Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Një raketë amerikane godet me sukses satelitin spiun në rëni Empty Një raketë amerikane godet me sukses satelitin spiun në rëni

21st February 2008, 17:46
Një raketë amerikane godet me sukses satelitin spiun në rënie

21-02-2008



Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thonë se një raketë e lëshuar nga një anije e marinës goditi me sukses një satelit spiun amerikan që ishte në rënie.

Zyrtarët thonë se arritën të konfirmojnë se sateliti u godit dje në mbrëmje, por nuk u mor vesh menjëherë nëse u shkatërrua serbatori i karburantit në satelitin me përmasat e një autobusi.

Objektivi ishte që karburanti të digjej në hapësirë për të shmangur rrezikun shëndetësor që do të ishte i pranishëm nëse arrin në tokë.

Në një deklaratë të Pentagonit thuhet se pothuajse të gjitha coperët do të digjen gjatë rënies.

Anijet amerikane të marinës ishin vendosur në pozicione në Oqeanin Paqësor, në perëndim të Havait, në përpjekje për të goditur satelitin.

Zëdhënësi i Pentagonit, Bryan Whitman i ka kundërshtuar akuzat se goditja e satelitit ishte njëkohësisht edhe për të provuar një armë të re amerikane anti-satelit. Zyrtarët thonë se tre raketat e përgatitura për operacionin ishin modifikuar nga konfiguracioni i tyre i zakonshëm, që përdoret për raketat balistike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi