Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Skënderbeu quhej Jorgji Empty Skënderbeu quhej Jorgji

11th March 2008, 20:06
Bollano,


Autori: Gazeta Shekulli ne kategorine Politika Blog, Shoqeria Blog

Nëse historia e Shqipërisë do të rishkruhej me shkronja greke, Gjergjit do i thonim Jorgji, Gjonit- Jani e himarjotëve-himarjotis. E përsa kohë që për fqinjët tanë jugorë, ëndrra e Vorio-Epirit projektohet kaherë mbi Himarën, historia e kësaj toke shqipesh është shkruar bash në vitin 2006 prej shkronjash greke. Himarën turistike e gjen të prezantuar në internet në adresën www.himara.eu. Po të mos ekzistonin hartat, një vizitor i huaj interneti do e kishte fort të vështirë të kuptonte se në cilin cep të botës bie Himara, bashkë me kalanë e saj 3500 vjeçare, Shpellën e Piratëve apo Kishën e Gjithëshenjtorëve.

Askund nuk thuhet se pamjet e mrekullueshme që ofron ky qytet buzë Jonit mund t’i prekësh në Shqipëri. Përkundrazi. E njëjta “dorë” ka treguar kujdes për të vënë në dukje gjithçka fqinjët tanë grekë pretendojnë se i bën njësh me Himarën, për të shkruar një tjetër histori megalomane, këtë herë nën logon e një bashkie shqiptare.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Skënderbeu quhej Jorgji Empty Re: Skënderbeu quhej Jorgji

11th March 2008, 20:07
Copyright-i i guidës turistike i takon një institucioni të shtetit shqiptar, bashkisë së Himarës. Për llogari të saj ka punuar njëfarë Jorjis Zahos, ndërsa për llogari të Bashkisë ka derdhur para sponsori “Anajenisi”. Një “mirëseardhje” e kryebashkiakut Vasil Bollano, emri i të cilit duket krejt i ndryshëm prej banorëve të tjerë, vetëm pse nuk është shkruar Vasilis Bolanos, historia e Himarës dhe lista e hoteleve e banorëve që ofrojnë shtëpi për turistët janë informacionet kryesore që të ofron ky site. E ndërsa lexon se Chimera e lashtë shtrihej deri në lumin e Kallamasë në Greqi, gjen nja katër versione të Himarës, në shkronja greke. Në pak rreshta, përshkruhen shekuj të tërë histori, ku himarjotët, në këtë version të ngjarjeve bashkohen gjithnjë me grekët, në luftë kundër të tjerëve. Saracenë, hunë, sllavë, bullgarë, kryqtarë apo romakë kanë zbarkuar anijet e tyre të luftës mbi Himarë, për t’i lënë vend një tjetër lufte, qendresës së gjatë të vendasve ndaj turqve
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Skënderbeu quhej Jorgji Empty Re: Skënderbeu quhej Jorgji

11th March 2008, 20:08
Dhe ja ç’ofron historia e Bashkisë së Himarës për këtë periudhë të historisë. “Me 1403 mbreti i Napolit, Karli zbarkon në brigjet e Himarës dhe shtyn shqipfolësit në drejtim të veriut. Disa vite më vonë, himarjotët, të udhehequr nga Jorgji Stresi, mik personal i Jorgji Kastriotit, përpiqen të ndalojnë zaptimin e Epirit nga Otomanët. Mbas zaptimit të Krujës nga Turqit, e vetmja krahinë e lirë në gjithë Epirin mbetet Himara e
vetëqeverisur nën mbrojtjen e Republikës Veneciane”. E ndërsa në historinë e shkruar prej Bashkisë së Himarës, Gjergj Kastriotit i thonë Jorgji, djali i tij, Gjoni që udhëhoqi himarjotët drejt një tjetër fitoreje pavarësie më vitin 1481, nuk ka sesi mos të quhet Jani.”Me ndihmën e mbretit të Napolit u liruan dhe të udhëhequr nga Jani Kastrioti
fituan pavarësinë, duke u paguar turqve një taksë nënshtrimi”,-shtohet më tej.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Skënderbeu quhej Jorgji Empty Re: Skënderbeu quhej Jorgji

11th March 2008, 20:09
Historia e paskëtajme prezantohet e gjitha si luftë brenda llojit, ku shqiptarët e Himarës luftojnë shqiptarët e Ali Pashait e ku ushtria greke hyn në Shqipëri si çlirimtare dhe jo si pushtuese. “Pas turqve vijnë vitet e mbretërimit të Ali Pashait në Janinë. Janë vite të vështira. Ali Pashai përpiqet me të gjitha mënyrat të zaptojë Himarën. E rrethon dhe gjithmonë e shtrëngon këtë rethinë, zaptoi dhe shkatërroi fshatra të Himarës… Më 1821 shpërtheu kryengritja e madhe greke. Himariotët janë kudo në radhët e para të kësaj kryengritje… Më 5 nëntor 1912, majori himarjot, Spiro Spiromilos, në krye të të kretasve zbarkon në Himarë dhe e çliron atë…. Më 9 shkurt 1914, himarjotët kundërshtuan planet e Fuqive të Mëdha për t’i përfshirë brenda kufijve të shtetit shqiptar. Deri në vitin 1921, Himara gjendet në disa stade: autonome, me komand grek, e zaptuar nga italianët dhe përsëri autonome… Me 22 dhjetor 1940, ushtria greke hyn në Himarë dhe banorët e pritën me entuziazëm dhe në mënyrë festive”. E si për t’i dhënë fund një historie që vazhdon
e shkruhet sot e gjithë ditën në mendjet e fqinjëve tanë grekë, historiku në guidën e Bashkisë së Himarës përfundon me: “më 1945, himarjotët nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet për të ligjëruar regjimin e Enver Hoxhës. Ky regjim mbylli shkollat greke edhe
shkollën e Akroqeravneve dhe u hoqi himarjotëve çdo të drejtë minoritare”.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Skënderbeu quhej Jorgji Empty Re: Skënderbeu quhej Jorgji

11th March 2008, 20:09
Himara, plot Bolanos, Goras e Tzuvelis
Ata janë himariotë, e ndoshta përshëndetjet mes vedi, janë mësuar t’i këmbejnë në greqisht. E megjithatë, nëse do t’u binte rasti t’i hidhnin një sy guidës turistike të Bashkisë së Himarës, nuk ka sesi të mos shkulen gazit.Nikos, Fotis, Aleksandros, Spiros, Mondis…. Bolanos, Goras, Neranxis, Tzuvelis… Pas gjithë emrave e mbiemrave të himarjotëve të sotëm rëndon nga një s, si për të treguar që në prezantimin e parë virtual se ata janë grekë. Nga kjo bashkësi e njehsuar prej s-ve në fund të emrave bëjnë përjashtim vetëm myslimanët e Borshit, që mesa duket, hartuesit e guidës turistike nuk ua kanë gjetur dot anën. I njëjti rregull gramatikor vlen edhe për fshatrat e Himarës. Të greqizuar në emra, Dhërmiu, Jala apo Palasi nuk tingëllojnë fort si fshatrat tona turistike, ku me zor presim të kalojmë verën.E kemi ditur që himarjotët e kalojnë pjesën më të madhe të vitit në Greqi, dimë edhe që më të moshuarit, ata që nuk ia kanë ngenë emigracionit, jetojnë mirë në tokën e tyre me pensionet greke. Por që fushata helene për uzurpimin “paqësor” të ëndrrës Vorio-Epir ka përfshirë gjithçka gjendet në Himarë është një surprizë e re që na zbulohet në guidën e re turistike të Himarës.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Skënderbeu quhej Jorgji Empty Re: Skënderbeu quhej Jorgji

11th March 2008, 20:29
Koment i nardlushnjes(mund te beni edhe ju komentet tuaja)
Me ben shume pershtypje qe Bollano arrin deri ketu,sa te mundohet te shtremberoj historine e kombit tone.
Me ben pershtypje qe ka njerezte tille,pa karakter qe mohojne prejardhjen dhe familjen
Me ben pershtypje qe politikanet tane ju japin mundesi ketyre te pareve te arrijne deri ketu
Eshte e kuptueshme Sali Berisha dhe Fatos Nano si shoke te vjeter komuniste ulen dinjitetin tone 50 vjete ne regjimin e Enver Hoxhes dhe vazhdojne ta bejne edhe keto 17 vjetet e fundit duke mbyllur syte para ketyre armiqve kombetare te cilet duhet te futeshin brenda dhe te mos e shikonin diellin me sy per tere jeten e tyre
Anonymous
Musafir
Vizitor

Skënderbeu quhej Jorgji Empty Re: Skënderbeu quhej Jorgji

12th March 2008, 01:18
ooo zoje po kush te tha ty qe skender beu quhet jorgji po ti as qe jetonke ne kete bote po me ty nuk ja vlenka me ba shum komplimente po kush je ti qe do me deformu historin shqiptare si ke guximin ta thuash nje gje te tille po ti na e bane heroin ton kombtar , grek .......mmmmmmmmm uuuuu :
apo mos jeton ne greqi dhe do kesh marr nje leje qendrimi atje ;;;
dhe kjo tregon se per ty nuk egziston ma shqiperi po te té vije keq dhe te pendohesh ne vetvete per ate titull qe ke véne aty

dhe rregullo emrin aty siper se nuke po kuptojm se ça je ti zoje apo zotri



dhe mos na i trego emrat herojve tan se si i kane se ii dime edhe ne
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Skënderbeu quhej Jorgji Empty Re: Skënderbeu quhej Jorgji

12th March 2008, 14:49
Zoti gogu me duket se keni lexuar gabim shkrimet e mesiperme dhe mos arrini ne konkluzione te gabuara.Vetem tek postimi i fundit ku shkruhet Koment i nardlushnjes,jane fjale te miat
Emri im eshte shkruajtur sakte dhe dihet se i kujt gjnie eshte.(shiko minifoton time,dhe me ke pare mua,sepse une nuk vendos foto te botes )Shqiperia egziston per mua dhe me shume nga cmendoni ju,prandaj bej kujdes kur shkruan .Sa per lejen e qendrimit tim ,ate e di une se sa lek e paguaj dhe nuk jam borxhli asnjerit ,por edhe sikur te isha borxhli asnjehere nuk do te shisja atdheun dhe heronjte kombetar te tij.Por ti ke te drejte se nuk me njeh . ,se je anetar i ri(shiko te gjitha postimet e mia).Ose je anetar i vjeter me dy emra ne kete forum.Shpresoj te mos jete kjo e fundit
albi5
albi5
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 19/02/2014
Postime : 18
Points : 20
Reputacioni : 0
Medalje2 Medalje3

Skënderbeu quhej Jorgji Empty Re: Skënderbeu quhej Jorgji

21st February 2014, 22:17
kjo vajza thot nese  do te shkruhet me shkronja Greke ama kur  nuk do te shkruhet  Historie shiptare me shkrojna Greke
nardii
nardii
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 22/02/2014
Postime : 12
Points : 22
Reputacioni : 0
Medalje2 Medalje3

Skënderbeu quhej Jorgji Empty Re: Skënderbeu quhej Jorgji

22nd February 2014, 19:30
keshtu eshte quajtur skenderbeu
Sponsored content

Skënderbeu quhej Jorgji Empty Re: Skënderbeu quhej Jorgji

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi