Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Alegoei

24th March 2008, 18:53
 
ALEGORIJA eshte dinjitoze e asaj pjese te tradites gojore,qe perdorej nga brezi ne brez neper odat e burave,ku rihej mendimi i urte dhe zen vend fjala e mencur neper odat qe mbartnin fjale me peshe,humorin e shendetshem ne festa gezime dhe kurajon burerore ne hidherime.
Te folurit e fshehte ne nenkuptime jane perdore si mjat artistik nga letersija popullore
Eshte e drejte e atyre qe si shkruajne po per lexuesin gjith-shqiptar me pak perdorni trajtat nendialektore.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 18:53
Alegori dibrane:
TA MORA MASEN! Nje djale,para se te martoheshte,i lavderoeshte t'ames se nusja e tij kishte me e pase keq me te.Jo si djali i filanit,qe e terhek nusja per unde.
Si u martua,per nji fare kohe i rinte te shoqes hunde e buzeper t'i kallxue se ishte i ashper,Por nuk zgjati shume dhe e shoqja ja muerr anen,bile i hipi n'anen t;eper.E pa se nuk po e bante zapte shoqen e nji dite zuni sebepne macen.Ju versul asaj dhe e cau dysh.
E shoqja i tha:
-N'dash vrae macen,n;dash pre macen.se une ta mora masen.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 18:54
Ate e di ti!
Grueja e nji katundari kishte shkue ne krue per te mbushe uje.Aty gjen do gra te tjera.Njena prej grave thote:
-cuca e filanit ishte shtatzene.
-Po,po- ja pret nje tjeter,-asht shtatzene dhe e ka me filanin.
-ky filani ishte buri i gruas qe permendem.Kjo sa shkon ne shtepi,i thote te shoqit:
-Cuca e filanit qenka shtatzane.
-Ate e di ajo,-gjigjet shoqi.
-Thone se e ka me ty.
-Ate e di une.
-po e pati me ty,une do te iki,
-Ate e di ti!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 18:54
A E DIN A S'E DIN?
Burimi kishte dyshim ne gruen e vet,por nuk gjente menyren se si te dilte "ku i dhimte dhambite dhambi"
Rast u be macja. Nji dite ajo polli kater kelyshe.E shoqja i thote te shoqit:
Une thom qe kater macave t'ju ngjitim kater emna.
Po mir,jua ngjitim,-ja kthen i shoqi-Emnin e maces te pare lenja ti.
Une thom t'ja veme emnindin apo s'e din.
Te dytes t'ja ngjis une -,tha buri; Do j'a ngjisim:e di po s'kam c'baj.
Te tretes,-vazhdoi grueja,-do t'ja la;cfar kam ba,nuk baj ma.
Emni i fundit me mbeti mue,-thote buri,-Do t'ja le:kush asht msue,nuk rri pushue!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 18:55
Dic me the......
U seme nji here i zoti i shtepise.Te semurit,here-here i shkonte mendja per ndonji ushqim.Mirpo her harojshin t'ja conine here ja conin me vonese.
-A prap nuk ma prune mjaltin qe te kerkova?-pyeti nje dite te birin
-Dot ma biesh kur t'mberdhifi-i tha i zoti i shtepise.E atehere do te thuashfshe,c'kam ba!
-Dhe nisi t'i kallzoje te birit kete mesele:
-Kishin qene nji bure e nji grue.Buri i thote te shoqes qe ate nate te mos flinte me femijet,por te flejshin bashke.E shoqja nuk ja vu veshin keti llafi.Mbas tre ditesh i shoqi vdiq.Para se te varosnin,e shoqja u thote grave:Pa largohuni oj gra,se dua t'ja thom dy llafe.I afrohet xhenazes tek veshi e i thote me ze te ulet;"Dic me the,dic te thashe,dic me lipe e s'un ta dhashe".....
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 18:55
DUEL DJALI
Njeni kishte qene qejfli femnash. Dikur martohet me nji vajze te bukur, Mirpo per ate qe kishte ba kur ishte beqar, dikush deshte te merte hak.
Ky dikushi meson se qejfliu me nusen e tij do te kalonte nga njeni katund ne tjetrin. Ruga vende-vende, shkonte neper zabele. Ai qe deshte te merte hak, vishet si femer e nder fustanfut nji jastek, qe te dukeshte si shtatzane. Diku, mes nji zabeli, shtiret si i semune e fillon te renkoje. Kur qejfliju afrohet me nusen e vet, i shton edhe ma shume renkimet. Qejfliut i vjen keq per te. I thote te shoqes te afrohet e ta ndihmoje, pasi eshte pune grash. Nusja e re ndalet, ndersa i shoqi, qendron disa metra larg per te prite te shoqen. Mbas pak ndegjoi nusen e vet tue thire me za te mekun:
Duel djale,duel djale!......
Shiqir fukaraja, shiqir!- ja ban me vete qejfliju.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 18:56
HALL TE KESHE' HALL T'MOS KESH

Zenel Koldeda kishte pase nji mik per darke. Miku i ishte ankue Zenelit se pasunia qe kishte ishte ba shkak per shume shqetsime. Atehere Zeneli i thote:
Njihere e nji kohe, nji zengin e nji fukara kishin qene komshij. Ne shtepine e fukarajt banojshin dy vellezen. Gjithe kohen e lire e kalojshin tue kendue me cifteli. Zani i tyne mbrinte ne konak te zenginit e po e shqetesojshin se teper. I bezdisun pyet nji mik se si te vepronte per t'i ba dy vellaznit te pushojshin. Miku i thote t'u epte nja njiqind napolona. E zengini ashtu bani.
Qysh naten e pare, kanga pushoj, Vazhdoi keshtu disa dite e zengini kujtoi se ra rahat. Mirpo ne krye te javes, dy vllaznit ja kthyen mbrapsht 100 napolonat. Zengini, i habitur pyet pse ja kthyen e ata i gjegjen:
-Per nji jave rresht jo vetem harruem te kendojme, po mbetem dhe pa gjume,. Na hyni shamata e gati sa s'vrame njani-tjetrin. Ma mire pak e me kenge, se shume e me vaj.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 18:56
PER FAJ TE SEFES
Sefa ishte sherbetor te nji zotni.Te gjitha te keqijat qe ndodhnin n,shpi te zotnise ja ngarkojshin atij.
Nji nate, n'shpi te zotnise ishin ba shume ndryshime. Ishin vu qilima te ri, perde te reja e gjana te tjera per se mbari. Sefa kthehet prej pune dhe pyet nusen e vogel te shpise se c'ishte ky ndryshim. Ajo thote se nusja e madhe kishte le djale.
-Mos! - thote Sefa. -Mos pash kryet e femijeve, se me fike!.
-Pse?- e pyet nusja.
-Do te thone se ka le per faj te Sefes!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 18:57
GURI I RANDE NE VEND TE VET
Nji here e nji kohe, nji grup shkollaresh qe kishin krye shkolla jasht vendit, mbasi u kthyen ne Shqipni e qe qendruan nji kohe te shkurte, bane gati valixhet per t'u nise bashke me grate e tyre jasht vendit.
- Ku po shkoni?- i pyet nji burre i moshuem, kur ato po kalojshin kufinin.
- Jashte shtetit,- ju pergjegjen ata.
-Per ne qe kemi ba shkolle te madhe, nuk ka pune ketu e nuk mund te bajme jeten qe duam ne kete Shqipni te vorfen.
-Po Shqipnine kush do ta baje te perparueme?-pyeti prape buri i moshuem.-S'ido t'ishkoje halli po te ikin te gjithe si ju?
-Shqipnine le ta baje kush te doje,-thane ata.
Atehere burri i moshuem u tregoi kete mesele;
-Kishte qene nji grup burrash qe iken prej vendi te tyne bashke me gra e femije. Shkuan ne nji vendte huej, Ke ky vend i huaj, i pyeten; "Po ju, pse kini aedhe ketu?"
"Nuk na rrieshte ne vendin tone. Erdhem per ma mire", ju gjegjen ata.
"Mire, po ne do t'u trgojme zakonet tona. Si t'i mesoni ato, n'dash rrini, n'dash skoni", u thane njerzit e atij vendi.
"E si i kini zakonet ju?"
"Po te vdese ndonjoni prej jush, bashke bashke me te vdekmin, fusim ne vor edhe nji te gjalle.Kete zakon nuk e shkelim kore, se na e kane lane te paret".
U menduan ata e vendosen te ikshin prej ati vendi. Shkuen ne nji shtet tjeter dhe u tregan si e kishin hallin.
" Mire,ju thane, po edhe ne kemi do zakone tonat".
" E c'zakone keni ju?"
" Bashke me te vdekmin, fusim ne vor du te gjalle".
Nuk e zgjaten ma e naten hiken per ne nji qeter vend dhe u tregojne njerezve te atjeshem prej nga vishin e c,ju kishte ndodhe.
" Paskan pase zakone shom te buta",- ju tha perfaqesuesi i atij vendi.
" Po pse,ju si i kini?"
" Ne, njerez si ju, nuk i lame te ikin. I veme ne nji prove te vogel. Vetem po e kalune kete prove, rrijne ketu me ne".
" Cfar prove asht kjo?"
" Ne kemi nji koder 10 hektaresh, Cdonjonit prej jush do t"i apim nga nji hektare, me afat njezet e kater oresh. brenda ketij afati duhet ta mbillni token vneshte, te piqet rrushi, ta merrni prodhimin e t'na e bini neve.. Po nuk u ba kjo, po ne vneshte, te hape secili gropen e vet, ku do t'ju futim te gjalle''.
U mblodhen shkollaret me gjithe gra e i dhane karar qe te ikshin sa me pare prej atij vendi. Memzi kaluen detin gjithe dallge me nje barke e duelen ne breg si pula te laguna.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 18:57
TE MIRAT E DUHANIT
Disa burra te vjeter kishin ndeze cigaret e duhanit e tymi kishte nter tavanin. Ne muhabet po shoshiteshin te mirat e te keqijat e duhanit.Njeni thoshte se duhani i jepte shume kolle e tjetri se i kishte blloku frymen. Nji tjeter tha:
- Jua kollxoj une te mirat e duhanit: nuk te vjedhin hajdutet, nuk te hane qente e nuk te le te mplakesh.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 18:58
E PASKA VRA ZOTI
Njenit i kishte mbete gjaku pa marre ndaj njanit nga nji katund tjeter. Per te mbarue pune, shkon me bujte ke nji mik i veti ne katundin e hasmit. I kallzon mikut pse kishte ardhe e miku i thote:
-Te kam mik e do te jem me ty, po ai qe don me vra, asht njeri fukara. S'ka as lope, as dhi, asgje prej gjaje. Ka vetem syte pa dale edhe nji voter me femije lakuriq e pa e nginje barkun kurre.
-Lene se e paska vra Zoti,-ja ktheu miku.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 18:58
LAKURIQI I TIRANES
Kishte qene dikur nji i dalum mendsh qe shetiste lakuriq neper pazarin e Tiranes. Kor e godiste ndonjoni ne shpine nga mbrapa, ai i binte atij qe e kishte perpara.
Prej atehere mbeti ne popull shprehja: "Si lakuriqi i Teranes", per te tregue ate qe s'di ku ta marre hakun.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 18:58
HARRESA
I thane fllanxes:
-Ec si sorre!
Ajo eci. I thane:
-Ec si laraske!
Ajo eci. I thane:
-Ec si grifshe!
Prap eci.
Kur i thane te ecte si ka ece gjithmone,
fllanxa u pergjegj:
_Eeeej! Paskam haruae!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 18:59
Alegori dibrane:
TA MORA MASEN! Nje djale,para se te martoheshte,i lavderoeshte t'ames se nusja e tij kishte me e pase keq me te.Jo si djali i filanit,qe e terhek nusja per unde.
Si u martua,per nji fare kohe i rinte te shoqes hunde e buzeper t'i kallxue se ishte i ashper,Por nuk zgjati shume dhe e shoqja ja muerr anen,bile i hipi n'anen t;eper.E pa se nuk po e bante zapte shoqen e nji dite zuni sebepne macen.Ju versul asaj dhe e cau dysh.
E shoqja i tha:
-N'dash vrae macen,n;dash pre macen.se une ta mora masen.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 19:00
LLUMI I KAFESË

- Çka po sheh në llumin e kafesë? - pyeti një grua shoqen e saj që po shikonte në filxhan.

- Po shoh një pako! - u përgjigj shoqja duke vështruar në filxhan.

- Është e madhe apo e vogël? - vazhdoi të pyes e para.

- E madhe është, mirëpo dora është e zezë! - tregoi e dyta

- Kuku, boll, se e di kush është! - tha me shqetësim e para.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 19:01
LUMJA MOJ E ENJTE!

- E hanë, e martë, lumja moj e enjte! - brohoriti prej gëzimit një studente.

- Urime, po shkon nuse, apo?! - e përgëzoi shoqja e saj.

- Jo, po vjen pavarësia… - tha me gëzim studentja.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 19:01
RRUGA “VETËVENDOSJE”

- Pse po shpërngulesh prej rrugës “Vetëvendosje”? - e pyeti njëri fqinjin, kur e pa duke bartur plaçkat me kamion.

- Sepse kjo rrugë është me gropa, e pashtruar, pa dritë elektrike dhe vazhdimisht ka policë, - u përgjigj fqinji, duke i lënë lamtumirën.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 19:02
ZGJEDHIMI I FOLJES

- Agim, si bëhet zgjedhimi i foljes në kohën e tashme të mënyrës dëftore: veta e tretë, numri njëjës? - pyeti arsimtari i gjuhës nxënësin.

- Qeveria po fle, parlamenti po krihet, ministria po shthuret, populli po dridhet…

- Shumë bukur, Agim! - miratoi arsimtari i gjuhës shqipe.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 19:03
GJYSHI NË SPITAL

Në spital është shtrirë një plak i sëmurë dhe mbahet me infuzion. Pranë plakut qëndrojnë mjeku dhe të afërmit familjar, ndërkohë vjen edhe nipi.

- Çohu gjysh, do të bëjmë kryetar shteti! - tha nipi, duke ia larguar infuzionin prej trupit.

Për çudi, gjyshi u ngrit dhe iku prej spitalit. Mjeku dhe të afërmit e plakut mbetën gojëhapur
Anonymous
Musafir
Vizitor

Alegoei Empty Re: Alegoei

24th March 2008, 19:03
REVOLUCIONI

- Mësues, a është i mirë revolucioni për popullin shqiptar? - pyeti nxënësi mësuesin.

- Natyrisht, i mirë është! - u përgjigj mësuesi.

- Atëherë pse Berisha dhe Nano nuk bëjnë revolucion? - vazhdoi të pyes nxënësi.

- Revolucion do të bëhet kur këta të thyejnë qafën, - u përgjigj mësuesi.
Sponsored content

Alegoei Empty Re: Alegoei

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi