- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Plan serb per qeverisje ne Kosove
22nd March 2008, 18:07
Plan serb per qeverisje ne Kosove
E Shtune, 22 Mars 2008
Serbia nuk heq dore nga provokimet ndaj Kosoves, duke pergatitur nje tjeter plan qe synon nderhyrjen ne shtetin me te ri te botes. Qeveria e Beogradit i ka derguar nje plan administrates nderkombetare per te bashkeqeverisur, sipas saj, enklavat serbe ne Kosove. Projekti eshte justifikuar si i bazuar mbi parimet e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Ai i eshte dorezuar zevendesshefit te UNMIK-ut, Lari Rosin, nga ministri serb per Kosoven ne qeverine e Serbise, Sllobodan Samargjic. Reagimi ka qene i menjehershem nga Prishtina zyrtare. Autoritetet atje, siguruan dje se nuk pranohet asnje propozim i Beogradit per bashkeqeverisje ne enklavat serbe. Ndersa i eshte bere thirrje UNMIK-ut ta shperfille me shpejtesi kete plan provokues.
Ne baze te ketij plani, Qeveria e Serbise, kerkon nga UNMIK-u qe te bashkeqeverise ne fushen e sigurise, drejtesise dhe kontrollin e kufirit. Zyrtare te UNMIK-ut, pranuan se e kane ne dore planin serb. Ata zyrtarisht deklaruan se "cdo propozim shqyrtohet ne zyren ligjore te OKB-se dhe instruksionet per ndonje ndryshim mund te behen vetem nga kjo zyre".
Duke u nisur nga ky projekt i kerkuar prej qeverise serbe, autoritetet ne Prishtine, kane kujtuar faktin se prej 17 shkurtit 2008, realiteti i ri eshte Republika e Kosoves. Ne kete kendveshtrim, cdo plan serb eshte nderhyrje e paster ne punet e brendshme te Kosoves. "Cdo propozim i Serbise per te qeverisur ne Kosove qofte edhe nepermes mekanizmave nderkombetar eshte i papranueshem", qartesuan dje, zyrtare te qeverise, duke shtuar se "Kosoven mund ta drejtoje vetem qeveria e saj, ne marreveshje me komunitetin nderkombetar".
Edhe analistet politike kane reaguar lidhur me planin serb. Ata thone se ne Kosove tashme ekziston nje realitet i ri, ndersa, cdo marreveshje tjeter qe nuk pranohet nga qeveria e Kosoves, cilesohet e deshtuar. Analisti Driton Lajci, thote se UNMIK-u, nuk mund te beje me kurrfare marreveshje per Kosoven. Driton Lajci, thote se cdo tentative e UNMIK-ut, per te bere marreveshje me qeverine e Serbise, bie ndesh me fazen e tranzicionit dhe kompetencat e UNMIK-ut, karshi institucioneve te Kosoves. Sipas tij, UNMIK-u nuk ka nevoje te bjere dakord ose jo, sepse administrata nderkombetare tashme ka hyre ne fazen e transferimit te pergjegjesive, shumica e te cilave do te kalojne ne duar te Qeverise se Kosoves dhe nje pjese, te misioni i ri i BE-se.
Asnje klauzole nuk parashikon nderhyrje te tille
Ne planin e ndermjetesit Marti Ahtisari, mbi bazen e te cilit Kosova shpalli pavaresine, pakica serbe ne Kosove ka shume te drejta. Madje edhe qeveria e Beogradit mund te interesohet per serbet e Kosoves, mund te ndaje edhe donacione te ndryshme, por qe te gjitha duhen kaluar neper zyrat e qeverise se Kosoves. Me specifike eshte ceshtja e veriut te Mitrovices, ku qyteti do te kete dy njesi komunale, nje serbe dhe nje shqiptare, nen mbikeqyrjen e nje perfaqesuesi nderkombetar. Sidoqofte, autoritetet ne Prishtine, jane angazhuar se do ta zbatojne me perpikmeri planin e Marti Ahtisarit. Kurse pakices serbe i behet thirrje qe te integrohet ne shoqerine kosovare, pasi te drejtat e tyre mbrohen me ligj.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|