Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Ngjela: Banditi Bollano, ne burg Empty Ngjela: Banditi Bollano, ne burg

15th April 2008, 22:11
Ngjela: Banditi Bollano, ne burg
Deputeti Spartak Ngjela i kerkon Presidentit te Republikes te kerkoje procedim penal per kryetarin e Bashkise se Himares, Vasil Bollano, per thirrje antikombetare e provokime antikushtetuese. Nga foltorja e Kuvendit, Ngjela tha se Bollano duhet te shkoje ne gjykate si bandit e injorant, qe ka fyer popullin shqiptar, duke stimuluar demonstrata si ato te fundit ne Himare, ku banoret kerkuan helenizim dhe autonomi. "Zoti President, kerkoj qe te vini ne vend nderin e shqiptareve. Bollano ka thene se Himara nuk eshte rajon shqiptar. Kerkojini Prokurores se Pergjithshme te nise procesin penal ndaj tij se ka dhunuar hapur Kushtetuten", tha Ngjela. Duke deklaruar se eshte interesuar mbi te dhe ka investiguar per Bollanon, demokrati i "ngrire" i PD, e quajti kreun e Bashkise se Himares banal, injorant dhe person qe ka fyer rende shqiptaret. "Ne menyre te perseritur, Bollano ka provokuar tentativa antikushtetuese dhe ka njollosur historine e Shqiperise. Ndaj tij s'mund te kete pergjigje tjeter vec akuzes dhe burgut", vijoi Ngjela. Deputeti, tashme i pavarur, tha se Bollano po neperkemb historine e popullit shqiptar. Ngjela tha se ne web-site zyrtar te Himares, gjenden dhe deklarata si ajo qe Gjergj Kastriot Skenderbeu na u quaka Jorgo. "Thua se eshte refugjat, e po na merr pension ne Greqi", ironizoi ai. Nga ana tjeter, Ngjela akuzoi ashper se Bollano, pervec thirrjeve antishqiptare ka ndaluar dhe te gjitha investimet ne Himare e po shperdoron ne menyre abuzive te gjitha fondet e mbledhura, qe te mos lejoje investime. "Tani na del me demonstrata, jashte shqiptaret nga Himara. Une nuk e di ku e gjen forcen ky njeri qe fyen kaq shume vendin e tij. Te pushohet menjehere dhe te cohet ne gjykate", theksoi Ngjela. Ai kritikoi dhe deputetet e mazhorancen ne pushtet, qe lejon te ndodhin ngjarje te tilla antishqiptare. Ndaj dhe kerkesa e Ngjeles, edhe pse e bere nga foltorja e Kuvendit, iu drejtua Presidentit te Republikes, Bamir Topi. "E keni bere dhe kryetar te Omonias, ate bandit. Cfare po ndodh ne Korce, asnje vote s'po merrni aty", kritikoi Ngjela. Deputeti i pavarur ishte i vetmi qe foli ne seancen e djeshme plenare per ngjarjet e diteve te fundit ne Himare. Madje, mori dhe duartrokitje nga salla e deputetet per fjalimin e bere. Vetem pak dite me pare banoret e Himares kerkuan helenizim dhe autonomi. Gjate vizites se zv/ministrit te Jashtem grek, Theodhoros Kasimis, banoret kerkuan te jene pjese e shtetit grek me te drejte vote dhe te shpallen si qyteze autonome. Kerkese e cila nuk mori pergjigje nga zv/ministri grek. Zyrtari grek u prit me tingujt e himnit grek, flamuj te shtetit fqinj dhe gjate gjithe kohes komunikuan ne gjuhen helene ne viziten e kryer ne Himare. Ai tha para banoreve se "Greqia mund te ndihet ketu me pranine time. Himara te funksionoje si Greqia. Prandaj ju duhet te rrini ketu ne vendin tuaj, restoja jane vogelsira, te cilat nuk na i nxjerr dot kush nga shpirti. Kete duhet te mendojme dhe kuptojme se bashku. Ne jemi ketu midis jush, jetojme me ju si dhe ju perfaqesojme ketu. Vizita eshte me qellim t'u shohim si jeni dhe cfare problemesh keni". I pranishem ishte dhe kryetari i Bashkise, Vasil Bollano.

Rozeta Rapushi
E Marte, 15 Prill 2008
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Ngjela: Banditi Bollano, ne burg Empty Re: Ngjela: Banditi Bollano, ne burg

17th April 2008, 01:09
kjo eshte ditur se do t4e vije duke e shikuare qe otodoksi grek po bejn punet e tyre ne jug te shqiperis me duare te lira duke i perqafuer berisha ,nuk eshte as gje e quditur ,keto kishte kohe qe po mbillej kjo fare e ndyte ne jug te shqiperis per nji autonomi ,por mendoj si ngjela duhen shum te ngrihen ne kemb dhe te ja presin rrugen grekut ,qe ta harroj himaren nji her e pergjithemon .
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi