Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Viktor Hygo Empty Viktor Hygo

28th December 2020, 03:45
Viktor Hygo - Vajtimi per bijen

Tani qe shkova nga Parisi i veshtire
Mermer, tavane, truall, mjegull nuke shoh,
Tani jam nene lisa, nene deg' i shtrire
Dhe bukuri' e qiellit mendjen po ma ngroh

Tani nga zia qe me cthurri si germadhe
I zbeht' i gjalle dal,
Me hyn ne zemer paqja e natyres madhe
Dhe qetesi me fal

Tani me valat det' i gjere me gostit,
Me prek i qeti, madheshtori horizont;
Tani te thellat te verteta po nxonit
Dhe lulet e lendines syri m'i gezon

Tani o Perendi, po gjenj fuqine sterre
Te shoh me syt'e zes
Te shkretin gur ne te cilin vajz' e mjere
Fle gjumin pa mengjes

Nga pamjet perendore mendja m'u ndricua,
Nga fushat, pyjet, brigjet, lumi i kulluar,
Shoh vogeline time dhe cudit' e tua,
Mbleth mendjen, di qe je i madh i pambaruar.

Ja ku te vinj, o Ate qe besonj, o Zot,
Te sjell perunjesisht
Zemren qe ma ke mbushur me lavdi, dhe sot
Ma theve plotesisht.

Ja ku te vinj, o Zot, dhe prokllamonj qe je
I mir'i embel'i dhempshur, Perendi i Jetes,
I vetem qe di se c'ben edhe perse.
Njeriu eshte kallm i shembur i kenetes.

Te thom varri, kur te vdekurit mbulon,
Porten e qiellit hap,
Qe jeta jone tatepjete kur mbaron
Perpjete nis me vrap.

Je i pasosur, absollut dhe i vertete,
Ti vetem, At i larte, e pranonj mi gju;
Pranonj qe esht' e mire, esht' e drejte
Qe zemra m'u pergjak, se Zoti e deshi ashtu.

Me s'kundershtonj per asnje gje qe po me ther,
Se ashtu deshe Ti;
Shpirti nga zi ne zi, edhe nga vrer ne vrer
Shkon ne perjetesi

S'po shohim kurr' asgje pervecse nga nje ane,
Tjatrr'ane mbytet ne myster e ne furtune;
Njeriu vuan nene zgjedh' e s'e di shkakne,
Cdo gje i fluturon, asgje s'i hyn ne pune.

O Zot, perhere na rrethon me shkretetine
Me pranga dhe me fre;
S'ke dashur kurre te na japesh sigurine
Dhe gazin permbi dhe.

Sa shohim nje te mire, fati na e tret,
S'na dhe asgje ne jeten rrot' edhe rodhan
Qe te qendronje dhe te thoni, mor aman:
Kamnje shtepi, nje are dhe nje dashuri.

Cdo gje e shohim per nje cast te kufizuar
Dhe mplakemi pa shtek;
keshtu na qenka, ashtu ka per te vazhduar.
Pranonj edhe s'me prek.

Kjo bot'o Zot, kjo harmoni e pandryshuar
Perbehet me vajtime edhe me krentime;
Berthama jemi ne tufan te pambaruar,
Te miret hipin dhe te liqte zhyten ne mundime,

E di, o Zot, ke pune shume dhe s'ke nge
Per ne te behesh vrer;
Per nenen vdekj'e foshnjes djek si nje rrufe,
Po ty s'te ben qeder.

E di qe pema bie kur i fryn nje ere,
Zogut i bie penda, lulja shkunt aromen;
Krijesa eshte rrot' e madhe si potere
Dhe sillet rrotull duke shtypur udhes llomen.

Se ditet e muajt, valat, syte qe vajtojne
Kalojne pa pushim,
Se bari do te mbije, foshnjat do te shkojne,
E di, o Zoti im.

Ne qiellin tent persiper reve te veshtira,
Ne kaltersiren e patundur madheshtore
Po mbrun e po gatit kush e di c'miresira
Ku hyn si pjes'e duhur dhembja njerezore.

Per planet e panumerta qe po permban
Te duhet pa dyshim
Te mbytesh bukurit' e dheut ne tufan,
Ne zi dhe ne mjerim.

Kanunet qe hartojne fatin njerezor
Nuke tronditen, nuk zbuten asnje here,
Se s'munt. o Zot, ta cthuresh rendin boteror
I shtyre nga meshira per njerin' e mjere.

O Zot i madh, te lutem hith nje sy mi mua,
Sheroje shpirtin tim;
I embel, i perunjur posi foshnj' e grua
Te vinj me adhurim.

Kujto, o Zot, qe kam punuar qe ne krye,
Qe jam perpjekur, jam mejtuar, kam leftuar,
Natyren kam shpjeguar plot me aresye,
Cdo gje me kthjellesine tende e kam ndricuar.

Detyren time e mbarova beserisht,
Perballa zemerim,
Pra nuke prisnja me te drejt' e natyrisht
Nga Ti kete cperblim.

Nuk e parashikonja kurre qe dhe Ti
Me krahun tend te me goditje mun mi koke
Dhe mua qe kam patur rralle prokopi
Te ma varrosnje bijen kaqe shpejt ne toke.

Me zemren te plagosur kaqe rend'u drodha
Te nema me furi
Si foshnje edhe kunder teje nofta hodha
Nje gur ne det te zi.

Kujto, o Zot, njeriu po dyshon kur vuan,
Se syri qe po qan verbohet n'erresire,
Se ne budrum ku eshte nuk cquan,
S'te sheh e s'te perfill e s'te kerkon meshire.

Njeriu, qe fundoset thelle ne gremine,
Ne pis'e ne katran,
Nuk esht'e mundur te gezonje qetesine
Te yjve ne mejdan.

Sot une, qe, si nene isha i dobesuar,
Ne kembe te perunjem nen qiell te lire,
Nga hidherimi' i eger ndjej qe jam ndricuar
Duke shikuar gjithesine ca me mire

O Zot, e di qe jam i cmendur pa kufi,
Kur murmurit e shaj;
Pra hesht, s'mallkonj e s'akuzonj, po nen liri
Te cirrem e te qaj.

Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
Posa njerin' e bere per litar dhe hu;
Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
Dhe te pyes: Moj bije, a e di qe jam ketu?

Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
Posa njerin' e bere lerme dhe hu;
Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
Dhe te pyes: Moj bije, a e di se jam ketu?

Me ler t'i unjem mbremane mbi varr t'i flas
Kur bota rreth pushon,
Se nofta engjelli ne qiell, kur te bertas,
Cel syt' e me degjon.

Ajme, per kohen e kaluar kam zili;
Tani asgje ne bote ngushellim s'me sjell;
Perhere ate cast me sy e shoh tani
Kur hapi krahet edhe fluturoi ne qiell.

Nuk e harronj gjer sa te vdes castin e zi;
C'te qava, o cast, me kot!
Bertita: O Zot, qeparthi e kisha dhe tani
S'e kam! Dhe qaj me lot.

Zot, mos u zemero, faqen ma dhe per hall,
Syrin ma dhe per lot.
Po force dhe takat s'mi dhe perball
Zullumet bot e bot.

Shiko, femijet po na duhen pa dyshim,
o Zot, se fati na permbyti n'erresire,
Na thuri me andrralla, helm e hidherim,
Po nje mengjes na zbardh me hir edhe meshire.

Nje foshnje lint, nje kok' e dashur dhe e shtrenjte,
E vogel, gas perhap,
E bukur sa beson qe dot' e saj e shenjte
Porten e qiellit hap.

E pashe lulen qe Imzot ne kopsht me mbolli,
u rrit me hir, me embelsi dhe kthjellesi,
E dashura nga nata ne mengjes na solli,
Na driti si nje diell zemer dhe shtepi.

Vazhdoi me vjete si i vetemi gezim
Qe munda t'enderronj;
Tani, o Zot i madh, kupto, se c'hidherim
Po ndjej qe s'e shikonj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi