Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 738
Points : 1445
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"NJË PUNË TITANIKE E PROFESORESHËS DHE PIKTORES ÇETINA MACEI" nga Prof. Bexhet Asani Empty "NJË PUNË TITANIKE E PROFESORESHËS DHE PIKTORES ÇETINA MACEI" nga Prof. Bexhet Asani

18th July 2021, 14:37
Flag"NJË PUNË TITANIKE E PROFESORESHËS DHE PIKTORES ÇETINA MACEI"
 
                     
                      Profesoresha dhe piktorja Concetta Rosetta Mazzei, e njohur si Çetina Macei – Cettina Mazzei, u lind më 29 dhjetor të vitit 1955 në Garafë të Katanxaros, ngulim arbëresh, ku banon dhe vepron sot e kësaj dite.
 
AKTIVITETI ETNOGRAFIK DHE KULTUROR ARBËRESH
 
               Qysh e re, ajo i qaset studimit të kulturës arbëreshe duke e thelluar gjatë studimeve akademike, sidomos tematikën e “Teatrit popullor arbëresh”.
E dhënë pas traditave të veta, me kohë zhvilloi një ndjeshmëri të mirëfilltë për kulturën etnike stërgjyshore, gjë që e nxiti të shkojë disa herë në Shqipëri në vitet 1981, 1985 dhe 1988 për t’i thelluar studimet e gjuhësisë, veçmas në fushat, të cilat lidhen me antropologjinë, etnografinë dhe artet.
 

Prof. Françesko Markjano dhe profesoresha Çetina Macei
             Falë thellimit të studimit mbi zakonet dhe qendisjes së veshjeve tradicionale, ia doli të krijojë një model tipik të veshjes së Garafës, duke riprodhuar besnikërisht  riaftësimin e tri tipologjive të veshjeve arbëreshe, në atë kohë jashtë përdorimit dhe të panjohura, sot të rikopjuara dhe të shfrytëzuara nga brezat e rinj në manifestime të ndryshme shkollore dhe institucionale.
               Për kompetencat e saj në fushën e antropologjisë dhe etnografisë mori pjesë në cilësinë e referueses në një numër të madh simpoziumesh e takimesh me tematikë arbëreshe nga viti 2006 deri në vitin 2013.
 

              Ishte referuese dhe koordinatore në të gjithë simpoziumet – 26 me tematika të veçanta të revistave kulturore dhe folkloristike për mbrojtjen e pakicave etnike.
              Për arsye të njohurive në lëmin e etnografisë u emërua anëtare e jurisë për veshje tradicionale.
 
 
 
 
 
AKTIVITETET ARSIMORE - DIDAKTIKE
 
U diplomua pranë Liceut artistik të Katanxaros më 1973, i mbaroi studimet e Akademisë së arteve të bukura në vitin 1978 në kursin e skenografisë, duke marrë notat më të larta.
 

Është fituese në Konkursin kombëtar për edukimin artistik në Romë, në qershor të vitit 1978 dhe Historinë e artit figurativ, po ashtu në Romë, në të njëjtin vit; ka kryer habilitacionin për të dy lëndët, duke marrë titullin docente në shtator të vitit 1978.
Ka dhënë mësim në Institutin mësimor të shkollës së mesme të shkallës së parë në qendrat Carlopoli, Castagna, Botricello, Marcedusa, Marcellinara, dhe, për rreth 30 vjet, në shkollën e mesme e pastaj në Institutin e përgjithshëm të Garafës së Katanxaros, në të cilën shkollë, nga viti 2002 deri në vitin 2004, ka qenë nëndrejtoreshë e kësaj shkolle.
Në fushën e arsimit pati këto detyra:
*Përfaqësuese e Këshillit të Institutit më shumë se 20 vjet të Garafës dhe të Botriçellit.
*Anëtare e Grupit të projekteve “INDIRE” për vitet 2002-2005.
*Anëtare e GOP-it për projektet “PON” në vitet 2007-2008.
* Funksionare e lehtësimit për projektet “PON” për vitet 2007-2008,
* Anëtare e komisionit të vetëdiagnozimit të Institutit për vitet  2007-2009,
*Funksionare për mbrojtjen e projekteve PON “Arte dhe etni” për vitet 2008-2009.
Ishte referente me përvojë për një varg projektesh të veçanta për kulturën arbëreshe:
- Referente e projektit “Të mirat kulturore dhe të ambientit”, Shkolla e mesme, viti shkollor 1991 – 92 / 1992 – 1993,
- Ideatore dhe referente e projektit: “Revista kulturore folkloristike për vlerësimin e pakicave gjuhësore për vitet shkollorë 1993 – 1994 dhe vitet 2018 – 2019”, kur u shfaq edicioni XXVI,
-Referente e projektit të Ministrisë të Ligjit 482 të dt. 15-12-199 “Gjuha shqipe në rrjetin Vena di Maida, Andali”, në vitet shkollorë 2000-2001 deri në fund të 2009- 2010.
- Tre referime në cilësinë e këshilltares shkencore të Departamentit të gjuhës të Universitetit të Kalabrisë në kurset e formimit për operatorët shkollorë të Garafës të Katanxaros, Vena di Maida e Andali, Ligji 842 të dt. 15-12-1999, të organizuar nga Instituti i përgjithshëm i Garafës së Katanxaros.
- Mësuese e gjuhës shqipe në Institutin e përgjithshëm të Garafës së Katanxaros për vitet shkollorë 2001-2002 dhe 2007-2008.
Mori pjesë në grupin punues të organizimit të “IRRE” Kalabria dhe të Ministrisë së Arsimit Publik që kishin të bënin me komunitetet arbëreshe të Kalabrisë, duke i krahasuar rezultatet pas miratimit të Ligjit 482.
Disa vite me radhë ka qenë anëtare e Këshillit shkollor provincial.
Për kompetencat e pranuara u emërua:
- Kryetare e Komitetit shkencor të krahinës për mbrojtjen e kulturës arbëreshe për vitin 2004, brenda Seksionit të studimeve të Katanxaros.
- Anëtare e Komisionit teknik për minoritetet historike të Kalabrisë, Instituti Zyra e arsimit të regjionit të Kalabrisë.
Anëtare e komisionit për provimet shtetërore të mësimit “Piktura dhe historia e artit”:
·         në Katanxaro, Instituti teknik për vajza dhe Instituti pedagogjik për vitin shkollor 1974-1975
·         në Krotone, Instituti pedagogjik, viti shkollor 1975-1976.


U emërua anëtare e Komisionit vlerësues të tre konkurseve publike në Katedrën për mësim dhe edukim artistik në Katanxaro, në vitin shkollor 1984-1985 dhe të Kozencës, në vitet shkollorë 1984-1985  dhe 1989-1990.
Mori pjesë në aktivitetet e sindikatës së këshillit drejtues të provincës së shkollave. 


AKTIVITETI ARTISTIK

Piktore e kujdesshme e vlerave njerëzore e kulturore paraqitet në skenë me një figurativitet krejtësisht të veçantë, nga i cili shquhet dashuria për kulturën dhe identitetin arbëresh, duke krijuar në pëlhurën e saj një stil të mëvetësishëm që përvijohet si “Arti etnik”.
Mori pjesë në një varg ekspozita kolektive e personale, midis të cilave po përkujtojmë:
·         Ekspozitë kolektive Fshati Mancuso- Taverna – në vitin 1983.
·         Ekspozitë personale Carlopoli në vitin 1986.
·         Ekspozitë personale pranë Provincës së Katanxaros – në vitin 1992.
·         Vendosja e veprave artistike në Soverato për Rivistën “Mosha e artë – drejt Bizantit” në vitin 1995.
·         Vendosja e veprave artistike në Shën Adriano në vitin 1996.
·         Ekspozitë kolektive – “Java e kulturës arbëreshe” në vitet 1997 – 1999 – 2001.
·         Ekspozitë kolektive në bibliotekën e Stalettì, në vitin 2000
·         Vendosja e veprave artistike në Katanxaro, shtator në Park në vitin 2018.
·         Simpoziumi i artit në Gallipoli në vitin 2018.
·         Simpoziumi i artit “Drita në Baia di Caminia” Stalettì, në vitin 2019.

Në fushën e veprimtarisë së saj krijoi një log për komunën e Garafës, për Muzeun artistik Gangale dhe për Revistën kulturore folkloristike për vlerësimin e pakicave etnike. 


NISMAT PËR SHQIPTARËSI DHE KULTURË

 
       - Anëtare e organit drejtues të Ligjit italian për pakicën arbëreshe të vitit 1985 (LIDM). Në këtë funksion më 1987 propozoi që busti i Skënderbeut, dhuruar nga shteti shqiptar, t’i dhurohet bashkisë së Garafës, që edhe sot është i vendosur në Sheshin që mban emrin e tij.
 - Kryetare e komitetit të bashkisë së Garafës për strehimin e refugjatëve shqiptarë të vitit 1991.
 - Kryetare e komisionit të bashkisë për kulturë në Garafë në vitet 1995 – 2003. 
Themeluese e Muzeut të kulturës arbëreshe me emrin e Giuseppe Gangale, ku ruhen dorëshkrime origjinale rreth kulturës arbëreshe.Themelimi i bibliotekës me një seksion për gjuhën shqipe dhe arbëreshe, me librat që i dhuroi ajo.

            - Ideatore dhe drejtoreshë artistike e Netëve arbëreshe, që pati tetë edicione, ku u organizuan dhe simpoziume, koncerte muzikore, takime letrare etj.[size=35]
[/size]
REVISTA KULTURORE FOLKORISTIKE PËR VLERËSIMIN E PAKICAVE ETNIKE


 Profesoresha Çetina Macei (Cettina Mazzei), ishte ideatore dhe koordinatore e Revistës kulturore e folkloristike të vlerësimit të pakicave etnike,  e organizoi këtë takim të rëndësishëm për 26 vjet, para Ligjit 482 të vitit 1999, duke dhënë një ndihmesë të madhe për ruajtjen e kulturës dhe të shpirtit të arbëreshëve. 
               Ky projekt në botën arbëreshe po dhe në Itali ishte një risi, ku u përfshinë grupe shkollarësh që i përkasin pakicës së arbëreshëve, duke i njohur ato me trashëgiminë, që shtrihen në disa fusha: gjuhë, teatër, folklor, vallëzim, këngë, pikturë, etnografi etj. 
              Gjatë kohës që u mbajt revista, në aktivitetet e saj u përfshinë rreth 10.000 nxënës, pastaj qytetarë të 43 bashkive të minoriteteve (duke përfshirë dhe oçitanët dhe grekanikët).

 
BOTIMET 

               Me rastin e Revistës kulturore dhe folkloristike për vlerësimin e pakicave etnike gjuhësore botoi tekste monografike mbi tematikat e veçanta, duke realizuar vepra përkatëse në fusha të ndryshme.
               Për 26 (njëzet e gjashtë) revistat që u mbajtën u botuan tekstet përkatëse, ku u vështruan çështje të ndryshme. 

Të përmendim vetëm disa:

- Tradita dhe pamje të ruajtura në kujtime,

- Teatri popullor,

- Identiteti etnik dhe interkultura

- Veshjet dhe etnografia 

- Gjergj Kastrioti Skënderbeu 

- De Rada,

Françesk Anton Santori etj.


Profesoresha Macei (Mazzei) hartoi dhe himnin e Revistës folklorike tradicionale.
             Nga viti 1994 dha një varg intervistash dhe publikimesh të lidhura me aktivitetin e saj në Itali dhe në Shqipëri. 

         Në vitet 1997 – 2018 i janë dhënë shumë plaketa kujtimi nga shkollat, administratat e shoqatat për punën e bërë dhe për angazhimin profesional. 

DEKORIME DHE SHPËRBLIME ZYRTARE


                 - Më 23 qershor 2017 në Shën Mitër kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e dekori me pergamenë dhe me medalje institucionale për ndihmesën e vijueshme në arsim, në gjuhë, në shkencë dhe veprime të tjera me të rinjtë.

                  - Më 6 gusht 2017 në Katanxaro brenda shpërblimit Merini iu dha medalja dhe plaketa për zotimin në fushën e kulturës arbëreshe.

                 - Më 24 maj 2018 Instituti i çështjeve kombëtare (L’Istituto Albanese degli affari Nazionali) me rastin e 550 vjetorit të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut i lëshoi një dëshmi të njohjes për ndihmesën e përhapjes dhe të promovimit të kulturës dhe të historisë, të vlerave e të traditave të arbëreshëve në Itali.

                 - Më 2 mars 2019 qeveria shqiptare, gjatë mbajtjes së Samitit ndërkombëtar të diasporës shqiptare, me firmën e ministrit për Diasporë, Pandeli Majko, dhe të kryeministrit, Edi Rama, profesoresha Çetina Macei (Cettina Mazzei) u emërua Ambasadore e popullit shqiptar.

                  Piktorja, etnologia dhe gjuhëtarja Çetina Macei, sot e kësaj dite, punon pa u ndalur, në ruajtjen e gjuhës, adeteve dhe zakoneve arbëreshe. Një punë titanike në disa fusha të arteve dhe shkencave albanologjike. Të gjithë këtë energji profesoresha Çetina e gjen në tabanin kombëtar arbëror.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi