Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Kthjellu: Faleni Albanin Empty Re: Kthjellu: Faleni Albanin

28th February 2008, 21:12
Kthjellu: Faleni Albanin

Mentori i grupit kosovar "Kthjellu", njëri nga miqtë më të ngushtë të këngëtarit Alban Skënderaj, aq shumë i përfolur pas votës kundër që u dha vajzave kosovare në festivalin e fundvitit në RTSH, hedh dritë mbi të tjera detaje mbi këtë situatë, duke kërkuar njëherësh edhe mëshirë për kolegun e tij

Nuk ka ndonjë krisje në marrëdhëniet miqësore mes Mentorit të grupit kosovar “Kthjellu” dhe Alban Skënderajt, madje ai gjen rastin që të lutet për pak mirëkuptim dhe për t’u thënë “Stop” abuzimeve mediatike ku është përfshirë miku i tij . “Më vjen vërtet keq që ai është bërë pjesë e kësaj vorbulle thashethemesh, që janë fryrë edhe me shkrimet e gazetave këtu në Kosovë e Shqipëri. Mendoj se Albani nuk ka pasur kurrfarë arsyeje që të votojë kundër këngëtareve kosovare, sepse nuk është në interesin e tij humbja e publikut të Kosovës. Unë mund t’ju siguroj që ajo ka qenë votë personale dhe aspak politike”, pohon Mentor Haziri për gazetën “Korrieri”.

Duke përfituar nga rasti, ai kërkon mirëkuptim nga të gjithë njerëzit, pasi miku i tij nuk do të ndërmerrte kurrë një veprim dashakeqës. “Populli i Kosovës dhe ai i Shqipërisë e kanë marrë informacionin siç u është transmetuar dhe në këtë pikë ai më është dhimbsur. Mediat kosovare dolën me tituj të mëdhenj bombastikë, “Albani ia punoi Kosovës”, duke shtrembëruar të vërtetën”. Sipas tij, nuk kishte asnjë arsye që kënga e Flakës dhe e Doruntinës të shpalljes fituese, në një kohë që ai ishte një krijim i drejtorit të festivalit, Edmond Zhulali. “Duke qenë se unë isha vetë i pranishëm në këtë eveniment të rëndësishëm muzikor, mund të flas me bindje për këtë situatë. Me aq sa jam unë i informuar, në asnjë festival tjetër të botës nuk është e lejueshme që një drejtor të nxjerrë krijimin e tij në konkurrim. Përpos kësaj, kënga “Jeta kërkon dashuri” ka qenë gjatë gjithë kohës e privilegjuar, sepse nëse ne të tjerët zhvillonim nga një herë në ditë prova, ato bënin tri të tilla. Dëgjoja shpesh të flitej nëpër korridore se kjo këngë duhet të fitonte medoemos, dhe unë nuk jam ende në gjendje të kuptoj arsyen pse, në një kohë që në festival kishte boll krijime të mira”. Vota kundër e Alban Skënderajt i solli jo pak komente negative këngëtarit të njohur, por kjo nuk ka aspak lidhje me faktin që, për festën e madhe të pavarësisë së Kosovës, Albani nuk ishte i ftuar në asnjë koncert apo televizion, sepse sipas Mentorit, të gjithë këngëtarët e pranishëm ishin zgjedhur vetëm nga brenda vendit. “Me aq sa unë jam informuar, ftesat më të shumta kanë qenë për këngëtarët kosovarë, që do të performonin kryesisht në Prishtinë dhe në qytete të tjera. Unë personalisht këndova në Ferizaj, qytetin ku dhe banoj. Mungesa e Albanit nuk kishte lidhje me thashethemet mbi festivalin e RTSH-së, por me faktin se ai është i impenjuar në Itali me disa projekte të tjera të rëndësishme”, vijon Mentori.

Për pjesëtarin e grupit “Kthjellu”, kjo situatë është e përkohshme dhe do të kalojë si çdo thashethem tjetër dashakeqës, që synon uljen e personalitetit të vetë këngëtarit. Ndaj, ai nxiton të shtojë se gjatë këtyre ditëve, shumë pronarë lokalesh i kanë kërkuar numrin e Albanit për të kënduar nëpër baret e tyre, por ka qenë thjesht një pamundësi e këtij të fundit, për të mos qenë i pranishëm. “Kthjellu” dhe Albani do të vazhdojnë bashkëpunimet e tyre muzikore dhe këtë të vërtetë e pohon edhe vetë Mentori. Një këngë e re pritet të dalë së shpejti në publikim, përpos asaj që grupi kosovar po përgatitet për të nxjerrë gjatë muajve të verës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi