Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Tekat e stinës së ftohtë Empty Tekat e stinës së ftohtë

27th February 2008, 12:17
Tekat e stinës së ftohtë

Këmbët dalin në plan të parë me koleksionin e ri të çorapeve: geta me ngjyra nga të ndryshmet dhe fantazi të çmendura. Çorape zbavitëse, por edhe elegante. E deri tek “autoreggenti” superseksi për t’i shijuar më mirë tekat e stinës së ftohtë

Një dimër me geta

Vija, zig-zage dhe fantazi shumëngjyrëshe. Mos ngurroni t’i vishni me të gjitha rrobat që ju ndodhen në gardërobë. Tundohuni nga ngjyrat dhe e hijeshia e këmbëve të mbuluara me fantazi. Për një dimër të tërë.

Këmbë elegante

Praktike dhe të rafinuara: ja çorapet e reja pa shputa. Komode, të ngrohta, të këndshme. Ose joshëse në tyl transparent. Tundohuni nga modelet e stinës së ftohtë.


Për një dimër të nxehtë

Çorapet më seksi dhe të parezistueshme. Të holla, të errëta, fine. Dielli të bën ta dëshirosh? Edhe dimri mund të bëhet i nxehtë. Nuk e besoni? Provoni koleksionet e reja të çorapeve. Dhe mos harroni. Zhartierat në këtë rast janë të domosdoshme.

Si lolitë

Fantazi e ëmbël dhe teka fëminore. Një botë e tërë me çorape zbavitëse për të shpërthyer fantazinë edhe në ajrin e akullt. Ndihuni si lolita me çorapet deri tek gjuri me dizajne dhe ngjyra të çmendura.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Tekat e stinës së ftohtë Empty Re: Tekat e stinës së ftohtë

19th March 2016, 08:47
Përkujdesja e lëkurës gjatë ditëve të ftohta
Tekat e stinës së ftohtë P-euml-rkujdesja-e-l-euml-kur-euml-s-gjat-euml-dit-euml-ve-t-euml-ftohta_hd-780x439
Temperaturat e ulëta, lagështia e ajrit dhe moti i ftohtë mund ta dëmtojnë lëkurën tuaj. Në stinën e dimrit duhet treguar kujdes i veçantë për lëkurën.

Duhet të përdorni skrabin
Dermatologët këshillojnë përdorimin e skrabit të paktën tri herë në javë. Është më shumë i nevojshëm në ditët e ftohta, pasi skrabi ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura, papastërtive dhe e përmirëson lëkurën.

Hidratimi
Në stinën e ftohtë të dimrit lëkura ka nevojë për më shumë krem sesa në verë, pasi lëkura thahet shumë nga të ftohtët. Mund të aplikoni një sasi më të madhe kremi në lëkurë ose të përdorni një krim që është i posaçëm për në dimër, i cili ka një përbërje më të trashë.

Bëni dush të shpejtë dhe me ujë të ftohtë
Në stinën e ftohtë, pjesa më e madhe e njerëzve parapëlqejnë të rrinë gjatë në dush dhe të lahen me ujë të nxehtë. Në fakt, dushi me ujë të nxehtë e dëmton lëkurën dhe e dehidraton atë, aq më tepër në mot të ftohtë. Nuk duhet të harroni të përdorni krem hidratues për trupin pas dushit, në mënyrë që lëkura të mos thahet.

Përdorni krem mbrojtës kundër diellit edhe në dimër
Shumë femra mendojnë se kremi kundër diellit nevojitet vetëm në verë. Në fakt, nëse nuk përdorni krem kundër diellit gjatë gjithë vitit, lëkura mund të dëmtohet nga dielli në stinët e ftohta, pasi shoqërohet edhe nga era e fortë. Nëse kremi i përditshëm nuk përmban SPF me vlerë 15 ose më të lartë, atëherë përpara se të vini kremin hidratues, vendosni patjetër një krem me mbrojtje SPF.

Kujdes me dietën
Dihet mirë nga të gjithë se lëkura reflekton mënyrën tonë të ushqyerjes. Gjatë dimrit duhet të konsumoni më shumë produkte me yndyrë sesa në verë. Për këtë arsye, dietat me pak kalori dhe me pak yndyrë është më mirë t’i mbani në verë dhe pranverë. Dietës nuk duhet t’i mungojë kurrsesi mishi, peshku, si edhe frutat e zarzavatet e stinës.

Mos harroni dorashkat
Shumë njerëz i konsiderojnë dorashkat si një aksesor që duhen mbajtur vetëm kur temperaturat janë shumë të ulëta, shkruan Living. Për t’i mbrojtur duart nga era dhe të ftohtët e dimrit, këshillohet që t’i përdorni vazhdimisht dorezat. Kini parasysh t’i lyeni duart me krem përpara se t’i vini dorashkat. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi