Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 HOROSKOPI i 8 Marsit: Çfarë femre jeni? Empty HOROSKOPI i 8 Marsit: Çfarë femre jeni?

30th December 2016, 18:22
Femra, sot është dita juaj! Dhe pikërisht në këtë ditë, ju ofrojmë një 
horoskop për cilësitë tuaja të vërteta, sipas shenjës suaj zodiakale ...



Dashi:
Idealiste, të pavarura dhe trime. Rënia jua në dashuri është e 
vështirë, por kur kjo ndodh, nuk dini të ndaleni. Shquheni për 
besnikëri. Shumë të pasionuara dhe të afta për jetën. Kreative dhe 
dinamike.



Demi: Shumë konservatore dhe mjaft të 
durueshme e të qëndrueshme. Femrat e kësaj shenje janë praktike dhe të 
besueshme. Dinë të ruajnë konfidencialitetin e një sekreti, pasi në 
thelb janë shumë të kujdesshme. Preken lehtë, janë kokëforta dhe shumë 
posesive.



Binjaket: Të brishta dhe kurioze, femrat 
Binjake janë të ndjeshme dhe e vlerësojmë gjithçka që është e re, 
emocionuese dhe zbavitëse. Sigurisht ato janë edhe shumë kritike dhe 
selektive. Janë gjithmonë në kërkim të diçkaje për të bërë, thënë dhe 
lexuar. Në dashuri bëjnë biseda të rëndësishme dhe mërziten ndaj 
partnerëve që s’flasin.Gaforret: Romantike dhe kokëforta në të njëjtën kohë, të ëmbla dhe 
intuitive. Janë të ndjeshme dhe u pëlqejnë njerëzit misteriozë dhe 
sensualë. Pasionante me një instinkt të fortë të nënës, kanë një 
personalitet shumë simpatik, janë edhe shumë të fshehta dhe me humor. Të
dashuruara pas shtëpisë dhe fëmijëve.



Luaneshat: Ato 
janë zakonisht femrat ambicioze që duan të bëjnë karrierë dhe të marrin 
pjesë në mjedise të gjalla dhe të rafinuara. Kurajoze dhe bujare, plot 
energji dhe me një shpirt të pavarur. Në të njëjtën kohë, edhe shumë 
konservatore dhe të lidhura me vlerat tradicionale. Sigurisht kanë dhe 
defektet e tyre, të tilla si nervozizmi, impulsiviteti, narcizmi dhe 
kokëfortësia.



Virgjëreshat: Shumë kritike, por delikate 
dhe të vendosura. Gruaja e Virgjëreshës ka personalitetin më kompleks 
dhe shumëdimensional të zodiakut. Perfeksioniste, analitike, e pashme 
dhe e sjellshme. Ajo di të jepet vetëm pas një zgjedhje të kujdesshme të
partnerëve. Intelektualisht stimuluese.Peshoret: Idealiste, por edhe shumë të pavendosura, gratë e kësaj shenje
janë të ndryshueshme dhe nganjëherë dembele. Kanë shpesh shije shumë të
vështira dhe kanë tendencën të presin shumë nga partneri, duke 
preferuar njerëzve të rafinuar dhe të gjallë. Kur ju i jepni dashuri, 
ajo është mjaft komode në një lidhje.

Akrep: Gra interesante dhe 
të thella, por po aq, edhe të ndjeshme dhe të nevrikosura. Të 
pasionuara, por edhe krenare, nuk jepen lehtë. Çdo gjë që është e 
komplikuar dhe e vështirë për t’u kuptuar, i tërheq pa masë. 
Jashtëzakonisht sensuale, posesive dhe enigmatike.

Shigjetaret: 
Në përgjithësi janë të bukura dhe po aq të shqetësuara, imagjinative dhe
të pavarura. Si askush, me gëzimin e të jetuarit. Ato i japim rëndësi 
të madhe miqësisë. Udhëtare të mëdha dhe stimuluese në dashuri. Të 
gjalla, me një shpirt pioniereje dhe aventuresk.

Bricjapi: 
Rigoroze dhe pak të ashpra e të ndjeshme. Në thelb shumë romantike, 
gratë Bricjape janë zakonisht shumë të disiplinuara dhe vështirë të 
punosh me to. Kujdes, se janë kokëforta. Por kur bien në dashuri mund 
të humbin kokën e tyre, duke u dedikuar tërësisht ndaj partnerit.



Ujoret:
Të pavarura dhe pak të çuditshme. Janë idealiste dhe entuziaste. Nuk 
mërzitem lehtë dhe as shpejt. Janë të hapura për idetë dhe të 
shoqërueshme, romantike dhe të ëmbla, por edhe shumë të paqëndrueshme në
të njëjtën kohë. Kanë një ëmbëlsi të çuditshme dhe bukuri të thellë.Peshku: Shumë sensuale dhe të brishta, të paktën në dukje. Ato e dinë 
si të jenë shumë bujare, të ëmbla dhe të kujdesshme, vetëm se duhet të 
dini si t’i “rrëmbeni”. Ashtu si të gjitha shenjat e ujit, janë me humor
enigmatik, pavarësisht shijeve të tyre të dallueshme. Kanë një tendencë
të dukshme për të qenë melankolike dhe pesimiste.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi