Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

John Belushi Empty John Belushi

25th March 2008, 15:10
John Belushi, komiku i madh me fat tragjik

Timo Flloko

John Belushi, talent gjenial, komik i madh, fenomen i pakrahasueshëm, mit i Amerikës. Ndoshta në tridhjetë e tre vjetët që jetoi, zeniti i famës se tij me Suterday Night Live, Radio Hour, me filmat si Animal House dhe Blues Brothers, shënoi një shkëlqim të paparë, një sukses shumëdimensional në karrierën e tij, gjë që në kohët moderne askush nuk e kishte arritur. Ky shqiptaro-amerikan i madh, që në 24 janar do të mbushte 55 vjet, u shua herët në vitet e rinisë së tij, i dënuar nga fati i keq me vdekje tragjike. Por shkëlqimi i talentit të tij si i një asteroidi nuk është shuar as sot.
John Adam Belushi lindi në Chicago, Ilinois të SHBA, më 24 janar 1949, nga prindër shqiptarë. Kurba meteorike e tij ka shërbyer shpesh për të ngritur legjenda rreth tij, ku pasqyrohen vetitë dhe talenti i madh prej komiku unikal. Dy libra u shkruan për të, njëri nga Bob Woodward dhe një nga e veja e tij, Judith Jacklin. Tani që do të ishte 55 vjeç, kushedi në ç’kulme të tjera të karrieres artistike do të ish. Për atë është bërë edhe një film biografik, flitet pareshtur nëpër kanalet televizive. (S’ka javë që një kanal së paku të mos e përmendë emrin dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm.) “John-i ishte mbi të gjithë ne, një fenomen”,- thotë Bill Murrey. Gjeninë e tij e pohojnë shumë artistë të mëdhenj dhe mbi të gjitha, kujtesa e amerikanëve.
Vetë jeta e John-it ishte si një film, një luftë me veten, gjithë etje e dëshirë për të jetuar, me ngjitjet e rëniet, me suksese, hare, humor… por dhe një fund tragjik. John-i ishte një nga talentet më të mëdhenj komikë të gjysmës së fundit të shekullit të kaluar. Ai solli një koncept modern realist komik në karakteret që krijoi, po të perifrazojmë një shprehje nga Noli për Hamletin ishte “pema më e lartë e pyllit” të humorit amerikan në atë kohë. Në rininë e hershme, kur luante futboll si mbrojtës mesfushor, shokët e skuadrës e thërrisnin “Killer Belushi”, që duket një shenjë profecie për një “killer” të vetes si ai.
Në kronikën e kohës thuhet: “Të martën, më 9 mars, John-i u varros në Abel’s Hill Cemetery on Martha’s Vineard. Dan Aykroid, me veshje lëkure të zezë, udhëhiqte procesionin e funeralit drejt varrezave me një motoçikletë. Ndërsa bora kish nisur të binte, James Taylor këndonte “That Lonesome Road”. Më 11 mars, afro një mijë njerëz, miq dhe të afërm të familjes, morën pjesë në meshën përkujtimore në NY, në Katedralen Saint John Devine. Siç i kishte premtuar mikut të tij, Aykroid nxorri një magnetofon dhe e vuri përballë mikrofonit të dëgjohej kënga “2000-pound bee” (Këngë me të cilën John-i kishte dashur të varrosej kur të vdiste. Fjala ishte midis tyre, se kush të vdiste i pari, do t’ia plotësonte këtë amanet tjetrit. Dan Aykroid e përmbushi amanetin.) Salla ngriu në fillim dhe pastaj nisi të qeshë.”

* * *

Takimi me James (Xhim) Belushin, vëllain e Juhn Belushit
Koha rend si erë… Kanë kaluar vite qëkur kam patur rastin të takohem për herë të parë dhe ta shoqëroj yllin shqiptar të Hollywood-it James Belushi në Shqipëri më 1995, kur erdhi me të atin, Adamin (emigruar nga Shqiperia më 1934 në moshën 14 vjeçare) dhe Robertin, të birin (14 vjeçar). Pra, tre breza Belushi.
Verën e atij viti e ruaj si kujtim të çmuar. Udhëtimi i tyre në vendlindje ishte plot ngjarje e befasi, të qeshura e lot, që po të rrëfehen do t’ua kalonin disa herë filmave në Hollywood. Qyteza, fshati i lindjes se Adamit, i ati i të famshmve, John dhe Jim Belushi, ndodhet në kufirin juglindor me Greqinë dhe ka një panoramë të mrekullueshme. Adami e kishte lënë atë katërmbëdhjetë vjeçar dhe si shumë shqiptarë të tjerë kishte marrë udhën drejt Amerikës. Qyteza është një fshat malor me shtëpi të stilit tradicional, me kishën mbi kodër dhe një përrua në mes, me njerëz e zakone të vyera shqiptare. Kundruall urës së gurtë gjendet një shtëpi e braktisur, pothuaj rrenojë. Thonë, pas vdekjes tragjike të John-it në mars 1982, Agnesa, e ëma e tij, ka ardhur në Shqipëri in cognito (ky fakt nuk është folur në shtypin komunist të asaj kohe, nuk është shkruar asnjë rresht, madje as për famën e madhe dhe as për vdekjen tronditëse të shqiptarit që pushtoi Amerikën, aq më pak të mendohej që ajo shtëpi e rrënuar të kthehej në muze kombëtar!…) Mbi atë urë, thonë, pa mbërritur dot tek pragu, Agnesa ishte lëshuar duke dënesur me shkulme dhe kishte klithur: “John bir…” dhe kishte marrë pastaj nga shtëpia ca grushta dhé për t’i hedhur në varrin e John-it në Amerikë.
Më kujtohet një skenë prekëse në ditët që vizituam me Jim-in Qytezën dhe shtëpinë e atit. Pashë si ai me lot, të cilët rrekej t’i fshihte, mbushi me gurët e asaj shtëpie një valixhe enkas të sjellë për këtë qëllim…
Jetë njerëzish me dhembjet e tyre. (Dhembjet na bëjnë të gjithëve njësoj në këtë jetë), njohje me të afërm gjaku (që s’mund të bëhet ujë), lotë dhe histori të prekshme të dramës së emigrimit dhe një mall i pasosur për vendlidjen. Kjo ishte atmosfera e atyre ditëve. Vërejta Adamin sesi u ringjall mes bashkëfshatarëve të vet, si nuk ngopej së çmalluri me ta. Kishte zbritur në aeroport me një wheelchair, duke mërmëritur me zor disa fjali shqip, por ditën kur u largua dhe u nda me njerëzit, ishte i gjallë, në këmbë dhe me gjuhë të rikthyer.
Kur erdha për herë të parë në Los Angeles dhe takova Jim-in, ai më përqafoi gjatë dhe më tha: “Adam passed away”. “I am sorry”, i thashë. “Që nga dita e kthimit e derisa vdiq, ai nuk e hoqi nga mendja Shqipërinë dhe mbaroi me kujtimet e saj në gojë.” Më vonë u vendosa në Los Angeles për të jetuar një kohë më të gjatë. Me Jim-in u bëmë më të afërt, miq të mirë, pavarësisht se shiheshim sipas mënyrës amerikane. Ai më priti ngrohtë dhe më mbështeti shpirtërisht dhe mes roleve modestë që kam realizuar në Hollywood, kam edhe dy karaktere në filmat e tij.
Në Shqipëri, në takimet e tij me profesionistë ai kishte folur për karrierën e tij dhe të vëllait, por i lexohej në thellësi të shpirtit dhimbja për vdekjen tragjike të John-it dhe nuk donte të bënte komente kur e pyesnin që të jepte shpjegime dhe hollësira. Jim-i është njeri shumë i dashur dhe i sinqertë, por po aq i ndjeshëm dhe me temperament shpërthyes si rrallë shqiptar. Thellë tij gëlonte natyrshëm zemërata e akumuluar për gjithë sa kishte bërë fati mizor ndaj të vëllait, mentorit shpirtëror e artistik të tij, me vdekjen e panatyrshme në apogjeun e lavdisë dhe famës. As tharmi i intrigës më monstruoze, as kurthi më i tmershëm, s’do të mund të bënin dëmin fatal që i bëri John-i vetes, njeriut dhe gjeniut brenda tij! Medet! Se ç’mundim të paimagjinueshëm kërkon në këtë botë kalvari i një karriere, nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe as të përfytyrohet kur ke parasysh ato maja ku mbërriti arti i John Belushit! Cili aktor nuk do ta kishte ëndërruar e dëshiruar emrin, talentin, famën dhe rolet që krijoi ai në moshën 33 vjeçare (të Krishtit) kur vdiq! Ajo shkujdesje ishte jo vetem faji i tij, por dhe një mendjemarrje keqdashëse e vetë natyrës, lojë dhe kapriçio e një rastësie të dënueshme. John-i, siç thuhet “e donte jetën, festat, të dëfrente e të egërsohej, t’i bënte njerëzit të qeshnin. Fundi i viteve 70-të dhe fillimi i 80-ve ishin të njohura për përdorimin e drogës në Hollywood. Kudo që të shkoje droga ish atje. Producentë, regjisorë, aktorë, të gjithë e merrnin atë. John-i nuk bënte përjashtim. Më 5 mars 1982 qe nata e fundit për të në Chateau Bungalov # 3, ai punonte me disa miq mbi një skenar për film… John-i shkoi tepër larg. Ngatërrimi i heroinës me kokainë atë natë shkaktoi një efekt cumulativ në trurin e tij, ia reshti frymëmarrjen duke i shkaktuar më së fundi shkatërrimin e të gjithë sistemit respirativ… Të martën, më 9 mars, John-i u varros në varrezën e Kodrës së Abelit në Martha’s Vineyard.”

* * *

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është demonstrim i dhembjes, askush s’mund të mos ndjejë brengë e dëshpërim për atë humbje epokale që lidhet me gjakun dhe origjinën. Dhembja është si ajsbergu i këtij homazhi që s’shkrin lehtë. Gjithaq një refleksion qortues, mundet pa adresë, një ngërç thellë vetes, protestë ndaj fatit. John-i la madhështinë e veprës së vet me përmasë botërore pas, që na bën të ndjehemi krenarë, të përulemi para mrekullisë së artit të tij dhe të glorifikojmë gjeninë e tij.
Për ne që vijmë së largu, më tha një herë një artist shqiptar në Amerikë, në këtë botë të madhe shtypëse dhe shpërfillëse, njeriu ndihet shpesh i vetmuar, në ndonjë rast edhe i lënduar… Ka aq njerëz të aftë, por sa e vështirë është të hysh në këtë botë, sepse s’të pranon lehtë, madje të shtyn të biesh në pezm dhe dëshpërim… Sheh ndërkohë të tjerë të vendosurish me kohë, të lindur a të ardhur që jetojnë në shtëpi luksoze, ngasin makina të shtrenjta, që xhonglojnë me anglishten (gjuhë e parë për ta, ndërkohë që t’i vuan e rrekesh të shprehesh e s’mund t’u servirësh as dyzet për qind të mendimeve!) dhe pa i nënçmuar dijet e tyre dhe as mbiçmuar të tuat, kur nga shkujdesja a ndoshta injoranca, disa tipa duan të tregohen nënçmues ndaj kulturës tënde dhe vendit prej nga vjen. Atëherë ti ke ndjenjën e kënaqësisë për t’u ngritur grackën! A e dini ju zotëri se simboli i mëshirës, Nënë Tereza, është shqiptare, se John Belushi, humoristi i madh i Amerikës është shqiptar, se shpëtimtari nga kriza e impotencës mashkullore (më falni nëse ju lëndoj) të 35 milionë burrave amerikanë është një shqiptar, Dr. Muradi…?! Dhe në ndonjë rast edhe kjo duhet bërë. Ne kemi shumë gjëra për t’u ndier keq para botës, por mund edhe të dëshmojmë se jemi një popull vital, me dëshirë e vullnet për të ecur drejt progresit. E shkuara na ka lënë shumë prapa, sa jo për fajin tonë, aq edhe për fajin tonë, që në një mënyrë a tjetër i dhamë qytetarinë në mënyrë hipokrite një ndërgjegje dhe morali masiv kundër interesave të vetes në sistemin e diktaturës. Dhe po i jetojmë ende pasojat, s’dihet deri kur!
Dikur as e fantazonim këtë shtegtim të largët përtej oqeanit, fillimin e një jete të re me vështirësitë e përballjes, me aq shumë të papritura, një ndeshje e ashpër me fatin për t’iu afruar shpresërisht në një të ardhme ëndrrës amerikane! Bota e madhe u bë e vogël.
Si erdh kjo ndarje kaq e largët Shqipëri
Këtu perëndon dielli, kur lind atje tek ti!, shkruaj diku në një poezi.
Si çdo artist në botë kisha ëndërruar të xhiroja në Hollywood, dhe në mos mundesha, së paku të shkoja e ta prekja me sy Mekën e kinemasë. Atje një nga pamjet sugjestionuese për turistët janë yjet përgjatë bulevardit Hollywood. Aty kryhen ceremonitë e glorifikimit, ku turma njerëzish me orë të tëra presin shfaqjen e “yllit” nga një limuzinë dhe ritualin e yllësimit, zbulimin të emrit të shkruar në të, etj. Yjet e gdhendur të nxisin kurreshtjen të endesh nëpër ta dhe të lexosh emra pafund artistësh të famshëm. Një herë tek ecnim me Erionin, aktorin, shokun dhe dikur studentin tim, duke kërkuar nëpër emrat pafund, nisëm të filmojmë me idenë e realizimit të një filmi komik për yjet e Hollywood-it, sesi dy personazhe shqiptarë gdhijnë një natë të gjatë atje, duke shkruar e “shuar” emra yjesh dhe mbushur hapësirat bosh të yjeve pa emra me emra aktorësh anonimë për nga fama, por të mëdhenj nga vlerat… dhe shikuesit bëhen aq kuriozë. (Një parodi e shkëlqyer e Erionit, që imiton John Belushin në Blues Brothers, të cilën e bëri më vonë) dhe turma pengon trafikun, sa detyrohet policia të ndërhyjë për të mbajtur rregull. Por idetë edhe pse fliten, në të shumtën e rastit nuk bëhen realitet. Megjithatë, ato e mbushin jetën krijuese me fantazi, e ushqejnë dhe e mbajne endërrimin gjallë. Madje dhe profesioni, karriera, mundi dhe përpjekjet në art, frymëzohen prej ëndrrash. Duhet ta gjej yllin e John-it sonte, thashë me vete tek kisha afro dy orë që e kërkoja nëpër trotuaret në dy anët e rrugës. Nuk iki pa e gjetur! Ishte një natë e freskët funddimri dhe frynte erë. U enda s’di sa kohë pa patur ndonjë hartë a koordinatë dhe në Highland deri ne Saint Andrews, mundet dhe tri orë. M’u trullos mendja, bëra dhe një tur, por më kot, s’e gjeta dot!…
Nuk e pyesja dot Jimmy-n se ku gjendej ylli i të vëllait, kisha drojë e zor. Pyeta sekretaren e tij, e cila më tregoi se John-i nuk kishte yll në Hollywood dhe arsyen se përse…(!) Shtanga nga habia dhe kuptova gjithë absurditetin, duke u ndjerë ngushtë për pyetjen time. O Zot, thashë me vete instiktivisht. Ajo më hodhi një shikim të çuditshëm, duke më pyetur: Pse, ti nuk e dije!
“Ylli pa strehë”, mendova atë mëngjes tek prisja Jimmy-n për t’i marrë një intervistë për programin “Dua me shumë Shqipërinë”. Të nesërmen do të nisesha për NY dhe prej andej pas tre vjet e gjysmë, në Shqipëri. Pasi pimë kafe dhe folëm rreth skenarit të shkruar për të dhe show-t “According to Jim”, më përcolli në oborr:
“Say hello to Timo, your father’s friend, sweety!”, i foli së bijës dyvjeçare dhe më shtrëngoi dorën fort si gjithmonë, duke më përqafuar miqësisht: “Take care, buddy!” Një ndjenjë e ngrohtë më përshkoi trupin dhe më shkriu mpirjen. Në sy ndjeva çqartësimin e pamjes nga një perde loti. Të nesërmen e asaj dite, duke fluturuar për NY, shkrova variantin e parë të poezisë kushtuar John Belushit “Ylli pa Strehë”.

Ylli pa Strehë
John Belushit

U enda natën në Hollywood Boulevard,
Shtrojën e famës shkela anefund,
Në koloninë e yjeve, pambarim atje,
Yllin tënd s’e pashë, John, askund…!

Ku të jetë fshehur, si ta gjej,
Atë shkëlqim që kurrë s’u fik?!
Në kujtesën njerëzore ai feks,
Si një yll i pashuar që ndrit.

Po ti ke shkuar, s’je askund, John,
Shpirti yt rebel rend në zbrazëti.
Vdekja vjen, mik, e na rrëmben,
Tjetrës botë na çon, kush s’e di!

Mijëra milje larg, Ishullit të Martës,
Në Kodrën e Abelit prehet shtati yt,
Mbetur atje, si në skaj të botës,
Që s’e deshe dhe as të deshi ty…!

Ç’fat i keq, vetë Zoti të ndëshkoi,
Që në zenit t’i këputi ëndrrat,
Kush të shpuri atij gjumi pa kthim,
Në Los Angeles - qytetin e engjëjve?!

Ulërij, nga dhimbja sa s’shkalloj,
Pré e vdekjes, s’tu dhimb jeta, mik,
Ti, shqiptar i madh fat-tragjik,
Mit i Amerikës… mit!

Në Shtëpinë e Bluzit shkoj, pastaj,
Në të famshmen Kështjellë Marmount *),
Kjo ndalesë e fundit si hon nxin,
Hijerëndë, e ftohtë si një morg.

Pse ndëshkon aq vrazhdë fati ngaherë,
Më të pazakontët, thuaj pa dallim,
A mos zilia rreket të groposë,
Madhështinë që nuk njeh harrim?!

Kot t’i hamendësh të fshehtat e botës,
Se ç’sjell jeta, veç një Zot e di!
Trishton bulevardi si varrezë yjesh,
Ku mungon vezullimi yt…!

Sa emra u gdhendën, e nuk janë më,
Me kohë janë shuar, mbuluar harresës,
Sa pak shkëlqejnë prej rënies atje,
Në qiellin shkretan të kujtesës…

Kureshtarë, këmbë turistësh papushim,
Shkelin yjet që s’iu soset fundi…
Ka një vend për ty, John, në çdo shpirt,
Tej shkëlqimit flu të Hollywood-it.

*) Hotel i famshëm në Los Angeles, në një nga dhomat e të cilit vdiq tragjikisht John Belushi
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

John Belushi Empty Re: John Belushi

28th April 2008, 00:17
Andi shkruajti:
John Belushi, komiku i madh me fat tragjik
John Belushi Senato10

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi