Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

ATË ANTONIO BELUSHI, JERONIM DE RADA I DITËVE TONA... Empty ATË ANTONIO BELUSHI, JERONIM DE RADA I DITËVE TONA...

18th July 2021, 14:19
ATË ANTONIO BELUSHI, JERONIM DE RADA I DITËVE TONA
 
Takim rasti me Atë Antonio Belushin në aeroplan.
Zhvilluam një bisedë të shkurtër, por të frytshme.
Ai është prift i shquar arbëresh i ritit katolik - bizantin. Me një grup të rinjsh arbëreshë, udhëtonte për në Prishtinë, për të marrë pjesë në Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës shqiptare. Atë Antonio Belushi, jo vetëm që e flet shqipen letrare, por, ai dhe priftërinj të tjerë arbëreshë, me gjithë shpirt te fëmijët dhe te të rinjtë arbëreshë, ngjallin dashurinë ndaj gjuhës mëmë dhe dashurinë për atdheun e të parëve të tyre, Shqipërinë, apo siç e quajnë ata Arbërinë.
Atë Antonio Belushi dhe shumë priftërinj të tjerë nga Kalabria dhe Sicilia janë rilindësit e ditëve tona.
Atë, që bënë Rilindësit arbëreshë si: Jeronim de Rada, Zef Serembe, Gavril Darët, Anton Santori e shumë e shumë të tjerë, sot e bën Antonio Belushi me shokë.
Në gjakun e tyre të shprishur vëlon dashuria ndaj gjuhës, veshjes, zakoneve, popullit e, mbi të gjitha Shqipërisë, tokës meme, epokës së lavdishme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Vepra e Atë Antonio Belushit duhet të jetë shembull për ne shqiptarët. Ai është një enciklopedi, lum ne që e kemi!
Nga zemra i uroj punë të mbarë, shëndet jetë të gjatë e të na rrojë sa Mali i Shenjtë i Tomorit! Romë, më 17 gusht 2014
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi