dhe lexonin së bashku Kuranin.

Vërtet, ai është muaj i Kuranit. Po ku e di ti se ç’është muaji i Kuranit? Njeriu pa Kuranin është si jeta pa ujë dhe ajër dhe pa të njeriu është i humbur dhe i mjeruar, kjo sepse ai është ilaç dhe shërim. "Dhe Ne kemi zbritur nga Kurani atë që është shërim e mëshirë për ata që besojnë (në Islam dhe punojnë sipas tij), ndërsa nuk u shton gjë dhalimunëve (keqbërësve, mohuesve) veçse humbje" Isra 82

“Ai për besimtarët është udhëzim dhe shërim.” Dhe sa për ata që nuk besojnë, veshët e tyre janë të rënduar (janë shurdhuar e nuk dëgjojnë) dhe ai (Kur’ani) është verbërim për ta." Fusilet 44
Ai është shërim për zemrat dhe shërim për trupat, sa herë që njeriut i mbyllen rrugët e jetës e rrugicat e saj dhe humb dritën nëpër errësira, do ta gjejë Kuranin shokun më të mirë. Nuk velitet njeriu së lexuari atë, përsëritja e tij ia shton bukurinë dhe hijeshinë. Nuk ka dyshim se ai do ë gjejë tek Kurani siguri dhe vendmrojtje. "Sigurisht që ky Kuran udhëzon drejt më të drejtës dhe më të vërtetës dhe përgëzon besimtarët (e vërtetë të Allahut dhe të Dërguarit të Tij Muhamed.) që punojnë me drejtësi, se do të kenë shpërblim të madh (Xhenetin)." Isra, 9.

Kurani i nxit dhe i drejton njerëzit për nga kapja pas fesë. Ai i përmend ata me të drejtat që kanë karshi Allahut. Nuk ka dyshim se në këtë do të ndiesh aromën e fesë në çdo grumbullim apo vend ulje, ndien se njerëzit janë bërë më të dashur pas librit të Allahut, e lexojnë dhe e dëgjojnë me meditim, nuk ka dyshim se ai shton tek ata përgatitjen për të ndryshuar vetvetet drejt më së mirës. "Sigurisht që Allahu nuk do të ndryshojë (për mirë) gjendjen e një populli (që bën gjynahe, që është mosmirënjohës e i pabindur ndaj Allahut) përderisa ata vetë ta ndryshojnë atë për mirë (duke ndryshuar shpirtin e tyre dhe punët e tyre). " Rrad, 11.

Kurani i bën njerëzit të kuptojnë rëndësinë që ka kjo fe për ta, se ajo është për ta më e domosdoshme se uji dhe ajri. Çdo bashkësi që e lë pas dore çështjen e fesë së Allahut, sigurisht që ajo po lë pas dore fuqinë më të madhe që posedon dhe në të njëjtën kohë po humb shkaqet e suksesit në dynja dhe ahiret.

Vazhdon...
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:16
Ramazani muaj i bamirësisë dhe fisnikërisë

Ramazani është vërtet muaj i dhënies dhe bamirësisë. Transmetohet se Ibnu Abasi – Allahu qoftë i kënaqur me të! – ka thënë: “I Dërguari i Allahut ishte njeriu më bujar, në mënyrë të veçantë kur i vinte Xhibrili alejhi selam. Xhibrili i vinte Pejgamberit alejhi selatu ue selam në Ramazan çdo natë dhe me të studionte Kuranin. Vërtet kur Pejgamberi takohej me Xhibrilin, ishte më bujar në veprat e mira se sa era që sjell shiun.” (Muttefekun alejhi)

Nuk ka dyshim se Profeti ynë ka qenë njeriu më bujar dhe xhymerti më i madh ndër bijtë e Ademit. Ai tregonte bamirësi në çdo drejtim, ai tregohej bamirës duke dhënë dije dhe pasuri, e sakrifikonte veten e tij që ta nxirrte në pah fenë e Allahut. I udhëzonte njerëzit dhe u bënte atyre bamirësi në çdo drejtim, duke i ushqyer të varfrit, duke këshilluar injorantët, duke i kryer nevojat dhe duke e përmbajtur veten nga sjelljet e këqija që ata bënin.

Nga këtu ne mësojmë se ky muaj është një shtytës i mirë që njeriu ta mësojë veten me bamirësi. Qetësia e vetes, ngrënia e pakët dhe studimi i Kuranit i cili nxit për bujari, të gjitha këto faktorë kanë ndikimin e tyre tek njeriu, sikurse dhe shihet e qartë një gjë e tillë në realitet.

Të mbledhësh midis agjërimit dhe sadakasë, sigurisht që ke mbledhur ato që janë shkak për hyrjen e njeriut në xhenet. Profeti salallahu alejhi ue selam ka thënë: "Në xhenet ka dhoma nga të cilat shikohen çka rreth tyre dhe shihet nga jashtë se çka në to." Ata (të pranishmit) thanë: “Për kë janë ato o i dërguar i Allahut?” Ai tha: "Për atë që është fjalë mirë, që ushqen nevojtarët, që agjëron vazhdueshëm dhe që falet natën, kur njerëzit janë në gjumë." (Ahmed, Tirmidhiu dhe Hakim i cili ka thënë se është i saktë).

O ju të pasur në çdo vend qofshi! Nëse Allahu ju ka nderuar, ju ka furnizuar me të mira, ju ka dhënë pasuri dhe i ka ruajtur fytyrat tuaja që t’i prekë turpi i lypjes, dijeni se Allahu e ka bërë obligim falënderimin dhe mirënjohjen e Tij për ato që ju ka dhuruar. “Nëse falënderoni (duke pranuar besimin e duke adhuruar vetëm Allahun), Unë do t’ju jap akoma më shumë (nga bekimet e Mia), por në qoftë se jeni të pakënaqur e mosmirënjohës, atëherë me të vërtetë që ndëshkimi Im është i rreptë.” Ibrahijm, 7.
Frikësojuni Allahut ndaj të mjerëve të cilëve i kanë rënë fatkeqësi dhe ndaj të varfërve të cilët i kanë zënë hallet dhe kanë familje të mëdha.

Është ashpërsi nëse nuk i ndihmoni e ti shtrëngoni duart duke treguar koprraci.

A vallë është prej mëshirës që ju të jeni në bollëk dhe jetë të këndshme, ndërsa ata të jenë të mbërthyer nga nevojat e jetës dhe vështirësitë e dhimbjet e pamundësisë.

A është e njerëzishme që ju të kënaqeni me veshjet luksoze, ndërsa vëllezërit tuaj i djeg vapa e verës dhe i kafshon i ftohti i dimrit. Ai pasanik i cili nuk ndien se ka të drejta dhe detyrime karshi të varfërve, zemra e tij është e ngurtë e ka humbur ndjenjën e dhembshurisë dhe është shumë larg mëshirës. "Sigurisht që Mëshira e Allahut është kurdoherë pranë mirëpunuesve." Araf, 56.

Ndërsa Profeti alejhi selatu ue selam ka thënë: "Ata që tregohen të mëshirshëm do t’i mëshirojë Mëshiruesi (Allahu). Mëshironi ata që janë në tokë t’ju mëshirojë Ai që është në qiell." (Ebu Daud dhe Tirmidhi hadithi është i saktë).

Ka të pasur të cilët nuk i ndjejnë rënkimet e të lënduarve dhe nuk kanë dhimbsuri për të varfrit, është larguar prej tyre ndjenja e vëllazërisë. Përpara tyre ndodhin gjëra nga të cilat lëndohen zemrat dhe lotojnë sytë, ndërsa atyre nuk i bën aspak përshtypje një gjë e tillë, zemrat e tyre janë ngurtësuar aq shumë saqë nuk kanë asnjë ndjenjë. Por ata nuk e dinë se Sunduesi i Gjithësisë dhe Krijuesi i çdo gjëje, është i mundshëm që ta marrë prej tyre pasurinë dhe bollëkun dhe t’ua japë atë të varfërve e nevojtarëve. "Thuaj! O Allah! Zotërues i Mbretërimit! Ti ia jep mbretërimin atij që Ti do dhe Ti ia merr mbretërimin atij që Ti do. Ti e vesh me nder atë që Ti do dhe Ti e poshtëron atë që Ti do. Në Dorën Tënde është mirësia. Vërtet, Ti je i Zoti për të bërë gjithçka." Ali Imran, 26.

Frikësojuni Allahut o ju të pasur dhe bëni bamirësi ndaj të varfërve sa të mundeni se ndoshta do të jeni prej të shpëtuarve, dhe dijeni se ato që humbin disa prej jush në gjërat e qejfit e që i prishni brenda pak çasteve, të varfërve do t’i mjaftonin për ditë apo muaj të tërë. Fusni gëzimin në zemrat e të varfërve duke u treguar ndaj tyre bamirës, se ndoshta Allahu do të na mëshirojë të gjithëve dhe largon prej të varfërve gjendjen e mjerueshme në të cilën ata gjenden.

Ramazani muaj i namazit

O robër të Allahut! Muaji i Ramazanit ashtu sikur është muaj i bamirësive është edhe muaj i faljes. Profeti alejhi selatu ue selam ka thënë: "Kush i kalon netët e Ramazanit me falje, duke qenë i bindur në besimin islam dhe duke pasur qëllim të sinqertë, do t'i falen të gjitha gabimet e tij të mëparshme.” (Mutefekun alejhi)
Nuk ka dyshim se Profeti ynë ka qenë njeriu më bujar dhe xhymerti më i madh ndër bijtë e Ademit. Ai tregonte bamirësi në çdo drejtim, ai tregohej bamirës duke dhënë dije dhe pasuri, e sakrifikonte veten e tij që ta nxirrte në pah fenë e Allahut. I udhëzonte njerëzit dhe u bënte atyre bamirësi në çdo drejtim, duke i ushqyer të varfrit, duke këshilluar injorantët, duke i kryer nevojat dhe duke e përmbajtur veten nga sjelljet e këqija që ata bënin.

Nga këtu ne mësojmë se ky muaj është një shtytës i mirë që njeriu ta mësojë veten me bamirësi. Qetësia e vetes, ngrënia e pakët dhe studimi i Kuranit i cili nxit për bujari, të gjitha këto faktorë kanë ndikimin e tyre tek njeriu, sikurse dhe shihet e qartë një gjë e tillë në realitet.

Të mbledhësh midis agjërimit dhe sadakasë, sigurisht që ke mbledhur ato që janë shkak për hyrjen e njeriut në xhenet. Profeti salallahu alejhi ue selam ka thënë: "Në xhenet ka dhoma nga të cilat shikohen çka rreth tyre dhe shihet nga jashtë se çka në to." Ata (të pranishmit) thanë: “Për kë janë ato o i dërguar i Allahut?” Ai tha: "Për atë që është fjalë mirë, që ushqen nevojtarët, që agjëron vazhdueshëm dhe që falet natën, kur njerëzit janë në gjumë." (Ahmed, Tirmidhiu dhe Hakim i cili ka thënë se është i saktë).

O ju të pasur në çdo vend qofshi! Nëse Allahu ju ka nderuar, ju ka furnizuar me të mira, ju ka dhënë pasuri dhe i ka ruajtur fytyrat tuaja që t’i prekë turpi i lypjes, dijeni se Allahu e ka bërë obligim falënderimin dhe mirënjohjen e Tij për ato që ju ka dhuruar. “Nëse falënderoni (duke pranuar besimin e duke adhuruar vetëm Allahun), Unë do t’ju jap akoma më shumë (nga bekimet e Mia), por në qoftë se jeni të pakënaqur e mosmirënjohës, atëherë me të vërtetë që ndëshkimi Im është i rreptë.” Ibrahijm, 7.

Frikësojuni Allahut ndaj të mjerëve të cilëve i kanë rënë fatkeqësi dhe ndaj të varfërve të cilët i kanë zënë hallet dhe kanë familje të mëdha.

Është ashpërsi nëse nuk i ndihmoni e ti shtrëngoni duart duke treguar koprraci.

A vallë është prej mëshirës që ju të jeni në bollëk dhe jetë të këndshme, ndërsa ata të jenë të mbërthyer nga nevojat e jetës dhe vështirësitë e dhimbjet e pamundësisë.
A është e njerëzishme që ju të kënaqeni me veshjet luksoze, ndërsa vëllezërit tuaj i djeg vapa e verës dhe i kafshon i ftohti i dimrit. Ai pasanik i cili nuk ndien se ka të drejta dhe detyrime karshi të varfërve, zemra e tij është e ngurtë e ka humbur ndjenjën e dhembshurisë dhe është shumë larg mëshirës. "Sigurisht që Mëshira e Allahut është kurdoherë pranë mirëpunuesve." Araf, 56.

Ndërsa Profeti alejhi selatu ue selam ka thënë: "Ata që tregohen të mëshirshëm do t’i mëshirojë Mëshiruesi (Allahu). Mëshironi ata që janë në tokë t’ju mëshirojë Ai që është në qiell." (Ebu Daud dhe Tirmidhi hadithi është i saktë).

Ka të pasur të cilët nuk i ndjejnë rënkimet e të lënduarve dhe nuk kanë dhimbsuri për të varfrit, është larguar prej tyre ndjenja e vëllazërisë. Përpara tyre ndodhin gjëra nga të cilat lëndohen zemrat dhe lotojnë sytë, ndërsa atyre nuk i bën aspak përshtypje një gjë e tillë, zemrat e tyre janë ngurtësuar aq shumë saqë nuk kanë asnjë ndjenjë. Por ata nuk e dinë se Sunduesi i Gjithësisë dhe Krijuesi i çdo gjëje, është i mundshëm që ta marrë prej tyre pasurinë dhe bollëkun dhe t’ua japë atë të varfërve e nevojtarëve. "Thuaj! O Allah! Zotërues i Mbretërimit! Ti ia jep mbretërimin atij që Ti do dhe Ti ia merr mbretërimin atij që Ti do. Ti e vesh me nder atë që Ti do dhe Ti e poshtëron atë që Ti do. Në Dorën Tënde është mirësia. Vërtet, Ti je i Zoti për të bërë gjithçka." Ali Imran, 26.

Frikësojuni Allahut o ju të pasur dhe bëni bamirësi ndaj të varfërve sa të mundeni se ndoshta do të jeni prej të shpëtuarve, dhe dijeni se ato që humbin disa prej jush në gjërat e qejfit e që i prishni brenda pak çasteve, të varfërve do t’i mjaftonin për ditë apo muaj të tërë. Fusni gëzimin në zemrat e të varfërve duke u treguar ndaj tyre bamirës, se ndoshta Allahu do të na mëshirojë të gjithëve dhe largon prej të varfërve gjendjen e mjerueshme në të cilën ata gjenden.

Ramazani muaj i namazit

O robër të Allahut! Muaji i Ramazanit ashtu sikur është muaj i bamirësive është edhe muaj i faljes. Profeti alejhi selatu ue selam ka thënë: "Kush i kalon netët e Ramazanit me falje, duke qenë i bindur në besimin islam dhe duke pasur qëllim të sinqertë, do t'i falen të gjitha gabimet e tij të mëparshme.” (Mutefekun alejhi)
Ndërsa Allahu thotë: "O ti (Muhamed) i mbuluar me rroba! Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj. Gjysmën e saj, ose më pak se aq, Ose pak më shumë dhe këndo Kuran (me zë) me ngadalë, bukur dhe qartë. Vërtet që Ne do të të zbresim ty mesazh të rëndë (ligje, detyrime etj). Vërtet që ngritja natën (për faljen Tahaxhud) është shumë e rëndë, e fortë dhe mjaft e mirë për të përmbajtur (vetveten, shpirtin) dhe më e përshtatshmja (për të kuptuar) Fjalë (e Allahut)." Muzemil, 1-6.

O ju muslimanë! Ky është muaji i Ramazanit ju ka ardhur që të jetë për t'ju edukuar. Ai e mëson njeriun se si jetë i qetë, si t’i frenojë kërkesat, dëshirat dhe epshet e vetvetes. Kështu e sheh besimtarin që e frenon vetveten nga ngrënia dhe pirja edhe pse çdo ushqim e ka rreth vetes, edhe pse nuk mund shohë e kontrollojë me imtësi kush pos Allahut. Allahu ka thënë: "Çdo punë e birit të Ademit është shlyeje gjynahesh për të, ndërsa agjërimi është për Mua dhe Unë do ta shpërblejë atë." (Buhari)

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut dhe kryeni për të vepra të mira, sepse Allahu ka vënë për këtë muaj dhurata, të cilat kush i humb vërtet ka humbur mirësi të mëdha.

Në mënyrë që të mos humbni shpërblimin e agjërimit

Vëllezër dhe motra muslimanë, sikurse gjenden në Ramazan gjëra të cilat ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së muslimanëve, gjen në këtë muaj edhe gjëra shqetësuese të cilat kanë filluar të bëhen të modës, shkaku i së cilave është neglizhimi i disa prej muslimanëve, të cilëve u duket i rëndë ky muaj i begatshëm dhe që e ekzagjerojnë vështirësinë e tij. Ai për këta njerëz është si mysafir i rëndë, mbarimin e të cilit e presin me padurim. Ata janë mësuar të hanë pafund e të pinë pambarim e të flenë pa pushuar edhe nëse zgjatet dita. Ata i ka mbytur tufani i marrëzisë së pasurisë, duke i bërë të tillët që ta mbledhin e të mos e japin, të cilët janë të përsosur në llogari dhe që nuk e njohin ndarjen e saj. I sheh të tillët natën si ujqër dhe ditën si kufoma. Ndaj të mos na duket habi se të tillët nuk shijojnë mirësinë dhe qetësinë e këtij muaji sikurse besimtarët.

Shqetësimi i dytë është për gruan muslimane; kush është roli i saj në muajin e Ramazanit? Mos vallë i gjithë mundi i saj duhet të jetë në artin e gatimit? Çfarë ka punuar për Krijuesin e saj në këtë muaj? Si mendon ajo se do të shpërblehet kur shkon në xhami dhe fëmijët e saj sillen sikur xhamia të jetë vetëm e saj (nuk kujdeset për ta e as nuk i flet). A mos vallë ajo mendon se shpërblehet nga shkuarja në xhami dhe në fytyrën e saj duken ngjyrat e ylberit nga makijazhi i shumtë që ka vendosur, e aroma e parfumit të saj ndihet që nga larg?!
Vëllezër dhe motra! Shfrytëzojeni këtë muaj para se të shkojë pa e kuptuar, sepse nëse do të tregoheni të pakujdesshëm, të jeni të sigurtë se në fundin e tij keni për t’u penduar.



Kjo temë është përzgjedhur nga hytbja e imamit të Haremit në Meke Su'ud bin Ibrahijm esh Shurejm
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:17
Çfarë do të bëj gjatë muajit Ramazan





1. Do ta agjëroj tërë muajin Ramazan duke shpresuar në shpërblimin e

2. Do t’i fal të pesë namazet në orët e përcaktuara, pa lënë t'u kalojë koha.

3. Do t’i fal të gjitha namazet me xhemat në xhami, duke mos munguar asnjëherë.

4. Do ta fal namazin e teravive çdo natë dhe nuk do të neglizhoj në këtë.

5. Së bashku me barkun tim do të agjërojë syri, veshi, dora, këmba dhe të gjitha gjymtyrët e mia; do t’u largohem mëkateve ashtu siç u largova nga ushqimi e pija.

6. Gjatë Ramazanit nuk do të ofendoj, shaj apo flas keq për askënd, ndërsa nëse dikush mua më ofendon apo më shanë, atëherë do t`i përgjigjem: “Unë jam agjërueshëm".
7. Raporti im ndaj Kuranit do të ndërrojë, do të lexoj së paku një xhuz në ditë. Nëse leximi im është i dobët, atëherë deri në fund të Ramazanit do ta përforcoj atë. Nëse nuk di të lexoj fare, atëherë nuk do të kalojë Ramazani pa i mësuar shkronjat e Kuranit.

8. Ditët e Ramazanit për mua nuk do të jenë ditë të zakonshme, por të mbushura me vepra të mira e adhurime, si: lutje, falje, lexim, lëmoshë (sadaka), mirësjellje e përkujtim të Allahut (dhikër). Ndërsa dhjetë ditët e fundit do t`i dalloj me një angazhim më të shtuar.

9. Do të jem më dorëlirë, më bujar dhe më solidar me nevojtarët.
10. Do ta vazhdoj namazin edhe pas Ramazanit, pasi namazi është shtylla e fesë, pa të cilën nuk do të mund të qëndrojë Islami im.


E lus Allahun e Lartësuar të më japë sukses në realizimin e këtyre gjërave!
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:18
Agjërimi dhe devotshmëria



Lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e të gjitha botëve. (Fatiha, 2)
Lavdërimet dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut, i Cili krijoi qiejt dhe tokën, solli errësirën dhe dritën (Enam, 1).
Lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, i Cili na udhëzoi. Kurrë nuk do ta kishim gjetur drejtimin, po të mos na kishte udhëhequr Allahu (Araf, 43).
Lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, i Cili i ka dërguar robit të Tij (Muhamedit alejhi selam) Librin (Kuranin) dhe nuk ka sjellë e nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim (Kehf, 1).
Lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, i Cili nuk ka lindur bir dhe nuk ka asnjë shok a të barabartë në Mbisundimin e Tij (Israë, 111).
Lavdërimet janë për Allahun, i Cili na shpëtoi ne nga populli dhalimun (politeist, mohues, keqbërës, shtypës).
Lavdërimet dhe falënderimet qofshin për Allahun dhe paqja qoftë mbi robërit e Tij, të cilët Ai i ka zgjedhur (Nemël, 59).
Lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, të Cilit i përkasin gjithë ç’është në qiej dhe gjithë ç’është në tokë. Për Të janë gjithë lavdërimet dhe falënderimet në Jetën e Pastajme dhe Ai është më i Urti Gjithëgjykues, Gjithënjohësi.
Lavdërimet dhe falënderimet i qofshin Allahut, i Cili ka larguar prej nesh (gjithë) hidhërimet (Fatir, 34).
Salavatet dhe selamet qofshin mbi më të zgjedhurin e njerëzimit, më të dashurin e Allahun, vulën e pejgamberisë, ndërmjetësuesin e parë në Ditën e Llogarisë, Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

Të nderuar agjërues!
Së bashku le të kujtojmë suren Bekare, e zbritur në Medinë. Po në këtë sure të kalojmë tek ajeti 183, te fjala e Allahut, në të cilën u drejtohet adhuruesve të Tij me thirrjen më të bukur:

“O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve edhe Es-Seum (agjërimi) siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush, me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar).” (Bekare, 183)
Qëllimi i agjërimit është që besimtari të ngjitet në shkallën e takvallëkut (devotshmërisë, përkushtimit). Dijetarët dhanë disa përkufizimi mbi takvallëkun, si:
- muttekunë janë ata që ruhen nga dënimi i Allahut, duke u larguar prej asaj që e ka ndaluar Allahu dhe njëherazi zbatojnë urdhrat dhe obligimet e Allahut;
- muttekunë janë ata që largohen prej gjynaheve;
- muttekunë janë ata që ruhen nga shirku (idhujtaria), ndërsa adhurimin e kanë të sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar.
Të devotshëm janë ata që e kanë frikë më së tepërmi Allahun dhe zbatojnë urdhrat e Tij. Të devotshmit janë shëmbëlltyrë e vlerave të larta, janë miq të Allahut që kanë frikë të vërtetë dhe nuk vdesin ndryshe vetëm se besimtarë besnikë. Nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, nuk janë shpikës në fenë e Allahut, por janë zbatues të Sunetit të Muhamedit salallahu alejhi ue selem.
Le të kujtojmë së bashku fjalët e Allahut të Lartësuar që flasin mbi të devotshmit, të pëkushtuarit:
“O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).” (El-Bekare, 21)

“…e kush iu përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare…” (Et-Talak, 2-3)

“E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.” (Et-Talak, 4)

“Ky është vendim i Allahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë Allahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.” (Et-Talak, 5)

“Kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ia ka frikën Allahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do të arrijnë atë që dëshirojnë.” (Nur, 52)

Të nderuar agjërues!
Sa përparësi të mira: shlyerje mëkatesh, shpërblim të madh tek Allahu, hapje e dyerve të bereqetit nga qiejt dhe toka, furnizim nga nuk e pret, lehtësim të punëve, zmadhim të shpërblimit, shpëtim në dynja dhe ahiret, mëshirë e madhe dhe sukses i sigurt.
Pra, devotshmëri është ibadeti (adhurimi) i drejtë, organizimi i jetës sipas mësimeve të fesë, përqendrimi serioz në fenë e Allahut të Lartësuar, largimi nga rrugët dhe rrugicat e shejtanit.

Të nderuar agjërues!
Kështu, së bashku, le të kujtojmë edhe disa porosi nga Suneti i Muhamedit salallahu alejhi ue selem:

"Kush agjëron Ramazanin me bindje dhe shpresim në shpërblim, i falen mëkatet e bëra."

"Pesë namazet, prej xhumasë në xhuma dhe prej Ramazanit në Ramazan falen (mëkatet), pos atyre që janë të mëdha (kebair)." (Transmeton Muslimi)
Po vëlla, të falen gjynahet, të shpërblen Allahu me falje, me mëshirë, me të mira të pafundme. Në Ditën e Gjykimit do të jesh i priviligjuar. Përparsia jote do të jetë nëpër hyrjen e veçantë, e rezervuar vetëm për agjëruesit, hyrja me emrin “Rejan’’. Muhamedi salallahu alejhi ue selem na përgëzon:

“Vërtet, në xhenet është një derë, e cila quhet Rejan, nëpër të cilën do të hyjnë në Ditën e Gjykimit vetëm ata që agjërojnë. Nëpër atë derë të tjerët nuk do të hyjnë. Do të thirret në atë derë ku janë agjëruesit. Do të çohen agjëruesit dhe nuk do të mund tjetërkush të hyjë nga ajo derë. E, pasi të hyjnë ata, dera do të mbyllet e nuk do të mund të hyjë askush tjetër.’’ (Transmeton Buhariu)
Pastaj, mos harro vëlla! A dëshiron që agjërimi të ndërmjetësojë për ty në Ditën e Llogarisë, në të cilën jemi nevojtarë të gjithë për përkrahjen e veprave tona. Muhamedi salallahu alejhi ue selem na lajmëron duke thënë:

“Kurani dhe agjërimi ndërmjetësojnë për robin në Ditën e Gjykimit. Agjërimi thotë: “O Zot, e kam ndaluar nga ushqimin dhe epshet gjatë ditës”, ndërsa Kurani thotë: “O Zot, e kam ndaluar nga gjumi gjatë natës. Mundësona që të ndërmjetësojmë për të!” dhe ndërmjetësojnë.” (Transmeton Ahmedi)

E lusim Allahu e Lartësuar të na lehtësojë shtimin e ibadeteve në këtë muaj të bekuar!
Allahu im! Na udhëzo në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që i begatove me shumë të mira!
Kërkoj faljen nga Allahu i Lartësuar për veten time dhe për ju muslimanë të nderuar!
Allahu im! Na bëj prej muttekunëve, të devotshmëve, të përkushtuarve në rrugën Tënde!



Pergatit: Ulvi Fejzullahu

Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:18
Një ditë në jetën e një agjëruesi
(projektet gjatë muajit Ramazan)



Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit e Mëshirëplotit. Falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të Dërguarin Muhamed.
Vëlla i dashur! Gëzuar muajin e Ramazanit!
A dëshiron ta ruash veten nga etja për pesëdhjetë mijë vjet Ditën e Kiametit?
Nëse agjëron një ditë në muajin Ramazan, atëherë ti agjëron katërmbëdhjetë orë, respektivisht pesëdhjetë mijë sekonda afërsisht.
A mund të imagjinosh se agjërimi i pesëdhjetë mijë sekondave në muajin Ramazan të ruan nga etja e pesëdhjetë mijë viteve në Ditën e Kiametit?
Kjo do të thotë që një sekondë e vetme në Ramazan është si një vit i plotë nga vitet e nxehtësisë dhe etjes së Ditës së Kiametit!
Vëlla i dashur! Nëse të kalon Ramazani, asnjëherë nuk do të kompensohet. A nuk janë pak ato muaj të Ramazanit të humbur nga jeta jote më parë? Nëse rrëzohesh, ngrihu, mos e humb shpresën. Bëje sikur të jetë ky Ramazani i fundit në jetën tënde. Bëhu i vendosur dhe bashkohu me ne në këto projekte aq sa ke mundësi.

Projekti si të grumbullosh një miliardë për tridhjetë ditë:

A e di se shpërblimet me rastin e përfundimit të leximit të Kuranit (hatme Kurani) në ditët e zakonshme arrijnë në 3.3 milionë shpërblime nëse i pranon ato Allahu i Lartësuar (do të thotë që shlyen 3.3 milionë gjynahe). Shumëfishimi i shpërblimeve gjatë muajit Ramazan ka bërë që shpërblimi i umres në Ramazan të arrijë shpërblimin e haxhit me të Dërguarin e Allahut. E çfarë mendon për shpërblimin me rastin e përfundimit të leximit të Kuranit në Ramazan? Qindra miliona mirësi janë para teje. A thua do t'i humbasësh ato e pastaj të pendohesh për një mirësi të vetme Ditën e Kiametit? Kështu që kredia jote është më e lartë sesa kredia e pronarëve të kompanive të shumta!

Një projekt për të filluar:

Bëje fillimin e muajit më të fortë sesa tërë muajin. Menjëherë pas fillimit të natës së parë në Ramazan, bëhu i vendosur dhe përqendrohu që kjo natë të jetë nata e lirimit nga zjarri. Që nga nata e parë me lejen e Allahut të Lartësuar. Çdo natë pas iftarit bëhu i vendosur që ajo natë të jetë nata e lirimit nga zjarrit: "Allahu liron çdo ditë e natë njerëz nga zjarri." Albani e cilëson si të saktë. Para vetes ke gjashtëdhjetë mundësi për lirim nga zjarri. Çdo ditë një mundësi dhe çdo natë një mundësi tjetër gjatë muajit të Ramazanit.
Projekti Ramazani më ka ndryshuar (projekti i përgatitjes për teravi):

Bëhu gati për dëgjimin e pjesës së caktuar të Kuranit gjatë natës në namazin e teravisë, me leximin e tij pas ikindisë me meditim dhe përsiatje. Kështu ke për të vërejtur dallim të madh në devotshmërinë tënde gjatë teravive (kësisoj, ti bën dy hatme në të njëjtën kohë, hatme dëgjimi gjatë teravisë dhe hatme leximi pas ikindisë). Ndërsa nëse arrin të lexosh komentimin e asaj pjese ose të dëgjosh ndonjë kasetë për komentimin e asaj pjese, do të kishe bërë një hatme që pakkush e praktikon sot! Kësisoj vjen ndryshimi në Ramazan (mos thuaj se është vështirë).

Projekti çelësat e depove të Allahut:

A e di se gjatë Ramazanit ke gjashtëdhjetë lutje të pranuara? Kjo do të thotë se gjashtëdhjetë probleme prej problemeve në jetën tënde mund të zgjidhen. Gjashtëdhjetë ëndrra prej ëndrrave në jetën tënde mund të realizohen. "Çdo musliman çdo ditë dhe natë ka një lutje të pranueshme." (Albani e cilëson si të saktë). Sikur një njeri prej më të pasurve të të jepte gjashtëdhjetë çeçe të bardhë – si do të ishte gëzimi yt? Allahut i takon shembulli më i lartë, Ai të ka dhënë gjashtëdhjetë lutje të pranuara çdo ditë e natë.
Ndryshoje jetën tënde për gjysmë ore (ruaj një libërth lutjesh në xhepin tënd dhe lexo çdo ditë me përulësi e mos i humb çelësat e depove të Allahut në jetën tënde).

Projekti të kryesh haxh me të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të:

"Umreja në Ramazan (ka shpërblim) sikur haxhi me mua." Nuk ka ndonjë punë e cila të bën të jesh me të Dërguarin e Allahut sikur sahabët, si umreja në Ramazan.

Projekti shtimi i furnizimit dhe zgjerimi i tij:
Ke ndonjë hall me furnizimin? Dëshiron ndonjë pozitë shpërblyese? Dëshironi bashkëshort/e? Dëshironi fëmijë? "Kush dëshiron t'i shtohet furnizimi dhe pasuria, le t'i mbajë lidhjet familjare."
Mos harro t'i ftosh në iftar të afërmit dhe komshinjtë.

Projekti tridhjetë pallate në xhenet:

Nuk bëhet fjalë për tridhjetë pallate në bregdet, në bregdetet e Havait apo Nisës në Francë, por në xhenet. Kujdesu çdo ditë për dymbëdhjetë rekate sunet (dy para sabahut, katër para drekës dhe dy pas, dy pas akshamit dhe dy pas jacisë).
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:19
Gëzohu, o agjërues se në Xhenet është një derë në të cilën nuk ka për të hyrë askush tjetër përveç teje!

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

E lusim Allahun, subhanehu ve teala, të na falë gabimet tona, të na pastrojë zemrat tona, të na pranojë agjërimin e këtij muaji të nderuar dhe të bëj që nga ky muaj të dalim me mëkate të shlyera sikur atë ditë që kemi lindur!
Salavatet dhe selamet qofshin mbi krijesën tonë më të dashur, Muhamedin, salAllahu alejhi ve selem, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e kanë pasuar dhe do ta pasojnë rrugën e tij!
Jemi në prag të kalimit të një muaji të Madhërishëm dhe aq sa pikëllohemi që po kalon ky muaj në të cilin kemi bërë ibadet dhe kemi agjëruar për hir të Allahut, aq edhe po gëzohemi se shpresojmë se Allahu do të na falë mëkatet dhe do të na shpërblejë për adhurimin që ia kemi bërë Atij në këtë muaj.
Ky muaj kaloi si për agjëruesin ashtu edhe për mosagjëruesin. Ditët shkuan për të dy njëlloj mirëpo te këta është një dallim sikur midis qiellit dhe tokës, për ta është një dallim që s’mund përshkruhet e veç Allahu e din.

Gëzohu agjërues për sabrin që e ke bërë! Gëzohu për shpërblimin që ty Allahu ka për ta dhuruar!

Gëzohu, se Allahu, subhanhehu ve teala, agjërimin e ka zgjedhur për vete dhe Ai shpërblen për të.

Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, ka treguar në një hadith kudsij se Allahu thotë:

''Agjërimi është i Imi dhe Unë jam Ai që e jep shpërblimin për të.'' (Transmeton Buhariu: 1904)

SubhanAllah! Nimet i madh o ju që keni bërë durim në këtë muaj, o ju që e keni falënderuar Allahun në këtë muaj, o ju që jeni larguar nga ushqimi dhe pija në këtë muaj me besim në Allahun duke shpresuar shpërblimin e Tij. Gëzohuni për shpërblimin që ju ka premtuar Allahu për shpërblimin pa llogari!

“Vlera e agjërimit nuk ka kompensim”.

Gëzohu o agjërues, se inshaAllah duaja jote është pranuar! Gëzohu me hadithin e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem:
''Lutja e agjëruesit nuk refuzohet.”
(Bejhekiu: 3/345/, gjithashtu gjendet në Es-Silsiletus-sahihati:1797)

Për gëzimin tënd në këtë muaj të madhërishëm ka treguar Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, i cili ka thënë:
''... e ai që agjëron ka dy gëzime: kur han iftarin dhe kur takohet me Zotin e vet''
(Transmeton Muslimi)

Gëzohu, o agjërues i nderuar se agjërimi yt do të ndërmjetësojë atë ditë që nuk bën dobi as nëna e as baba, atë ditë që nëna se ka hallin e fëmijës së vet, atë ditë kur gruaja shtatzënë hedh barrën e saj, atë ditë që s’ka ndërmjetësim as me para e as me pasuri! SubhanAllah! Gëzohu, se atë ditë ndërmjetëson agjërimi për ty!

Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

''Për robin Ditën e Kiametit thotë (agjërimi): o Zot ai është ndaluar nga ushqimet dhe epshet e tij ditën, atëherë më lejo të jem ndërmjetësues i tij''. (Transmeton Ahmedi, 2/174)

Gëzohu, o agjërues, se ty Allahu inshaAllah do ta largojë fytyrën nga zjarri për një ditë 70 pranvera, kurse ti je agjërues i gjithë Ramazanit!

Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

''Ai i cili agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu i Lartësuar ia largon (për këtë ditë) fytyrën e tij nga zjarri shtatëdhjetë pranvera.'' (Transmeton Muslimi, 2/807)

Gëzohu, o agjërues se në Xhenet është një derë në të cilën nuk ka për të hyrë askush tjetër përveç teje!

Vërtet në Xhenet është një derë, e cila quhet Rejjan, nëpër të cilën do të hyjnë Ditën e Gjykimit vetëm ata që agjërojnë, nëpër atë derë të tjerët nuk do të hyjnë. Do të thirret në atë derë: ku janë agjëruesit. Do të çohen agjëruesit dhe nuk do të mund tjetërkush të hyjë nga kjo derë, e pasi të hyjnë agjëruesit dera do të mbyllet e nuk do të mund të hyjë në të askush tjetër.” (Transmetohet Buhariu: 1797)

Gëzohuni, ju o agjërues, se ju kaluat një natë që është më e vlefshme se një mijë muaj!

Gëzohuni ju agjërues, se inshaAllah Allahu ju ka shlyer mëkatet! Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:
''Ai cili e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe sinqeritet, i falen mëkatet e mëparshme.” (Transmeton Buhariu)

Lus Allahun që të gjithë agjëruesve që kanë agjëruar me sinqeritet dhe besim t’ua falë mëkatet dhe të dalim nga ky agjërim sikur atë ditë që kemi lindur pa mëkate!

Ju uroj të gjithë agjëruesve Bajramin! Sepse vërtet Bajrami për agjëruesin është festë dhe gëzim se shpreson tek Allahu ta shpërblejë, t’ia pranojë agjërimin, t’ia pranojë lutjet dhe t’ia falë mëkatet!


Selam Alejkum
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:19
Dialog me musafirin e nderuar



Në atmosferën me aromë imani bëmë këtë takim me musafirin e nderuar dhe me pozitë shumë të madhe në zemrat tona.
-Kush jeni ju?
-Unë jam musafiri juaj, udhëtari, vizituesi juaj i përkohshëm, këshilluesi juaj i sinqertë.
-Si quheni ju, o musafir i nderuar?
-Unë quhem Ramazani, pasardhës i ditëve.
-Sa vjeç jeni?
-Jam përafërsisht 1430 vjeç.
-Prej nga jeni ju?
-Unë jam nga Rrahmani (i Gjithmëshirshmi).
-Ku banoni ju?
-Në zemrat e besimtarëve.
-A keni gjetur ndonjë vështirësi në banim?
-Po, kalova në çdo vend e pranë çdo shtëpie, kërkova banim me çmime më të larta, por fatkeqësisht më refuzuan koprracët, fatligët e të mjerët si dhe ata fytyrëvrenjturit ndaj meje, injorantët, por unë nuk e humba shpresën dhe fillova të gjurmoja për ata të cilët më duan mua nga radhët e besimtarëve të sinqertë e bamirës dhe i gjeta duke më pritur me mall.
-Sa do të qëndroni te ne?
-Ditë të caktuara, 29 apo 30 ditë.
-Cili është profesioni juaj?
-Profesionet e mia janë të shumta, ja disa prej tyre:
1- Agronom: Mbjell imanin (besimin në Zot) në zemra, mbjell dashuri, mirësjellje, bëj tranguj të moralit, e ujis me ujë të pastër dhe jap si fryt devotshmërinë, shpirtdëlirësinë fisnikërinë e bujarinë.
2- Ndërtues: Ndërtoj trupa të fortë, pamje të këndshme dhe shpirtra të pastër.
3- Tregti: Jap shpërblime të mëdha, shlyej mëkatet e kush punon me mua, fiton xhenetin.
4- Mjekësi: Mjekoj trupat dhe shpirtrat sëmurë me agjërim e namaz.
5- Mësime: I mësoj njerëzit që të ndjekin rrugën e drejtë.
-Neve po na shtohet edhe më shumë kureshtja për të biseduar me ju e të dëgjojmë për ju.
-Unë jam muaji i pendimit, muaji i faljes, muaji në të cilin zbriti Kurani Kerim. Unë kam një natë e cila është më e mirë se një mijë muaj. Unë i kam shoqëruar baballarët tuaj muslimanë në betejën e Bedrit, në Jermuk, në Hitin dhe u mësova sabrin e qëndrueshmërinë, e fitorja ishte përherë me ta.
-Së fundi, çfarë do të na këshillosh?
-I këshilloj të gjithë muslimanët që të bëjnë sa më shumë ibadet (adhurim), të lexojnë sa më shumë Kuran, t'i bëjnë sa më shumë dua (lutje) Allahut, të bëjnë sa më shumë istigfar (lutje Allahut për falje mëkatesh) e të japin sa më shumë lëmoshë.
-Tani ne të njohim ty shumë mirë dhe e përkujtuam mirësinë tënde të vjetër. Ah, sikur të na shoqërosh tërë jetën, të banosh në zemrat tona e të jetosh me shpirtrat tanë!
Lusim Allahun e Madhëruar që të na ndihmojë të agjërojmë sa më mirë e të falim namaz në këtë muaj sa më mirë!
O Allah, na e prano agjërimin!
O Allah, Ti me të vërtetë e do faljen e ne të lutemi, na fal ne!
O Allah, na ruaj nga zjarri i xhehenemit!
O Allah, fali të gjithë muslimanët, të gjallët e të vdekurit!
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:20
Kurani Kerim dhe Ramazani



Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit.

Kurani dhe Ramazani kanë një lidhshmëri të ngushtë. Kurani Kerim e do Ramazanin e po ashtu edhe Ramazani e do Kurani Kerimin. Këta të dy pra janë dy shokë të ngushtë e të dashur për njëri-tjetrin. Thotë Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëlartë: ”(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit, që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra).” (El-Bekare: 187)

Kurani Kerim ka zbritur nga Leuhi Mahfudhi në qiellin e dynjasë në muajin Ramazan dhe e ka nderuar këtë muaj zbritja e Kurani Kerimit. Gjithashtu, Muhamedi salalllahu alejhi ue selem së bashku me Xhibrilin alejhi selam e mësonin Kurani Kerimin së bashku në këtë muaj, e dëgjonte atë, e studionte, e recitonte, mendonte thellë rreth këshillave të tij, e shijonte njomësinë e tij dhe kërkonte me dëshirë nga margaritarët e çmuar të tij.

Muslimani gjatë muajit Ramazan bën koordinimin ndërmjet agjërimit dhe leximit të Kurani Kerimit dhe e gjallëron jetën e tij shpirtërore me Kuranin e Madhëruar, me këtë libër për të cilin Allahu i Madhëruar thotë: "(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad: 29)

"A nuk e studiojnë me vëmendje Kuranin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed: 24)

"A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kuranin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (Nisa: 82)

Kurani gjatë muajit të Ramazanit ka një ushqim mahnitës për shpirtin dhe imanin. Kurani gjatë muajit të Ramazanit na bën që ta kujtojmë zbritjen e tij ato ditë kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem e mësonte me Xhibrilin alejhi selam dhe se si selefi (të parët tanë të mirë) i kushtonin rëndësi aq të madhe leximit, mësimit dhe studimit të Kuranit.
Transmetohet në hadithe të vërteta nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem se ka thënë mbi vlerën e leximit të Kuranit: "Lexojeni Kuranin, se ai do të vijë ndërmjetësues në Ditën e Kiametit për ithtarët e tij.” (Transmeton Muslimi)

Ibën Mesudi transmeton nga Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Kush lexon Kuran, për çdo germë i ka nga dhjetë sevape. Nuk them se elif lam mim është një shkronjë, por elif është shkronjë, lami është shkronjë dhe mimi është shkronjë.” (Termidhiu)

Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Më i miri prej jush është ai cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” (Buhariu)

"Lexoni “zehravejn” (suret El-Bekare dhe Ali Imran), ngase këto dyja do të vijnë Ditën e Kiametit sikurse dy re apo si dy grumbuj zogjsh të rreshtuar duke i bërë hije pronarit të tyre Ditën e Kiametit.”

“Ai që lexon Kuran me përpikëri është me melaiket e ndershëm. Ai që lexon duke i ardhur vështirë, e ka shpërblimin e dyfishuar.” (Buhariu dhe Muslimi)

Selefët (të parët tanë të mirë), kur vinte Ramazani, i hapnin mus'hafët dhe i kushtoheshin vetëm leximit të Kuranit, me endje.

Imam Maliku gjatë muajit të Ramazanit nuk angazhohej me diçka tjetër, vetëm me leximin e Kurani Kerimit dhe e ndërpriste mësimin e njerëzve në xhami dhe dhënien e fetveve, duke thënë se ky është muaji i Kurani Kerimit.

Shtëpitë e selefit gjatë muajit të Ramazanit gumëzhinin si shushurima e bletëve, shndritnin nga Kurani dhe mbusheshin me kënaqësi shpirtërore nga leximi i Kuranit dhe e lexonin atë me texhvid (lexim me të gjitha rregullat, lexim të drejtë e të plotë), ndalonin në çudirat e tij, qanin nga këshillat e tij e gëzoheshin nga përgëzimet e tij, frikësoheshin nga kërcënimet e Tij dhe vepronin sipas urdhrave të tij dhe ndaleshin në kufijtë e tij.
Transmetohet në hadith të vërtetë se Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i ka lexuar Muhamedit salallahu alejhi ue selem fillimin e sures Nisa e kur mbërriti në ajetin: ”Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)?" (Nisa: 41), Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha mjaft. Thotë Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të: "E shikova dhe sytë e tij po rridhnin lot.” (Shënon: Buhariu dhe Muslimi)

Në transmetimin e vërtetuar se Muhamedi salallahu alejhi ue selem e kishte dëgjuar Ebu Musa El-Eshariun, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke lexuar Kuran e pastaj i tha: "Sikur të më kishe parë mua duke të dëgjuar këndimin tënd të Kuranit. Ty të është dhënë një melodi e mirë e këndimit nga meloditë e Daudit alejhi selam.” Ebu Musa i tha: "Sikur ta dija unë se ti je duke më dëgjuar, do të këndoja edhe më mirë o i Dërguar i Allahut.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e kishte zakon që kur takohej me sahabët, i thoshte Ebu Musa El-Eshariut: "Na përkujto Zotin tonë", e ai fillonte të këndonte Kuranin me zërin e tij të mirë, kurse ata (sahabët) qanin. Në kohën e sotme është lënë pas dore leximi, mësimi, studimi dhe dëgjimi i Kuranit, edukimi i gjeneratave tani bëhet i shtrembër. Natyrshmëria është devijuar dhe të kuptuarit është i dobët.

Kur filluan që Kuranin ta zëvendësojnë me diçka tjetër, filloi korruptimi, çoroditja, të keqkuptohen gjërat dhe të dobësohen ambiciet.
Qëllimi kryesor i Kuranit është që njerëzit t'i udhëzojë në rrugën e drejtë të Allahut të Lartësuar.
Kurani Kerimi është dritë, shërim për zemrat, dituri, kulturë, argument i qartë.
Kurani Kerimi është jetë dhe shpëtim, shkëlqim për shpirtrat, shpërblim dhe forcim.
Kurani është mësim hyjnor, ligj i Allahut, urtësi e përjetshme.
A ka mundësi që ne të jetojmë me Kuranin Kerimin në Ramazan, por edhe pas Ramazanit? A thua mund ta kuptojmë madhërinë e këtij libri, që ta mbushim jetën tonë plot kënaqësi me Kuran Kerim dhe që rrugën tonë në errësirë ta ndriçojmë me Kurani Kerimin, që të shkëlqejmë me të?
Allahu na e bëftë të mundur t'i realizojmë të gjitha këto!
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:20
Agjërimi i tipit të obliguar dhe agjërimi shpirtëror
Agjërimi shpirtërorë kërkon largimin si nga ana e brendshme, si nga ajo e jashtmja ..

Autor: Abd al-Kadir el Xhilani



Agjërimi që urdhëron Ligji (saum el-shari'a) është ai në të cilin njerëzit largohen nga ushqimi, nga pija dhe nga mardhëniet seksuale nga agimi në perëndim, ndërsa agjërimi shpirtërorë (saum el-tarika) kërkon që të ndalohemi t'i afrohemi haramit edhe me shqisat dhe mendimet. Ai kërkon largimin, si nga ana e brendshme si nga ajo e jashtmja, nga gjithçka që nuk ka harmoni dhe dobësia më e vogël e këtij qëllimi e prish agjërimin. Agjërimi që urdhëron Ligji kufizohet në kohë, ndërsa ai shpirtërorë vazhdon gjithmonë në jetën kalimtare si në atë të përjetshmen.

Pejgamberi – paqja dh bekimet e Allahut qofshin mbi të - ka thënë: "Shumë ka prej atyre që nga agjërimi i tyre kanë vetëm uri dhe etje". Ka edhe prej tyre që e prishin agjërimin kur hanë dhe prej tyre agjërimi i të cilëve vazhdon të jetë i vlefshën edhe pasi të jen ushqyer. Këta të fundit janë ato që mbajnë shqisat dhe mendimet largë të keqes ndërsa duart e tyre dhe gjuha e tyre nuk fyejnë të tjerët. Pikërisht këtyre iu drejtohet premtimi i Zotit: "Agjërimi është për Mua, dhe Unë shpërblejë për të".

Rreth dy mënyrave të të agjëruarit Pejgamberi – paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të – ka thënë:

"Agjërusi ka dy shkaqe me të cilat gëzohet: gëzohet kur t'bën iftar dhe gëzohet me agjërimin e tij kur 'sheh'". (Kur do të takoj Krijuesin e tij).
Ata që njohin aspektin e jashtëm të fesë thonë që shkaku i parë i agjëruesit është kënaqësia e të ngrënit pas një dite agjërimi. Ndërsa me 'kur sheh' nënkuptohet kënaqësia e atij që ka agjëruar gjatë gjithë muajit Ramazan dhe e sheh hënen e re që tregon fundin e agjërimit dhe fillimin e kremtimit të Festës. Ata që njohin kuptimin e agjërimit nga ana tjetër pohojnë që gëzimi për të prishur agjërimin ndjehet atë ditë kur besimtari do të hyj ne Parajsë dhe do të marrë pjesë në kënaqësitë e saj, dhe që kuptimi i gëzimit më të madh do të arrihet atherë kur besimtari do të shohë të Vërtetën hyjnore, do të takoj Krijuesin e tij.

Ende më i lavdëruar se këto dy lloje agjërimi është agjërimi i të Vërtetës (saum el-hakika), që do të thotë të ndalosh zemrën të dojë diçka që nuk është Allahu. Ky agjërim kryhet duke larguar nga zemra gjithëçka që ekziston, bile edhe ç'ka në botën e fshehur përveç asaj ç'ka në botën tonë, me përjashtim të dashurisë ndaj Allahut.

Edhe pse i Lartësuari ka krijuar gjithçka për njeriun, megjithatë ka krjuar njeriun për Vete, dhe ka thënë: "Njeriu është sekreti Im dhe Unë jam sekreti i tij. Ky sekret është nje¨dritë që vjen nga Drita hyjnore e Zotit. Është qendra e zemrës, e bërë nga substanca më e hollë; është shpirti ai që njeh të gjitha të vërtetat e fshehura; lidhja sekrete mes krijesave dhe Krijuesit. Ky sekret nuk don dhe nuk i nënshtrohet askujt përveç Allahut.

Nuk ka asgjë pas të cilës ia vlen të lakmohemi, asnjë qëllim, asnjë objekt dashurie në këtë botë e në tjetrën, përveç Allahut. Nëse një atom diçkaje që nuk është dashuria për Atë hyn në zemër, agjërimi i të Vërtetës, agjërimi i vërtetë, prishet. Atëherë njeriu duhet ta përsërisë atë, duke ringjallur atë aspiratë dhe qëllim madhështor, duke iu kthyer dashurisë së Tij, këtu e në Amshueshmëri, pasi që i Lartësuari ka thënë: "Agjërimi është për Mua, dhe Unë shpërblejë për të".


Përktheu nga Italishtja: Rexhije Ameti
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:21
Kapitulli i agjërimit (1)



Agjërimi (Es-sijam)

Rrënja e fjalës “sijam” në gjuhën arabe rrjedh nga fjala imsak, që në gjuhën shqipe ka kuptimin “të ndalohesh nga diçka”. Kurse përkufizimi i agjërimit sipas sheriatit është ndalimi nga gjërat që e prishin agjërimin1.

Agjërimi i muajit të Ramazanit është shtylla e katërt e Islamit. Agjërimi është njëri ndër ibadetet (adhurimet) më të vlefshme, ngase ai i përfshin të tre llojet e durimit.

1- Sabri në adhurimin e Allahut të Lartësuar.
2- Sabri ndaj mëkateve.
3- Sabri ndaj caktimeve të vështira e të dhimbshme të Allahut.

Gjithashtu, Allahu ka thënë se agjërimi i përket Atij e gjithashtu edhe shpërblimi i agjërimit është nga Allahu i Madhëruar2. Pra, Allahu shpërblimin e ka premtuar se do ta japë Ai vetë3.

Agjërimi është fshehtësi ndërmjet Allahut të Lartësuar dhe robit të Tij si dhe amaneti më i madh. Sa i përket urtësisë së agjërimit, do të përmendim diçka shkurtimisht nga urtësitë e shumta të agjërimit, në mënyrë që sado pak lexuesi të ketë mundësi që ta kuptojë fshehtësinë e urtësisë së Allahut të Lartësuar mbi obligimin e agjërimit dhe t’i shtohet imani në këtë kohë kur besimet e njerëzve po luhaten dhe drita e imanit të tyre po zbehet. Ina lilahi ue ina ilejhi rraxhiun, ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi.

Do të përmendim disa nga urtësitë madhështore të agjërimit, të cilat janë: adhurimi i Allahut të Lartësuar, nënshtrimi absolut ndaj Allahut, që agjëruesi ta kryejë agjërimin me përulësi ndaj Allahut të Lartësuar duke mbizotëruar forcën e epsheve.

Gjithashtu, forca dhe shëndeti e bën njeriun që të mendojë se është i pavarur, t’i tejkalojë kufijtë, ta mohojë të vërtetën e të jetë i pakujdesshëm ndaj saj. Siç thotë Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë: “Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë për shkak se e ndien veten të pavarur.” (Sure Alak: 5-6)
Kështu, le ta dijë se është krijesë e varfër, e dobët tek Allahu i Lartësuar. Kur pas ndikimit të agjërimit në qenien e tij ai sheh dobësinë e vet, pamundësinë e tij, atëherë e kundërshton arrogancën dhe mendjemadhësinë e vet, i nënshtrohet Krijuesit të tij dhe sillet me butësi ndaj të tjerëve .

Nga urtësitë shoqërore të agjërimit janë kryerja e të njëjtit ibadet nga të gjithë muslimanët në njëjtën kohë dhe sabri i të gjithëve në këtë ibadet, qoftë i të fortit edhe i të dobëtit, i shtresave të larta të shoqërisë dhe të të ulëtave, i të pasurve dhe të varfërve, duke përjetuar që të gjithë mundin dhe vështirësinë e atij adhurimi, gjë që ua lidh zemrat dhe i bashkon shpirtrat e tyre që të jenë kolektiv. Agjërimi i bashkon fjalët e tyre në të vërtetën.

Pra, nuk ka forcë më të madhe e më triumfuese ndaj ideologjive raciste të gabuara mbi ndërtimin e shoqërisë si dhe ndalimin e shtypjes së klasave të ultë të shoqërisë duke mos i bërë padrejtësi asnjërës klasë. Gjithashtu agjërimi ua shton muslimanëve dashurinë, mëshirën e ndihmën ndaj njëri-tjetrit. Kur i pasuri ndien urinë gjatë agjërimit, i kujtohet se vëllai i tij musliman e ka atë uri tërë jetën e tij dhe ia dhuron një pjesë të pasurisë së tij, me të cilën largon urrejtjen e të varfrit ndaj të pasurit dhe ajo urrejtje zëvendësohet nga dashuria dhe harmonia ndërmjet tyre e me këtë arrihet paqja dhe mirëkuptimi ndërmjet shtresave të shoqërisë.


Urtësia e edukimit dhe moralit

Agjërimi e bën njeriun më të durueshëm dhe e mëson si t’u përballojë vështirësive të rënda dhe ia shton bindjet, ia rrit ambiciet.


Urtësia e shëndetit

Stomaku është shtëpia e pothuaj të gjitha sëmundjeve, kurse ruajtja nga sëmundjet është kryet e shërimit, kështu qe është e domosdoshme për stomakun qe të marrë pushim e freskim për një kohë, që të ketë mundësi të ripërgatitet për punë të re pas mundimeve në tretjen e ushqimit.

Pra, këto ishin pak nga urtësitë e fshehtësitë e Allahut të Lartësuar në obligimin e agjërimit. Për numërimin e të gjitha urtësive të agjërimit do te ishte e nevojshme të shkruheshin vëllime të shumta për aq sa dinë për urtësitë e agjërimit dijetarët, kurse urtësitë që di Allahu i Lartësuar janë të panumërta.


Agjërimi

Hadithi i parë

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Muhamedi salallahu alejhi ue selam se ka thënë: “Askush mos të agjërojë para Ramazanit për një apo dy ditë, përveç nëse dikush zakonisht ka agjëruar, atëherë le të agjërojë.”


Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Qëllimi i sheriatit është që të bëjë dallimin ndërmjet ibadeteve dhe adeteve, po ashtu qëllimi i sheriatit është që të bëjë ndarjen nga ibadetet farz dhe ibadetet sunet (vullnetare), që të kuptohet ndarja ndërmjet tyre.

Për këtë qëllim e ka ndaluar agjërimin para Ramazanit për një apo dy ditë, në mënyrë që përgatitja e njeriut për agjërimin e Ramazanit të jetë sa ma e mirë.

Këtu përjashtohet ai që ka agjëruar përherë të hënën apo të enjten apo i ka mbetur agjërim kaza e nuk i ka mbetur më kohë apo agjërimi i zotimit (kur është zotuar se do të agjërojë për Allahun). Në këto raste i lejohet që të agjërojë, se ky është agjërim i shkakut, për dallim nga agjërimi nafile (vullnetar), e më së paku për ndalesën e tij mund të themi se është mekruh (e qortuar).


Dobitë që mund të marrim nga ky hadith
1- Ndalimi i agjërimit një apo dy ditë para Ramazanit.

2- Lejimi i agjërimit një a po dy ditë para Ramazanit, të hënën apo të enjten, për atë që e ka pasur zakon t’i agjërojë këto ditë.

3- Urtësia për këtë ndalesë: Që të bëhet ndarja e adhurimeve farze (të obligueshme) nga ato sunete si dhe përgatitja më e mirë për Ramazan, me vullnet më të madh dhe me mall më të madh për agjërimin e tij. E po ashtu kur të përmendet agjërimi i Ramazanit, të ketë një kuptim të veçantë e të dalluar nga agjërimet e tjera vullnetare.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:22
Kapitulli i agjërimit (2)



Hadithi i dytë

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Kam dëgjuar Resulullahun salallahu alejhi ue selem të thotë: “Agjëroni pasi ta shihni atë (hënën e re) dhe ndërpriteni agjërimin (në fund të muajit), kur ta shihni atë. Nëse është e fshehur, atëherë prisni derisa të kalojnë tridhjetë ditët e muajit Shaban.”


Fjalët e panjohura

Gume: që do të thotë nëse shikimi i Hënës është i penguar nga retë.
Fkduru leh: që do të thotë llogaritni dhe plotësoni 30 ditët e Shabanit (i cili është para Ramazanit).


Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Rregullat e sheriatit vendosen sipas argumenteve të vërtetuara dhe ndërrohen vetëm me ndonjë argument bindes.

Shembull i kësaj: Konsiderimi i muajit Shaban (mosobligimi me agjërim) për derisa nuk shihet hëna e re e Ramazanit. Për këtë, Muhamedi salallahu alejhi ue selem e ka bërë të varur fillimin e muajt Ramazanit si dhe përfundimin e tij nga shikimi i hënës, ashtu që kur muaji Shaban i ka 29 ditë dhe nuk ka mundësi që ta shohim hënën e re për shkak të reve të dendura, në këtë rast plotësohen 30 ditë të muajit Shaban e atëherë është vërtetuar se ka mbaruar muaji i Shabanit e ka filluar muaji i Ramazanit dhe është obliguar agjërimi. Siç e cekëm më parë, konsiderimi i rregullave në baza e argumente themelore përderisa nuk ka argumente bindëse për ndërrimin e tyre.
Mospajtimi i dijetarëve rreth agjërimit të ditës së 29-të të muajit Shaban

Dijetarët islamë nuk janë në ujdi lidhur me agjërimin e ditës së 29-të të muajit Shaban, nëse shikimi i hënës pengohet nga retë.


Mendimet e dijetarëve për këtë çështje

Siç është e njohur në medhhebin hanbeli , mendimi i shumë nga dijetarëve të këtij medhhebi është agjërimi i ditës së 29-të të Shabanit. Sipas komentimit të hadithit ku thuhet: “dajku” (kufizim apo ngushtim) ngase këta e kanë kuptuar dajku (ngushtoj) ashtu që të llogaritet Shabani 29 ditë.

Ky është njëri nga transmetimet e Ahmed bin Hnbelit. Ky mendim është i transmetuar edhe nga një grup sahabësh, si: Ebu Hurejra, Ibën Omeri, Aishja dhe Esma, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Kurse xhumhuri (shumica e dijetarëve) si: Maliku, Ebu Hanifja, Shafii, kanë mendimin se nuk është obligim që të agjërohet kjo dit. Po edhe nëse agjërohet me nijet për Ramazan, nuk do të numërohet për të.

Këtë mendim e zgjodhi edhe dijetari i njohur Ibën Tejmije dhe ka thënë: “Transmetime të shumta nga dijetarët e medhebit hanbeli se ky është edhe mendimi i Ahmed Ibën Hambelit.” Thotë shkrimtari i librit të njohur “Elfuru”, i medhhebit hanbeli: “Nuk kam gjetur askund në medhhebin hanbeli se ai e konsideron të obligueshme agjërimin e kësaj dite e as që vlen t’i atribuohet atij ky mendim.”

E zgjodhën këtë transmetim të medhhebit hanbeli edhe dy nga dijetarët më të mëdhenj të medhhebit hambeli, Ebu Hatabi dhe Ibën Akili.
Argumenti i këtyre dijetarëve është hadithi që transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra: “Agjëroni pasi ta shihni atë (hënën e re) dhe ndërpriteni agjërimin (në fund të muajit) kur ta shihni atë (hënën e re). Nëse është e fshehur, atëherë plotësoni tridhjetë ditët e muajit Shaban.” Ky hadith si dhe hadithe të ngjashme me këtë na bëjnë që të kuptojmë se fjala e Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “Fakduru leh” (llogariteni apo përcaktoni), që ka për qëllim llogariteni Shabanin 30 ditë të plota.

Më së miri e ka perceptuar këtë temë dijetari i njohur Ibn El-Kajiim El-Xheuzijeh në librin e tij të shquar “El-Hedji”, ku ka përkrahur mendimin e xhumhurit të dijetarëve si dhe e bëri të pavlefshëm mendimin e të tjerëve. Ai e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë transmetim të qartë prej sahabëve, përveç Ibën Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të, që ka medhheb elhtijat (që do të thotë se Ibën Omeri e ka pasur zakon që në çështje të fesë të zgjedhë atë mendim i cili është më shumë i saktë, edhe nëse ka qenë më i vështirë, por më i sigurt), siç thotë edhe Ibën Tejmije: “Obligimi i agjërimit të ditës së dyshimtë (29 Shabanit) nuk ka kurrfarë baze në medhebin hanbeli e as ndonjë nga dijetarët e medhhebit hanbeli, edhe nëse disa prej tyre kanë menduar se është obligim agjërimi i saj. Argumentet e sheriatit janë shumë të qarta se kujdesi i tepërt dhe zgjedhja e asaj që është më e vështirë gjithmonë, vetëm që ta qëllojmë hakun, nuk është e obliguar e as e ndaluar.


Mospajtimi i ulemave rreth çështjes se nëse shihet hëna në një vend, a është obligim agjërimi për gjithë besimtarët e tjerë në botë?

Ajo që është më e njohur në medhhebin hanbeli dhe pasuesit e tij është obligimi i agjërimit për të gjithë muslimanët ne të gjitha vendet e botës meqë është vërtetuar hyrja e Ramazanit. Atëherë është bërë obligim edhe agjërimi si dhe rregullat e tjera që i përkasin agjërimit. Këtë mendim e ka Imam Ahmedi dhe Ebu Hanifja.
Kurse shumë të tjerë nga fukahatë kanë mendimin se nuk është obligim që të agjërohet në të gjithë botën në të njëjtën ditë për arsye se për banorët e çdo qyteti ka shikim të veçantë të hënës. Ky është mendimi i Kasim ibn Mumamedit, Salim bin Abdullahut dhe Is’hakut. Ky mendim është i bazuar në këtë transmetim nga Kurejbi, që thotë: “Udhëtova për në Sham. Erdhi muaji i Ramazanit e unë isha në Sham dhe e pamë hënën natën e xhuma. Pastaj u ktheva nga Shami në Medinë në fund të muajit të Ramazanit. Duke biseduar me Ibën Abasin më pyeti se kur e keni parë hënën e Ramazanit në Sham. I thashë natën e Xhuma, kurse ai më tha se ne e kemi parë natën e shtunë dhe do të vazhdojmë të agjërojmë derisa t’i plotësojmë 30 ditë të Ramazanit, vetëm nëse e shohim hënën e re të Shevalit. I thashë: A nuk më mjafton përcaktimi i shikimit të hënës nga Muaviu, Allahu qoftë i kënaqur me të, e më tha jo.” Kështu na ka urdhëruar ne Muhamedi salallahu alejhi ue selem.”

Kurse për Imam Shafiun, ajo që është më e njohur prej tij, është se nëse ndryshon shikimi i një vendi nga vendi tjetër sipas lartësive mbidetare që shikohet hëna prej tyre, atëherë çdo vend do të ketë rregulla të veçanta. E nëse lartësia e atyre vendeve është njësoj, atëherë për ata do të jenë të njëjtat rregulla. Ky është edhe mendimi i Ibën Tejmijes. Thotë dijetari Ibn El-Meerakishi në librin e tij “Adhbë ezelzalë fi mebahith rujet elhilal”, se nëse është largësia ndërmjet dy vendeve më pak se 2226 km, atëherë hëna e tyre (agjërimi i tyre) është njësoj e nëse largësia ndërmjet dy vendeve është më e madhe, atëherë edhe fillimi i agjërimit të tyre ka mundësi që të ndryshojë.


Dobitë që mund të marrim nga ky hadith

1-Fillimi i agjërimit të Ramazanit është i varur nga shikimi i hënës. Dijetari Ibn Dekik el-Iid e konsideron si të pavlefshme llogarinë sipas astronomëve. Po ashtu dijetari Sana-ani thotë: “Nëse do e konsideronim shikimin e hënës sipas astronomëve të cilët konstatojnë fillimin e muajit sipas studimeve planetare, atëherë nuk do ta dinte fillimin e agjërimit askush përveç një pakice shumë të vogël të njerëzve. Kurse ligjet e sheriatit janë të vendosura në atë formë që kanë mundësi t’i kuptojnë të gjitha shtresat e njerëzimit.

2- Gjithashtu edhe fundi i Ramazanit është i varur nga shikimi i hënës.
3- Nëse nuk shohin hënën e re, atëherë e lënë derisa të plotësohen 30 ditë të Shabanit, e atëherë është i sigurt fillimi i Ramazanit. E po ashtu, nëse nuk e shohin hënën e Shevalit pas 29 ditëve të Ramazanit, duhet t’i plotësojnë 30 ditë agjërim të Ramazanit.

4- Nëse hëna është e padukshme nga retë, atëherë e lëmë derisa të plotësohet muaji Shaban 30 ditë. Sana-ani thotë: “Xhumhuri i fukahave dhe muhadithinëve është se qëllimi i fjalës së Muhamedit salallahu alejhi ue selem “fakduru” (përcaktoni) ka për qëllim plotësimin e muajit Shaban me 30 ditë.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:23
Një ditë në Ramazan!

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, ndërsa salavatët dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

Në vijim:
Muaji i Ramazanit veç ka filluar gjithashtu me të kanë filluar adhurimet e çmuara. Që mos t’i humbasim tërë mirësitë e mëdha të këtij muaji, duhet patjetër që t’ia bëjmë vetës një program, se si duhet të angazhohemi gjatë këtij muaji.

Disa këshilla:
• Ky program i përgaditur mund të realizohet sipas mundësive të secilit person.
• Namazi duhet të jetë bazë kaluese prej një kohe në tjetrën.
• Nëse të ka humbur diçka nga ky program mundohu ta kompenzosh më vonë, mos e le të tërin!
• Kujdesu që kohën e lirë ta shfrytëzosh të tërën, siç mund të jetë: Udhëtimi, pritja e namazit, ndonjë pushim në punë. Shfrytëzoi këto duke përmendur All-llahun, duke bërë istigfarë apo duke lexuar Kur’an!
• Mundohu që këtë program ta praktikojnë edhe të afërmit e tu!
• Kujdesu që ta përmirësosh besimin tënd!




Dhjetë kohët

1. Koha e syfyrit
• Dy rekate namaz, apo më tepër, jo të gjata (namaz nate).
• Të hash syfyr. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet!”
• Të bësh Istigfarë, të kërkosh falje nga All-llahu për mëkatët e bëra.
2. Koha e Sabahut
• T’a përsëritësh ezanin kur muezini e thërret.
• Kur të hysh në xhami ta bësh nijetin për itikaf, sado që të rrish dhe kurdo që të hysh.
• Thuaje duanë e hyrjes në xhami (Bismil-lah, ves-salatu ves-selamu ala resulilah. All-llahume Igfir li dhunubi vef-tah li ebvabe rahmetik, Shqip: Në Emër të All-llahut, Salavate dhe Selame mbi të Dërguarin e All-llahut. O All-llah, m’i fal mëkatët e mia dhe m’i hap dyert e mëshirës sate!).
• Duaja në mes të Ezanit dhe Ikametit nuk kthehet.
• Duatë pas namazit.



3. Koha deri në lindjen e diellit
• Kush e fal namazin e Sabahut me xhemat dhe më pas qëndron duke e përmendur All-llahun deri që të lind dielli dhe pastaj i fal dy rekate e ka sevapin sikur sevapin e haxhit dhe umres, të plotë... të plotë... të plotë... (Hadith i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]) Gjatë kësaj kohe mund të lexohet edhe Kur’an, lutjet e mëngjesit apo edhe dua. Pastaj, 20 minuta pas lindjes së diellit t’i falësh 2 rekate, 4, 6, apo 8 rekate.



4. Koha në punë apo në shkollë
• Të punosh në mënyrë të përpiktë dhe pa hile është adhurim dhe kjo ta mundëson që ta fitosh rriskun hallall.
• Kujdes që mos ta lëndosh dikë dhe mos ia kthe dikujt të keqen me të keqe, por me të mirë!



5. Pas punës deri në kohën e Ikindis
• Të pushoh në këtë kohë është sunnet, kuptohet nëse nuk i takon gjatë orarit të punës. Kjo duke pasur për qëllim që të fuqizohesh për adhurim.
6. Prej Ikindis deri në Aksham
• Ta falësh namazin e Ikindis me xhematë.
• Pas namazit të Ikindis të jetë ulja ditore me familjen për t’ua lexuar (mësuar) Kur’anin apo ndonjë libër tjetër fetar.
• Thënia e lutjeve të mbrëmjes.



7. Prej Akshamit e në Jaci
• Ta presësh i gëzuar Iftarin.
• Të bësh dua-lutje kur të bësh iftar, sepse lutja në këtë kohë nuk kthehet.
• Ta bësh duan e Iftarit: Dhehebe Edh-dham’u veb-telet el-uruk ve thebete el-exhru, in-sha All-llahu. Shqip: U shua etja, u mbushen damarët dhe u fitua shpërblimi, nësë do All-llahu.
• Falja e namazit të akshamit me xhematë.



8. Namazi i Jacis dhe Taravija
• Të mos e teprosh me ushqim në iftar sepse kjo të ndihmon të jesh i zellshëm dhe i vëmendëshëm në namaz.
• Nëse ke mundesi ta zgjedhësh xhamin, në të cilën përfundohet i tërë Kur’ani duke e lexuar në namaz të taravisë.
• Është mirë që t’i thërrasësh shokët e tu për në xhami, që të jetë kjo një mënyrë e davetit.
• Të shkohet në xhami pa fëmijë, nëse ka mundësi. Sepse fëmijët mund të bëjnë zhurmë dhe kjo i pengon falësit gjatë namazit.



9. Pas Taravije e deri në kohën e gjumit
• Të lexosh diçka nga Kur’ani.
• Të bësh ndonjë punë të vlefshme, siç mund të jetë: T’i vizitosh të afërmit, etj.



10. Koha e Gjumit
• Ta bësh nijet se po fle për t’u fuqizuar për ibadet.
• Të flesh i pastër, në krahun e djathtë dhe t’i thuash lutjet.
• Nuk bën që ta humbësh kohën duke shikuar televizorin.



Disa ditë të veçanta

Dita e Xhuma (gjatë tërë vitit, jo vetëm në ramazan).
• Të pastruarit në ditën e Xhuma.
• Të thënurit e tekbirëve gjatë shkuarjes në namaz.
• Të parfumosurit.
• Leximi i sures Kehf.
• Ruajtja e kohëve kur pranohet Duaja (në orët e fundit të ditës deri në aksham).
• Të thënurit shpesh të salavatëve mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
• Të përqendruarit gjatë ibadetëve.
• Vizita e të afërmëve dhe shoqërisë.



Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit

• Kur hynin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] falte namaz tërë natën dhe zgjonte familjen e tij dhe ishte i rreptë për të bërë Ibadet.
• Është mirë që mos të angazhohemi me punë tjera gjatë këtyre ditëve.
• Të qëndruarit në Itikafë.
• Falja e namazit të natës.
• Të kujdesurit për natën e Kadrit (që është në netët teke gjatë të dhjetave të fundit. Kjo është një dhuratë nga All-llahu, e cila nuk luan nga caku përveç për atë, që është munduar gjatë tërë muajit.
• Dhënia e sadekatul-Fitrit, sepse është farz.
• Mos ta humbim shumë kohën me përgaditje për bajramin, kjo le të bëhët para Ramazanit, ose para dhjetë ditëve të fundit.
Ditët e Bajramit
• Vizita e të afërmëve, shokëve, fqinjëve dhe miqëve duke ua uruar atyre Bajramin me duanë: “All-llahu na i pranoftë ibadetet!”
• Duhet t’i gëzojmë fëmijet duke u blerë dhurata; rrobe, lojra, etj.
• Të shtrohet sofra më mirë se herëve të zakonta.
• T’i gëzojmë të varfërit me sadaka.



Çka pas Ramazanit?
• Ramazani është program që të ushtron për ibadet për tërë vitin.
• Si shenjë që të është pranuar ibadeti gjatë Ramazanit është vazhdimi i ibadetit edhe pas ramazanit, duke e shtuar edhe më tepër atë. Gjithashtu të realizohet devotshmëria e plotë në Ramazan dhe pas tij.
• Ramazani të përcillet me 6 ditë agjërim në muajin që vjen pas, shevalin.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:24
Kapitulli i agjërimit (3)



Hadithi i tretë

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem se ka thënë: “Bëni syfyr ngase ne syfyr ka bereqet.”

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka preferuar vonimin e syfyrit, domethënë të ngrënët dhe të pirët në fundin e natës (deri në kohën e imsakut), në mënyrë që përgatitja për agjërim të jetë sa më e mirë. Le të numërojmë disa urtësi të Allahut në zgjimin për syfyr.

Zbritja e bereqetit, që përfshin dobi për këtë botë dhe për botën tjetër

Prej bereqetit të syfyrit është ajo që i mundëson njeriut të përgatitet që të bëjë më shumë ibadet gjatë ditëve te agjërimit, ngase i urituri dhe i eturi bëhen më neglizhentë ndaj adhurimit të Allahut.

Prej bereqetit të syfyrit është se ai që zakonisht ngrihet në syfyr, nuk është i neveritur nga agjërimi, përkundrazi. Kush nuk ngrihet në syfyr është shumë i lodhur nga agjërimi dhe agjëron me vështirësi.

Prej bereqetit të syfyrit është shpërblimi i madh që arrihet me pasimin e Sunetit të Muhamedit salallahu alejhi ue selem.

Po ashtu nga bereqeti i syfyrit është se ai që ngrihet për syfyr në fundin natës me këtë rast përmend Allahun dhe kërkon falje të mëkateve, pastaj fal namazin e sabahut me xhemat në xhami. Ndërsa atij që nuk zgjohet në syfyr edhe namazi i sabahut mund t’i kalojë me xhemat në xhami apo e fal pas lindjes së diellit dhe në këtë rast i humb shpërblim shumë i madh. Kjo është më se e vërtetuar, pasi shohim se numri i atyre që falin namazin e sabahut gjatë Ramazanit është shumë më i madh se jashtë Ramazanit.
Prej bereqetit të syfyrit është se ai është adhurim, nëse ai që ngrihet e bën nijet për të ndihmuar veten në adhurimin e Allahut të Lartësuar dhe në pasimin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem me këtë veprim. Allahu në fenë e Tij ka shumë urtësi dhe sekrete që nuk i di askush përveç Tij dhe kjo arrihet me pasimin e urdhrave të Tij.

Ç’mund të përfitojmë nga ky hadith?

1- Ngritja për syfyr është mustehab (diçka e pëlqyeshme, shpërblehet ai që e vepron dhe nuk ndëshkohet ai që e lë anash). Zbatohet urdhri i sheriatit me kryerjen e këtij suneti.

2- Arrihet bereqet me ngritjen në syfyr dhe nuk është mirë të lihet ky rast pa u shfrytëzuar. Bereqeti këtu përfshin veprimin e personit dhe ushqimin që ka për të ngrënë .

3- Urdhri i Muhamedit salallahu alejhi ue selem për ndonjë çështje në fe (sipas ulemave të usulit) e bën kryerjen e atij obligimi vaxhib (që ai urdhër të kryhet medoemos). Por në këtë rast bëhet përjashtim duke marrë parasysh veprimin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, kur ai lidhte agjërimin e një dite me ditën tjetër pa ngrënë iftar e as syfyr ndërmjet tyre. Kështu që urdhri me këtë rast bie prej vaxhibit (që të kryhet medoemos) në mustehab (gjest i pëlqyeshëm që shpërblehet nga Allahu i Lartësuar).

4- Mendimi i sufistëve është se nuk bën të hahet shumë në syfyr, ngase ngrënia e tepërt është në kundërshtim me urtësinë e agjërimit, si zbutjen e epshit nga ushqimi si dhe marrëdhëniet intime. Kurse të tjerët iu përgjigjën atyre se qëllimi i agjërimit nuk është për qëllim pakësimi i ushqimit dhe i pijes, por zbatimi i urdhrit të Allahut për të mos ngrënë dhe pirë në kohë të caktuar.

Hadithi i katërt

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Zejd bin Thabiti se ka thanë: “Kemi bërë syfyr me Muhamedin salallahu alejhi ue selem e më pastaj u ngritëm për të falur namazin e sabahut.” Thotë Enesi: “E pyeta Zejdin se sa ka pasur diferencë kohe ndërmjet ezanit dhe syfyrit? Ai tha “pesëdhjetë ajete”.

Sqarim: Fjala ezan në këtë hadith ka për qellim ikametin (e për të kuptuar këtë më mirë do të përmendin një hadith të Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “Ndërmjet çdo dy ezanëve falen dy rekate.” E përsëriti këtë tri herë e në të tretën tha për atë që do.” (Ajo që ne deshëm të argumentojmë me këtë hadith është se ka mundësi që edhe ikameti të quhet ezan.)

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Transmeton Enesi bin Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga Zejd bin Thabiti, se ai ka bërë syfyr me Muhamedin salallahu alejhi ue selem. Nga kjo kuptohet se ka qenë sunet i Muhamedit salallahu alejhi ue selem që të ngrihej për syfyr pak para sabahut. E për këtë, kur e mbaroi syfyrin, u zgjua menjëherë për të falur sabahun. Enesi e pyeti Zejdin se sa ishte diferenca kohore ndërmjet ikametit dhe syfyrit dhe ai iu përgjigj sa këndohen pesëdhjetë ajete kuranore.

Ç’mund të përfitojmë nga ky hadith?

1- Vlera e vonimit te syfyrit deri në kohën e sabahut
2- Shpejtimi me faljen e namazit të sabahut pas imsakut posa të hyjë koha e tij.
3- Koha e imsakut është kur drita e agimit fillon të vërehet, siç thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: “Hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim.” (El-Bekare: 187) Dhe nga kjo kuptojmë se atë ajo që bëjnë njerëzit në lidhje me dy kohët: koha e imsakut dhe koha për ezanin e sabahut është bidat dhe për këtë nuk ka asnjë argument në fenë e Allahut të Madhëruar, po ajo në realitet është vetëm ves (cytje) nga shejtani, që t’ua koklavisë njerëzve çështjet e fesë së tyre, se sipas Sunetit të Muhamedit salallahu alejhi ue selem se imsaku është në fillim të agimit, kur ku fillon koha e namazit të sabahut.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:24
Kapitulli i agjërimit (4)



Hadithi i pestë: “Transmeton Aishja dhe Esma, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, se Muhamedi salallahu alejhi ue selem pas imsakut është zgjuar në mëngjes i papastër – xhunub nga kontakti martesor, pastaj është pastruar ( ka marrë gusul) dhe ka vazhduar agjërimin.”

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Ka pasur raste kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka pasur me bashkëshortet e tij marrëdhënie seksuale gjatë netëve të Ramazanit e ka ndodhur që ka ardhur koha e sabahut dhe ai ishte xhunub (ende i papastruar nga kontakti bashkëshortor) dhe e kapte koha e sabahut e pas hyrjes së kohës së sabahut, pastrohej dhe e falte namazin e sabahut dhe e plotësonte agjërimin e asaj dite.

E kjo është rregull për agjërimin e muajit të Ramazanit si dhe për agjërimin vullnetar jashtë muajit të Ramazanit. Ky është mendimi i xhumhurit të ulemave (shumica e dijetarëve). Nuk e ka kundërshtuar këtë mendim përveç një pakice, kundërshtimi i të cilëve është i pavlefshëm. Disa nga dijetarët transmetojnë se në këtë çështje ka ixhma të ulemave (bashkimi i mendimit të dijetarëve të umetit të Muhanedit salallahu alejhi ue selem në një kohë të caktuar për një çështje të caktuar).

Ç’mund të përfitojmë nga ky hadith:

1- Atë që e ka mbërritur koha e sabahut duke qenë xhunub, agjërimi i tij është i plotë .

2- Me këtë rast bëhet kijas (krahasim) me atë që ejakulon në gjumë (është zgjuar xhunub) e kjo ka më shumë përparësi sesa rasti i parë (që agjërimi është i plotë kur njeriu me vetëdëshirën e tij e mbërrin sabahu duke qenë xhunub), kurse atij që i ndodh pa dëshirë ka përparësi më shumë për këtë lehtësim.

3- Nuk ka dallim për këtë çështje, kjo vlen si për agjërim farz edhe për atë që është sunet (vullnetar), si për atë agjërim që është gjatë muajit të Ramazanit po ashtu edhe për atë agjërim që është jashtë Ramazanit.

4- Lejimi i marrëdhënieve seksuale bashkëshortore gjatë netëve të muajit Ramazan qoftë edhe pak para kohës së imsakut. Disa dijetarë kanë argumentuar lejimin e agjërimit të atij që është xhunub me këtë ajet kuranor:” Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja.” (El-Bekare: 187). Ngase ky ajet lejon marrëdhëniet seksuale bashkëshortore gjatë netëve të Ramazanit në tërësi pa përjashtuar ndonjë pjesë të natës, e nga ajo pjesë e natës është edhe pjesa para kohës së imsakut. Kështu që ka mundësi që pas marrëdhënieve nuk mjafton koha për (gusul) pastrim nga xhunubllëku e kjo është një nga argumentet që nxjerrin dijetarët e usuli fikhut.

5- Vlera e madhe e grave të Muhamedit salallahu alejhi ue selem si dhe bamirësia e tyre ndaj këtij umeti.

Ngase gratë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem (nënat e besimtarëve), Allahu qoftë i kënaqur me to, na kanë transmetuar dituri shumë të madhe për këtë umet, posaçërisht për ato çështje që i përkasin rrethit të ngushtë familjar. Këto sunete (vepra të Muhamedit salallahu alejhi ue selem) nuk do të kishte mundësi dikush tjetër të na i transmetonte përveç tyre, Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me to dhe i bëftë të kënaqura.

Hadithi i gjashtë

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kush harron gjatë agjërimit dhe pi e ha, le ta vazhdojë agjërimin sepse Zoti e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë." (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Maliku.)

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit
Ky hadith na jep të kuptojmë se feja islame është e lehtë dhe nuk e ngarkon njeriun me atë që nuk ka mundësi, por vetëm brenda mundësive të tij si dhe duke mos e marrë në llogari për atë që nuk ka mundësi dhe për atë që ndodh jashtë dëshirës së tij.

Për këtë arsye, kushdo që gjatë agjërimit të tij duke filluar nga ai i Ramazanit e po ashtu edhe agjërimi vullnetar jashtë Ramazanit ha ose pi nga harresa apo ka bërë gjëra të tjera që e prishin agjërimin nga harresa, le ta plotësojë agjërimin e tij se agjërimi i tij është i plotë. Duke u nisur nga ajo se ai ato veprime nuk i ka bërë me vetëdëshirë e me qëllim, por ajo ishte një mirësi nga Allahu, që deshi ta ushqejë e ta freskojë, por edhe njëherë do të themi, që të mos keqkuptohet, se kjo vlen vetëm në atë rast kur ndodh nga harresa.

Mospajtimi i dijetarëve për këtë çështje.

Xhumhuri (shumica) e dijetarëve mendon se ngrënia apo pirja nga harresa nuk e prish agjërimin.
Kurse mendimet e tyre ndryshojnë sa i përket çështjes së marrëdhënieve seksuale gjatë agjërimit, se a është e njëjtë sikurse çështja e ngrënies dhe e pirjes apo jo.
Mendimi i imam Ahmedit dhe i pasuesve të tij është se marrëdhëniet seksuale e prishin agjërimin qoftë edhe nga mosdija apo harresa. Po ashtu, nëse ndodh gjatë ditëve të Ramazanit është obligim kefarja (shpagimi i shkeljes së kësaj rregulle agjërimit) e ky është si mendim i veçantë i imam Ahmedit . E argumentimi i tij për këtë çështje është përkufizimi i hadithit vetëm për ato gjëra që i ka përmendur, si : ngrënien dhe pirjen, duke përjashtuar marrëdhëniet seksuale, çka jep të kuptohet se ato bëjnë përjashtim nga kjo rregull. Gjithashtu edhe bërja e marrëdhënieve nga harresa pothuajse është e pamundshme për dallim nga ngrënia dhe pirja.

Mendimi i shumicës së dijetarëve, si Ebu Hanifja, Shafiiu, Daudi, IbnTejmije e shumë të tjerë, se marrëdhëniet seksuale nga harresa nuk e prishin agjërimin duke e argumentuar mendimin e tyre si vijon:

Një: Siç transmeton Hakimi hadithin nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Kush e prish agjërimin në Ramazan nga harresa, nuk e përsërit atë ditë e po ashtu nuk ka nevojë për shpagim të asaj dite.”
Thotë Ibën Haxheri: “Ky është hadith sahih.” Pra, kjo është përfshirës si për marrëdhënie seksuale apo gjithçka tjetër që e prish agjërimin.

Dy: Argumentet e sheriatit argumentojnë për këtë. Nga Kurani: "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë.” (El-Bekare: 286) Po ashtu edhe nga Suneti: “I është falur umetit tim ajo që bëhet nga paqëllimi, nga harresa si dhe ajo për të cilën janë detyruar me dhunë.”
Tre: Kundërshtuesit e këtij mendimi bashkohen me mendimin e dytë të dijetarëve, se për bërësin e këtij veprimi nuk ka mëkat.
E nëse sheriati i ka lënë arsye për diçka nga harresa (ngrënie e pirje), ajo përfshin në tërësi të gjitha gjërat që e prishin agjërimin, edhe marrëdhëniet seksuale bashkëshortore, e për përjashtim nuk ka kurrfarë argumentimi
Xhumhuri i është përgjigjur argumentit të hanbelive se në këtë hadith është përmendur ushqimi, por për qëllim është gjithë ajo që e prish agjërimin.

Ç’mund të përfitojmë nga ky hadith?

1- Agjërimi i atij që ha e pi apo ka bërë marrëdhënie seksuale bashkëshortore nga harresa, është i plotë. Nuk është e nevojshme të përsëritet.

2- Nuk ka mëkat për ngrënie dhe pirje nga harresa sepse ai nuk e ka e bërë me vetëdije e me vetëdëshirë.

3- Kuptimi se “Allahu e ka ushqyer” është se ajo ka ndodhur pa dëshirën e tij, se Allahu ia ka bërë kader (caktim) harresën që të hajë e të pijë dhe se prapë agjërimi i tij është i vlefshëm dhe i plotë.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:25
Kapitulli i agjërimit (5)



Hadithi i shtatë: Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: "Kemi qenë ulur me Profetin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të, dhe erdhi një person dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, u shkatërrova!” Ai tha: “Çfarë ke?” Tha: “Bëra marrëdhënie me gruan time ja Resulallah.” I Dërguari tha: “A ke rob që ta lirosh?” Tha: “Jo.” I tha: “A mund të agjërosh dy muaj të njëpasnjëshëm?” Tha: “Jo.” I tha: “A mund të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Tha: “Jo.” Duke qenë kështu, vjen Profeti me një sahan me hurma dhe tha: “Ku është pyetësi?” Tha: “Ja, këtu.” Profeti i tha: “Merri dhe jepi sadaka këto.” Personi tha: “A ka më të varfër se unë, o i Dërguar? Nuk ka mes këtyre dy kodrave njëri më të varfër se unë.” Profeti qeshi dhe i tha: “Shko e ushqe familjen tënde.” (Buhariu dhe Muslimi)

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Sahabi i quajtur Seleme bin Sah’r erdhi te Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tronditur për atë që i kishte ndodhur dhe tha: “Jam shkatërruar o i Dërguar i Allahut!” Muhamedi salallahu alejhi ue selam i tha: “Çfarë ke bërë që të shkatërrohesh?” E ai i tha që ka bërë marrëdhënie intime me gruan e tij duke qenë agjërueshëm në muajin Ramazan. Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk u soll ashpër me të, por qetazi i tha: “A ke mundësi që ta lirosh një rob si shpagim për atë që ke bërë?’’ Ai tha jo. “A ke mundësi të agjërosh dy muaj pa ndërprerë?” Ai tha se nuk mundej, sepse kjo i kishte ndodhur vetëm nga agjërimi, për shkak se ishte i goditur nga një lloj sëmundjeje e jashtëzakonshme, që kishte një mundim shumë të madh dhe që i largohej vetëm pas marrëdhënieve intime bashkëshortore.
Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha: “A ke mundësi t’i ushqesh 60 te varfër, për çdo të varfër nga një “mud” shinik (enë druri e rrumbullakët, që shërben si njësi matëse e drithit) me grurë apo diçka tjetër?” Ai tha jo. Heshti Muhamedi salallahu alejhi ue selem për disa çaste. Mbas një kohe erdhi një sahab, siç e kishin traditë me një enë me hurma me masë 15 sa’a (sa’i është një lloj ene e cila përdoret si njësi matëse dhe arrin vëllimin e katër palë grushteve të një njeriu të rëndomtë. Pesha e kësaj sasie (vëllimi i një sa’i) sipas njësive matëse bashkëkohore sillet përafërsisht rreth 2156 gramë.) Sahabi erdhi që t’i jepte ato sadaka (lëmoshë) te Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Muhamedi salallahu alejhi ue selem tha: “Ku është pyetësi?” Ai tha: “Ja, këtu.”

I tha: “Merri këto hurma dhe jepi sadaka, që të jenë shpagim për mëkatin që ke bërë.” Sahabi, i cili pak më herët erdhi i thyer shpirtërisht për mëkatin që kishte bërë, mbasi gjeti te Muhamedi salallahu alejhi ue selem qetësi, siguri e mëshirë, filloi të shpresonte edhe më shumë te mirësia e Allahut me atë që ishte në dorën e më të mëshirshmit për njerëzimin nga njerëzit (Muhamedi salallahu alejhi ue selem) dhe i tha: “A t’i jap ato hurma sadaka kur nuk ka më të varfër se unë në Medinë, o i Dërguar i Allahut?” Ai u betua për Allahun e Madhëruar se nuk kishte më të varfër në Medinë se ai.

Atëherë Muhamedi salallahu alejhi ue selem u mahnit me atë sahab, se si ai në fillim kishte ardhur i frikësuar me brengë në shpirt duke kërkuar zgjidhje nga ajo që kishte bërë, por pastaj u kthye i qetë dhe me ushqim për të dhe familjen e tij. Me në fund i dha leje atij që të hante prej tyre dhe të ushqente familjen e tij.
Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi njeriun më të mirë e më të mëshirshëm, Profetin e Allahut të Lartësuar, Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

Mendimet e dijetarëve për këtë çështje

1- Të gjithë dijetarët janë të pajtimit për kefaren (shpagimin) e atij që me qëllim ka bërë marrëdhënie intime në Ramazan.
2- Kanë rënë në mospajtim për atë që ka bërë marrëdhënie nga harresa. Siç e kemi përmendur më parë, ajo që është e saktë është se nuk ka nevojë për kefare (shpagim) nga harresa.

3- Dijetarët janë në mospajtim nëse shpagimi është sipas zgjedhjes së personit të caktuar apo sipas radhitjes, siç është përmendur në hadith?
Imam Maliku, imam Ahmedi në njërin nga dy transmetimet e transmetuara nga ai, kanë mendimin se shpagimi është sipas dëshirës që zgjedh shpaguesi nga këto tri gjëra. E këta dijetarë mendimin e tyre e argumentojnë me hadithin që transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra, se një njëri kishte prishur agjërimin e Ramazanit dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selem e kishte urdhëruar për shpagimin e prishjes së agjërimit me lirimin e një robi apo agjërimin e dy muajve pa ndërprerë apo ushqimin e 60 të varfërve. Muhamedi salallahu alejhi ue selem ia bëri të mundshme që të zgjedhë se cila i vjen më lehtë.

Kurse mendimi i dytë, që është mendimi i xhumhurit (shumicës së dijetarëve), si: Shafiij, Ebu Hanife, ajo që më shumë është e njohur nga transmetimet nga imam Ahmedi, Thouri si dhe Euzai, flet se ata janë të mendimit se shpagimi i marrëdhënieve intime në Ramazan është sipas radhitjes së cekur në këtë hadith, duke u bazuar në hadithin të cilin e përmendëm në fillim, dhe i janë përgjigjur mendimit të parë të dijetarëve, se hadithi i cili jep mundësi për të zgjedhur nga këto tri gjëra është hadith i përgjithshëm, kurse hadithi tjetër ka sqaruar se qëllimi i shpagimit është sipas radhitjes. Pra, hadithi i dytë e ka shpjeguar të parin, në mënyrë që të përfitojmë dituri nga të dy hadithet.

Po ashtu, nëse marrim për bazë vetëm hadithin që jep mundësi për zgjedhje, atëherë nuk mund të punojmë me hadithin i cili jep të kuptojmë se shpagimi është sipas radhitjes, edhe pse të dy hadithet janë sahih (të sakta).

Mendimet e dijetarëve se a bie obligimi i shpagimit në rast të pamundësisë

Ajo që njihet në medhhebin hambeli si dhe një mendim në medhhebin shafij thonë se shpagimi bie në rast pamundësie, ngase Muhamedi salallahu alejhi ue selem ia lejoj atij njeriu që me atë ushqim të ushqejë familjen e tij. Po të ishte shpagimi për të, nuk do të kishte drejtë ta bënte atë.
Kurse mendimi i xhumhurit është se shpagimi nuk ka rënë në rast pamundësie, ngase në hadith nuk ka diçka me të cilën mund të argumentojmë për rënien e shpagimit. Përkundrazi, hadithi na jep të kuptojmë se shpagimi për të nuk ka rënë, duke u nisur nga ajo se Muhamedi salallahu alejhi ue selem, kur e përmendi shpagimin sipas radhitjes derisa arriti në ushqimin e të varfëve, në fund nuk i tha se ti je i liruar nga ky shpagim. Kjo na jep të kuptojmë se shpagimi atij i ka mbetur për ta kryer kur të ketë mundësi dhe kjo bazuar te kijasi, duke e krahasuar me të gjitha borxhet dhe kefaratet (shpagimet e tjera). Njeriu nuk lirohet prej tyre, por kurdo që i jepet mundësia, e ka obligim shpagimin. I tillë është edhe ky rast.

Kurse sa i përket asaj se si i është lejuar që me atë që shpaguan për vete të hajë edhe familja e tij, disa dijetarë kanë thënë se nëse shpagimin për të e bën dikush tjetër, atëherë i lejohet që edhe ai e familja e tij të hanë nga ai ushqim. Shpjegimi i këtij hadithi vijon inshallah në artikullin e radhës.
Sponsored content

 Agjerimi Empty Re: Agjerimi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi