Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Edhe librat kanë shije çokollate Empty Edhe librat kanë shije çokollate

2nd April 2008, 23:24
Edhe librat kanë shije çokollate

Sot organizohen një sërë aktivitetesh në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë. Për këtë ditë do të ketë edhe aktivitete. Por tej tyre, që fillojnë e mbarojnë brenda një dite si e sotmja, ka edhe në këtë aspekt një "kambanë alarmi" që duhet të bjerë në çdo kohë: ajo e largimit të fëmijëve nga libri. Pushteti i kibernetikës dhe i teknologjisë televizive në këtë pikë po bëjnë kërdinë. Ndaj sot nuk lexohet gjëkundi në ambiente bibliotekare apo shkollore: "Lexuesi i vogël i librit", apo "Këndi i lexuesit të vogël". Dhe mos harrojmë se arkiva më e pasur mentale dhe nostalgjia më e fortë ndër shpirtra fisnikë, mbeten librat e lexuar në vegjëli; personazhet, subjektet dhe emocionet që kanë përcjellë.

Në vegjëlinë e gjithsecilit, çokollatat janë më të preferuarat. Por nëse ka diçka që mund t‘i rivalizojë në shijen e tyre jo gastronomike, janë librat.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, e gjithsesi duhet përshëndetur Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, e cila ka planifikuar një sërë aktivitetesh, që të gjitha së bashku do të përbëjnë një festë të vërtetë, në bashkëpunim edhe me sektorin shqiptar të IBBY-t (Shoqata Botërore e Librit për Fëmijë).

Festimet për Ditën e Librit nisin që në mëngjes me parashutistin e njohur Alket Islami, i cili do të lëshojë mbi të gjitha shkollat e Tiranës, me mijëra kartolina me mesazhin botëror të IBBY-t, që synon të afrojë fëmijët me librin. Këto kartolina janë dhe ftesa për të vegjlit, për të qenë pjesë e spektaklit përmbyllës të një fushate përzgjedhjeje në Teatrin e Kukullave.

Aktiviteti organizohet në prag të Muajit të Festës Kulturore Shqipëri-Kosovë, muaj gjatë të cilit, të dyja vendet tentojnë drejt shkëmbimit të tyre kulturor.

Spektakli që pason në Teatrin e Kukullave mbledh fëmijët më të mirë interpretues të kryeqytetit, që ngjisin në skenë krijimet e përzgjedhura të poetëve të vegjël nga e gjithë Shqipëria, me të ftuar shkrimtarë për fëmijë, përfaqësues të Trupit Diplomatik, të Komisionit Evropian, të Këshillit të Evropës, organizmave të huaj në Shqipëri etj., dhe natyrisht, të vegjël nga kryeqyteti që i bashkohen aktivitetit të librit.

Aktiviteti i librit nis serinë e aktiviteteve kombëtare të QKKF-së dhe është i pari i organizimeve që përgatisin muajin kulturor Shqipëri-Kosovë, nën kujdesin e dy kryeministrave, Berisha e Thaçi.

Ai do të pasohet nga një ekspozitë e njëkohshme në Tiranë e Prishtinë, e piktorëve të vegjël, me punime të frymëzuara nga pavarësia e Kosovës.

Veç kësaj, po gjatë muajit prill, QKKF realizon organizimin më të madh të përvitshëm, për të 46-in vit me radhë, Festivalin e Këngës për Fëmijë, me përmasë mbarëkombëtare, me kompozitorët më të mirë të vendit dhe fëmijë interpretues nga trojet shqipfolëse.

Gjithashtu, gjatë prillit, QKKF do të jetë pjesë e festimeve ndërkombëtare për ditën e fëmijëve në Turqi, me dy grupe të saj të balerinëve, në Stamboll e Antalia, aktivitete ku fëmijët shqiptarë, për vite me radhë mbajnë një pozicion të privilegjuar të profesionalizmit.

Prilli është muaji i evropianizimit, ku QKKF-ja ka arritur t‘i përfshijë të vegjlit e të rinjtë në muajin përgatitor për prodhimin e maskotit evropian të shqiptarëve, të iniciuar nga delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri, përfaqësuesi i tij, Lohan, dhe fushatës gjithëpërfshirëse të Këshillit të Evropës, që mbledh fituesit e të gjitha vendeve në Strasburg, aktivitete që finalizohen në javën evropiane, deri më 9 maj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi