Totali i votave : 4
Gjysëm Finale: Rusi - Spanjë
24th June 2008, 21:13
Gjysëm Finale: Rusi - Spanjë
Jane zbuluar edhe dy skuadrat qe do luajne gjysem finalen e dyte , pra jane Spanja me Rusine.
Pas lojes se bukur qe tregoi Rusia kunder holandes arriti te kualifikohet per ne gjysem finale, po ashtu edhe Spanja qe kaloi deri ketu me ane te penaltive kunder Italise.
Pra kush mendoni se do te jete skuadra fatlume qe do te kaloj ne finalen e madhe te Vienes
Spanja apo Rusia?

- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Gjysëm Finale: Rusi - Spanjë
25th June 2008, 21:04
Megjithese mendoj se Rusia ka nje skuader shume te forte,votova per Spanjen sepse Ruset nuk me pelqejne(nuk futen ketu femrat)
Re: Gjysëm Finale: Rusi - Spanjë
26th June 2008, 23:04
Spanja shkatërron Rusinë, në finale kundër Gjermanisë
Spanja fitoi në mënyrë të pabesueshme 3-0 kundër një Rusie shumë të zbehtë, duke siguruar për herë të tretë një finale në Kampionatet Europiane pas atyre në vitin 1964 (fituese), në vitin 1984 (humbi me Francën) dhe kjo e Euro 2008. Golat për “La Furia Roja” (Furinë e kuqe) u realizuan të gjithë në pjesën e dytë: Ksavi Hernandez në minutën e 50-të, Guiza (73) dhe David Silva (83’).
Në një atmosferë të kuqe (Rusia) e të verdhë (Spanja), takimi i dytë gjysmëfinale përcaktoi edhe kundërshtarin e Gjermanisë për në finalen e madhe të Kampionatit të 13-të Europian, që do të luhet po në “Ernst Hapel” të Vjenës, më 29 qershor 2008.
Spanja fitoi me meritë për herë të dytë në këto finale me Rusinë (takimi i parë përfundoi 4-1), duke shuar ëndrrën ruse, por duke u shfaqur si favoritë të mëdhenj për të fituar për herë të dytë pas 44 vjetësh Europianin, pas atij të vitit 1964, të arritur pas një finaleje dramatike me ekipin e ish-Bashkimit Sovjetik.
Trajneri i Spanjës, Luis Aragones hodhi në fushë të njëjtët lojtarë me të cilët fitoi 4-1 kundër Rusisë në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve, ndërkohë që trajneri i Rusisë, Gus Hidink bëri në ndryshim nga formacioni që fitoi 3-1 me Holandën në çerekfinale. I pezulluari Denis Kolodin i la vendin Vasili Berezutskit.
Takimi u zhvillua në pjesën më të madhe nën një shi të fortë. Rusia luajti topin e parë. Spanja fitoi në katër minutat e para disa goditje nga këndi, por Rusia ishte aftë të spastronte zonën. Ramos goditi më kokë pas krosimit të Ksavi, ndërsa Torrës u pa disa herë para portës.
Në minutën e 6-të portieri rus Akinfev bllokoi Torresin të realizonte golin e parë. Vija dha një top për sulmuesin e Liverpulit, por goditja e tij u shpëtua nga këmba e Akinfevit.
Katër minuta më pas Vija detyroi Akinfevit të shpëtonte sërish porën e tij, ndërkohë që në fundin e minutës së dhjetë, ishte spanjolli Pujol i cili fitoi një duel shpejtësie me rusin Pavluçenko. Torres punoi shumë nga e djathta, atje ku formacioni i Hidink shfaqi edhe dobësitë.
Zhirkov në minutën e 21-të bëri një punë të shkëlqyer, duke fituar një goditje këndi për Rusinë, por situata më pas nuk solli asnjë rrezik për Spanjën. Në minutën e 30-të Pavluçenko kreu një veprim të bukur, por Kasijas tregoi se është portieri më i mirë në botë. Humbja më e madhe në pjesën e parë ishte dëmtimi i David Vijës, i cili u zëvendësua me Sesk Fabregas pas vetëm 32 minutave lojë. Torres kreu një veprim spektakolar, kur kontrolloi topin në mënyrë fantastike në minutën e 37-të, goditi tërthorazi ulët, por portieri rus Igor Akinfeyev, ishte në pozicion.
Pjesa e dytë nisi me spanjollët që luajtën topin e parë dhe brenda katër minutash realizoi golin e parë me anë të Ksavi Hernandez në minutën e 50-të, i cili ia rrëshqiti topin midis këmbëve portierit Afinkev. Iniesta hodhi në një top të zgjuar në zonë, dhe Ksavi Hernandez e devijoi menjëherë në rrjetë. Në të 51’, Torresi i pati të gjitha mundësitë për të mbyllur llogaritë pas topit të artë të Sesk Fabregasit, por “El Nino” goditi me gjunjë brenda zonës së vogël. Spanja luajti një futboll të madh në pjesën e dytë. Në minutën e 62-të, Torres ishte pranë golit, por pa sukses. Dialogu i gjatë i repartit të avancuar të Spanjës me mbrojtjen e Rusisë, solli edhe golin e dytë nga ana e Guizës, golashënuesit më të mirë të Primera Divizion në minutën e 73-të.
Në minutën e 81-të, një tjetër gol i jashtëzakonshëm i Spanjës. Iniesta kombinoi me Fabregasin, i cili dha një kros të ulët nga e djathta, ndërsa Silva bëri më të bukurën duke shënuar golin e tretë. Një fitore e madhe e Luis Aragonesit, i cili shton edhe me një ndeshje serinë pa humbje të ekipit të tij, tashmë në kuotën e 21 takimeve.
E Enjte, 26 Qershor 2008

27th June 2008, 18:54
Bravo Spanjes.
Le te fleje gjume ariu polar
Le te fleje gjume ariu polar
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|