Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Pamuk, nobelisti qe ka joshur shqiptaret Empty Pamuk, nobelisti qe ka joshur shqiptaret

30th March 2008, 01:24
Pamuk, nobelisti qe ka joshur shqiptaret

E Shtune, 29 Mars 2008

Anisa Ymeri

Pak para se te rrembente cmimin Nobel, shkrimtari turk, Orhan Pamuk, ishte fare pak i ndjere nder shqiptare. E tani, pas 2 vjetesh, mund pa frike te thuhet se ai eshte nobelisti qe i ka joshur shqiptaret me se shumti. Botuesja Flutura Acka, qe jo rralle eshte cilesuar si "gjuetarja e nobelisteve", tregon se pas 2 vjetesh qe Pamuk flet shqip, eshte padyshim autori nobelist me i shitur i "Skanderbeg Books". Mirepo, pse i ndjell shqiptaret Pamuku dhe letersia e tij?!

"Ka nje lloj atraksioni dhe lidhje mes shqiptareve dhe Pamukut. Jo vetem historia, por edhe copeza tradite na lidhin me te. E te gjitha keto funksionuan qe ai te terhiqej nga shqiptaret", rrefen Acka. Gati-gati, ky nobelist eshte quajtur si "i yni", per ate cka perfaqeson dhe per afrine dhe lidhjet jo te pakta qe ne kemi.

Nese e lexon Pamukun, dhe romanet e tij "Une jam e kuqja", i pari qe foli shqip fare pak dite pas marrjes se cmimit Nobel, por me pas edhe romani "Bora", jane nje truall ne te cilin ne ndjejme se e kemi te shkelur. Shumecka qe pershkruhet aty e njohim! E kjo e ka bere Pamukun te jete teper i pranishem ne bibliotekat e shqiptareve. Por, dicka kurrsesi s'mund te mohohet. Pjesen me te madhe te lexuesve, e shtyn edhe kureshtja per te prekur vepren e nje shkrimtari qe e ka merituar kete cmim aq te lakmueshem. Botuesja Acka, qe ka pervoje jo te vogel me autoret nobeliste, pasi ka ekskluzivitetin e nje numri te konsiderueshem te tyre pohon qartazi: "Per t'i bindur lexuesit se sa i mire eshte Amoz Os, me duhet shume pune. Por nese ai merr Nobel, s'do me duhet te bej me asgje. Ky eshte ndryshimi mes autoreve te rendesishem, por qe i ndan cmimi. Cmimi eshte nje marke qe siguron tregun, por nuk zgjidh brendine e librit", perfundon ajo.

Fill pas marrjes se Nobelit 2007, ne nje kohe rekord, e njejta shtepi botuese beri qe edhe nobelistja e fundit, Doris Lessing, te flase shqip. Ishte "Femija i peste", i pari liber prej kesaj autoreje ne shqip, por shume shpejt do te mund te lexohen ne gjuhen tone edhe "Vera pas erresires" dhe "Dashuri perseri", te cilet jane cilesuar nga kritika si libra qe kane komunikuar shume mire nga korpusi i veprave te saj.

Por kureshtja me e madhe eshte e drejtuar nga ajo qe cilesohet si vepra e saj monumentale, "Libri i arte i shenimeve", qe ne shqip do te vije i pershtatur "Shenimet e arta". Prej kritikes eshte cilesuar edhe "bibla e feminizmit boteror".

Por e natyrshme eshte kjo terheqje ndaj cdo nobelisti. Jo me kot! Nje cmim si Nobeli eshte i nje rendesie te madhe, prestigj i padyshimte e ajo cka kerkohet te zbulohet nga lexuesi, eshte te gjeje se cili eshte ndryshimi mes Lessing dhe nobelisteve te tjere. Apo cfare e beri Orhan Pamuk te marre cmimin Nobel. Ndaj edhe jo vetem ne Shqiperi, ka nje lloj "etje" per te lexuar libra te autoreve qe kane merituar cmimin e Akademise se Nobelit
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Pamuk, nobelisti qe ka joshur shqiptaret Empty Re: Pamuk, nobelisti qe ka joshur shqiptaret

3rd March 2014, 17:37
Ferit Orhan Pamuk (7 qershor 1952StambollTurqi), është shkrimtar turk. Fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 2006.
Orhan Pamuk ka lindur në Stamboll, në një familje e cila ishte, siç' thotë ai vet “me orientim euro-perendimor” (për ndryshim nga e vjetra osmane). Studioi arkitekturën dhe merret me pikturë, pastaj e braktis arkitekturën (pas tre vitesh) dhe fillon gazetarinë ku diplomon më 1976. Jetën e vet dhe mendimet detalisht i përshkruan në veprën autobiografike Stambolli: qytet i kujtimeve.

Veprat


  • Cevdet Bey ve Oğulları, 1982

  • Sessiz Ev, 1983

  • Beyaz Kale, 1985

  • Kara Kitap, 1990

  • Gizli Yüz, 1992

  • Yeni Hayat, 1994

  • Benim Adım Kırmızı, 1998

  • Öteki Renkler, 1999

  • Kar, 2002

  • İstanbul: Hatıralar ve Şehir, 2003

  • Masumiyet Müzesi, 2008

  • Babamın Bavulu, 2007

  • Veprat në gjuhën shqipe

    • Unë jam e kuqja, 2007
    • Kështjella e bardhë, 2008
    • Bora, 2008
    • Baulja e babait, 2008
    • Jeta e re , 2009





Çmimet


  • Çmimi Milliyet Press për romanin "Xhevdet-begu dhe djemtë e tij"

  • Çmimi Independent për letërsi të huaj 1990 (Independent Award for Foreign Fiction) për romanin "Kështjella e bardhë"

  • Çmimi letrar ndërkombëtar IMPAC Dublin 2000, për romanin "Unë jam e kuqja"

  • Peace Prize of the German Book Trade 2005, çmim letrar gjerman, si vlerësim pë opusin e tij letrar

  • Çmimi Nobel për Letërsi 2006.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi