Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

22 vjet burg ish-kreun e bluve te beratit Empty 22 vjet burg ish-kreun e bluve te beratit

9th April 2008, 16:01
“22 vjet burg ish-drejtorit Dida”

09 April, 2008 02:29:00 Korrieri



Sot pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit për Ilirian Didën, që akuzohet veç të tjerash, për dy vrasje

BERAT - Prokuroria e Beratit kërkon 22 vjet burg për Ilirian Didën, ish-kreun e bluve të këtij qyteti, mbi të cilin rëndojnë akuza e “vrasjes me paramendim”, “shpërdorimit të detyrës” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Kryeprokurori i Beratit, Xhemal Saliasi, u shpreh një ditë para dhënies së vendimit, se shqyrtimi i kësaj çështjeje është ndjekur me përparësi të madhe nga organet e drejtësisë. Kjo çështje është marrë përsipër nga prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, i cili ka shqyrtuar një dosje prej 2 mijë faqesh. Ish-drejtori Dida akuzohet për vrasjen me paramendim të Gjergj Gushalit dhe vrasësit me pagesë, Dritan Zhuka, ndërsa sot pritet të jepet vendimi përfundimtar i Gjykatës së Beratit. Gushali është gjendur i vrarë në kanalin e Çukasit në kufirin mes Beratit dhe Lushnjës nga kalimtarë të rastit, ndërsa pas ekspertizës së trupit të tij, grupi hetimor doli në përfundimin se ai është vrarë me armë zjarri. Në fakt, që prej asaj kohe, bashkëshortja e Gushalit ka hedhur akuza të herëpashershme për vrasjen mbi ish-drejtorin Ilirian Dida. Sipas kryeprokurorit Xhemal Saliasi, nga të gjithë hetimet është arritur në konkluzionin se autor i vrasjes është Dida, i cili e ka hedhur viktimën në kanal për të fshehur hetimet. Sipas prokurorit të çështjes, Anton Martini, me qëllim për t’ia hedhur autorësinë e kësaj vrasjeje misterioze dikujt tjetër, Dida ka akuzuar në atë kohë Besnik Shukën, i cili ndodhej në Belgjikë, madje për të realizuar planin e tij ka ushtruar një kontroll të befasishëm në hotelin e Shukës në Uznovë të Beratit, ku u gjet një pistoletë. Martini thotë se këtë pistoletë, që nga ekspertiza doli se ishte arma e vrasjes së Gushalit, e kishte futur vetë ish-drejtori Dida, sipas një skenari të organizuar më parë. Ndërsa për sa i përket vrasjes së një prej anëtarëve të bandës “Çelepias” të Beratit, Dritan Zhukës, (Shuaipit), mësohet se ai është qëlluar në momentin që po zbriste nga fshati Çorogjafë, ndërsa ishte i rrethuar nga policia. Ai mbeti i vdekur me një plumb në ballë, me urdhër të ish-drejtorit Ilirian Dida.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi