Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Eliza Dushku, Ylli shqiptar në Hollyvood Empty Eliza Dushku, Ylli shqiptar në Hollyvood

25th March 2008, 14:58
Eliza Dushku
Karriera e aktores me baba shqiptar

Eliza Patrica Dushku ka lindur në 30 dhjetor 1980 në Boston, ajo është rritur në Massachusetts. Ajo ka lindur nga një baba me origjinë shqiptare dhe nga një nënë daneze. Në moshën 12-vjeçare, ajo bën hyrjen e saj në kinema. Eliza Dushku është zbuluar pas pesë muajsh kërkime nëpër Shtetet e Bashkuara për të luajtur rolin e Alice kunder Juliette Lewis në filmin ''That Night''. Ka luajtur në shumë filma me aktor të mëdhenj si Robert De Niro, Arnold Schwarzenegger, Ellen Barkin, Leonardo Di Caprio, James Belushi, Paul Reiser etj. Eliza ka studiuar për piano, bateri dhe balet. Por ajo do të bjerë në sy pikërisht në filmin ''True Lies'', ku luan përkrah aktorit Arnold Schwarzenegger, atëherë kur ishte vetëm 14 vjeç. Ndërsa në moshën 18-vjeçare ajo është një yll i ekranit të madh dhe i propozohet roli i Faith në serine Buffy the Vampire Slayer. Fillimisht ajo do të merrte pjesë në pesë episode, por producentja vendosi që seritë të zgjasnin. Por ky film i dha asaj emrin ''bad girl''.

Fillimet e një karriere
Dushku filloi të luante për herë të parë në moshën 10-vjeçare; kur u paraqitën së bashku me një nga vëllezërit e saj në audicionin e një reklame, ku pas një përplasje me të, ra dhe theu hundën. Klithamt e saj dhe gjaku që i ridhte papushim tërhoqën vëmendjen e agjentit të roleve, duke i ofruar asaj një punë në vend të të vëllait. Vetëm pak kohë më pas, ajo do të luante edhe rolin e saj të parë, në vitin 1992, në filmin "That Night", një 10-vjeçare që kishte për idhull një adoleshte me shpirt të lirë që banonte përballë saj. Vitin që pasoi ajo luajti te "This Boy's Life", si vajza e Robert De Niro-s dhe gjysmë-motra e Leonardo Di Caprio (emri i të cilit ende nuk ishte bërë i njohur). Gjithashtu, në film luante edhe Tobey Maguire, i cili është një shok i saj tashmë dhe, të cilit, i bëri një favor të madh së fundmi, një fakt që e pohon ai vetë. "Kur m’u besua roli kryesor në 'Spider-Man', njerëzit e Sony-it dëshironin të ishin të sigurtë, nëse mund t’i përballoja skenat e aksionit në film", ka treguar ai në një intervistë të tij. "Kështu që kasetën për audicionin e vura së bashku me atë të aksioneve dhe i kërkova Elizës, nëse mund t'i luanim disa pjesë së bashku. Ajo pranoi dhe më bëri të dukesha shumë më mirë se ç’ isha në të vërtetë", ka pohuar Tobey Maguire. Të krijon përshtypjen se është specilazuar për të luajtur rolin e vajzës, po të kujtojmë edhe filmin me Arnold Schwarzenegger, në '94 "True Lies" dhe me Paul Reiser, një vit më pas te "Bye Bye Love". Dushku u duk se i dha fund aktrimit si hobi. Vendosi të ndiqte hapat e mamasë së saj, një mësuese kolegji dhe aktiviste shoqërore, duke u bërë një studente e zellshme e shkecave politike. Por, pas regjistrimit në "Suffolk University", në Boston, iu ofrua roli i Faith, vajzës së fortë. "Mendova se 'Buffy' do të ishte vetëm për disa shfaqje, por më pas u bëra e 'keqe', u ngatërrova me të keqen e madhe, duke dalë si armik i Buffiy-t. Që nga mosha 14 deri në 16 vjeç, ka qenë e lidhur me prindrit. Edhe pse në moshë të vogël dhe me ligje shumë strikte lidhur me orët e punës për një të mitur, ajo kishte marrë pëlqimin e prindërve. Ndërsa kur kishte nisur xhirimin e filmit Buffy kundër vampirëve, ende nuk kishte mbushur 18 vjeç, Eliza mori një autorizim të veçantë që i lejonte që të xhironte gjatë natës. Që nga ajo kohë shqiptaro-danezja, mori pjesë në serinë Engjëll. Eliza vazhdoi me spektaklin edhe dy sezone të tjerë. "Por do të jetoj me këtë rol gjithë jetën", thotë Dushku. "Kudo që të shkoj, njerëzit më pyesin se kur do të kthehem prapë të 'Buffy'". Nivli i besnikërisë ndaj saj është fantastik. Hapi tjetër ishte filmi për të rinj "Bring It On", në rolin e Goth, gjimnastes së "rekrutuar" nga Kirsten Dunst, për të ngritur peshë tifozët e skuadrës. Pastaj "The new guy", një tjetër film policor për të rinj, për të cilin nuk ndjehet aspak keq. "Hej, isha vetëm 21 vjeç, nuk jam edhe aq larg nga ato karaktere. Nuk më interesojnë gjërat e mëdha, por disa role të rinjsh që mund t’i luaj ende, do të vazhdoj t’i luaj". Pas përfundimit të "The new guy", i cili doli pas gati një viti, ajo luajti në "Jay and Silent Bob Strike Back", nën regjinë e Kevin Smith. Por, ndërkohë, ritakohet përsëri me De Niro-n, në një film triller, i bazuar në ngjarje të vërtetë, "City by the Sea", por këtë herë jo si vajza e tij, por si e dashura e djalit të tij, interpretuar nga James Franco, i "arratisur" pas akuzës për vrasje. Filmi Kthesë e gabuar (Wrong Turn), hedh hapa në natyrën tradicionale të filmave horror klasik të viteve 70. Eliza Dushku, si protagoniste në këtë film vjen me një paraqitje e cila reflekton origjinën e saj shqiptare. Në foton qëndrore të filmit si dhe ne foto të shkëputura nga pjesët e filmuara, Eliza Dushku shfaqet me shqiponjën shqiptare me dy kokë.

Ajo është ftuar të shkojë edhe në Shqipëri, ku ajo është kthyer në një lloj simboli kombëtar, duke qenë shqiptaro-amerikanja më e famshme (në fakt gjysmë shqiptare, pasi nëna e vet është daneze), si aktore, pas vëllezërve Belushi. "Presidenti shqiptar më ka ftuar, madje, për të ndenjtur në pallatin presidencial, por unë duhet të shkoja në promovimn e filmit. Jam e sigurtë që do të shkoj. Mos u mërzit Shqipëri, Eliza do të vijë në shtëpi".

Nëna dhe babai i saj janë profesorë në universitetin e Bostonit dhe ka edhe tre vëllezër më të mëdhenj. Karriera e saj nisi kur ishte 10 vjeç. Vëllai i Elizës bënte një audicion për një reklamë dhe ajo vendosi që ta shoqëronte. Agjenti i të vëllait, pranoi që të kujdesej edhe për Elizën. Gjatë kohës që ishte në lice, ajo e lë për pak karrierën e saj për t'u marrë me mësimet. Falë përkushtimit dhe notave të mira pranohet në Universitetin e Bostonit dhe në Universitetin George Washington. Eliza nuk kishte nevojë që të bënte punë të vogla pasi që në fëmijëri fitonte para me xhirimin e filmave. Eliza ashtu si gjithë familja e saj është shumë e ekuilibruar. Edhe pse e zënë me punë, ajo gjen gjithnjë kohë për të dhënë autografe apo për të marrë pjesë në vepra bamirësie. Ajo tashmë banon në Los Anxhelos së bashku me vëllanë e saj më i madh, Nate, edhe ai aktor, drejt rrugës për t'u bërë i famshëm. Në shtëpi Eliza ka një qen të rracës berger gjerman që quhet Korbit dhe pesë peshq të vegjël. Në moshë të vogël ajo ka mësuar edhe gjuhën e shurdh-memecëve. Ngjyra e saj e preferuar është e zeza dhe pëlqen sportin e hokeit në akull. Kohën e lirë zakonisht preferon që ta kalojë me familjen e saj. Pëlqen teatrin dhe kërcimin. Grupi i saj i preferuar është Beastie Boys.

Eliza është 1.65 cm e gjatë. Kur ka luajtur në filmin True Lies, ndër të tjera edhe me aktoren Jamie Lee Curtis, larg shtëpisë, ajo ka fjetur në shtëpinë e aktores së famshme, në një krevat me të gjitha kafshët që Curtis mbante në shtëpi. Madje Eliza deklaroi se Jamie kishte qenë si një nënë për të. Kur ishte më e re, profesorët dhe shokët e saj, e ngacmonin kur merrte pjesë në filma. Por kur ajo xhiroi një film me Leonardo Di Caprion, ky i fundit e mësoi se si ti trajtonte këto lloj problemesh dhe të mos ta vriste mendjen për ngacmimet e vogla të liceut. Tatuazhi që ajo kishte në krah kur luante në rolin e Faith, ka qenë fals dhe Eliza e mbante atë edhe kur dilte në publik.

-Eliza eshte Shqiptaro-daneze.
-Familja e saj ishte e vetmja familje ne USA ne vitet 1920 qe kishte kete mbiemer (Dushku).
-Eshte votuar ne revisten australiane ''Empire Magazine'' si femra e 9-te seksi nder akotore ne vitin 2002.
-Eliza refuzon te luaje skena nudo. Ajo thote, ''Ju keni mundesi me te mire ta shikoni zotin''
-Ne vitin 2002 eshte renditur ne vendin e 13-te nga 100 femrat me seksi nga ''Maxim''
-Sporti i preferuar, ''Ice Hockey'' i femrave
-Ngjyra e preferuar eshte e zeza
-Aktorja e preferuar, Jamie Lee Curtis
-Eliza ka nje gjyshe tipike shqiptare, qe ajo e do shume edhe pse kur shikon mbesen ne skena te nxeha fik televizorin dhe nuk i flet me dite te tera (thene nga vete Eliza ne nje interviste)

Filmografi
1992 - That Night, 1993 - This Boy's Life, 1994 - Fishing with George, True Lies, 1995 - Journey, Bye Bye, Love, 1996 - Race the Sun, 2000 - Bring It On, 2001, City by the Sea, The New Guy, Soul Survivors, Jay and Silent Bob, Strike Back, 2002 - Wrong Turn, The Kiss, King of the Hill, 1998-1999, 2000, 2002-2003 - Buffy the Vampire Slayer & Angel, 2003 - Tru Calling.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Eliza Dushku, Ylli shqiptar në Hollyvood Empty Re: Eliza Dushku, Ylli shqiptar në Hollyvood

30th April 2008, 23:56
Andi shkruajti:Eliza Dushku

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi