Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Koshtunica jep doreheqjen Empty Koshtunica jep doreheqjen

9th March 2008, 21:05
Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka dhënë dorëheqjen dje dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të reja parlamentare në muajin maj. Ai u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se, kjo shënonte fundin e qeverisë dhe se kërkonte zgjedhje të parakohshme në maj. Dorëheqja e kabinetit pasoi mosmarrëveshjet ndërmjet partive të koalicionit rreth qëndrimit të qeverisë ndaj pavarësisë së Kosovës dhe të ardhmes evropiane të Serbisë brenda Bashkimit Evropian. "Qeveria e Serbisë nuk ka më politikë të unifikuar mbi çështjen që ka të bëjë me të ardhmen e këtij vendi: Kosovën si pjesë e Serbisë", ka thënë Koshtunica. "Qeveria e Serbisë nuk funksionon më. Ky është fundi i qeverisë dhe ne duhet t'ia kthejmë mandatin popullit", tha Koshtunica, duke bërë thirrje që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në 11 maj. "Ky ishte shkaku që e thirra mbledhjen e qeverisë për të hënën, për të marrë vendimin që Parlamenti të shpërbëhet dhe të caktohen zgjedhjet parlamentare", tha ai.

Sipas Kushtetutës serbe, Parlamentin mund ta shpërndajë Presidenti i Serbisë në bazë të propozimit të qeverisë. Më herët, Koshtunica deklaroi se ai më nuk beson se partnerët qeveritarë pro-BE-së janë të sinqertë për mbajtjen e Kosovës. Të enjten, në 6 mars, ministrat pro-perëndimorë të kabinetit të Koshtunicës, i hodhën poshtë kërkesat e nacionalistëve që Serbia të heqë dorë nga përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian për shkak se vendet e unionit kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Qeveria e tij ka qenë në krizë, të shkaktuar nga dallimet në qëndrime përsa i takon marrëdhënieve me Bashkimin Evropian pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Zoti Koshtunica, një nacionalist i moderuar, e përshkroi si të paligjshëm vendimin e vendeve të BE-së për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti serb, Boris Tadiç thotë se, Beogradi do të jetë në gjendje të njohë të drejtën e saj për Kosovën, vetëm nëse anëtarësohet në BE.

Zoti Koshtunica tha dje se, nuk besonte që partneri i koalicionit po luftonte seriozisht për ta mbajtur Kosovën nën Serbi. Për një kohë të gjatë ai kishte mosmarrëveshje me presidentin pro perëndimor Boris Tadiç, ndaj mënyrës së reagimit ndaj ndarjes së Kosovës. Shumica e serbëve e konsiderojnë Kosovën si zemrën e Serbisë. Zoti Koshtunica ka kërkuar që, Serbia të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me çdo vend që pranon pavarësinë e Kosovës. Zoti Tadiç gjithashtu ka thënë se, Serbia nuk do ta japë kurrë Kosovën, por se dëshiron të mbajë lidhje të ngushta me Bashkimin Evropian. Ai thotë se, këto dy çështje janë të ndara nga njëra-tjetra.


Projektrezoluta

Para tre ditësh Qeveria e Serbisë nuk miratoi projektrezolutën për të pezulluar çdo integrim me Bashkimin Evropian, pasi vendet e BE-së e njohën pavarësinë e Kosovës. Rezoluta e hartuar nga Partia Radikale dhe e mbështetur nga kryeministri Vojisllav Koshtunica, shkaktoi plasaritje në kabinetin qeveritar. Kundër, votuan 15 ministra pro-perëndimorë, ndërsa mocioni u mbështet nga 7 ministra aleatë të Koshtunicës. Partia Demokratike e presidentit Boris Tadiç dhe aleatët e saj në koalicionin G 17 Plus, e shohin propozimin si përpjekje për dobësimin e mëtejmë të lidhjeve me Bashkimin Evropian. Propozimi megjithatë pritet të dalë në Parlament, ku shumicën e përbëjnë radikalët.

Presidenti Tadiç tha se, Kosova nuk mbrohet me rezoluta, por me vazhdimin e integrimeve evropiane, që nënkupton forcimin ekonomik dhe stabilitetin e Serbisë. Nacionalistët në Parlamentin serb, të zemëruar nga mbështetja e Evropës për pavarësinë e Kosovës, paraqitën një rezolutë që do të bllokonte një lëvizje të Beogradit drejt anëtarësimit në BE. E hartuar nga Partia Radikale e Serbisë, Rezoluta i kërkon Beogradit të ndalë bisedimet paraprake për anëtarësim me Bashkimin Evropian, në se ky i fundit nuk njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Rezoluta kërkon gjithashtu, tërheqjen e misionit të BE-së në Kosovë dhe që vendet e BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të ndryshojnë vendimet e tyre. Kryeministri Vojisllav Koshtunica dhe pasuesit e tij nuk duan lidhje me BE-në pa Kosovën. Projektrezoluta tregon shenja të ndarjes së koalicionit qeveritar, një aleancë e brishtë mes zotit Koshtunica dhe partisë pro-Perëndimore të Presidentit, Boris Tadiç.


Kush është Vojisllav Koshtunica


* Një profesor pak i njohur i juridikut gjatë luftërave të viteve 90-të, ai fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2000 kundër autokratit Sllobodan Millosheviç si kandidat i një koalicioni të dobët i disa partive, që erdhi në pushtet pak kohë pas rrëzimit të Millosheviçit.


* Gjatë kohës që ai shërbeu si president, kundërshtimi i tij ndaj ekstradimit të Millosheviçit në gjykatën e Krimeve të Luftës në Ish-Jugosllavinë me seli në Hagë shkaktoi një mosmarrëveshje midis tij dhe kryeministrit reformator, Zoran Gjingjiç. Dy politikanët mbetën rivalë deri në vdekjen e Gjingjiç, i cili u vra nga një snajper në vitin 2003.

* Gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër, nga viti 2004 deri në fund të vitit 2006, ai u mbështet në parlament tek partia tashmë e dobësuar socialiste e Millosheviçit, një lëvizje e kritikuar nga aleatët e tij të mëparshëm properëndimorë dhe shenja e parë e qëndrimit të tij gjithmonë e më shumë nacionalist.


* Ai u rikthye në pushtet në maj të vitit 2007 me një marrëveshje koalicioni të arritur në 11 orë me Partinë Demokratike properëndimore, dy ditë pasi tronditi Europën duke përkrahur një ultranacionalist për një post të lartë në parlament.


* Ai kundërshtoi pavarësinë e Kosovës, duke u përqendruar në rëndësinë fetare dhe kulturore të krahinës, në paprekshmërinë e integritetit territorial të Serbisë dhe nevojën për të respektuar ligjin ndërkombëtar.


* Ai konsiderohet në atdhe si i ftohtë, i vështirë dhe fjalëshumë. Retorika e tij kundër Perëndimit lidhur me Kosovën dhe marrëdhëniet e tij të ngushta me Moskën, kanë çuar drejt spekulimeve se ai do të bashkëpunojë me nacionalistët e vijës së ashpër në zgjedhjet e ardhshme.



[i]
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Koshtunica jep doreheqjen Empty Re: Koshtunica jep doreheqjen

9th March 2008, 21:16
shpreesoj te shikoj nji luifte civile ne serrbi dhe kun nji mos mbetet fara ju hupet ,ishalla zoti i shkatrron komplet nga faqeja e tokes si komb dhe si rac .
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi