Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mona
Mona
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 07/02/2008
Postime : 8
Points : 0
Reputacioni : 0
Medalje Medalje2 Medalje3

Historia 600 vjeçare e këngës shum të njohur vajtuese O e bukura More Empty Historia 600 vjeçare e këngës shum të njohur vajtuese O e bukura More

12th February 2008, 03:03
O e bukura MORE,
Ce kur të lje (lasce) me nigje te pe
Atje kam unë zotin – tatë
Atje kam unë mëmën time
Atje kam u tim vëlla
,,,,,,,
Kjo këngë mërgimi kaq e njohur dhe e dashur jo vetëm për arbëreshët, por edhe për arvanitët e Greqisë dhe shqiptarët e gjitha trevave, përmban në vevete pothuajse gjithë sekretin historik të krijimit të fshatrave të arbëreshëve të Italisë

Kujt i kushtohet kënga?

MORE – është Peloponezi i sotëm i Greqisë. Një trevë e madhe të cilës grekët i kan ndryshuar emrin nga MORE në PELOPOMEZ, dhe kënga “O e bukura MORE” memorizon kujtesën dhe mallin e një atëdheu të humbur, është një toponim i këtij vëndi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.
Kjo është ndoshta kënga më e vjetër shqiptare që mbetet gjallë akoma edhe në ditët tona e që vjen të na rrëfejë nostalgjinë e madhe, por dhe sekretin historik të krijimit të komunitetit arbëresh të Italisë
I vetmi dokument i kësaj kënge shkruar për herë të parë është materiali që gjëndet në librin e shkruar nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821 – 1882), në vitin 1886
Në këtë libër është publikuar për herë të parë teksi i kësaj këngës i shkruar në shqip por me alfabet grek. Teksti burimorë – popullorë me ritëm tresh i vetmi version dhe tekst origjinal i këngës “O e bukura More”, por nuk dihet cili arbëresh i këndoi për herë të parë këto vargje kaq të thjeshta, por që ngelën gjallë dhe këndohen me të njëjtën dhimbje edhe sot.
Botimi i këtijë libri u realizua në Itali në vitin 1886, nga shtëpia botuese “F.Albergueti.E.C.”. ai mban si titull “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Llingua Albanese”, pregatitur me shum kujdes nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821 – 1882).

Largimi !

Me rënien dhe pushtimin të Koronit (1534), kala që ndodhet edhe sot e kësaj dite në More (Peloponez, Greqi), perandori Karli i Tretë, i dha urdhër kapitenit Andrea Doria, të marrë grek dhe arvanit –arbërorë, nga Moreja, dhe ti çojë ata në Italinë e Jugut. Kjo përbën në të vërtet fillimin e krijimit të fshatrave arbëreshë, por edhe grqisht folës në Jug të Italisë. Në këto momente të shpërnguljes, ndoshta për herë të parë arbëreshët kënduan këngën “O e bukura More” me mall e vajtim.
Shqipatrët e parë që vinin nga Arbëria – shqipëria sot, u vendosën në Kalabri dhe në Sicili, pas ftesës së mbretit Alfonso i Trettë të Aragonës, bëhet fjalë për luftëtarë shqipëtarë, të cilët u vendosën përfundimisht dhe me familjet e tyre në Kalabri dhe Sicili, për të ndihmuar përforcimin luftarak të mbretit Alfonso në përpjekjet e tijë për të mbytur revol dhe lëvizjet e Andegavnonit kundër tijë. Pra krijimi i këtyre fshatrave kishte karakter ushtarak.

Skënderbeu:

Në vitin 1461, vet Gjergj Katriot Skënderbeu, kryezot dhe i plotfuqishëm i Arbërisë (shqipëria sot), me një truprojë të madhe dhe të fortë luftëtarësh shqipëtarë do të luftonte në përkrahje të Ferdinandit, djalit të mbreti Alfonso, kundër Andegavnonit të Italisë së jugut dhe princit të Tarontos, dhe për këtë ndihmë dhe përkrahje ushtarake si shpërblim atij iu dhuruan dy feude në Pulia të Italisë. Kjo popullatë e pasuroi dhe e populloi pjesën e shkretuar të kësaj zone dhe njëkohësisht e rrethoi ushtarakisht , duke krijuar kështu një pjesë territoriale të mbrojtur.
Pak para vdekjes së Skëndërbeut (1467) por kryesisht pas vdekjes së tijë 1468 dhe rënies së pushtimit të Krujës nga Turqia 1478, një turmë e madhe shqipëtarësh në kushte dramatike do largoheshin për në Itali dhe do vendoseshin në fshatra tashmë të ngritura shqipëtare, duke krijuar njëkohësisht dhe fshatra të reja . të tjerë shqipëtarë u vendosën në Italinë e jugut me urdhrin dhe bekimin e Skënderbeut, si dhe djalit të Joanit në dy feudet e Pulias, që i pati dhuruar Fernandinë në Galatina (1845).
Një pjesë tjetër shqipëtarësh ndoqën pas Irini Katriotin, e cila u martua me princin Bisingano në Kalabri.
Numëri i kësa popullsie duhet të ketë qënë shumë e madhe, pasi krijoi një zonë përfundimtare me një fizionomi të veten gjuhësore, kulturore dhe tradicionale, duke krijuar kështu fshatrat e sotme arbëreshe të Italisë.
Shqipëtarët katolik që erdhën nga Shqipëria e Veriut, dhe u vendosën në Italinë e jugut u përshtatën shum shpejt me gjuhën, kulturën dhe fenë e vëndasve italianë, ndërsa shqiptarët që kishin shkuar nga Shqipëria e Jugut dhe arvanitët – arbërorë të Moresë, nuk ishin katolik, por ortodoksë, pamvarësisht nga kundërshtimet dhe imponimet e peshkopëve vendas italianë, ruajtën të veçantat e kulturës dhe të zakoneve të tyre dhe fenë e ritulin ortodokëse Bizantin, dallim i cili duket akoma edhe sot e kësaj dite. Duke bërë që besimi fetarë ortodoks bizantin ti dalloj ata nga vëndasit .

Gjuha.

Gjuha e shumicës së Arbëreshëve të Italisë, ka shum ngjyrime dialektike, por si bazë ka dialektin toskë, i cili përdoret në Shqipërinë e jugut, dhe të njëjtën ngjashmëri të gjuhës që flasin arvanitët – arbërorë të Greqisë. Prezenca e fjalëve greke është e pranishme dhe kjo ndodhi për kohën e madhe të bashkëjetesës me grekët gjatë perandorisë bizantine.
Shumë prej këngëve Arbëreshe përputhen me Morenë, dhe shumë toponime të tjera në këto zona sikurse Koroni, Nafplio, Korintho,,,etje.
Sot koha dhe ndryshimet kan bërë të vetat dhe në mënyrë të pashmanshme hapa të mëdhenj, por nuk kan mundur të zhdukin apo pluhurosin këtë të veçantë që ka ky minoritet shqipëtarësh arbëresh, me gjuhën, traditat, zakonet, legjendat e tyre duke përbërë kështu tashmë një pasuri dhe turizëm, laografik për këto zona.

Pregatitur nga Lirio Nushi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi