Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Një zemër për Vesën Empty Një zemër për Vesën

10th March 2008, 22:04
Një zemër për Vesën
[b]
[You must be registered and logged in to see this image.]
Vesa Luma, këngëtare e njohur, rrëfen për herë të parë sesi prej disa vjetësh është duke përjetuar një histori dashurie me Gencin, një regjisor kosovar


Ka kaluar pak kohë nga promovimi i albumit të këngëtares Vesa Luma, që mban titullin “Të kam dashur shumë”, një album kushtuar babait të saj, që nuk jeton më. Biondina e "Ethe-ve" Vesa Luma, nuk nguron të zbulojë edhe disa detaje mbi jetën e saj private. Prej disa vjetësh është duke përjetuar një histori dashurie me Gencin, një regjisor kosovar. Vajza nga Prishtina nuk di të ndalet, duke ia dalë mbanë mes dy profesioneve të saj. Kënga dhe gazetaria janë profesionet e pandashme për Vesa Lumën. Në fakt nuk është hera e parë që këngëtarja nga Kosova pranon një gjë të tillë, duke rrëfyer se së shpejti do të drejtojë një emision televiziv të ri, në RTK. Ndër kaq në sferën muzikore po përgatit një videoklip të ri, që pret ta hedhë në treg së shpejti. Gjithë këto detaje Vesa i bën të ditur gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Korrieri”.

-Sapo keni hedhur në treg një album të ri me titull “Të kam dashur shumë”. Pse pikërisht zgjodhët një titull të tillë për albumin tuaj? Sa këngë përmban albumi?

“Në fund të dhjetorit nxora albumin, që është thjesht një përmbledhje e këngëve të mia, me të cilat kam punuar shumë gjatë dhe me përkushtim. "Të kam dashur shumë" është një ndër këngët e albumit, një baladë bërë nga Flori kohë më parë, ndërsa kënga edhe pse është temë tjetër, titulli ka koinçiduar me gjendjen time emocionale, duke pasur parasysh që këtë album ia kam dedikuar babait tim të ndjerë, të cilin e kam dashur shumë dhe vazhdoj ta kem engjëll mbrojtës unë dhe familja ime”.

-Si ka ecur albumi që nga koha kur është hedhur në treg? Keni menduar të nxirrni klip të ri?

“Duke pasur parasysh problemet që ne këngëtaret dhe produksionet kanë në ditët e sotme për shitje të albumit ,unë jam shumë e kënaqur me pritjen e albumit nga adhuruesit e këngëve të mia”.

-Ju kemi parë në një bashkëpunim me Gencin e “Etno Engjujt”, me titull “Ex relaxs”, pak ndryshe nga stili juaj i të kënduarit?

“Është e vërtet që kisha ndryshuar pak stilin e të kënduarit, në këtë këngë kam shpalosur Vesën e egër, por që në jetën e përditshme është shumë e butë. Sa i përket vokalit tashmë publiku e di kush ka dhe kush s’ka aftësi vokale andaj ata duan hite, duan këngë që kap veshi i tyre lehtë, pa u munduar të zgjedhin ndonjë matematikë në të”.

-Vesës i pëlqen ndryshimi në muzikë, apo preferon një stil të caktuar dhe është e detyruar të kënaqë shijet e publikut?

“Po pse jo, nëse keni rastin të dëgjoni albumin tim, aty më së miri vërehet eksperimenti që unë kam me zhanre të muzikës, me dëshirën time dhe gërshetuar me shijet e publikut. Jam me fat që di të përshtatem në çdo rrymë muzikore soul, pop R& B, apo rrok. Këtë përshtatshmëri e kam vërejtur qysh tek “Ethet”.

-Vitin e shkuar jeni vlerësuar me çmimin “Best female” në “Top Fest 4” me këngën ”Luaj”. Këtë vit keni zgjedhur një baladë, mendoni se do të keni sukses?

“Tashmë kam marrë pjesë me baladën " Edhe për mua do të ketë një zemër" një Këngë shumë e veçantë, punuar nga kompozitori i mirënjohur kosovar Ilir Tolaj, i cili i ka dhënë shumë ndjeshmëri këngës. Është nga ato baladat ku çdo i ri e gjen veten dhe jam shume e lumtur, se që nga dita e paraqitjes sime kënga ka filluar të dëgjohet, kërkohet dhe pëlqehet shumë. “Top Fest” është festivali i cili më ka afruar shumë me publikun shqiptar, ndërkohë lidhur me këtë festival dua patjetër të shfrytëzoj rastin që tani pas Pavarësisë, të falenderoj në emër të gjithë këngëtarëve kosovar, të gjithë ata që na kanë përkrahur shumë vjet dhe që na kanë ndihmuar të zhvillojmë krijimtarinë artistike, duke pasur parasysh që në Kosovë një kohë të gjatë ka pasur ngecje. Unë personalisht do të jem mirënjohëse gjatë gjithë jetës sime”.

-Si kalon një ditë e zakonshme për Vesën?

“Puna më merr shumicën e ditës, ndërkohe pas punës merrem me muzikën gjer në orët e vona të mbrëmjes, përveç ëikendeve. Fundjavën preferoj ta kaloj në gjirin familjar duke biseduar me anëtaret e familjes ditën e gjatë”.

-Kemi dëgjuar se po merreni me një aktivitet humanitar. Për çfarë bën fjalë ky projekt?

“Po është e vërtetë. Vazhdoj të merrem me aktivitete humanitare,vazhdoj të jem ambasadore e vullnetit të mirë dhe vazhdoj të përkrah dhe ndihmoj, me aq sa mundem në mënyrë modeste ata që kanë nevojë”.

-Diçka për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën Vesës? Sa kohë keni bashkë?

“ I dashuri im quhet Genci. Ka vite qe jemi bashkë dhe jam shumë e lumtur që kam pranë një njeri i cili më mbështet dhe ndihmon në çdo projekt timin, duke pasur parasysh që është vet regjisor dhe rrjedh nga familje artistësh. Mjafton të them që ndihem e mbushur shpirtërisht”.

-Si shkon karriera juaj si gazetare në RTK? Po drejtoni ndonjë emision aktualisht?

“Vazhdoj të jem në RTK dhe po përgatitje të projektit më të ri televiziv, që do të jetë befasi e këndshme për publikun”.

- Ndonjë projekt të afërt si në fushën e muzikës ashtu edhe në gazetari?

“ Për sa i përket muzikës pas mbarimit të festivalit të muzikës moderne shqiptare, “Top Festit”, vera do të më gjej me një hit dhe videoklip të ri veror”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi