Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Poezia tip- eksperimentale, inovacion  ***  nga Majlinda (Aleksandra) Shabani Empty Poezia tip- eksperimentale, inovacion *** nga Majlinda (Aleksandra) Shabani

9th May 2018, 22:30
Poezia tip- eksperimentale, inovacion
Majlinda (Aleksandra) Shabani
 
*Vitet…,
(Koncepte)
..Paragrafe të fijeve të të ekzistuarit…,
Titujt e emrit të esenciales…,
Kapitujt e bardhë të kryeveprës së Njeriut…
*Vitet…,
(Thelbe)
Si presje të mbjellura,
në diellëzimin e jetësores
aty, ku Zemra ekziston,
pa e ndalur ritmin solist,
në pulsimet e vetvetes…!
*Paragrafe
Ditët-Netët,
ku dritimi i Rinisë
në përngjasim me Shikimin Yjor,
ndriçimin e prodhon në sytë e tij,
s’ka mbarim,
s’njeh limit,
s’i pushtohet retina-origjinë,
..dhe kujtimet zgjohen, si prologje
të rilindura, në çdo stinë Planetare…!
Ditët-Netët, Piramida
Ngritur në kulmet e tyre…,
aty, ku çdo ditë e gëzon mbrëmjen e vet.,
aty, ku çdo mbrëmje e gëzon ditën e vet.,
.. dhe në Kryefjalën “Familje” jetohen
për t’u sjellë ndër mend,
ndër sytë e kujtesës…!!!
*Fragmente
Ëndrrat pa kufij prehen
në Vargmalet Ekzistenciale…,
në mes të ekuilibrave të munguara,
nuk shuhen në amëshim,…
Ëndrra-Lindëse të njëmbasnjëshme,
klithin mbi parajsat
e qiejve të brendësisë…
*Esenca
Qiejt e shpirtit nuk rrëzohen
prej trajtave të furtunave…!
Në zemër të botëve
diejt pikturojnë mozaikë ngjyrorë ,
mbi intervale të lira kohe…!
Ngjyroret lindin mbi zanafilla,
në vijëzimet e diellta,
e thithin oksigjenin,
në frymëmarrjen e tyre
gërmëzojnë jetët...
*Kapituj
Ditët-Netët
kontraste në përngjasje,
me rrugëtime ciklike
të pambyllura…
nëpër udhëtime kohore
ku, ecjet i kryqëzojnë
në lakime të pambarimta
dhe infinitet bien pingul
mbi histori, fate dhe mistere…
Ditët struken mbi emocione,
ndjesi, sensacione,
e netët çprangosin frikërat,
paranojat, sekretet, fobit e globit…
Ri-zbuluese zhbirojnë
nëndimensione
mbi diversitetin e botëve…,
aty, ku dhe dashuria e ka një çmim…!
*Kontraste
Ditët-Netët njësi asimetrike të etura…
Ditët pasqyrime optike të Netëve,
Netët pasqyrime optike të Ditëve,
Ditët-Netët në paplotësime të uritura…
Ditët-Netët lartësojnë mure
mbi paradokse, gënjeshtra
dhe vetëm me dy duart e tyre
mbahen fort mbi skajoret e tyre
për të vërtetat…!
Ditët-Netët herë zbrazur nga vetja,
herë arizuar nga njëra-tjetra…!
*Prologu…
Zgjimet e reja në pritje,
të një ditë-nate më të mirë…
ku asnjë zgjim s’e zbeh shkëlqimin
përmbi zgjimet e veta…,
Ku, asnjë zgjim s’e zbret parajsoren
në shpirt, pa arsyen e NJERËZORES…
Ndërsa krahët e tyre
i mbajnë hapur përjetë,
në çdo frymueshmëri,
në Lindje-Perëndim të qenies!...
Zgjime të reja
në çdo ditë-natë…,,,,
07.05.2018
Gjirokastër
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi