Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Haki Stërmilli Empty Haki Stërmilli

7th March 2008, 21:26
Haki Stërmilli
Haki Stërmilli Stermi10

Midis të paktëve prozatorë të letërsisë së periudhës së Pavarësisë, Haki Stërmilli ndonëse jo më i shquari u bë një nga më të njohurit me romanin "Sikur të isha djalë". Haki Stërmilli lindi në Dibër të Madhe më 1895. Pasi mbaroi gjimnazin e Manastirit i ushqyer me idetë e Rilindjes, ai u mor me veprimtari atdhetare. I detyruar nga mizoritë e shovinizmit serb, ai largohet nga vendlindja dhe vendoset me gjithë familjen në Shqipëri. Më 1920-24 mori pjesë në lëvizjen demokratike shqiptare dhe u zgjodh sekretar i shoqërisë "Bashkimi" pas vrasjes së Avni Rustemit. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit Stërmilli si shumë demokratë shqiptarë iku jashtë vendit.
I ngarkuar me detyra politike, Haki Stërmilli shkoi në Jugosllavi, po aty u arrestua nga autoritetet serbe dhe iu dorëzua qeverisë së Zogut, që e dënoi me burgim. Pas pushtimit të vendit nga fashistët ai u hodh në lëvizjen nacional-çlirimtare dhe u bë kryetar i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar të qarkut të Dibrës. Pas luftës ai u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor dhe punoi si drejtor i Biblotekës Kombëtare. Vdiq në vitin 1953.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Haki Stërmilli Empty Re: Haki Stërmilli

7th March 2008, 21:27
Veprimarinë letrare Stërmilli e filloi si tregimtar dhe dramaturg. Në dy dramat e para ai trajtoi probleme të lëvizjes atdhetare shqiptare të krahinës së Dibrës. Më 1936 ai botoi ditarin "Burgu" qe e kishte mbajtur gjatë kohës që ishte i arrestuar. Po atë vit botoi veprën e tij më të mirë, romanin "Sikur të isha djalë", që e bëri atë menjëherë të njohur.
Më pas shkroi edhe një sërë veprash të tjera të cilat mbetën dorëshkrim. Midis tyre mund të përmendim ditarin e mbajtur gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare "Shtigjet e lirisë" dhe romanin "Kalorësi i Skënderbeut", botuar pas Luftës. Po sidoqoftë, këto vepra janë nën nivelin e romanit "Sikur të isha djalë" dhe nuk patën shumë jehonë.
"Sikur të isha djalë", në vitet `30 në Shqipëri, në kuadrin e lëvizjes demokratike u zhvillua edhe lëvizja për emancipimin e gruas shqiptare. Problemi i prapambetjes, i marrdhënieve patriarkale, konservatore në shoqërinë shqiptare, i mungesës të së drejtave të gruas, i jetës tragjike të saj, u trajtua mjaft në letërsi dhe në shtyp.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Haki Stërmilli Empty Re: Haki Stërmilli

7th March 2008, 21:28
Sikur të isha Djalë (analiza)

Romani "Sikur të isha djalë" ishte një jehonë e kësaj lëvizjeje shoqërore dhe një nga veprat ku ajo u pasqyrua më gjerë e në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Romani ka formën e një ditari, të mbajtur nga personazhi kryesor i tij, vajza e re, Dija. Nëpërmjet shënimeve të saj lexuesi njihet me jetën e përditshme të një familjeje të zakonshme qytetare shqiptare, ku ndihet edhe prapambetja e theksuar shoqërore, edhe pozita e mjeruar e gruas në familje, e cila duhet të bëjë një jetë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë e sipas ligjeve patriarkale. Bota shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat e saj duhet të ndrydhen e të shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton skandal në familje dhe në shoqëri. Për sa kohë jeton në familjen e saj, duhet të vendosë për gjithçka babai, e kur të martohet, të vendosë burri. Kështu, ajo është një skllave, që duhet të lindë fëmijë të cilët do të bëhen përsëri viktimë e këtyre ligjevetë egra sunduese në shoqërinë shqiptare të viteve `30. Dija, ashtu si qindra e mijëra vajza, vuan nga këto ligje të egra, që nuk pyesin për ndjenjat, për dashurinë e për dinjitetin e saj. Por në dallim nga ato, ajo nuk do të nënshtrohet, nuk do të mbysë gjithçka që për të është e shenjtë dhe nis të kundërvihet. Kundërvënia ndaj rregullave e ligjeve patriarkale fillon që me dëshirën e saj për të vajtur në shkollë, me përpjekje për të zgjeruar kulturën nëpërmjet librave, me protestën për të mos u mbuluar me ferexhe etj. Dashuria për Shpendin, të cilin e njohu rastësisht te shoqja e saj, megjithse duket sikur ia zbukuron e ia pasuron jetën e mjerë prej jetimeje e prej vajze të mbuluar me ferexhe, kthehet në një tragjedi për të. Nga njëra anë dashuria e saj bëhet tepër dramatike për shkak të fanatizmit të egër, izolimit brenda mureve të shtëpisë, nga ana tjetër , mungesa e ndonjë shprese se mund të bashkohej ndonjëherë me Shpendin në kushtet kur për gjithçka duhet të vendoste i ati, i cili as që mendon se vajza mund dhe duhet të ketë ndjenjat dhe dëshirat e saj që duhen nderuar. Vendimi i tij për ta martuar Dijen me një burrë të moshuar, sepse është tregtar i pasur, e shkatërron përfundimisht jetën e saj.
Gjithnjë e hajthme, e dobët, e trishtuar, e zhytur në mendime të zymta e munduar nga pamundësia për t'u takuar me të dashurin e saj Shpendin, dhe me parandjenja se gjithçka do të përfundonte keq, e fyer vazhdimisht nga njerka e saj, e fyer nga i ati, e papërfillur dhe e përbuzur nga shoqëria, ajo sëmuret rëndë nga turbekulozi dhe vdes, pak kohë pasi e kanë martuar me përdhunë. Edhe përpjekjet e disa njerëzve me pikpamje përparimtare të fisit të saj, edhe përpjekjet e Shpendit për ta rrëmbyer e për të kur nga Shqipëria dështojnë. Fati i çdo vajze ishte përcaktuar; nënshtrimi dhe bindja ndaj ligjeve patriarkale, mbytja e dëshirave dhe e dashurisë, ndryshe e priste turpërimi dhe asgjësimi fizik. Por kjo kundërvënie tragjike e humbet, deri diku, forcën e saj për shkak të disa dobësive artistike të romanit siç janë p.sh. mendimet e zgjatura, arsyetimet moralizuese; që janë dhënë nga pozita sentimentale e jo realiste, të cilat shpesh zëvendësojnë veprimin konkret të personazheve me ankime, psherëtima etj. Megjithatë vepra, sidomos në kohën kur doli, e tronditi opinjonin publik dhe pati një jehonë të madhe te lexuesi shqiptar, pasi heroina e tij tregohet e vendosur në luftën e vet kundër botës së vjetër, kundër normave etiko-morale të saj, pavarësisht se nuk arrin dot dhe s'kishte se si, në mënyrë individuale, të gjentë një rrugëzgjidhje për një problem aq të rëndësishëm shoqëror. "Duhet të luftojmë në daçim të rrojmë si njerëz" - shkruan ajo në ditarin e saj. Por dihet që kundërvënia individuale ndaj shoqërisë është gjithmonë dramatike ose tragjike. Asnjë mjet, asnjë motiv që sjell autori në vepër, nuk e shpëton dot. As largimi nga vendi. Kritika ka pohuar disa herë që autori nuk arrin të sjellë një zgjidhje të drejtë me arratisjen e Dijes dhe Shpendit jashtë vendit. Po, në të vërtetë, ky nuk është një gjykim i saktë. Autori pikërisht duke sjellë dështimin e kësaj përpjekjeje, i tregon lexuesit se s'mund kurrsesi që kjo të jetë zgjidhja. Ky motiv është ndoshta nga më realistët në roman. Jo ikja nga e keqja, po përplasja e lufta me të mund të sjellin ndryshime në ligjet dhe opinjonin e egër e të prapambetur shoqëror.
Dija është personazhi më i realizuar në roman, me një botë të bukur shpirtërore, me një psikologji të qartë dhe natyrë tërheqëse. Ajo i kundërvihet krejtësisht mjedisit ku u rrit dhe demaskon gjithë mënyrën e organizimit të jetës familjare e shoqërore shqiptare.
Personazhet e tjera si Shpendi, Irena, babai, njerka etj., janë më tepër skicime.
Proza e Stërmillit ka tiparet e një proze sentimentale me meditime të shumta e përshkrime të imta të vuajtjeve e të dashurisë, po edhe me shprehje moralizuese e deklarime retorike, të cilat i japin asaj ngjyra pak artificiale dhe mangësi në zbërthimin psikologjik të personazheve. Megjithatë, aty ka mjaft ndjenjë e dhembje të sinqertë, gjë që e tërheq lexuesin. Këto tipare lidhen, në radhë të parë me natyrën artistike të Stërmillit si shkrimtar sentimental. Po, duke qenë se ato ndihen edhe në disa prozatorë të tjerë të viteve `20-`30 si Postoli, Grameno, deri diku edhe te Spase etj., mund të themi se janë edhe tipare të prozës sonë ende të dobët, e cila në këtë kohë megjithëse përpiqet të trajtojë probleme shoqërore të rëndësishme të realitetit shqiptar, mbeti sentimentale.
Mërgimtari
Mërgimtari
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 07/03/2008
Postime : 17
Points : 1
Reputacioni : 0
Medalje2 Medalje3

Haki Stërmilli Empty Re: Haki Stërmilli

7th March 2008, 21:30
Haki Stermilli ka bere kontributin e madh sidomos me novelen Sikur te isha djal, qe sot po shkilet ky liber me te madhe pas viteve te 90-dhjeta duke e perqar popullin ne mysliman dhe te krishter.
Sponsored content

Haki Stërmilli Empty Re: Haki Stërmilli

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi