Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Cila është arma juaj sekrete në dashuri dhe punë? Empty Cila është arma juaj sekrete në dashuri dhe punë?

1st January 2017, 10:58
Cila është arma juaj sekrete në dashuri dhe punë? 46xx4489-300x150
Secili e ka armën e vet sekrete, me të cilën i bën për vete partnerët e dashurisë, por edhe ata në punë. Në këtë aspekt dallon çdo shenjë e horoskopit veç e veç

Dashi
Dashi është direkt dhe i pacipë. Arma e tij sekrete në dashuri, por edhe në punë, është lufta deri në fund për atë që mendon se i përket. Këmbëngulësia është njëra ndër karakteristikat themelore të tij. Ai është edhe ambicioz dhe dëshiron gjithmonë të fitojë.

Demi
Arma sekrete e Demit në dashuri është këmbëngulësia, por edhe aftësia që t’ia bëjë qejfin partnerit, si dhe t’i “lexojë” mendimet e tij. Pala tjetër duhet të jetë e lumtur dhe e realizuar kur është në lidhje, apo në martesë me Demin. Demi është edhe një materialist i madh.

Binjakët
Arma sekrete e Binjakëve në të gjitha fushat është komunikimi, gatishmëria për miratimin e qëndrimit të të tjerëve, toleranca. Binjakët janë llafazanë dhe lehtë e bëjnë partnerin për vete. Por, nëse më pak i dëgjoni çka thonë, e më shumë i shikoni se çka bëjnë, atëherë do ta keni më lehtë që ta dini se me kë keni të bëni. Nuk iu pëlqejnë punët fizike.

Gaforrja
Arma sekrete e Gaforres është butësia. Këta persona dinë se si duhet të sillen me njerëzit, dinë se si t’iu hyjnë në zemër të tjerëve. Mund të jenë nervozë, të prirë për ndryshime të humorit, gjë që nuk është mirë për punë. Çdo detyrë e kryejnë me zemër. Në dashuri janë më se të përkushtuar.

Luani
Arma sekrete e Luanit në punë është ambicia. Këta persona duan të jenë më të mirët në gjithçka, të jenë liderë. Janë materialistë, por paratë nuk i kanë qëllim, por mjet që vetes dhe atyre që i duan t’ua sigurojnë të ardhmen. Por, Luani kurrë nuk i shkel parimet e larta morale për para. Kurrsesi nuk duhet ta gënjeni një Luan, nëse jeni në lidhje me të.

Virgjëresha
Arma sekrete e Virgjëreshës në punë është preciziteti dhe bërja e punëve me themel. Ajo ka vullnetin që të merret me gjërat me të cilat të tjerët nuk duan të merren. Ky përkushtim i çon te suksesi. Në dashuri, gjëja kryesore për një Virgjëreshë është të qenit konkret. Kjo shenjë ose dorëzohet deri në fund, ose nuk jepet fare. Ose mundohet maksimalisht, ose nuk humb kohë me ju.

Peshorja
Arma sekrete e Peshores në punë është gatishmëria për bashkëpunim dhe tolerancë. Gjithmonë di si ta bindë palën tjetër për ta bërë atë që Peshorja dëshiron. Peshorja është një diplomat i lindur.
Në dashuri, arma e saj sekrete është kompromisi. Për Peshoren harmonia ka rëndësi të madhe, por partneri i saj nuk duhet ta lërë veten pas dore.

Akrepi
Arma sekrete e Akrepit në punë është shpirti sipërmarrës, ambiciet, dëshira për sukses me çdo kusht. Akrepi kurrë nuk heq dorë, sidomos nëse puna i sjell fitim të mirë.
Në dashuri është misterioz dhe kjo është arma kryesore sekrete e tij. Vështirë dorëzohet deri në fund, por nëse dorëzohet, atëherë kjo është për tërë jetën.
Shigjetari
Arma sekrete e Shigjetarit në punë është përshtatja. Nuk i pëlqejnë punët e mërzitshme, meqë çdo gjë që bën, duhet ta ketë një qëllim pozitiv, duhet ta kënaqë. Idetë për të kanë më shumë rëndësi sesa përfitimi material. Në dashuri vështirë pushtohen. Vetëm ai që e bën të qeshë mund ta fitojë zemrën e Shigjetarit. Pamja e partnerit ka më pak rëndësi sesa komunikimi.

Bricjapi
Arma sekrete e Bricjapit në punë është këmbëngulësia dhe saktësia. Bricjapi kurrë dhe askund nuk vonohet, respekton kohën e të tjerëve dhe është tepër këmbëngulës. Është punëtor i mirë dhe modest. Në dashuri është korrekt dhe i besueshëm. Është realisti më i madh në zodiak. Nuk ka “qëllime të larta” në lidhje. Nuk e mashtron veten.

Ujori
Arma sekrete e Ujorit në punë është shpejtësia, gjindshmëria dhe efikasiteti. Nëse nuk dini kush mund ta rregullojë një gjendje kaotike, atëherë këtë detyrë jepjani Ujorit. Nëse doni ta dini kush mund t’i udhëheqë njerëzit, pa u imponuar si autoritet, atëherë përgjigjja është Ujori. Kështu është edhe në dashuri. Ujori është i shoqërueshëm, por nëse duhet, di të jetë edhe i ftohtë dhe i përmbajtur.

Peshqit
Arma sekrete e Peshqve në punë është mbështetja në forcat e veta. Nuk i ikin punës dhe janë të përkushtuar, edhe nëse nuk iu pëlqen puna që bëjnë. Partnerin e dashurisë e zgjedhin me kujdes, si dhe e ruajnë mirë. Më lehtë e kanë të ëndërrojnë, sesa t’i realizojnë ato ëndrra. Këtu mund t’iu ndihmojë partneri.shqipmedia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi