Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Gjergj Leka Empty Gjergj Leka

Wed Mar 19, 2008 8:25 pm
Gjergj Leka, përqark Shqipërisë me muzikë e tradita

Projekti “Kthehem bashkë me ju”, që Qendra Ndërkombëtare e Spektakleve dhe “DeliArt” do të organizojnë, ka qenë dhe
shkaku për mbylljen e emisionit “Kthehem të dielën”, transmetuar çdo të diel në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar. Spektakli që do të përfshijë në një turne të madh shumicën e qyteteve shqiptare, që nga Durrësi e deri në Sarandë, do të startojë në qershor dhe do të transmetohet në korrik. Sipas një prej ideatorëve të tij, Gjergj Lekës, si fillim ishte menduar të titullohej “Shqipëria nuk quhet Tiranë”, por më pas u vendos për “Kthehem bashkë me ju”. “Duke përjashtuar Tiranën, qytetet e tjera janë “të vdekura”, sidomos në aktivitete. Synimi është dhe rikujtimi i figurave që këto qytete mbartin dhe që janë harruar. Ky turne i menduar në 14 data në qytetet me kryesore të Shqipërisë, nuk shërben për të treguar veten, por të vlerësuar figurat shqiptare duke nxjerrë në pah si bukuritë, ashtu dhe mangësitë, një promovim i njëkohshëm i talentit rinor, i turizmit, i bukurisë dhe i vlerave dhe antivlerave që qytetet shqiptare jashtë kryeqytetit mbartin”.

Formati
I menduar si një “Festival-Bar”, por që krahas spektaklit dhe muzikës do të sjellë në skenë dhe probleme, figura kryesore të qytetit pritës; të cilat mund të jenë që nga kryetarët e Bashkive, personalitete të rëndësishme, por që nuk kanë emër, njerëz të talentuar, etj. Një lloj ndërthurje “Music & talk show”, ku në rolin e prezantuesit do të jenë sërish Gjergj Leka dhe këngëtarja Jonida Maliqi. Një show i madh i konceptuar me elementë të ndryshëm: si trupa fikse e përbërë nga prezantuesit, grupi i baletit dhe grupi i showgirl-eve; grupi i këngëtarëve profesionistë; 20 misse nga “Miss Shqipëria” të veshura me kostume tradicionale (etnografike); si dhe nga personazhet e qyteteve përkatëse.

Këngëtarët
Në këtë rrugëtim nëpër Shqipëri, por dhe jashtë kufijve, si në Shkup dhe Kosovë do të jenë prezentë këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare, si Aleksandër Gjoka, Mariza Ikonomi, Eranda Libohova, Eneida Tarifa, Vikena Kamenica, e shumë të tjerë. Gjithashtu, do të jenë prezentë dhe këngëtarë të brezit të shkuar të çdo qyteti, pra një përmbledhje e të gjitha moshave. Për pjesët me të cilat do të paraqiten, Gjergji shprehet se: “Do të jenë të gjitha materiale të reja dhe do të punohet shumë me folklorin e secilës zonë. Programi është menduar të jetë i ndryshëm në çdo nga 14 qytetet, sigurisht me një trupë bazë, orkestrën prej 10 elementesh (violinash). Turneu më i madh në Shqipëri do të përfshijë gjini të ndryshme muzikore, që nga ajo komerciale, ajo popullore, e ndoshta duke synuar dhe operën. Do të jetë diçka profesionale, që nga skena, fonia, etj.”

Promovimi i të rinjve
“Një ndër qëllimet më të mëdha të këtij aktiviteti gjigand është dhe promovimi i talenteve të reja të cilat janë të rëndësishme, dhe pse nuk kanë shumë të ardhura. Janë një grup vajzash që janë përzgjedhur vazhdimisht, që kanë jo vetëm talent, por edhe paraqitje”. Showgirl të vërteta, që dinë të kërcejnë, të këndojnë dhe kanë njohuri muzikore. Dhe pse me moshë të vogël, kanë vërtet shumë për të shfaqur”, - tregon moderatori. Brenda spektaklit është menduar një “minishow” rreth 20 minuta, ku një violiniste, një pianiste dhe tre këngëtare do të performojnë në skenë. E veçanta është se rreth 80 % e trupës që do të jetë e angazhuar në këtë aktivitet do të jenë vajza. “Me këtë gjini kuptohem shumë më mirë. Femra shqiptare kënaqet me shumë pak, kërkon vetëm respekt”, - tregon artisti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi