Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Nenshtetsia e Janullatosit, nenshtrim i kishes Empty Nenshtetsia e Janullatosit, nenshtrim i kishes

11th March 2008, 12:32
Nenshtetesia e Janullatosit, nenshtrim i kishes

E Marte, 11 Mars 2008

EKSKLUZIVE: At Nikoll Marku flet per arsyet qe sipas tij Presidenti i Republikes nuk duhet t'ia jape nenshtetesine Hiresise se Tij, Janullatos. Prapaskena qe fshihet pas nenshtetesise dhe ndikimet mbi Shqiperine e Jugut

Nikoll Marku, prift i kishes ortodokse "Shen Maria", ne lagjen Kala, ne Elbasan, njekohesisht perfaqesues i kishes ortodokse autoqefale kombetare shqiptare tregon pwr "Koha Jone" arsyet sipas tij, pse Presidenti i Republikes nuk duhet t'i jape nenshtetesine Hiresise se tij, Janullatos. Marku jep alarmin duke i kujtuar Presidentit Bamir Topi se "pas dhenies se nenshtetesise fshihet perjetesia e nenshtrimit te kishes ortodokse shqiptare dhe varesia e saj nga kisha greke". Njekohesisht, At Nikolla parashikon ringjalljen e levizjeve per Vorio-Epirin ne Shqiperine e Jugut. Prifti ortodoks kerkon nderhyrjen e shtetit per te ndihmuar kishen, duke e pastruar nga prifterinjte greke

Cila eshte e verteta sipas jush, e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare?

Gjithe shqiptaret duhet te dine se kisha e vertete eshte Kisha Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare dhe simboli i saj eshte kisha "Shen Mari", ne lagjen Kala, ne Elbasan. Kisha "Shen Maria" mbeshtetet ne dy statuse te hartuara nga Kongresi i Beratit ne vitin 1922, nga Kongresin i Korces ne vitin 1929, si dhe nga vendimi i Patriarkanes se Stambollit i marre ne vitin 1936. Ne mbeshtetemi ne keto vendime duke cituar nenin 34 te Patriakanes, qe citon se "cdo komb ka te drejte te kete kishen e tij te pavarur dhe Kryepeshkopin e races se vet". Mund te theksoj ketu se kisha ortodokse shqiptare e mori pavaresine e vet ne kohen e Mbretit Zog. Ne kete kohe kisha u mbeshtet thellesisht ne tabanin kombetar. Per vite te tera kisha greke nuk ka reshtur ta kete vasalen e saj. Kjo per arsye se ortodokset shqiptare kane luajtur rol shume te rendesishem ne Pavaresine e vendit dhe familje shume fisnike dhane kontribut ta pacmuar. Eshte ky binomi qe ka mbajtur gjalle frymen patriotike dhe ekzistencen e shtetit shqiptar. Nuk eshte e rastit ardhja e ekzarkut grek ne vitin 1991.

Ne cilin dokument bazohet veprimtaria e kishes qe ju perfaqesoni?

Dokumenti ku bazohet veprimtaria e kishes eshte Tamusi i dale nga Patriakana e Stambollit. Si pasoje e veprimtarise mbytese te kishes greke, Kryepeshkopi Visarion Xhuvani dha doreheqjen pikerisht ne kohen kur ai e kishte derguar kishen ortodokse kombetare ne oborret e kishave evropiane. I gjithe amaneti i martireve te kishes dhe baballareve te Kombit ishte se "kushdo mund te vije te drejtoje kishen ortodokse shqiptare, por jo nje klerik grek". Ironia e fatit ishte se na erdhi Janullatos.

Po Kryepeshkopi Janullatos, me cfare statuti mberriti ne Shqiperi?

Janullatos e bazoi veprimtarine e kishes ortodokse shqiptare ne statusin e vitit 1950, i cili nuk u pranua nga Patriakana e Stambollit, pasi ishte nje status komunist dhe nderhynte ne punet e brendshme te kishes. Ky status permban dy pika negative. Ne nenin 3 thuhet se gjuha zyrtare eshte shqipe, por mund te futen edhe gjuhe te tjera dhe nene te vecanta mund te modifikohen sipas rastit. Duke ardhur ne kete pike une i bej disa pyetje te gjithe klases politike ne Shqiperi: Perse duhet ta besojne kete njeri i ardhur nga kisha greke, ndersa shtetaret shqiptare nuk kane informacionin e duhur per kete njeri? Perse shkon ne gjithe kishat ortodokse te botes dhe thote se shqiptaret akoma nuk jane te zote dhe vetem nepermjet kishes greke mund te gjejne besimin dhe qetesine e shpirtit? A nuk u duket se nje zoteri i tille eshte duke ulur vlerat e Kombit?

Perse gjithe kjo armiqesi me Hiresine e Tij?

Nuk kam asgje personale me te. Por sulmi i pare qe ai i beri kishes, ishte heqja e pamjes dekorative te kishave tona, qe shpalosnin kulturen dhe historine e popullit tone dhe besimtareve ortodokse. Se dyti, ai ndertoi nje rrjet administrativ me nje kuader enigmatik dhe te manipuluar, i perzgjedhur nga Greqia. Askush prej tyre nuk eshte per kishen ortodokse shqiptare. Ata jane rrogetare te thjeshte qe servilosen per nje kore buke. Se treti, u krijua Sinodi i Shenjte kleriko-laik nga dhespote greke dhe renegate qe me devocion i sherbejne Janullatos dhe kishes greke, duke harrur interesat kombetare. Prandaj me te drejte shprehim shqetesimin tone pasi kisha shqiptare nuk eshte gje tjeter vecse nje filial i kishes greke. Ne vitin 1994, plaku Janullatos, ndersa ishte duke udhetuar drejt Selanikut, i jep nje interviste gazetarit amerikan, Fred Reid, te cilit i deklaron se "Shqiperia eshte nje shtet islamik ne gjirin e Evropes se perparuar dhe Islami e quan kishen ortodokse shqiptare si nje arre gunge qe duhet shtypur". Ai shton me tej dhe thote se Perendimi duhet te kuptoje se Islami eshte ne thelb nje fe politike. A nuk eshte e rrezikshme kjo? A i sherben Shqiperise nje deklarim i tille? Ne vitin 1998 po ky plak kontradiktor, pasi i u sulmua per deklarimet e tij antishqiptare, mbrojti doktoraturen ne shkencat islamike. Shikoni sa cinik qe eshte. Ndoshta eshte i semure, sepse nje njeri normal nuk do e bente nje gje te tille duke rene ne kundershti me veten. Pergjigjen per c'ka bere e jep vete populli. Tregojani popullit kete gje dhe merrni mendimin per gjendjen e tij. Por e keqja me e madhe eshte se politika e sotme i ka dhene shume krah ketij njeriu antishqiptar.

Si e komentoni dhenien e nenshtetesise nga Presidenti nese ai e merr vendimin?

Kam ndjekur me vemendje gjithe cfare po flitet ne media dhe shtyp keto dite rreth kesaj ceshtjeje. Lidhur me dhenien e nenshtetesise Janullatosit, une do te thosha se per t'i dhene nenshtetesine Janullatosit dhe klerit te huaj ka disa kritere. Ne asnje nen te statusit nuk perfshihet dhenia e nenshtetesise klerit te huaj. Edhe pse ka shume vite qe sherben ne Shqiperi, ai mund te konsiderohet si nje mik i nderuar, por jo te jete kuader kishtar. Por kur vihet re se veprimtaria e tij bie ndesh me ceshtjen Kombetare dhe ate te besimit, ai kategorikisht eshte i padeshiruar. Me sa jam i informuar, ai ka hartuar nje status te ri me nene dhe ligje, sipas oreksit te kishes greke dhe interesave greke. Me kete statut, ai perjeteson varesine e kishes ortodokse shqiptare nga kleri i huaj. Prandaj kerkesa e marrjes se nenshtetesise eshte me shume dinakeri . Nese e merr nenshtetesine ai ka te drejte te miratoje kete statut qe ne thelb eshte antishqiptar, anti-ortodoks duke e varrosur njehere e pergjithmone kishen ortodokse shqiptare. Me pas, ne do te mbetemi te vegjel dhe do te kapemi pas dore nga kisha greke per te shkuar te Perendia. Por ka akoma me keq, pasi prapa ketij skenari fshihen gjera te rrezikshme. Ne Shqiperine e Jugut kisha ortodokse, minoriteti dhe shoqata "Omonia" nen drejtimin e Janullatosit do te kerkojne flamurin e Vorio-Epirit, duke i dale ne krah kishes ortodokse serbe, e cila nuk po pushon se luftuari qe Kosova te mos e fitoje Pavaresine. Vini re kohet e fundit. Per flamurin e Vorio-Epirit ka shume zera ne Jug dhe kisha ortodokse dhe mitropolia e Gjirokastres eshte kthyer ne Mitrovice.

Me falni qe po e perseris pyetjen, por nuk ju duket se ka nje armiqesi te hapur mes jush?

Ju thashe. Nuk kam asnje mendim personal per Janullatosin. Por thjesht i bej pyetje: Edhe sa detyra te mbeten per te permbushur ne interes te kishes dhe shtetit grek? Si munde te shkosh ne Amerike dhe te besh nje meshe ne gjuhen shqipe me rastin e 100- vjetorit te mbajtjes se kesaj meshe nga Noli i madh? A nuk ju duket nderhyrje ne punet e brendshme te kishes shqiptare? I drejtohem at Artur Liolinit, ketij lepiresi kockash, qe ka turperuar dhe tradhtuar kishen shqiptare me qendrimet e tij si kelysh besnik i Janullatos. Perse at Artur zemerove shqiptaret? I bej thirrje Presidentit. "Zoti President! Ju lutem largojeni menjehere kete njeri mos e prano nenshtetesine e tij pa e dhene verdiktin populli". Zoti Kryeminister! Ju thate se nuk eshte pune e imja. Mund te dilni me kontributin tuaj per te qartesuar Presidentin. Nuk eshte vone te korrigjoni.



DEKLARATAT PER JANULLATOSIN:

Presidenti Bamir Topi

Per kryetarin e shtetit Bamir Topi mosdhenia deri tani e nenshtetesise shqiptare per kryepeshkopin Anastasios Janullatos, nuk ka ardhur per shkelje ligjore por ajo eshte "vetem nje gje ne proces, ku duhen marre ne konsiderate disa ndjeshmeri te brendshme". Topi tha se "mua me takon te vleresojme ndjeshmerine ne menyre shume te kulturuar". Presidenti refuzoi te jape nje date duke thene se "per sa kohe nuk ka nje vendim definitiv, une nuk mund t'ju them asgje". Duke vleresuar punen e Janullatosit, ne krye te kishes ortodokse, Topi tha se kryepeshkopi grek, ka qene dhe ne nje pozicion ku i ka sherbyer Shqiperise ne arenen nderkombetare.

Kryeministri Sali Berisha

Prania e Kryepeshkopit te Shqiperise Anastasios Janullatos, konsiderohet nga shefi i kabinetit qeveritar, si nje hallke e rendesishme ne marredheniet shqiptaro-greke. Ne intervisten e pardjeshme per gazeten me te madhe greke "Kathimerini" ("E perditshme"), kryeministri Berisha vleresoi se "z.Anastas ka merite ne gjallerimin e kishes greke ne Shqiperi". Pyetjes pse ende Janullatos ai pret, por nuk e ka marre nenshtetesine shqiptare dhe vijimit nese i bashkohet mendimit se duhet t'i jepet", Berisha iu pergjigj: "Problemi eshte se une jam kryeminister dhe kjo gje i kapercen kompetencat e mija. Une jam i sigurt se Presidenti i Republikes eshte duke e shqyrtuar kerkesen"
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi