Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Si shpetohet Gjirokastra Empty Si shpetohet Gjirokastra

19th February 2008, 19:20
Si shpëtohet Gjirokastra

Gjirokastra, si vlerë e trashëgimisë kulturore shqiptare, ballkanike, mesdhetare dhe botërore, mund të ruhet e zhvillohet vetëm në kontekstin

Gjirokastra, si vlerë e trashëgimisë
kulturore shqiptare,
ballkanike, mesdhetare
dhe botërore, mund të ruhet e
zhvillohet vetëm në kontekstin
e marrjes në konsideratë të të
gjitha vlerave të rralla të trashëgimisë
kulturore, të natyrës dhe
peizazhit ekzistues, që ruan në
gjirin e saj rajoni i Luginës së
Drinos. Ky është konkluzioni kryesor
që rezultoi në përfundim të
debatit të çelur në Gjirokastër nga
ekspertët shqiptarë dhe italianë
të arkitekturës, urbanistikës dhe
monumenteve. Në epiqendër të
një konference ndërkombëtare
të organizuar këto ditë nga Ambasada
Italiane në Tiranë dhe
universiteti "Eqrem Çabej" në
Gjirokastër, ishte pikërisht debati
i inxhinierëve, arkitektëve, historianëve
dhe dizajnuesve italianë
dhe shqiptarë për mbështetjen
me ide e projekte të reja për
rivlerësimin e qytetit muze të Gjirokastrës
si pjesë e Trashëgimisë
së Njerëzimit dhe nën kujdesin e
UNESKO-s. Pjesëmarrësit në këtë
konferencë vlerësuan pozitivisht
bashkëpunimin mes ekspertëve
italianë dhe shqiptarë, që sollën
një kuadër të gjerë lidhur me
të shkuarën, të tashmen dhe të
ardhmen e qytetit, si një vlerë
e rrallë në pellgun e Mesdheut
në drejtim të trashëgimisë kulturore,
të natyrës dhe peizazhit
ekzistues. Aspektet parësore që
dolën nga relacionet dhe debati
përfaqësohen nga mbrojtja, ruajtja
dhe rivlerësimi i trashëgimisë
urbanistike, arkitekturore dhe
monumentale të Qendrës Historike
të qytetit dhe të qendrave të
tjera historike dhe arkeologjike
të zonës së Luginës së Drinos, si
Antigonea, Hadrianopoli, Melani,
etj., së bashku me mbrojtjen
dhe rivlerësimin e trashëgimisë
kulturore të qytetit, mbrojtjen
dhe ruajtjen e peizazhit të pellgut
territorial të Drinos; analizën
dhe inventarizimin e burimeve
urbanistike, arkitekturore, monumentale,
arkeologjike, kulturore
në përgjithësi, të natyrës
dhe të peizazhit të qytetit dhe të
Luginës së Drinos; ekspertë të
monumenteve të kulturës dhe
përfaqësues të qarqeve akademike
nënvizuan domosdoshmërinë
e realizimit dhe miratimin e një
plani urbanistik territorial për
krejt Luginën e Drinos, realizimin
e një plani fleksibël të zhvillimit
ekonomik dhe social të këtij rajoni,
harmonizimin e interesave
dhe proceseve mes administratave
të ndryshme vendore në
bashkërendim të mundshëm mes
niveleve të ndryshme të tyre në
sektorin e burimeve urbanistike,
arkitekturore dhe monumentale.
Të gjithë pjesëmarrësit në debat
arritën në përfundimin se ka ardhur
koha për nisjen e hartimit të
një programi territorial të infrastrukturimit
modern të zonës së
Luginës së Drinos me përfshirjen
dhe pjesëmarrje e popullsisë së
interesuar sipas standardeve të
përcaktuara në Konventën Evropiane
të Peizazhit.
Qendra historike e Gjirokastrës
dhe territori i Luginës së Drinos,
tha atasheu kulturor në Ambasadën
Italiane në Tiranë, Adriano
Çani, po shfaqin gjithnjë e më
shumë interes të investitorëve
dhe donatorëve, por njëkohësisht
edhe rreziqet e një degradimi të
parikuperueshëm në drejtim të
mbrojtjes së territorit, trashëgimisë
urbanistike, arkitekturore
dhe për momentin bashkohem
me mendimin e ekspertëve se
vlerat monumentale të qytetit të
Gjirokastrës aktualisht ndodhen
në nivelet e një emergjence të
thellë. Ekspertët vlerësuan pozitive
faktin që Bashkia e Gjirokastrës
ka tashmë në letër për
miratim një Plan Rikuperimi të
Qendrës Historike dhe se Qarku i
Gjirokastrës ka miratuar pak ditë
më parë Planin për Mbrojtjen e
Territorit Aeroportual dhe planin
e Parkut arkeologjik Hadrianopolis.
Në dokumentin përfundimtar
të kësaj konference ndërkombëtare,
ekspertët e të dyja palëve
shqiptare dhe italiane tërhoqën
vëmendjen e autoriteteve kombëtare
dhe ndërkombëtare me
qëllim që qyteti i Gjirokastrës
të miratojë sa më parë të jetë e
mundur Planin e Rikuperimit si
parakusht për t‘i dhënë udhë një
Programi Rikuperimi të nivelit të
lartë dhe afatgjatë. Në deklaratën
përfundimtare vlerësohet dhe
inkurajohet ideja që subjektet e
ndryshme lokale në marrëveshje
në bashkëpunim me faktorët e
subjektet dhe institucionet ndërkombëtare
të punojnë së bashku
për krijimin e një "Fondacioni Gjirokastra"
që mund të përfaqësojë
instrumentin operativ që do të
mbështesë konkretisht zgjedhjet
e kërkesat e lartpërmendura.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi