Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

1 Maj 2008 Empty 1 Maj 2008

2nd May 2008, 09:32
1 Maj 2008


“Zoti Kryeministër! Dyfisho pensionet sipas premtimit”, “Jo! Privatizimeve pa kriter”, “Paga e dinjitet për policinë e burgjeve”, “Qeveritarë! Mendoni për njerëzit që janë të sëmurë dhe të papunë”, “Të rritet buxheti i shtetit për arsimin”, “Arsim cilësorë publik. Shanse të barabarta”




E enjte, 1 maj 2008, ora 10 e gjysëm e mëngjesit. Diell qamet ne sheshin Skënderbej, bën pak vapë për 1 Majin këtë vit. Të mbledhur para pallatit të kulturës 100 a 200 pleq e plaka, përfaqsues të punëtorëve të brezave parardhës tundin flamuj të konfederatës së sindikatave dhe parulla të ndryshme: “Zoti Kryeministër! Dyfisho pensionet sipas premtimit”, “Jo! Privatizimeve pa kriter”, “Paga e dinjitet për policinë e burgjeve”, “Qeveritarë! Mendoni për njerëzit që janë të sëmurë dhe të papunë”, “Të rritet buxheti i shtetit për arsimin”, “Arsim cilësorë publik. Shanse të barabarta”. Shkruesit e kësaj të fundit me ç’duket s’kanë pasur mundësinë të shijojnë arsim publik shumë cilësorë!

Në tribunë spikasin dy veta të veshur me kostum dhe me kollare. Njëri është kryetar i konfederatës, i rri bukur kollarja e kuqe dhe kostumi që nga larg duket cilësor. Në krah është kryetari i një shoqate pensionistësh. Një i ri përpiqet të mbajë një rend dite dhe të paraqesë folësit. Flet kryetari i konfederatës që as vetë nuk duket se e merr vesh mirë se ç’po thotë. Flet fjalë të zakonshme prej gjysëm politikani dhe mburret me praninë e një përfaqësuesi të sindikatave italiane. Ia jep gjithe krenari fjalën edhe përfaqsuesit italian. I ftuari, megjithëse flet në italisht, korr më shumë sukses dhe merr më shumë duartrokitje sesa kryetari shqiptar i konfederatës. Stafeta e “zjarrtë” i kalon kryetarit të pensionistëve. Me sharm pervelues ndihmuar nga dielli i sotem, ai përpiqet te bindeë veten dhe bashkëmoshatarët para tij se pensionistët janë një forcë e madhe elektorale. Turma tregohet përtace e s’bëzan shumë. Dëgjohen veçse dy-tre nostalgjikë komunistë festëprishës që janë futur kushedi pse në organizim e hedhin parulla për udhëheqësin e lavdishëm dhe për rrëzimin e qeverisë “duke e shtypur me tanke”.

Dynjaja përreth nuk e mban dot skudjen dhe te qeshuren, por askush nuk i futet telashit per t’i larguar nga sheshi i 2008-es. Me c’cartje të përzihen me orë-mbeturit që valvisin flamuj të riorganizuar të PPSh-së? Një folës, përfaqsues i minatorëve të Bulqizës duket më i hajrit ne kete show. Rreket t’u kujtojë të pranishmëve se 1 Maji s’është as i Sali Berishës, as i Enver Hoxhës, as i PS-së e as i PD-së, por i tyre. Turma e duartroket; por duartrokitjet janë të lodhura. Duartrokitje pleqsh të drobitur, të stërmunduar, te shkoqur, te lodhur e te pazberthyeshem nendjesite dhe lodhjen e tanishme. A presin vërtet një zgjidhje, a presin diçka nga kjo protestëzë nga një grup njerëzish në mes të një sheshi të madh e të mbushur me makina e njerëz që nxitojnë të festojnë ditën me diell të pushimit?

Po, 1 Maji është ditë pushimi. Pushim. Apo jo? Nuk është aspak ditë përkujtimi. Nuk i ngjan perkutimit te asgjëje. Një qytetare e pyetur në kronikat e zanshme te kesaj dite neper televizione, tha madje se 1 Maji “është dita e pranverës”. Po, po, dita e pranverës, dita kur ata punëtorë që e kanë pushim marrin familjen dhe arratisen nga liqeni që t’iu gëzohen rrezeve te diellit. Dita kur të tjerët që s’e kanë pushim (se s’kanë fatin të punojnë në shtet), rrinë në punë sa per t’i bere pak fresk pronarit. Rrinë kot se asnjërit s’i bëhet të punojë, por as ia mban t’ja mbathë, para se të thotë pronari. Të dalin në shesh për të kërkuar më shumë të drejta s’i vete në mendje njeriu; mbase janë ngopur tashmë me të drejta dhe s’duan më shumë. Biles mbase kanë shumë, mbase u duhen hequr ca. Mbase kështu do të ishin akoma më të lumtur, do të punonin më me dëshirë, do të vdisnin më me qejf. Mbase!

Protesta e punëtorëve në pension pasohet nga humori i hidhur politik i rradhës; kryetari i PS-së del në konferencë për shtyp dhe akuzon qeverinë se s’ka bërë asgjë për punësimin. Përmend edhe Gërdecin ky njeri i cili sillet sikur këto konferenca për shtyp janë e vetmja gjë që mund të bëjë, pavarsisht pranisë së partisë së tij në parlament. Por, me kete protestën e tij memece dhe gjysmake, jep çdo ditë ndihmën e tij që Gërdeci të mbulohet nga pluhuri i turpshëm i harresës. Ani, s’është fundi i botës edhe ky pak humor socialist.

Krahu tjetër politik e kishte radhen e humorit nja dy ditë më parë, teksakryetarja e parlamentit deklaroi jozyrtarisht se nuk e kuptonte se “përse festohej akoma 1 Maji, kjo festë komuniste”…..

1 Maj 2008. Festë familjare punëtorësh që i kanë të gjitha, ditë pranvere, protestë pensionistësh, tallje politike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi