Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Thellohen percarjet ndershqiptare ne Maqedoni Empty Thellohen percarjet ndershqiptare ne Maqedoni

22nd March 2008, 18:18
07:15/21.03.08 - Thellohen percarjet ndershqiptare ne Maqedoni


BDI akuzoi se për shkak të PDSH-së Maqedonia nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës bashkë me shtetet e tjera të rajonit Kroacinë, Hungarinë dhe Bullgarinë.
Por nga PDSH thanë se nuk merren me këto deklarata, të cilat erdhën në kohën kur kjo parti nuk shkoi për një vizitë në Prishtinë e thirrur nga krerët e lartë shtetërorë atje.

Rivaliteti mes partive shqiptare në Maqedoni ka filluar të shfaqet edhe në Kosovë. Ndonëse që të gjitha pa përjashtim angazhohen në përkrahje të saj dhe thonë se Maqedonia duhet ta njohë sa më shpejtë.
Rafiz Aliti i BDI-së akuzoi se Kosova nuk u njoh nga Maqedonia për shkak të PDSH-së. Pavarësia e Kosovës ishte paraparë që të njihet nga ana e Republikës së Maqedonisë bashkë me shtetet e rajonit, Kroacinë, Bullgarinë dhe Hungarinë. Kjo nuk ndodhi për shkak të veprimeve të pamatura të partnerit shqiptar në koalicionin qeveritar PDSH-së. Ajo shkaktoi këtë krizë në momentin më të pavolistshmë për shtetin e Kosovës, tha Rafiz Aliti.
|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi