Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

NUK KA PAVARËSI PA VETËVENDOSJE Empty NUK KA PAVARËSI PA VETËVENDOSJE

25th March 2008, 00:04
NUK KA PAVARËSI PA VETËVENDOSJE
24.03.2008: Me një flamur e një himn të huaj kurrë nuk do të identifikohet Republika e Kosovës!...
Mbi Shqipëri kaluan furtunat historike të lloj-lloj perandorishë e pushtuesish nga të cilët disa qëndruan me shekuj e disa më pak. Por, të gjithë ata erdhën në vendin ton me një qëllim që këtu me mbesin përgjithmonë.

Atyre ju prinin ushtritë e tyre mizore me fuqi të armatimit të tmerrshëm e gjeneral e gjeneral të cilët thenin para vetes çfarëdo rezistence të armatosur.

Pas okupimit ushtarak ata i tërhiqnin ushtritë e veta në kazerma dhe para tyre dilnin misionaret civil e policore për të e thyer rezistencën politike dhe për të e nënshtruar vendin tone me sundimin e ligjeve të tyre diskriminuese. Ata impononin me diktaturë tëra rregullat e sjelljeve publike. Me këtë prania e tyre fizike duhej të pranohej si akt i kryer dhe i përjetshëm në vendin ton!

Në fazën e tretë ata fillonin indoktrimin ideologjik e politikë për të imponuar kulturat e veta si dominuese mbi kulturën vendore. Ose duke i keqpërdor besimet e veta fetare në funksion të nevojave të politikës së tyre pushtuese ose duke përdorë ideologjitë e tyre politike si "ide përparimtare", deri sa çdo gjë vendore ata e shpallnin për "primitive"! Si p.sh kështu u përdor ideologjia fashiste gjatë Luftës së dytë Botërore, dhe kjo ndodhi e po ndodh edhe më pas. Natyrisht se vendit tonë dhe popullit tonë i imponohej gjithmonë një "identitet i ri" si pas shijes së okupatorëve të ri. Me këtë duhej të arrihej edhe sundimi shpirtëror mbi vendin e popullin ton dhe me këtë fillonte përpjekja edhe për asimilimin e zhdukjen e identiteti të ti si popull! Me imponimin e këti "identiteti të ri" nënkuptohej se ne duhet heq dorë nga të gjitha ato shenja identifikuese të kulturës të kombit shqiptar, duke e përfshirë këtu edhe Flamurin Kombëtar.
Anonymous
Musafir
Vizitor

NUK KA PAVARËSI PA VETËVENDOSJE Empty Re: NUK KA PAVARËSI PA VETËVENDOSJE

25th March 2008, 00:05
Pra, prej kohës së rënies së Ilirisë e deri me sot, sa herë që vendi i ynë ka rënë nën sundimin e okupatorëve, të gjitha ata e kanë përsëritur këtë ritë të njëjtë. Të gjithë e kanë pas në epiqendër sulmin ndaj FLAMUR KOMBËTAR, ndalimin e përdorimit të ti dhe imponimin e një flamuri që e kanë caktua okupatorët e ri! Tani Flamurít Kombëtar Shqiptar së pari u ndalua të përdoret te Shtabi i Përgjithshëm i TMK, me ide se po u pajtua TMK, në agoni, me këte, kjo do të bëhet punë e kryer!

Po kështu ndodhi edhe kësaj radhe me flamurin e Ahtisarit e të BE në Republikën e Kosovës. Por, kësaj radhe okupimi klasik dhe aneksimi i Kosovës u bë në emër të mbrojtjes të saj dhe duke e njohur "pavarësinë" e pjesërishëme te saj nga Serbia, me qëllim që pjesët tjera të Kosovës përgjithmonë të mbesin nën sundimin e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi. Historia u përsërit edhe kësaj radhe. Në vitin 1913 u njohë pavarësia e gjysmës së Shqipërisë! Në vitin 2008 u njoh pavarësia e gjysmës së Kosovës. Por, as në 1913 dhe as në 2008 nuk u njoh e drejta e Kombit Shqiptar në VETËVENDOSJE dhe në bashkim brenda një shteti!

Pavarësia e një vendi dhe e një populli nuk matet me deklarata të zhurmshme pa përmbajtje, por me përmbajtjen e të drejtës në vetëvendosje për të vendos për fatin e vet në të gjitha drejtimet që përmban pavarësia e vërtet e një populli duke e përfshi këtu edhe të drejtën në përcaktimin e simboleve të veta shtetërore e kombëtare. Miqtë e vërtet nuk bëjnë shantazhe të tilla me pranin e vet ushtarake, por duke të të njohur pavarësinë reale me të drejtë ne vetëvendosje dhe duke të ndihmuar për të qen në gjendje për tu mbrojtur vet. Si bëri tani Presidenti Bush i SHBA i cili kërkoi armatosjen e Republikës së Kosovës! Pra, duke e përfshirë këtu edhe të drejtën e vetëvendosjes edhe kur është fjala për pamjen e Flamurit. Republika e Kosovës nuk ka as një arsye as juridike as diplomatike të mos i ketë tëra karakteristikat identifikuese shtetërore të njëjta me Republikën e Shqipërisë përveç të nocionit gjeografik "KOSOVË", kur dihet edhe se bashkimi mes tyre është i pa shmangshëm! Me një flamur e një himn të huaj kurrë nuk do të identifikohet Republika e Kosovës!
Anonymous
Musafir
Vizitor

NUK KA PAVARËSI PA VETËVENDOSJE Empty Re: NUK KA PAVARËSI PA VETËVENDOSJE

25th March 2008, 00:05
Nga vet fakti se Republika e Kosovës u përballua me një tradhti ndërkombëtare që ndodhi në Rambuje në vitin 1999 kur asaj ju premtua e drejta në shprehjen e vullnetit të vet pas 3 viteve dhe kjo nuk ndodhi, flet se të gjitha rrjedhjet e më vonshme deri te imponimi i kufijve ( të krijuar nga armiqtë e ti) ndërkombëtar brenda Atdheut ton, imponimi i Kushtetues, Ligjeve, Stemës flamurit të Ahtisarit me hartën e ish KSA të Kosovës, që paraqet vetëm njërën nga krahinat shqiptare nën sundimin e ish RSFJ, flete për faktin se fjala është për një "pavarësi" formale dhe pa përmbajtje! E ter kjo komedi me shpalljen e "pavarësisë formale" synohet të imponohet si legjitime përmes të një grupi njerëzish të cilët edhe në zgjedhjet e organizuara nga UNMIK-OSB ku dolën 35% të votuesve, ndërsa 65% i bojkotuan dhe kur nga këto zgjedhje krijuan parlamentin e pakicës! Pra, fjala është për një pakicë e cila nuk mundet të krijon kurfar ligjimiteti as kombëtar dhe as ndërkombëtar. Vendimet e aprovuara në këto rrethana nuk janë valide dhe ato nuk e obligojnë popullin e Kosovës që ti respekton e zbaton!

Një vendim i tillë që është imponuar përmes të institucioneve të pakicës është edhe ai mbi aprovimin e flamurit të Ahtisarit apo më mirë me than flamuri i BE për Republikën e Kosovës. Rrjedhimisht ky flamur ka me pas fatin e flamurit privat të ish presidentit i cili do të mbahet mënde se nuk ka lan as një vepër pozitive për vendin e vet, apo me fatin e flamurit të Azem Vllasit me një yll sa një rrotë kerri, apo me flamurin e fashizmit, kur mbi shqiponje u vuan sëpatat e Imperatorit Emanuell e tj.

Flamuri Kombëtar i Skënderbeut është një lidhje e lash emocionale mes Kombit dhe Atdheut ton. Ky flamur është identiteti i yn dhe ate kush do që provon të e zëvendëson me një tjetër. Kush do që të çpik një tjetër flamur atë flamur do të e përdor si "qefin" për vete! Kombi Shqiptar nuk ka krizë identiteti pavarësisht se disa shqiptar kanë kriza të identitetit personal! Prandaj, flamuri i errësirës me hanë e me yej, natën mirë!


ABDULLAH PRAPASHTICA

24.03.2008 / SHQIPËRIA SOT
Sponsored content

NUK KA PAVARËSI PA VETËVENDOSJE Empty Re: NUK KA PAVARËSI PA VETËVENDOSJE

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi