Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Moulin Rouge premiera ekstravagante sukses në Tiranë Empty Moulin Rouge premiera ekstravagante sukses në Tiranë

29th April 2008, 17:57
Moulin Rouge premiera ekstravagante sukses në Tiranë


Mbrëmjen e djeshme, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit është ngjitur për herë të parë në formën e një musicali “Moulin Rouge”.

Premiera që do të shfaqet deri më 1 maj, është ndjekur me interes nga publiku, duke shënuar një tjetër sukses për producentët, tashmë të afirmuar të “musical” –it në skenën shqiptare, Holta Dulaku dhe Dritan Huqi. Në rolet kryesore kanë interpretuar Elsa Lila, Erlind Zeraliu dhe Sidrit Bejleri, si dhe artistë të tjerë: Enkel Gurakuqi, Gent Demaliaj, Roland Saro, Anjeza Përmeti, Donika Rahmallari, Alfred Zeneli, Erald Zela dhe trupa e baletit të TKOB-it. Koreografia i’u besua çiftit Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, ndërsa kostumet Ardi Asllanit. “Moulin Rouge” është një kërcim i befasishëm i ndjenjave. Ndërthurrja e atmosferës së shek.XIX në Paris me natyrën Bohemiane, stili dekadent nën tingujt e muzikës së fundshekullit XX, krijon një musical që hyn në kategorinë përtej ekstravagantes. Kjo histori ngre musical-et në një nivel të paprovuar më parë, elemente të cilët mund të ballafaqohen me një mjeshtëri pothuajse të dhimbshme për bukurinë e saj.

Kristian, një poet e shkrimtar, shkon kundër dëshirës së babait të tij në Paris. Atje gjendet në një atmosferë ideale për një shkrimtar të ri e të frymëzuar, në kërkim të një stili të lirë bohemian. Ai takon artistin Toulouse – Lautrec, pasi dhe duke u bashkuar me trupën e aktrimit. Kristian takon dhe bie në dashuri me yllin seksi e lozonjare të “Moulin Rouge”, Satinën (Elsa Lila). Por, Satina sëbashku me aktorët e tjerë duan të krijojnë një shfaqje, e cila do ta shndërrojë bukuroshen në një yll të skenës. Fatkeqësisht u mungojnë fondet. Në këtë moment pronari i Satinës i ka shpresat te një dukë. Duka pranon të financojë, por me kusht që Satina të jetë e mbërrthyer pas tij. Dashuria mes dy të rinjve, shkrimtarit Kristian dhe Satinës duhet të jetë sekrete, në mënyrë që të mos kompromentohet zhvillimi i shfaqjes. Kjo dashuri zhvillohet nga dy të rinjtë përbrenda musicalit duke e bërë kështu të mundur vazhdimin e lidhjes së tyre të ndaluar. Ky ishte në vija të trasha subjekti i musicalit, i cili vjen si produksion i “Theatre International” pas sukseseve të tjera të mëparshme të së njëjtës kompani, ku mund të përmendim: “Një shekull në Broadvvay”, “Shekuj dhe Dashuri”, “Romeo & Juliette”, “Chicago”, etj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi