Shqipëria fiton 0 – 3 në Izrael, kap vendin e tretë në grup
11th June 2017, 22:55
Shqipëria fiton 0 – 3 në Izrael, kap vendin e tretë në grup
Shqipëria ka mundur 0 – 3 Izraelin në Haifa, duke arritur fitoren e parë pas 5 humbjesh.
Dy gola të Sadikut nga distanca (’22 dhe ‘44) dhe një gol i Memushajt (’71) nga brenda zonës i dhanë fitoren djemve të De Biasit, një ditë pasi ai deklaroi se nuk do të rinovojë më kontratën me Kombëtaren Shqiptare.
Kjo ishte një “hakmarrje” për humbjen 0 – 3 të Kombëtares Shqiptare përballë Izraelit në “Elbasan Arena”.
Me këtë fitore, kuqezinjtë parakalojnë Izraelin në renditje, duke arritur në vendin e tretë. Shqipëria ka po aq pikë sa Izraeli (9 pikë), por ka golevarazh më të mirë.
Në takimet e tjera të Grupit G, Spanja fitoi në Maqedoni 1 – 2, ndërsa Italia mundi Lihtenshtajnin 5 – 0.
Pas 6 ndeshjes, Spanja dhe Italia kryesojnë në Grupin G me nga 16 pikë, të ndjekura nga Shqipëria dhe Izraeli me nga 9 pikë, Maqedonia 3 dhe Lihtenshtajni 0.
Ekipi i parë në grup shkon direkt në Kupën e Botës Rusi 2016, ndërsa ekipi i dytë kalon në fazën e play-off-it.
Me 2 shtator Shqipëria pret në Shkodër Lihtenshtajnin.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi