Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

 “Një vështrim mirëfillor i historisë poetike shqiptare dhe ecurisë së saj në postmodernizëm” referencë  nga Prof. Kristaq F. Shabani Empty “Një vështrim mirëfillor i historisë poetike shqiptare dhe ecurisë së saj në postmodernizëm” referencë nga Prof. Kristaq F. Shabani

10th July 2021, 17:16
“Një vështrim mirëfillor i historisë poetike shqiptare dhe ecurisë së saj në postmodernizëm”
referencë
 
Nga Prof. Kristaq F. Shabani
 
Dikur kishim një ëndërr të hapësironim dhe të bashkonin shtrëngueshëm duart për të fluturuar së toku… Ishte një shtysë  e prodhuar në segmente ndjenjësore, por që ngadalshëm dhe pjekshëm u gjallërua e biskoi vrullshëm… E ndjemë se ishim të gjithë ëngjëj dhe krijuam premisat për t’u nisur në një planet shpirtëror të pushtetshëm me diell e ndriçim vezullues, të nisnim një rrugëtim ndryshe për një “Letërsi Ndryshe” me një tjetër frymëmarrje, sens, gjallesë, freski, ventilim, sprovë, tentim, hapësirë, ikur nga mbyllja dhomësore, fantazore dhe  spontane në kahje epike, lirike e sense të panjohura… Bazim për një tejrritje të kësaj letërsie .
Ndjenim se kthetrimet e së kaluarës, pushteti i “poetëve edhe “përkëdhelës” thurës të lavdeve, prodhimit jo të klasit të spontaneitetit dhe të mirëfillisë, por të diktimit potent, ecjes korsive dhe “mjeshtërokëve” të latimit të vargjeve dëshirorë-diktaktorë  dhe krijuesve pararendës ishte i fortë, paçka nga shembja e tij. Edhe poetët oborrtarë ndryshuan ngjyrimin sa hap e mbyll sytë… Filluan të jeshilonin në livadhizimin tërë lulesa të lirshme, duke hedhur pas krahëve “derdhjet deri në buzim  e detajim artific“ të ndjenjave për figurina të krijuara artificialisht e shumëheras pa kapacitet, të ngulura si piketa ruajtëse të “parcelave të mbjella me farë lejfeniste” dhe huazim… Shumë krijues të detyruar apo të indokrinuar thurën vargëzime, vallëzuan, u dritësuan me ndritimin barred - kuq, u përkëdhelën, u trajtuan me ligjësi, u shpërblyen me lejë kreative dhe u mitizuan duke u standartëzuar si krijuesit “potencialë”, “arritës”, “majëkapës”, “bindës”. “korsorë”, shprehës të aspiratës së ndryshesës”. Tashmë në krijimin e një klimatizim të ri, të një kryefjalëzim dhe të një studimi të metodologjisë së mendimit kritik real dalin të “shpëlarë”, të çngjyruar. Kështu “elita poetike” e klasifikuar si e tillë, pas shoshitjeve në sitime me vrimëzime kalibrore të vogla u çkallajizua… Mitet e mëdha të krijuara artificialisht u shkëputen nga konturet… Nga kjo pjesëmarrje kreative në Shqipëri nuk shpëtuan edhe më të mirët, duke përmendur edhe poetin e shkrimtarin Ismail Kadare, i cili, paçka nga tentimet dhe përçapjet individuale për të shmangur korsimin e njëtrajtshëm në poezi, u ndalua, ndonjë rast u përçdunua, duke u arritur deri te pika krasitëse tentuese… Kur shembëllohet kështu për të madhin e letrave, si mund të guxohet të flitet për poetë të tjerë, në rast se do t’i motivonim kështu që gjithë krijimtaria poetike ishte totalisht e ideologjizuar, e diktuar, e ngjasive të marrëdhënieve kontraktuale me ideologjinë, e shërbesës dinamike për ecurinë në rrugën e paraqitur dhe të idealizuar. Pra shpërthimeve të tilla nuk i shpëtoi as Dritëro Agolli, as Xhevahir Spahiu, paçka se ky në një rast doli me tezën sartiane çudinuese, as Moikom Zeqo, as Fatos Arapi, as , as…, të cilët edhe sot kanë mbetur në klasifikacione vështirësuese… Shumë nga vëllimet e tyre të prodhuara mbajnë “erë” e shpërndajnë tymnaja të ndjenjëzimit artific, të kthyer në pasionim… Megjithatë duhet evidentuar shpirti edhe pse i nxitur që në këtë lumnajë  të prurjes në një drejtim gjendej me kandil figuracion-shtat  për “MAJËN”…
Një tjetër anësi që duhet evidentuar e nxjerrë në plan është edhe dukuria e shfaqur që duke rënë në dorë një vëllim shqip të prodhuar jashtë trojeve, në diasporë, apo në gjuhë të huaj, disa të quajtur poetë filluan të bazoheshin tek këto substrate, duke transformuar e duke stilizuar mbi bazën e këtyre “steriotipeve  poetike” e duke dalë kështu me një të ashquajtur “origjinalitet”, por që kishte origjinale veç disa figuracione të trevave nga dolën këta krijues. Kjo ishte më e zhvilluar në trevat veriore të Shqipërisë…, ndërsa në vendet e tjera i mëshohej fort rimimit, vargut të standartizuar, me fjongo”popullore”, madje duhet thënë se disa “krijues” ishin profilizuar në “mjeshtërokë  të vargut, duke hequr e “duke gdhendur” vargjet në kahje ideologjike. Të tillë ka pasur edhe në zonën jugore të Shqipërisë, ku krijimet e këtyre poetëve janë të vakta, paçka se janë lavdëruar shumë, janë me vargje proliksë, ngjitëzime, pa frymëmarrje figurative, paçka se kritika e thënë si kritikë e bazuar në disa parime absurde i mbronte dhe i lëvdonte tejskajshëm. Çuditërisht mendimi estet dhe kritik letrar kishte në majë një matematicien me titullime letrare!  Në poezinë  e krijuesve të tjerë shfaqeshin nota edhe të rrebelimit, të largesës… Ovidët thurrnin vargje largur nga Fabia dhe i fshehnin në fletorkat e tyre me synim: dalje në hapësirën letrare ndonjë ditë, kur të kishte rënë agmi.
Një fenomen i përjetueshëm ka qenë dhe “ shfrytëzimi i pasurisë kreative “ të talenteve të rinj, të cilët dërgonin krijimet e tyre në redaksi të gazetave apo revistave letrare, të cilat paçka nga niveli kreativ, letrar, talentor, asqë mund të botoheshin, por vileshin nga redaktorët, që hiqeshin si krijues mirëfillorë, hidheshin në koshat e letrave dhe idetë apo figuracionet befasuese shfrytëzoheshin (përvetësoheshin) në krijimet e poetëve redaktorë; është një vargan i gjatë redaktorësh të këtyre revistave, të cilët kanë luajtur rol persekutor ndaj vargjeve, duke marrë shembëlltyrat e të aftëve nga lartësia e paaftësisë totale. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vëllimet poetike, të cilët botoheshin miqësisht në të vetmen Shtëpi botuese në Tiranë me emër madhor të Poetit Kombëtar “Naim Frashëri”, ku redaktorët s’kishin nivelin që kërkohej dhe nuk ishin njohës të poezisë dhe të natyralitetit të saj… Ishin përzgjedhur njerëzit  e besuar. Kjo nuk është anatema dhe as hedhje të vlerave të krijuara gjatë sistemit të mëpërparshëm, ku edhe u krijuan edhe vlera të mirëfillta në poezi, të cilat janë pasuri  e poezisë sonë  kombëtare, që duhet të shihet me sy kritik si vlerë e formuar dhe me klorofilë. Nëse do të merreshin në dorë dhe ato poezi të poetëve elitarë dhe do të shiheshin me një këndvështrim tjetër sot, duke flakur partishmërinë përvëluese dhe humbëse të ngjyrimit poetik, do të dallosh lehtazi se vargjet tam-tam-tym-tym prishin elegancën e poezisë, realizojnë proliksitetin… Vargje të tillë s’kanë frymëmarrjen reale poetike, por të dala me sforco dhe ndonjëherë edhe me naivitet. Poezi me tituj të drejtuar, të njëjtë, të padallueshme, (sikur të  ishte diktim i një teme hartimi) se janë bërë nga filan autor… Parastartimi i krijimit nga një fillesë startimi, nga një stacion çlodhjeje, nga një stacion finishi… Një zhveshje e tillë do t’i bukuronte edhe këto vjersha të ndjenjëzuara me shtysë. Kjo kërkon një analizë deduksionale të profileve poetike. Por duhet thënë se poezia shqipe ka bukuri të jashtëzakonshme në vargjet naimianë, çajupianë, mjedianë, fishtianë, konicianë, nolianë, migjenianë, (një nga etalionet poetikë më të suksesshëm, të dridhshëm, më vibracionues, më mesazhues), kadareinanë (ata pa ngjyrëzim politik), lagushjanë në profilin lirik e tjerë. Poezia shqipe kurrë s’ka qenë  e vakët, por impulsive dhe udhëheqëse shpirtrash e krijime udhëmbara duke përvijuar botë të gjjera njerëzore. Duhet thënë realisht se shumë nga ata, që e kanë hequr dhe e heqin veten në elitacion kanë shfrytëzuar pasurinë kreative të talenteve të vendit, që, vetëm pas ndryshesës së sistemit, arritën të dalin bujshëm, hijshëm dhe frytshëm në arenën poetike  me stilin dhe origjinalitetin prezent, duke konkurruar denjësisht; ata, të cilët tashmë i kanë përballë të tulatur, të mefshtë, që s’e mbledhin dot veten dhe që po e kuptojnë me “dorëheqjet” nga poezia e duke u marrë me fluidime në drejtime të tjera, qoftë edhe duke karrierëzuar në politikë, në një front që po u fute nuk del lehtë, paçka se parametrat s’i ke për këtë “lodrim dinamik”.
E njëjta klimë, por më e ashpër në drejtim të përdorimit dhe të  cenzurimit të botimit në gjuhën shqipe ka qenë e dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, ku ekzistonte, veç të tjerash edhe persekucioni gjuhësor, veprimet tunduese, trallitëse ataviste, ekzistencialiste për minimizim gjuhësor… Në këto vende, paçka nga disa të drejta minoritare, kishte një etje pushtuese delirante, shfrenuese me objekt çekuilibrimin.  Megjithatë krijuesit e këtyre trevave u martirizuan, pasi krijuan edhe në gjuhën e kombit dhe, si rrjedhojë e hapësirimit, fluturuan ëngjëllsisht dhe më lirshëm, falë edhe kontaktit me botën që i lejonte kryesimi i botës së tretë në zhvillim… Megjithatë, përpjekjet për dalje më në dritë në këtë periudhë, kur janë situar shumë të drejta, duhet të provohet dhe të promovohet lartësia krijimtare, pasi shumë vëllime edhe të sotme poetike kanë një uniformitet, kompozicional, njëtrajtëshmëri të krijuar nga “censurizmi’ i dikurshëm, ka një një stanjacion diabolik, shpesh herë nuk përpunohet fraza, fjala që fjalësi shqip i ka në burime kristalore… Krasitësi duhet të njohë mirë gjuhën e tij dhe të përdorojë kështu fjalët e bukura figurative, që ndriçojnë dhe llamburojnë kreaturën dhe studiuesit të vjelin neologjizmën… Por edhe studiuesit janë statikë, pasi ende nuk kanë përvetësuar artin e vjeljes, artin e mendimti të kritikës, artin e gjallësimit,  pasi tashmë ka humbur “ekuilibri i kritikës letare”. Lëvdimi i ka zënë vendin mendimit kritik, një lëvdim që, hera - herës kthehet në vulgarizim tipik, kur vetë moskapaciteti vlerëson kapacitetin. Duhet të evidentonte se në letërsinë e vendeve të lartpërmendura, ka ndikuar dhe letërsia e shtetit të ashquajtur  mëmë, ku krahas anëve specifike dhe të transmetueshme, kanë mbetur në parcelat letrare elementë dobësues të poezisë, që i gjen sot të pranishëm në  krijimet e shumë krijuesve. A është realizuar shkëmbimi universal (midis komuniteteve), ndërsa krijues të tjerë vijojnë me formulimet rimike të dikurshme, me formate të pranishme dhe në vendet e tjera. Nga kjo duhet të largohemi dhe poezisë t’i futim tharm.  Është detyrë e  kompentencë e organizmave letrare dhe, sidomos, e vetë individëve letrarë përkatës që të organizojnë t’harrjen dhe arkitekturojnë poetikën.    
 
A ka dukuri të poezisë moderne në pasurinë kreative?
 
Akti i dytë
Poetit që ia kishin ndaluar zërin apo i kishin vrarë vargjet tentuese në korsinë krijuese hodhi vargjet:
Hedh tre vargje  nuk i bëj katër, se ç’më shfaqet koha e largët… Nuk i duroj dot dhimbjet e njerëzve, dhimbjet e tokës… Ku është pjesa e re e kokës?!
Dhe të vjetrit dhe shërbyesit prekën kokën me dorë… Shigjetoheshin artistikisht…  
Dikur frazohej se ky është poet i njohur, motivimet vinin me emërime… Të shprehesh drejt këta poetë njiheshin në një sipërfaqe”dhome“ me kuadraturë të vogël dhe mendimi kritik i sistemuar me parimëzime i korifenjonte… Vlera e tyre e situr dhe Madhështia e hiperbolizuar shihet sot.  Sot secili noton me pajisjet e veta dhe me botën e tij të veçantë… Këtu nuk kemi të bëjmë aspak me kundërshtinë brezive , por me nivelacionin poetik.
Tashmë ka një angazhim total për të shkruar. Secili ka pëlqesë për të lënë diçka të shkruar, por shkruarja e poezisë mbetet art i veçantë, mëvetësi, talent, art buresë prej dhuntisë. Të shkruash poezi do të thotë të kesh talent maksimal. Në këtë periudhë të ndryshesës dhe të rifitimit të drejtës së fjalës të figurshme dolën në arenën e poezisë “shumë gladiatorë dhe gladiatore”, të cilët dhe ecën. Shija nuk është e njëjtë për të gjithë. Kuptesa e një poezie po e tillë është. Vlerësimi buron nga mençuria e trajtesës, nga sensi kapës dhe njohjes plotore të elementëve kritikë të  poezisë. Poezia sot është disaformëshe. Ajo ndonjëherë apo herë- herë shkruhet siç vjen…
Por ai  i humbet bukurimi?… Të vritet bukuria? Kortezh i vargjeve të mia. Sot në Shqipëri ka mjaft poetë që shprehin poezisht jetën dhe që  ecin. Emrat e tyre do të përmenden më poshtë, por duhet të themi se dhe këta emra të rinj u klasifikuan nga të rënurit e sistemit të mëpërparshëm, të cilët s’hoqën dorë nga parësitë, nga të ashtëquajturit “testament poetik klasifikues”, por u thoshnin, duke zënë një pritë, ku prisnin “talentet” e reja që dukeshin në horizontin gjysmëkuq- gjysmë blu, një gjysmim i nevojshëm…
U shfaqën “kthesarët” në Shqipëri dhe vijueshmëritë. Poezia e re tashmë përfaqësohej nga Mimoza Ahmeti, Visar Zhiti, (i cili u mor dhe me poezinë e ganxhimit, të prangimit), Luljeta Leshanjaku, Ervin Habipi (zbulesa e Kadaresë që në moshë të vogël, duke e veshur me perspektivë të madhe), të cilët filluan të fluturonin në hapësira të panjohura dhe me një liri shkrimore që s’kishte qenë kurrë. Kështu që filloi të motivohej kjo. Ndryshuan takt  vjershërimi dhe lirie Skënder Rusi, Xhevahir Spahiu,  Moikom Zeqo, Anton Papleka e tjerë duke kërkuar vetveten dhe konkurrencën. Të qenurit e disave në metropol ishte vetëm një ankorim  që nuk do të promovonte vlerën. Shumë poetë të tjerë u fashitën, u tërhoqën nga beteja e poezisë, duke e konsideruar atë të rëndë, por Fatos Arapi nxitoi të sillte krijime të reja. Përçapje të reja ngulmoi edhe Dritëro Agolli, i cili për vargun e tij të rimuar, me anën kuptimore të lehtë dhe të asimilueshme mbetej një nga poetët e quajtur “Të Mëdhenj”, ndërsa shkrimtari Ismail Kadare, s’dihet ku e kishte lënë vargun e fundit. Ishte hedhur totalisht në krijimtarinë e prozës.     Një grupim tjetër talentor la guximshëm Atdheun dhe krahas emigracionit, i vuri vetes një obligim madhor: të përvijonte rrugën  e nisur…
Dhe pikërisht në këto vite në Athinë lindën veprat “Pulsi i dhimbjes”, “Seli në qiejt”, “I vij rrotull Pomonës” , “Oaz” të Kristaq F. Shabanit, nderuar me çmime; “I pafat kërkon fat” poemë trallisëse e poetit Petro Dudi dhe “Dritë” e Udha për në zemër” dhe ‘S’di ç’të bëjë me mendjen njeriu”; “Vdekja e thikave”e poetit tepelenas Novruz Shehu  e tjerë.
 
Veçanësi, spikatësi dhe evidentime të poezisë së sotme mbarë shqiptare:
 
Larmiteti gjithpërfshirës i ndriçuar duke rrokur edhe ecjen e formacioneve ekonomike shoqërore dhe pasurinë kreative, përzgjedhja dhe selektimi, përngulitja, dinamika, trajtesa, modulimi, largesa nga karficëzimi, bardhësia dhe liria e vargëzimit, ndriçimi fytyror i poezisë, stisja në arkitekturë, mendimi filozofik i pranishëm, kapërcimet në thurjet me pengesa, shfaqe të moduleve të reja, fluturimet me krahë të shtrirë e pa i tundur, gjallëria frazore, prezenca e tejllojeve figurative, përdorimi i shenjave ortografike për të shprehur ndjenjësoren, fluturesa në mendim, lënia e atraktives të fushatojë e të betejëzojë në disa variante kuptimore, shfrytëzimi i pasurisë shkrimore të krijuar në kohë, legjendëzimi, thyerja e korracës dhe barrierës, kalkulimi matematikor, folja, fjala  figurative, përkujdesja ndaj saj edhe me numerëzim, epigramim, fabulim, hajk, paradoksim, futja e detajit figurativ dhe fluturimi pindarik tokë –qiell, anasjelltas, pushtesa e të gjithë ambienteve dhe kërkesa për të rigjetur hapësira të reja për ecuri, lirizmi i artëzuar, epizmi me një tjetër sens dhe theks, shfaqe të puritantizmit letrar, të dallgëzimit mendimor, të narrativitetit shumëplanësh dhe shumëpolenësh, fluturimi akrobatik letrar, skicim pikturor në grafikimin e poezisë, futja e elementëve logjikë, mendësorë dhe hamendësor, dalja  në det të hapët dhe futje në laguna, pushesa dhe ndalesa takti dhe sensi; legjendëzimi, përralla, krijesat mendësore.
 
A mund të përdorim një klasifikim jo të plotë për këto elementë? Natyrisht kumti a e lejon, por kjo kërkon motivim?
Shpesh në daljet e para të vëllimeve poetike edhe të këtij boshti kohor lëvdojmë, por më vonë kryefjalë kemi natyrisht vlerësimin tërësor të veprës.
Vëllimet poetike sot shquhen që nga liria e titullimit.  
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi