Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Simptomat e dashurisë në organet që ngjizin këtë ndjenjë Empty Simptomat e dashurisë në organet që ngjizin këtë ndjenjë

6th March 2008, 20:20
Simptomat e dashurisë në organet që ngjizin këtë ndjenjë

Kur lind dashuria, në tru prodhohet një sasi e konsiderueshme e dopaminës, serotonines dhe endorfinës. Këto hormone aktivizojnë impulset në sistemin nervor qendror dhe midis të tjerash shkaktojnë: kënaqësi, eufori, disponim pozitiv në përgjithësi. Pra jeta merr një kuptim pozitiv. Impulset që neuronet i përcjellin te njëri-tjetri indirekt përcillen edhe te pjesët e tjera të trupit, si për shembull në gjëndrën mbiveshkore e cila fillon të prodhojë hormone speciale. Mes tyre është edhe ajo që rrit nevojën për marrëdhënie seksuale.
Efektet e ndarjes
E njëjta situatë lajmërohet edhe në momentin e ndarjes, por me efektet e kundërta. Tani niveli i dopaminës, serotoninës dhe endorfinës zvogëlohet për shkak të stresit të ndarjes, në lojë futen hormone si adrenalina, të cilat përhapen në hapësirat e trurit që janë të rezervuara për ndjenjën e zhgënjimit, ndjenjën e dhimbjes. Për këtë atëherë lajmërohen disponimet depresive, humbja e vullnetit për jetën, zhgënjimet, vuajtjet. Nga dashuria nuk vdes njeri dhe koha shëron gjithçka. Me këtë pajtohen të gjithë psikoterapeutët. Por pas ndërprerjes së lidhjes që vërtet ka domethënie për dikë, patjetër që ai do të kalojë në momente dhe faza të vështira. Gaboni nëse e ndrydhni këtë ndjenjë dhe nuk kërkoni këshilla. Është e rrezikshme të mohohet vuajtja, sepse trupi ka nevojë për të nxjerrë emocionet e tepërta. Nëse nuk mund ta kaloni vetëm, kërkoni ndihmën e psikologëve.
Simptomat e të dashuruarit
Psikanalistët pohojnë se dashuria "fotografohet" në organe që janë të lidhura me ngjizjen e kësaj ndjenje.
- Sistemi respirator
Frymëmarrja është e lidhur me emocionet. Kështu që shpesh do të ndodhë që nga takimi me te dashurën/in "të merret fryma". Efekt të kundërt do ketë momenti i ndarjes te personat, dhimbja nga ndarja mund të shkaktojë apnea (ndërprerja e frymëmarrjes për pak kohë). Edhe probleme si kollitja, deri edhe të shtrëngimi i bronkeve. Ndodh shpesh te personat shumë emocionalë që nuk mund të "shërohen" nga ndarja eventuale.
- Kokëdhembja
Sulmet e kokëdhembjes më tepër atakojnë ata persona që mendojnë për pasojat e ndarjes, dhe akuzojnë veten si arsye apo shkaktarë të situatës.
-Humbja e apetitit ose teprimi i ushqimit (bulimia)
Humbja e apetitit (oreksit) është një simptomë shumë e shpeshtë te ndarjet dashurore dhe një nga simptomat e para të rënies në dashuri. I vetmi ushqim që i duhet është dy partnerëve është dashuria. Pasi nuk e ka këtë person ndaj të cilit ushqen ndjenjën e dashurisë, partneri tjetër refuzon gjithçka. Nganjëherë shprehen në marrje të sasive të mëdha të ushqimit, bulimia. Sidomos ëmbëlsira, si një zëvendësim i imponuar i kënaqësisë së shkaktuar nga dashuria.
- Nervozizmi
Te personat nervozë, fundi i lidhjes manifestohet me sulme të panikut, sidomos te femrat e reja që nuk janë të pjekura për një lidhje dhe ndarja është e vështirë.
- Çrregullimet kardiovaskulare
Zemra simbolikisht mbart ndjenjat e dashurisë. Në fillim të lidhjes kemi rrahje të shpejta të zemrës, te ndarjet mund të kalojë në çrregullim deri në takikardi dhe aritmi.

Sensualiteti dhe epshi

Nuk bëhet fjalë për sy intrigues apo hipnotizues. Joshja seksuale krijohet me intensitetin e emocioneve, që komunikohen me shikimin: ngjyra e syve nuk ka rëndësi. Përveç këtyre ekziston një mënyrë e të impostuarit kundrejt botës. Lëvizjet, gjestet janë pjesë intriguese e sensualitetit. Sipas ekspertëve "sensualitetin e kanë të gjitha femrat, ndërsa sharmi është i lindur, por nëse e keni duhet të dini ta ruani". Që në fëmijëri dimë të jemi bindëse me prindërit tanë kur duam dhurata ose përkëdhelje. Ndërsa kur rritemi shpesh e humbasim natyrshmërinë, sigurinë dhe fiksohemi tek defektet tona të brendshme dhe të jashtme. Kush është joshës nuk bën gjë tjetër veçse përdor armën më të fortë: spontanitetin. joshja seksuale është veçanti, ose më mirë krenaria e të qenurit i veçantë, aftësia për përdorimin e disa defekteve, të cilat ndryshe përkthehen "sharm".

Të jesh provokuese

Të mësosh të pëlqehesh dhe të pëlqesh. Joshja seksuale nuk do të thotë të veshësh një palë taka dhe të imitosh idhujt e tu. Ajo është të rinjohësh atë që nuk je, madje edhe duke veshur një palë xhinse dhe një bluze të thjeshtë. Një shembull i "sex appeal" ka qenë Marilyn Monroe, që joshte me provokacionet dhe brishtësinë e saj. Të kesh "sex appeal" do të thotë të jesh e aftë të komunikosh emocionet, ndjenjat, dhe në fund të transmetosh erotizëm në çdo gjest, në çdo shikim, në çdo fjalë. Erotike është një femër të cilës i pëlqen të ushqehet: meshkujt joshen nga femrat që dinë se si të përdorin shijet e tyre në lidhje me të ngrënit. Ja përse sharmi mund të jetë tek të gjithë. Mund të arrihet me anë të njohjes së vetvetes. Të pëlqehesh nga të tjerët do të thotë të pëlqesh. E keqja jonë është se na ndodh që shpesh të fiksohemi tek defektet dhe lëmë pas dore armën tonë më të fortë: natyrshmërinë.

Joshja seksuale

Joshja seksuale është veçanti, ose më mirë krenaria e të qenurit i veçantë, aftësia për përdorimin e disa defekteve, të cilat ndryshe përkthehen "sharm". Është inteligjencë por jo intelektualizëm, është gjendje shpirtërore, dëshmi e një gëzimi të të jetuarit, që udhëhiqet nga ekuilibër i fortë. Është edhe të shohësh në sy gjithë botën: por pa arrogancë. Joshja seksuale është aftësia e të komunikuarit dhe përcjelljes së emocioneve. Për disa është dhunti e lindur kurse për të tjerë është diçka që duhet pasuruar çdo ditë. Ja teknikat si ta fitosh atë Një pozicion magjik, që vetëm pak njerëz kanë fatin ta provojnë? Disa vjet më parë, duke luajtur me fuqinë e hormoneve të famshëm të dëshirës seksuale. Mbi të gjitha duhet të vëmë në përdorim të 5 shqisat tona. Erotike mund të jetë muzikaliteti i zërit, erotike mund të jetë një dorë e bukur e kuruar që të dhuron kënaqësi të pafundme kur të përkëdhel, po ashtu buzët, gjuha dhe organet seksuale
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Simptomat e dashurisë në organet që ngjizin këtë ndjenjë Empty Re: Simptomat e dashurisë në organet që ngjizin këtë ndjenjë

6th March 2008, 21:53
mary i ke ber nji pershkrim shum fenomenal ,simptomave te dashuris ne organet e trupit ,kjo eshte mese e vertet ,qe ka dikush edhe nuk mund ti perballoj ,mbrem ,po e lidh nji raste nji grue eshte hedhur nga ura ka ber vetvrasje qe pas ndarjes nuk kishte forcen ta perballoj .fatkeqesisht ishte edhe shqiptare .
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Simptomat e dashurisë në organet që ngjizin këtë ndjenjë Empty Re: Simptomat e dashurisë në organet që ngjizin këtë ndjenjë

6th March 2008, 21:55
po me vika shume keq Anaa per ate gruan...por shkrimi i mesiperm eshte i studiuar mire....
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Simptomat e dashurisë në organet që ngjizin këtë ndjenjë Empty Re: Simptomat e dashurisë në organet që ngjizin këtë ndjenjë

6th March 2008, 21:58
mary i stdjuar edhe i pershkruar nga te gjitha keto simptoma te silat jan ne relishte te shfaqura tek njeriu,
Sponsored content

Simptomat e dashurisë në organet që ngjizin këtë ndjenjë Empty Re: Simptomat e dashurisë në organet që ngjizin këtë ndjenjë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi