Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Deklarata e pavarsise Empty Deklarata e pavarsise

24th April 2008, 20:13
Deklarata e pavarsise

Deklarata e pavarsise Deklar12
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Deklarata e pavarsise Empty Deklarata e pavarsise

24th April 2008, 20:17
Shtatë ditët e Kuvendit të Vlorës, 28 nëntor-4 dhjetor 1912.
Lista e plotë me 40 firmëtarët e Aktit të Pavarësisë.
Cilët ishin 76 pjesëmarrësit e mbledhjes historike.

Kuvendi i Vlorës dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë kanë tërhequr gjithnjë vëmendjen e studiuesve, por edhe të publikut të gjerë, për rëndësinë dhe përmbajtjen historike, si mbledhja që hodhi themelet e shtetit shqiptar, të Shqipërisë së “mosvarme”, siç e thotë vetë Akti i Shpalljes së Pavarësisë. Kuvendi i mbajtur nga 28 nëntori deri në 7 dhjetor 1912 njihet nga botimi i procesverbaleve të shtatë ditëve të tij në gazetën “Përlindja e Shqipërisë” (numrat 6-11, janar-shkurt 1914) drejtuar nga Dhimitër Berati dhe ribotimin pas tij nga Lef Nosi në fletoret e tij “Dokumente Historike” nr. 1(1924)-nr. 12(1925). Të dy këta burra të shquar kanë qenë pjesëmarrës të Kuvendit qysh nga dita e parë dhe njëherazi dhe firmëtarë të Aktit të Pavarësisë.

Më vonë, janë të shumtë studiuesit që u morën me shpalljen e pavarësisë dhe aspektet e shumta të asaj ngjarjeje madhore. Ndër ta do të veçonim punimin monografik të Bardhosh Gaçes “Ata që shpallën pavarësinë kombëtare” ku jepen procesverbalet e Kuvendit, jetëshkrimet e pjesëmarrësve, si dhe kujtimet e shumë prej figurave të shquara të kohës. Ka pasur vazhdimisht në dhjetëvjeçarët e fundit vërejtje, mospranime të pranisë së personave të veçantë në atë Kuvend si firmëtarë apo pjesëmarrës, me mjaft gjasë si pasojë e paragjykimeve politike.

Nëntori i vitit 1912 i gjeti trojet e shqiptarëve si fushë lufte; nga veriu sulmuan trupat serbo-malazeze dhe rezistenca e ushtrisë së rregullt turke, rezervistëve e, bashkë me ta, edhe vullnetarët shqiptarë, nuk arritën t’u bënin ballë. Në jug, në territoret e prefekturës së Janinës, po luftohej me ushtrinë greke, ndërsa në lindje trupat bullgarë. Në kurriz të shqiptarëve të gjithë përpiqeshin të copëtonin atë që kishte mbetur nga Turqia e xhonturqve. Në të tilla rrethana atdhetarët nuk qëndruan duarkryq e të bënin sehir por u lidhën me njëri-tjetrin kudo që ishin dhe vendosën t’i dilnin zot atdheut të tyre.

Në kujtimet e tij Ismail Qemali jep një tablo të shkurtër të veprimtarive të atdhetarëve për mbrojtjen e atdheut. Ai tregon se, duke parë veprimet e “turqve të rinj” shqiptarët u ngritën në këmbë në kryengritjen e përgjithësime që triumfoi me hyrjen e tyre në Shkup. Por fillimi i Luftës Ballkanike i bindi shqiptarët, siç vëren Ismail Qemali, “që të marrin masa të rrepta për shpëtimin tonë”. Ai nuk pranoi propozimin që të bënte pjesë në qeverinë e re turke dhe u nis nga Stambolli për në Bukuresht ku u takua me shqiptarët e shquar të kolonisë dhe së bashku vendosën të kthehen në Shqipëri për të mbajtur një mbledhje të përgjithshme e të shpallnin Pavarësinë.

Prej andej Ismail Qemali me shokë shkuan në Vjenë e Budapest ku pati takime në nivel të lartë me ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, Berthtold, dhe siguroi përkrahje për Shqipërinë e pavarur. Ismail Qemali nga Vjena më datë 9 nëntor njofton me telegram se është nisur për në Shqipëri “me të parin vapor”. Ai bën të qartë se “E ardhmja e Shqipërisë është e sigurt”. Më datë 18 nëntor Paria e Vlorës merr një telegram nga Ismail Qemali, i cili u thotë se “Përpara së premtes jam atje. E mbledhmja e përfaqësuesve në Durrës apo në Vlonë është krejt e nevojshme. I thirni të gjithë. Gjer sa të mbërrijë un, mbani qetësinë e bashkimin.

Çashtja jonë politike u sigurua fare.” Ky njoftim, me një telegram të firmosur “ N’emër të gjithëve” nga Xhemil Bej Vlora, Elmas Kanina e Leonidha Bezhani, ju dërgohet: Kryetarëve të bashkive e të Klubeve, Parësisë dhe Popullit të ndershëm të Janinës, Gjirokastrës, Filatit, Reshadies, Tepelenës, Delvinës, Përmetit, Margëlliçit, Leskovikut, Kolonjës, Korçës, Dibrës, Manastirit, Resnies, Kosturit, Strugës, Ohrit, Beratit, Pogonit, Skraparit, Lushnjës, Elbasanit, Kavajës, Durrësit, Tiranës, Krujës, Matit, Shkodrës, Peqinit, Fierit. Në atë njoftim ata ju thonë “….Lutemi për shpëtim të atdheut, që përfaqësuesit në fjalë tyke e bamë natën ditë të gjinden në mbledhjet të Përgjithshme Kombëtare që do të bahet këtu në Vlonë….”.

Në botimin e Lef Nosit jepen shkëmbimet e shumta telegrafike për përgatitjet, dërgesën e mjeteve të transportit në Durrës, njoftimet për emrat e përfaqësuesve nga gjithë viset shqiptare, ku veç atyre të krahinave që u përmendën më lart, nga një telegram i firmosur prej Mid’hat Frashërit mësojmë për delegatë që do vijnë nga Kosova. Thuhet se do vinin dhe të tjerë, por, për shkak të pushtimit serb, angazhimit në luftime dhe arrestimeve të krerëve nuk mundën të vinin.

Më 21 nëntor Ismail Qemali dhe pasuesit e tij zbarkuan në Durrës, pasi iu nënshtruan kontrollit të personelit të dy anijeve luftarake greke që kishin bllokuar portin. Në Durrës ndenjën një ditë për të biseduar me popullsinë e atyshme për shpëtimin e atdheut, por pasi nuk pati pritjen e duhur u dërguan telegrame Parisë së Beratit dhe Elbasanit, që të bëhej Vlora qendër e mbledhjes. Këtë e mësojmë edhe nga një telegram me datën 25 nëntor 1912 (12 vjeshtë e tretë 1328 H), që Prefekti i Durrësit Mahir i dërgon Komandës së Trupit Ushtarak në Janinë dhe Portës së Lartë, ku thuhet se Ismail Qemali ka zbritur në Durrës ditën e parë të Bajramit. Prej andej erdhi urdhri që ta arrestonin dhe Ismail Qemali me shoqëruesit e vazhduan udhëtimin në brendësi të vendit.

Siç dihet, ata mbërritën në Vlorë më datë 25 nëntor dhe caktuan të mblidhen më datë 28, ditë e enjte, siç na kumton Qemal Bej Karaosmani, që të mund të mblidheshin gjithë delegatët. Letërkëmbimi tregon se Pavarësia tashmë ishte e vendosur dhe dy ditët e fundit atë e shpallën, duke ngritur flamurin kuq e zi me shkabën dykrenore, qytetarët e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Kavajës, Peqinit e Lushnjës.

Mbledhja e parë e Kuvendit u hap më 28 nëntor 1912 në orën 4:00 pasdreke në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit.

Mbledhjen e hapi Ismail Qemali si “nisjator “ i saj duke treguar rëndësinë e Kuvendit.

Më tej, “siç e kërkon rregulla e zakoni”, u bë kontrolli i përfaqësimit për secilin delegat. Ne po i japim më poshtë emrat duke shtuar në kllapa mbiemrat ose emrat me të cilat edhe njihen.

Berati: Iljas Be’ Vrioni, Hajredin Be’ Cakrani, Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka), Dud (Jorgji) Karbunara, Taq (Dhimitër) Tutulani, Sami Bej Vrioni, që mungonte.
Dibra: Myfti Vehbi Efendiu (Agolli),

Durrësi: Abas Efendiu (Çelkupa), Mustafa Agai (Hanxhiu). Jahja Efendiu (Ballhysa) që pritej të vinte, si dhe Dom Nikoll Kaçorri si “i dërguar i Arqipeshkopit për gjithë shqiptarët katolik që ndodhen nën urdhrin e tij”.

Elbasani: Shefqet Be’ Daiu, Lef Nosi, Qemal Beu (Karaosmani dhe Midhat Be’ Frashëri.

Gjirokastra: Aziz Efendiu (Gjirokastra). Veli Efendiu (Harçi), Elmas Efendiu (Boce).

Ipeku (Peja): Rexhep Beu (Mitrovica), Bedri Beu (Pejani), Salih Xhuka (Gjuka), Midhat Frashëri, këta delegatë janë dhe të Gjakovës, Plavës e Gusinjës.

Kruja: Abdi Be’ Toptani, Mustafa Asim Efendiu (Kruja).

Lushnja: Kemal Beu (Mullaj), Ferid Be’ Vokopola, Nebi Efendi Sefa.

Ohri dhe Struga: Zyhdi Beu (Ohri), Dr Myrtezai (Ali Struga), Nuri Efendi Sojliu.

Sh’jaku (Shijaku): Xhemal Beu (Deliallisi), Ymer Beu (Delallisi), Ibrahim Efendiu (Ali Shahini).
Tirana: Abdi Be’ Toptani, Murad Be’ Toptani.

Vlona: Ismail Kemal Beu, Zyhni Efendiu (Kanina,Mustafarai), Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi, Jani Minga, Ekrem beu (Vlora).

Shqiptarët e Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja (Emanuil), Dhimitër Beratti, Dhimitër Ilua që pritet të vij. Më tej, Salih Xhuka kërkon që të quhen delegat të Korçës së rrethuar: Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua që u pranua. Po kështu, Mustafa Asim Efendiu kërkoi për të njëjtën arsye, që Luigj Gurakuqi të njihet si delegat i Shkodrës, çka u pranua.

Një telegram nga Përmeti thotë se, nëse nuk ka ardhur aty Veli Bej Këlcyra, ta zërë vendin e tij Surja Bej Vlora e Mid’hat Bej Frashëri. Po kështu njoftohet se nga Ohri e Struga vijnë Mustafa Barotçiu e Hamdi Beu (Ohri).

Me përfundim të kësaj procedure Rexhep Mitrovica kërkoi që kryetar i Kuvendit të jetë Ismail Kemal Beu e si shkronjës i parë Luis Gurakuqi e shkronjës i dytë Shefqet Daiu, çka u pranua me duartrokitje.

Pas këtyre procedurave, Ismail Qemali mbajti një fjalë për gjendjen e Shqipërisë dhe çka duhej bërë. Kuvendi “…pasi pëlqeu fjalët e Z. Së Tij, Ismail Kemal Beut, vendosi që : Shqipëria të bëhet që sot më vethe e lirë dhe e mosvarme nën një qeveri të përkohëshme”.

Delegatët pastaj zgjodhën kryetar të qeverisë së përkohëshme Ismail Kemal Beun dhe nënkryetar Dom Nikoll Kaçorrin.

Pas kësaj delegatët “dualën jashtë të përshëndesin flamurin që u ngrit në orën 5 e gjysëm pasdreke”.

Mbledhja e dytë u bë më datë 30 nëntor. Delegatët dëgjuan procesverbalin që e miratuan. Luis Gurakuqi tha se ata që do vinë më vonë do t’i firmosin në fund këto shkresa përkujtimore, gjë që nuk ndodhi.

Këtë ditë erdhën si delegatë të rinj nga Kosova Mehmet Pashë Dëralla (Tetova), Isa Beg Buletini, Ajdin Be’ Draga, Dervish Be’ Ipeku, Sami Be’ Vrioni, Dervish Be’ Elbasani (Biçakçiu) e Mahmut Efendi Kaziu nga Peqini.

Me propozim të Aziz Efendi Gjirokastrës u njoh si delegat i Tepelenës Kristo Meksi, ndërsa me kërkesë të Lef Nosit, Sherif Efendi (Langu) si delegat i Dibrës. Pasi Ismail Qemali ishte zgjedhur kryetar i qeverisë, ai u tërhoq nga detyra e kryetarit të Kuvendit dhe me propozim të Luis Gurakuqit u zgjodh në këtë post Myfti Vehbi Efendiu, si dhe Lef Nosi nënkryetar.

Mbledhja e tretë u mbajt më datë 1 dhjetor nën kryesinë e Myfti Vehbi Efendiut. U caktuan dhe dy shkronjës të tjerë, Mustafa Kruja dhe Dhimitër Beratti. U bë mbi bazën e propozimeve një votim për numrin e anëtarëve të Pleqësisë dhe pati debate për këtë votim d.m.th të votonte nga një për çdo kazá apo gjithsecili. Për sa i përket zgjedhjes së qeverisë dhe Pleqnisë, u la kur të vinë dhe delegatët e tjerë.

Mbledhja e katërt u thirr në datë 3 dhjetor. Nga Gjirokastra me telegram u caktuan delegatë Myfit Bej Gjirokastra (Libohova) dhe Fehmi Efendiu (Mezhgorani) e Kristo Meksi me Aristidh Rucin. Edhe Kavaja kërkon të përfaqësohet nga Abdi Bej Toptani. Delegatë të tjerë që erdhën ishin nga Gjirokastra: Petro Poga, Jan Papadhopullo, Hysen Efendi Gjirokastra (Hoxha), si dhe Veli Bej Klisura. Me propozim të Myfit Bej Gjirokastrës (Libohova) u quajtën delegatë të Çamërisë Veli Gërra Reshadija, Vesel (Jakup Vesel) Margëlliçi, Aziz Tahir Ajdonati (Tahir Mete) dhe Rexhep Demi nga Filati. Si delegat i Ipekut u pranua Qerim beg (Begolli).

Në këtë mbledhje Ismail Qemali foli për konditat që duhet të plotësojë një ministër që të kënaqet dhe Europa, dhe Stambolli: duhet të jenë emra të njohur brenda e jashtë Shqipërisë. Ai propozoi këtë listë: Mehmet Pashë Tetovën, Myfit Bej Gjirokastrën (Libohova), Aziz Pashën Vehbi Efendiun, Abdi Be’ Toptanin dhe Mid’hat Frashërin. Këtë e kundërshtoi Dud Karbunara me pretendimin se nuk ishte asnjë i krishterë në listë, mendim që e mbështetën Pandeli Cale, Dhimitër Beratti e Qemal Be’ Elbasani (Karaosmani). Kështu votimi u la për të nesërmen.

Mbledhja e pestë u bë më datë 4 dhjetor në prani të 57 delegatëve (mungonin 6). Në të Ismail Qemali ia la të drejtën e zgjedhjes së 8 ministrave Kuvendit, me propozimin që të jenë 4 të krishterë dhe 4 myslimanë. Ky propozim u kundërshtua dhe përzgjedhja iu la votimit. Me votat që u morrën, fituan fillimisht 5 veta: Luis Gurakuqi me 54 vota, Mufit Be’ Gjirokastra (Libohova) 52, Mehmet Pashë Tetova 42, Abdi Be’ Toptani 34, Mid’hat Bej Frashëri 35. Këta u zgjodhën sepse fituan më shumë se gjysmën e votave. Prandaj u bë dhe një votim i dytë, me një listë ku ishin 12 emrat që kishim marrë vota, nga e cila u zgjodhën fitues Petraq Poga me 40 vota, Pandeli Cale me 39 dhe Lef Nosi me 37.

Pas kësaj u bë zgjedhja e Pleqësisë, ku sipas propozimit të Dhimitër Beratit u bë vetëm një votim. U zgjodhën: Iljas Be’ Vrioni me 55vota, Sami Be’ Vrioni 54, Dud Karbunara 48, Mustafa Asim Kruja 42, Murat Be’ Toptani 42, Eqrem Be’ Vlora 40, Myfti Vehbi Efendi 39, Kristo Meksi 39, Dhimitër Berati 38, Dhimitër Zografi 35, Bedri Be’ Ipeku 35, Sali Gjuka 35, Veli Be’ Klisura 32, Hajredin Be’ Cakrani 32, Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka) 30, Shefqet Daiu 30, Dervish Be’ Elbasani 29 dhe Ajdin Be’ Draga 27. Shënojmë se procesverbali jep edhe si u ndanë votat e tjera për ministrat, ndërsa për Pleqësinë për të gjithë ata që morën mbi 10 vota.

Mbledhja e gjashtë u mbajt më 6 dhjetor. Në këtë mbledhje vendoset që qeveria ka si barrë të saj mbrojtjen e çështjes shqiptare përpara Europës. Ismail beu thotë se qeveria ka ndërmend të japë një falje. U fol për çështje të tjera procedurale dhe u tha se, meqenëse tashti qeveria filloi punën, Kuvendi të zgjasë dhe dy ditë.

Mbledhja e shtatë u mbajt më 7 dhjetor. Në fillim të saj u lajmërua se nga Mati kanë ardhur delegatë zotërinjtë Ahmet Muhtar Beu (Zogolli), Riza Beu dhe Kurt Agai, si dhe Mustafa Efendiu (Barotçiu) nga Starova dhe Hamdi Beu (Ohri) nga Ohri, ndërsa priten të vijnë edhe Dervish Hima i Ohrit dhe Hajdar Blloshmi i Starovës, të cilët me sa duket nuk arritën të paraqiten. Mbledhja diskutoi disa çështje procedurale të marrëdhënieve të Pleqësisë me qeverinë.
Mbas kësaj Kuvendi i mbylli punimet.

Qeveria e formuar në Vlorë kishte këtë përbërje:

Kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ismail Kemal Beu;
Nënkryetar i Qeverisë, Dom Nikollë Kaçorri;
Ministër i Arsimit, Luis Gurakuqi;
Ministër i Punëve të Brendshme, Myfit Bej Gjirokastra (Libohova);
Ministër i Financave, Abdi Bej Toptani;
Ministër i Luftës, Mehmet Pashë Dëralla (Tetova);
Ministër i Drejtësisë, Petraq Poga;
Ministër i Punëve Botore, Mid’hat Frashëri;
Ministër i Bujqësisë, Pandeli Cale;
Ministër i Postë-Telegrafëve, Lef Nosi
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Deklarata e pavarsise Empty Deklarata e pavarsise

24th April 2008, 20:19
Lista e pjesëmarrësve në Kuvendin e Vlorës nga 28 nëntori më 7 dhjetor 1912.

Ne po i rendisim sipas ardhjes në punimet e Kuvendit, por, duke bërë dy sqarime: ditën e parë ishin të pranishëm dhe dy delegatë që nuk kanë firmosur Aktin, me sa duket janë larguar ndërkohë që të tjerët firmosnin; gjithashtu na rezultojnë katër delegatë të shpallur gjatë mbledhjeve të Kuvendit si të tillë, që nuk kanë mundur të mbërrijnë para se punimet të mbyllen më datë 7 dhjetor. Shtojmë se ka dhe raste që ka delegatë (dy), që përmenden me emër kur ata mungojnë ose kur ata kanë marrë vota si në rastin e Pleqësisë, por që nuk është shpallur ardhja e tyre. Pra, mund të ketë ndonjë rezervë par saktësinë e procesverbaleve. Ne nga ana jonë e quajmë të rregullt atë procesverbal.
Firmëtarët:

Ismail Kemal Beu, Ilias Be’ Vrioni, Hajredin Be’ Cakrani, Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka), Dud (Jorgji) Karbunara, Taq (Dhimitër) Tutulani, Myfti Vehbi Efendiu (Agolli), Abas Efendi (Çelkupa), Mustafa Agai (Hanxhiu), Dom Nikoll Kaçorri, Shefqet Be’ Daiu, Lef Nosi, Qemal Beu (Karaosmani), Midhat Be’ Frashëri, , Veli Efendiu (Harçi), Elmas Efendiu (Boce), Rexhep Beu (Mitrovica), Bedri Beu (Pejani), Salih Xhuka (Gjuka), Abdi Be’Toptani, Mustafa Asim Efendiu (Kruja), Kemal Beu (Mullaj), Ferid Be’ Vokopola, Nebi Efendi Sefa (Lushja), Zyhdi Beu (Ohri), Dr. Myrtezai (Ali Struga), Nuri Efendi Sojli, Xhemal Beu (Deliallisi), Ymer Beu (Deliallisi), Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafaraj), Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi, Jani Minga, Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja (Emanuil), Dhimitër Beratti, Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua, Luis Gurakuqi.

Pjesëmarrësit e tjerë, sipas datës së paraqitjes në Kuvend:

Aziz Efendiu (Gjirokastra), Ibrahim Efendiu (Ali Shahini), këta të dy ishin të pranishëm qysh më datë 28 por nuk firmosën; Mustafa Agai (Hanxhiu), Jahja Efendiu (Ballhysa), Mehmet Pashë Dëralla (Tetova), Isa Beg Buletini, Ajdin Be’ Draga, Dervish Be’ Ipeku (Begolli), Surrja Be’ Vlora, Sami Be Vrioni, Dervish Be’ Elbasani (Biçakçiu), Mahmut Efendi Kaziu, Kristo Meksi, Sherif Efendiu (Langu), Myfit Bej Gjirokastra (Libohova), Petro Poga, Jan Papadhopullo, Hysen Efendi Gjirokastra (Hoxha), Veli Bej Klisura, Veli Gërra Reshadia, Vesel (Jakup Vesel) Margëlliçi, Aziz Tahir Ajdonati (Tahir Mete), Rexhep Demi, Qerim Beg (Begolli), Avni Bej Delvina, Hamdi Be’ Ohri, Mustafa Efendiu (Barotçiu), Ahmet Muftar Beu (Zogolli), Riza Beu, Kurt Agai, Zenel Be Ipeku (Begolli), Riza Beg Gjakova.
Delegatë që nuk mbërritën në kohë:

Ekrem Be’ Vlora, Dervish Hima, Hajdar Blloshmi dhe Dhimitër Ilo.

Nga të dhënat që na japin procesverbalet, duke plotësuar emrat me të dhënat e Bardhosh Gaçes dhe studiuesve të tjerë, e sidomos kujtimeve të bashkëkohësve, mendojmë se kemi një tablo të plotë të punimeve dhe pjesëmarrësve të Kuvendit historik të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kemi pra 40 firmëtarë të Aktit, 42 pjesëmarrës të tjerë dhe 4 delegatë që nuk erdhën në kohë, gjithsej 76 emra burrash, që historia duhet t’i përmendë e nderojë. Siç tha në një nga seancat Luigj Gurakuqi, procesverbali dhe akti do të firmoheshin në fund duket kjo nuk u bë, mbase ata nuk i jepnin atë rëndësi që ka për ne sot. Mendimi ynë është se të gjithë këta burra të shquar janë të barabartë përpara Kombit për shpalljen e pavarësisë, e ngritjen e flamurit kuq e zi dhe njësoj duhen nderuar. Ata erdhën për të bërë aktin zyrtar në emër të popullit që i zgjodhi ta përfaqësojë, se vendimin e kishin marrë me kohë, madje disa nga qytetet e lira e kishin ngritur flamurin e festuar pavarësinë.

Së fundi duam të trajtojmë dhe pamjen e vërtetë që kishte Akti i Shpalljes së Pavarësisë. Ne e njihnim deri pak kohe sipas fotos tradicionale të botuar nga Lef Nosi, ku shihen të gjitha firmat. Para do kohe, studiuesi i pasionuar i historisë dhe i fotografive të vjetra Niko Kotherja botoi atë Akt në pamjen në të cilën qe ekspozuar në vitin 1937 në 25 vjetët e pavarësisë. Ajo foto i takon mjeshtrit të shquar Kel Marubi, i cili e pat fotografuar me atë rast. Fotografia ka një rëndësi të veçantë për të krijuar pamjen e vërtetë derisa një ditë të dalë në shesh origjinali.

Sipas saj është e qartë se në anën e përparme të fletës ishin vetëm Deklarata e Pavarësisë dhe 34 firma, ndërsa në anën e prapme të fletës 6 firmat e fundit. Këtë na e tregon vetë fotografia e fletës së ekspozuar, në shpjegimin e së cilës thuhet se “Në faqen e tjetër ndodhen dhe këto nënshkrime: Mustafa Asim Kruja- Ferid Vokopola – Ymer (Deliallisi) – Xhemal Bej (Deliallisi) – Nebi Sefa Lushja – Zuhdi Ohria”.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Deklarata e pavarsise Empty Re: Deklarata e pavarsise

12th January 2014, 22:43
Deklarata e pavarsise 13424210
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Deklarata e pavarsise Empty Re: Deklarata e pavarsise

28th February 2014, 09:46
Deklarata e Pavaresise se Shqiperise dhe akti origjinal
Deklarata qe i dha jete shtetit shqiptar permblidhet ne disa rreshta, të shkruara në shqip dhe në arabisht.
Deklarata e pavarsise Images
Deklarata që i dha jetë shtetit shqiptar përmblidhet në disa rreshta, të shkruara në shqip dhe në arabisht. Pas tyre vijojnë firmat e delegatëve që morën pjesë në Asamblenë Kombëtare. Forma e saj është tepër e thjeshtë si pasojë e kushteve historike të kohës. Ajo vijon si më poshtë:

Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912
Pas fjalëvet që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Deklarata e pavarsise Empty Re: Deklarata e pavarsise

28th February 2014, 09:48
Deklarata e shpallur në Elbasan, në 25 nëntor 1912

Shkruan: Rudolf Deliana

Deri vonë, studimet për këtë ngjarje të rëndësishme i referoheshin shtypit të kohës dhe arkivit të atdhetarit të njohur Lef Nosi, të cilat saktësojnë vetëm datën e mbledhjes dhe emrat e nënshkruesve të deklaratës, pa përmendur asgjë rreth përmbajtjes së dokumentit të shpallur publikisht. Falë përkujdesjes së prefekturës së Elbasanit, më në fund, arkivave shqiptare u shtohet dhe një dokument i rëndësishëm.


Mbledhja historike


Më 25 nëntor 1912, qyteti i Elbasanit përjetoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së tij. Sipas traditës së zonës, në sheshin përpara ndërtesave qeveritare të kohës, u mblodhën qindra e mijëra qytetarë, pleq e të rinj, burra e gra, muhamedanë e të krishterë, priftërinj e hoxhallarë, të pasur e të vobektë, me shkollë e pa shkollë, për të marrë pjesë në aktin e vetëqeverimit të vendit. Dhe këtë e bënë me guxim, pa u trembur nga pushtuesi turk, madje, e sfiduan atë hapur duke i dalë ballë për ballë. Nuk patën as nga një pushtues i dytë që kishte filluar të shfaqej, bile më i rrezikshëm se i pari, duke u afruar nga Lindja i armatosur deri në dhëmbë, jo vetëm me armë, por edhe me djallëzinë për të gllabëruar sa më shumë që të ishte e mundur nga trualli arbëror. Të gjithë brohoritën me forcë, duke lëshuar kështu vezullimet e para të pavarësisë shqiptare. Njëzëri miratuan deklaratën e kumtuar nga një grup atdhetarësh për vetëqeverimin e Shqipërisë, duke paraqitur botërisht e publikisht para dy pushtuesve aspiratën e tyre për liri me fjalët e thjeshta e kuptimplota.


Deklarata

Dokumenti i zbuluar së fundi në arkivat e ushtrisë jugosllave përmban tekstin origjinal të deklaratës së mbajtur në tubimin e 25 nëntorit 1912, në Elbasan. Ja çfarë shkruhet në të: Vjeshtë e tretë 1912/shpallje për vetëqeverimin e Shqipërisë.
Ne, populli i Elbasanit, pa ndonjë detyrim nga jashtë apo nga brenda , por nga dëshira jonë e lirë bashkë me të gjithë qytetet e Shqipërisë po ia bëjmë të ditur gjithë botës së qytetëruar, se sot e shpallim veten tonë plotësisht të shkëputur nga Mbretëria turke, duke u rreshtuar si një komb i lirë, i cili me ndihmën e të madhit Zot, mbrojtësit të të gjitha kombeve dhe me mbrojtjen e qeverive të Europës shpall se do të qeverisë me nder, drejtësi dhe paanësi të plotë, pa bërë asnjë dallim feje apo dogme. Çdo shqiptar ose i huaj në këtë qeveri shqiptare, do të mundë të rrojë lirisht duke i gëzuar të gjitha të drejtat njerëzore. Edhe ne kemi ndërmend të rrojmë vëllezërisht edhe me shtetet fqinj, pa dashur t’u bëjmë as më të voglin dëm, por duke iu lutur të na ndihmojnë në qeverisjen tonë, sikurse na ndihmuan edhe në rrëzimin e qeverisë turke.

Rroftë Shqipëria e lirë!

Kështu e bëftë Zoti!

Ne, përfaqësuesit e Elbasanit, vërtetojmë të sipërmen, duke vendosur nënshkrimin tonë.
(Vazhdojnë 35 firma)


Karta e lirisë së Elbasanit

Duke e lexuar sot me shumë kujdes e vëmendje, mund të nxirren mjaft përfundime, sidomos mbi shkallën e nivelit politik të mendimit elbasanas, sikurse edhe për aspekte të tjera të këtij niveli. Me një vështrim të shpejtë del se dokumenti nuk është thjesht një paraqitje para pushtuesve e së drejtës legjitime që ky komb të kishte një shtet të tijin, ku të jetonte i lirë si të gjithë popujt e tjerë. Dokumenti thjesht e kuptueshëm vë në dukje edhe faktin se kjo dëshirë ishte kthyer tashmë në një realitet, të cilin duhet ta njihte çdo fuqi e huaj, rrjedhimisht edhe ata që po afroheshin. Veç kësaj, dokumenti vë në dukje se kjo deklaratë vërtet shpallej në Elbasan, në një nga qytetet kryesorë të truallit shqiptar, por sakaq shprehte lirshëm vullnetin dhe dëshirën e të gjitha qyteteve shqiptare.

Qysh në fillim, dokumenti thekson se shteti i ri që po lindte nuk ishte pjellë e ndonjë synimi dashakeq të ndonjë force të huaj, në dëm të ndonjë force tjetër e që për rrjedhojë mund të prishte ekuilibrat e brishtë aktualë të shteteve evropiane, që kishin nisur të përplaseshin midis tyre në një konflikt evropian. Përkundrazi, ajo ishte një dëshirë e jona, që shpallej botërisht nga të gjitha qytetet me “gojën” e Elbasanit. Më poshtë dokumenti shpall shkëputjen nga sundimi turk dhe vë në dukje se kërkon ndihmën dhe bekimin e Zotit, që në këtë shtet kombi ynë të rrojë i lirë nën mbrojtjen e Evropës.


Mesazhet europiane

Mesazhet e deklaratës janë shumë domethënëse dhe të qarta. Kërkohet që edhe Europa, simbol i lirisë e i drejtësisë, të na përkrahë, sepse jemi pjesë përbërëse e saj. Shihni ç’kërkon qytetaria elbasanase: të jemi në Europë, t’i kemi sytë dhe mendjen tek ajo, të jemi pjesë e saj. Pra, gjyshërit tanë qenë vizionarë dhe kërkuan me ngulm atë që diktatura komuniste na e hoqi dhe sot po harxhojmë energji të mëdha për ta realizuar.

Por s’mjaftoi me kaq. Diplomacia e intelektualëve elbasanas të kohës, e drejtuar nga Aqif Pasha, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Shefqet Vërlaci e të tjerë, nëpërmjet kësaj deklarate shpall botërisht se ky shtet ngrihet mbi themele moderne e demokratike. Ajo premton se në këtë shtet do të ketë LIRI për çdo banor të saj, pa as më të voglin dallim të çdo lloji, do të ketë BARAZI pa vënë re dasitë fetare, dogmatike e etnike. Para ligjit do të jenë të gjithë të barabartë, pra çdo minoritet do të gëzojë të drejtat e veta. Në këtë shtet do ketë dhe VËLLAZËRIM me vendet fqinje, të cilave jo vetëm s’do t’u bëjmë asnjë dëm, por u kërkojmë të punojmë së bashku vëllazërisht për të mposhtur çdo të keqe, ashtu siç vepruam në rrëzimin e obskurantizmit osman, i cili për shekuj na kishte marrë frymën të gjithëve.

Pra: LIRI, BARAZI, VËLLAZËRIM. Këto tri shtylla të mëdha të demokracisë evropiane, Elbasani po i vendoste në themelet e shtetit të ri, ku do të jetonte i gjithë kombi ynë dhe jo një pjesë e tij, siç ndodhi fatkeqësisht më vonë. Një vëmendje të veçantë meriton gjuha e përdorur në të. Mbizotëron gegërishtja e Elbasanit, por aty këtu has edhe elementë të toskërishtes. Paraqitja e tekstit nga ana letrare është modeste, sepse edhe niveli kulturor i masës ishte i tillë. Bie në sy fakti që shkruesi i tekstit, i cili ende është i panjohur në shkrim, përdor alfabetin latin të Manastirit, që kishte pak vjet i futur në përdorim. Masa e gjerë atë e kishte përvetësuar shumë shpejt. Por shkruesit i kishte shpëtuar një gabim. Duket që ai ka njohur dhe ndoshta ka përdorur edhe alfabetin e Stambollit, që Kongresi i Manastirit i 1908 e kishte lënë në përdorim. Kështu, me një fjalë ai tingullin “dh” e paraqet me shkronjën “ä”, që i takon alfabetit që përdorën vëllezërit Frashëri dhe biri i tyre, i pranishëm në trevën e Elbasanit në atë kohë dhe përfaqësues i tij në Vlorë, ku u ngrit Flamuri , Mit’hat Frashëri.

Si përfundim, mund të themi që kjo deklaratë është mishërim i mendimit kulturor e politik të trevës elbasanase e më gjerë. Për idetë shtetformuese që jep është një manifest politik, prandaj meriton të quhet Karta e lirisë së Elbasanit. Ajo është një miniaturë shqiptare e fundshekullit XIX e Kartës së Atlantikut të vitit 1941, e hartuar nga emrat e mëdhenj botërorë, Rusvelt e Çurçill. Kjo e fundit vendosi bazat e paqes që sundon sot në Evropë e më gjerë. Më 1912, Elbasani u tregua vizionar. Me vezullimet që ai lëshoi, rriti mundësinë që mbas 3 ditësh ato të ktheheshin në një shpërthim të shkëlqyeshëm në Vlorën Kuq e Zi të Ismail Qemalit.
Lista e nënshkruesve

Haxhi Hafëz Sulejman Kungulli, zavendës mitropolit Papa Dhimitër Dhimitruka(klerikë).

Aqif Pashë Biçakçiu, Shefqet Bej Vërlaci, Hasan Bej Biçakçiu, Abdulla Bej Tirana, Fuad Bej Kareman Beu(bBiçaku), Servet Bej Zylfi, Ismail Bej Xheladin Beu, Ali Agjah Bej, Maliq Bej Riza Beu, Demir Bej Sulçe Beu, Refik Myftiu, Mahmut Guma, Xhaferr Pasmaqi, Hysein Sulova, Ruzhdi Alush Saraçi, Beniamin Deliana, Beniamin Nosi, Taq Buda, Kolë Papajani, Lazër Papajani, Serafin Jorgaqi, Haxhi Nikollë Jorgaqi, Mihal Prifti, Dhimitër Paparisto, Emin Haxhiadem Shijaku, Rrapush Demeti, Mahmut Hakani, Hysein Dakli, Jusuf Bej Taushani, Hasan çifte, Ymer Peni, Hysein Hastopalli, Demir Zenelhoxha (parija e qytetit)
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Deklarata e pavarsise Empty Re: Deklarata e pavarsise

28th February 2014, 09:49
Misteret e 28 Nentorit 1912




Deklarata e pavarsise Watch?feature=player_embedded&v=koUHF80a8Gs#t=0
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Deklarata e pavarsise Empty Re: Deklarata e pavarsise

28th February 2014, 09:55
Masakra mbi vlerat intelektuale - QEMAL VELIA
-Biblioteka të tëra u rrënuan apo u dogjën. Mijëra dorëshkrime të vlershme u zhdukën. Shumë veprimtari shkencore e krijuese u ndërprenë në mes brutalisht, dhe shoqëria shqiptare përjetoi me dhimbje plagën e madhe që i shkaktohej në trurin e saj

“Antologji të krimit komunist”, ja pse pati shitje rekord në panairin “Libri për të gjithë”!

Masakra mbi vlerat intelektuale

QEMAL VELIA


Një aspekt mjaft i spikatshëm, dhe mjerisht pak i evidentuar në këto kohë, i krimit komunist është dhe goditja rrënimtare ndaj vlerave intelektuale të shoqërisë shqiptare mbas marrjes së pushtetit me dhunë në nëntorin e vitit 1944 nga ana e klikës komuniste. Gjyqet speciale, ekzekutimet, burgimet e internimet, përveçse eleminuan lirinë politike dhe njerëzore, kryen një masakër edhe ndaj piramidës intelektuale që kish arritur të krijonte një shtrat të qëndrueshëm trashëgimie kulturore kombëtare. Njerëzit që më së pari u vunë nën shënjestër të regjimit dhe ranë prè e ndëshkimeve çnjerëzore, më parë se kundërshtarë politikë, ishin mendimtarë, shkencëtarë, studiues të fushave të ndryshme, shkrimtarë e artistë, që me veprimtarinë e tyre intelektuale kishin krijuar atë që mund të quhet elitë kombëtare. Si vazhdues të Rilindjes Kombëtare ata vepronin e punonin për epokën e Rimëkëmbjes Kombëtare. Dhe pikërisht kjo epokë mbas vitit 1944 mori një goditje të pamëshirshme, duke iu ndërprerë udha për dekada me rradhë.
Në këtë “Antologji të krimit komunist” pasqyrohet një pjesë e kalvarit të përndjekjes politike në Shqipëri. Dhe ndër emrat protagonistë të kësaj antologjie gjejmë në pjesën më të madhe juristë, inxhinierë, pedagogë, mjekë, ekonomistë, agronomë, shkrimtarë, gjuhëtarë, historianë, ushtarakë, etj. Një aradhë që padyshim, duke u eleminuar, dëmtoi rëndë zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë shqiptare. E një veprim edhe më kriminal ishte se, përveç ndëshkimit fizik, atyre iu ndëshkua edhe vepra që kishin lënë ndër vite. Biblioteka të tëra u rrënuan apo u dogjën, mijëra dorëshkrime të vlershme u zhdukën, shumë veprimtari shkencore e krijuese u ndërprenë në mes brutalisht, dhe shoqëria shqiptare përjetoi me dhimbje plagën e madhe që i shkaktohej në trurin e saj. Për afro pesë dekada i gjithë korpusi i veprave të trashëguara prej kësaj elite intelektuale u ndalua të qarkullonte në duart e qytetarëve shqiptarë. Por edhe në këto kohë të sotme ky korpus veprash përjeton harresën dhe shpërfilljen, e ende gjendet nën pluhurin që u hodh për vite e vite me rradhë mbi autorët dhe mbi vetë këto vepra. Kështu që e ndjemë për detyrë që në faqet e kësaj Antologjie të sjellim sadopak një pjesë të këtyre veprave, të cilat kanë si autorë disa prej figurave të përndjekura që pasqyrohen në këtë libër. Kuptohet që një punë shterruese mbi veprimtarinë intelektuale të atyre viteve dhe të këtyre protagonistëve do të ishte një ndërmarrje e madhe që kalon përtej caqeve të këtij vëllimi, por edhe ato që paraqiten këtu tregojnë mjaft mirë se cilët ishin kundërshtarët politikë dhe armiqtë e regjimit komunist, se cila kategori shoqërore ishte pengesa reale për një regjim të tillë diabolik dhe për më tepër antikombëtar.
Në të vërtetë para se të rendisim disa nga punimet e autorëve të sipërthënë duhet kujtuar se masakra mbi vlerat intelektuale është shumë më e gjerë dhe përfshin: - si autorët që u detyruan të mërgojnë dhe të japin kontributin e tyre intelektual në mërgim; - si autorët që u eleminuan pas vendosjes së regjimit komunist në nëntor 1944; - ashtu dhe ata që u detyruan të heshtin dhe të ndërpresin punën intelektuale për të mbijetuar me punë të detyruar fizike. Por duhet thënë se ndalimi i veprës ishte i përgjithshëm për të gjitha kategoritë. Vlerat intelektuale të deriatëhershme u mohuan, u anatemuan, u falsifikuan. Ky ishte dhe dënimi i dytë dhe më i rëndë për autorët, sesa ai fizik.

Por nëse vuajtja dhe dhimbja njerëzore e të përndjekurve në këto pesë dekada është për t’u kujtuar dhe shënuar në memorjen historike shqiptare si një epokë e hidhur që s'duhet përsëritur më, vlerat dhe veprat që u goditën e u masakruan duhet të jenë pjesë e gjallë e jetës intelektuale edhe në ditët e sotme, si një pjesë integrale e kulturës kombëtare shqiptare e cila vërtet përfaqëson siç thamë epokën e Rimëkëmbjes Kombëtare, por njëkohësisht është lëndë koherente dhe jo muzeale e vlerave shqiptare. Studimet historike, juridike, gjuhësore, ekonomike, etnografike, folklorike, pedagogjike; letërsia me dramat, romanet, tregimet, rrëfenjat, poezitë; muzika me pjesët lirike, qytetare, me koret dhe solistët e spikatur, orkestrinat dhe grupet muzikore; - janë puna dhe veprimtaria e mjaft prej autorëve të përmendur në këtë “Antologji të krimit komunist”. Dhe prej këtyre autorëve, të botuar më vehte apo si pjesë e shtypit të pasur të asaj kohës, po sjellim vetëm një pjesë të veprimtarisë së gjerë studimore e krijuese të disa prej tyre, pa pretenduar të shterojmë argumentin dhe të japim një pasqyrë të plotë të saj.
Së pari do të theksonim se organet e shtypit, revista, gazeta, almanakë, etj., ishin një nga instrumentët ku pasqyrohej veprimtaria intelektuale e kohës dhe botimi i tyre ishte mjaft intensiv që në fillim të shekullit e në vijim.

Organet e shtypit që e pësuan nga hakmarrja komuniste

Kështu, protagonizmi si botues apo bashkëpunëtorë në këto organe shtypi, i atyre që pas vitit 1944 do të pësonin hakmarrjen komuniste, mund të ilustrohet si më poshtë:

Në vitin 1904, Terenc Toçi është kryeredaktor i gazetës që botohet për një kohë të shkurtër LA GAZZETTA ALBANESE (Gazeta shqiptare), e cila kishte si drejtor Manlio Beniçin, siçiliano-shqiptar nga Piana dei Greci, birin e patriotit prof. Xhuzepe, mik i ngushtë i Garibaldit dhe Krispit.

Në janar 1910, Dom Ndoc Nikaj themelon në Shkodër gazetën e përjavshme “Koha”, e cila vazhon me këtë emër deri në fund të vitit 1911. Ndërkohë Nikaj e vazhdon gazetën e tij për më shumë se dhjetë vjet nën emra të ndryshëm: “Koha”, “Bashkimi”, “Besa shqiptare”, “Zani i Shkodrës”.

Po më 1910, del në Elbasan “Tomorri”. E përkohshme politike e letrare, tre herë në muaj. Botues dhe drejtor Lef Nosi.

Në dhjetor 1925, del në Berat “Idea kombëtare”, gazetë politike-letrare-ekonomike, me drejtor Islam Vrionin.

Në shtator 1925, në Tiranë nën drejtimin e Namik Selim Delvinës del “Rilindja shqiptare”, e përjavshme politike.
Në janar 1928, fillon të botohet revista juridike e përpesëmbëdhjetëditshme “Drejtësia”, nën drejtimin e avokatit Perikli Goga.

Më 1928, botohet në Tiranë “Gazeta e rę”, e përditshme. Përveç kronikës dhe artikujve politikë, shpesh botonte shkrime letrare e gjuhësore. Drejtor politik ishte Dr. Zoi Xoxa, kurse drejtor përgjegjës Said Toptani. Zoi Xoxa ishte, gjithashtu, drejtor politik i Shqipëria e rę të Kostancës, si dhe autor i dramës Kapedan Leonidha.

Në tetor 1929, fillon në Tiranë botimi i “Shqipëtarja”, revistë e përmuajshme, organ i Shoqërisë “Gruaja Shqiptare”, nën drejtimin e Emine Toptanit. Synonte emancipimin e gruas shqiptare dhe përgatitjen e saj për misionin e edukimit të breznive. Bashkëpunuan edhe Mehdi Frashëri, Milo Shini, Nebil Çika, D. Xhulio Bonati, L. Naçi.

Më 28 nëntor 1929, filloi të botohet në Tiranë “Vullneti” nën drejtimin e Harilla Bakallit. Më 16 shkurt 1930 u pezullua nga qeveria, po mundi të dalë sërish më 7 mars me titullin “Vullneti i Popullit”, gazetë e përditshme, me një denduri të kënaqshme informacionesh dhe me një shtojcë letrare, ku nisi të botohet vepra e V. Hygosë “Ditët e fundit të një të dënuari me vdekje”, përkthyer në shqip nga Hysejn Çele. Më 28 nëntor 1930 Vullneti boton një numër të veçantë me artikuj historikë dhe letrarë të Ernest Koliqit, Leo A. Frojndlih, G. Fishta, G. Meksi, Milo Shini (T. Toçi), Lumo Skëndo, M. Logoreci, Seid Kemal, F. Kordinjano, Kristo Floqi, N. Helenau, Van Krishna, K. Gurakuqi, M. Sherko, Zoi Xoxa, Teki Selenica.

Më 1929, del në Tiranë “Arbënia”, gazetë e drejtuar nga Ferid Vokopoja.
Më 1930, nis të dalë në Tiranë katër herë në javë “Rilindja e Arbënis”, organ nacionalist neoshqiptar, drejtuar nga Namik Delvina, nën kujdesin e shoqërisë botuese Arbënia, që botonte gazetën me të njëjtin emër.

Në shtator 1932, del numri i parë i “Minerva”, shkencore e letrare, revistë e madhe letrare e jetës moderne, nën drejtimin e publicistit Nebil Çika.

Në mars 1933, grupi redaksional i përbërë nga Asim Gjakova (drejtor), Branko Merxhani, Ernest Koliqi, Vangjel Koça, Karl Gurakuqi, Anton Logoreci, Odise Paskali etj., nis botimin e revistës së përjavshme letrare “Illyria”, një prej organeve më gjurmëlënës të krijimit e mendimit letrar e kritik shqiptar (u botua në 52 numra).

Më 28 nëntor 1935, del në Tiranë gazeta “Drita”, fletore e përditshme parimesh nacionaliste, me drejtor Mati Logorecin. U mbyll me pushtimin e Shqipërisë.

Në vitin 1938, Dom Mikel Koliqi themelon revistën “Kumbona e së djelës”, e cila vazhdoi deri në vitin 1945.

Në shkurt 1944, Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) bashkë me Vedat Kokonën, Nexhat Hakiun dhe Sterjo Spassen, themelojnë të përmuajshmen “Revista letrare”.

Hakmarrje mbi artin dhe kulturën
Këto ishin vetëm disa nga organet e shumtë të shtypit që qarkulluan në atë kohë të ndritur të rimëkëmbjes së shoqërisë shqiptare deri në nëntorin e vitit 1944, dhe në të cilët gjenden më së shumti ata emra që pësuan kalvarin e dhimbshëm të eleminimit e të përndjekjes së parreshtur përgjatë regjimit komunist. Krahas tyre veprimtaria intelektuale dhe artistike zhvillohej me të njëjtin ritëm duke hedhur themele të qenësishëm dhe duke pasuruar jetën shqiptare. Në këtë hulli, sa për ilustrim, do të përmendim pak ngjarje artistike që gjithsesi lënë të kuptohet se veprimtaria e atyre kohëve ishte në lulëzim të plotë. Kështu, një nga personalitetet e njohur të kohës që dënohet me burgim të përjetshëm nga gjyqi i parë politik i regjimit, Xhevat Korçën, e gjejmë Drejtor të Gjimnazit të Shtetit që hapet në Shkodër në vitin 1922. Muziktarin dhe kompozitorin Mikel Koliqi (kardinalin shqiptar) e shohim në vitin 1932 të organizojë korin e Katedrales së Shkodrës me emrin Scola Cantorum, ndërsa Dom Kakarriqin në vitin 1933 të formojë korin e parë për fëmijë (djem e vajza) në Katedralen e Shkodrës. Kurse në prillin e vitit 1935, shfaqet në Shkodër melodrama “Rozafa” me muzikë të Dom Mikel Koliqit, themeluesit të melodramës shqipe, dhe me libret të Dom Ndre Zadesë (po të Dom Ndre Zadesë janë edhe libretet e melodramave Rrethimi i Shkodrës dhe Ruba e kuqe). Në qershor 1938, në sallën e kinemasë “Gloria” në kryeqytet, jepet koncerti i përbashkët i baritonit Kristaq Koço dhe sopranos Maria Paluca, shoqëruar në piano nga Lola Aleksi, me një sukses të vërtetë. Në repertor arie nga operat Fidelio e Bethovenit (M. Paluca), Don Zhuani dhe Flauti magjik i Moxartit (Marie Paluca dhe Kristaq Koço), Vŕlzeri i Shtrausit (M. Paluca), Vizione Veneziana (K. Koço), “Malli i vjershëtorit”, me tekst të Lasgush Poradecit dhe muzikë të Lola Aleksit (K. Koço), etj. Më tej, në prill 1937 shfaqet në Shkodër melodrama e Koliqit “Rrethimi i Shkodrës”, kurse në dhjetor 1937 shfaqet në Shkodër melodrama e tretë e Dom Mikel Koliqit “Ruba e kuqe”, kurse më 28 nëntor 1938, piktorja korçare Androniqi Zengo hap ekspozitën e parë (e para e një piktoreje shqiptare) në një sallon të vogël në Bulevardin Zogu I. Dhe padyshim, këto momente të pakta veçse japin shenjën e një game të gjerë veprimtarie kulturore e artistike, që gjithsesi nuk përbën objektin e trajtimit të këtij libri, por veçse shënojnë piketat se mbi cilët elementë të shoqërisë shqiptare ra e pamëshirshme shpata masakruese e krimit komunist.
dërkohë veprimtaria botuese vijonte në të gjitha fushat: filozofi, politologji, histori, letërsi, jurisprudencë, ekonomi, folklor, gjuhësi, antropologji, teologji, etj. Një fushë tjetër e lëvruar me sukses dhe seriozitet ishte ajo e përkthimeve të veprave më të zgjedhura botërore nga pena të shquara dhe me prestigj në fushën e letrave. Do të ishte një punë e lavdërueshme të bëhej një paraqitje e plotë e veprimtarisë botuese të atyre viteve, por në rastin tonë jemi ndalur vetëm në disa prej penave të kohës që përgjatë Antologjisë së krimit komunist i ndeshim në bankën e të akuzuarve të gjyqeve speciale, përpara togës së pushkatimit, në burgjet infernale të regjimit, nëpër kampet dhe rrethimet e internimeve.

Vepra dhe studiues të diskriminuar

Edhe për ata emra që pasqyrohen në këtë Antologji, lista e punimeve të tyre intelektuale do të ishte tepër e gjatë, por jemi kufizuar vetëm në disa prej tyre, që gjithsesi japin një kuadër kuptimplotë të vlerave intelektuale të shkelura dhe të masakruara nga klika e Tiranës, e ndër ta janë shtetarë, juristë, klerikë të të gjithë besimeve, pedagogë, gjuhëtarë, shkrimtarë, etj. Vështro:



Jakov Milaj
Raca shqiptare - Studim antropologjik e historik - 1944.



Baltazar Benussi

- Sendet, zotënimet dhe modifikimet e tija - 1931.



Xhevat Korça

- Tri pyetje nga jeta e Skënder Beut - "Nikaj" 1923.



Vinçenc Prenushi

Vepra: - “Rrënimet e Jeruzalemit” - 1904, (dorëshkrim i humbur nën rrënojat e tërmetit të vitit 1905).

- “Kângë popullore gegnishte” (botuar nga arkeologu dhe historiani austriak Karl Paç, Sarajevë, 1911).

- “Prej robnije në liri” - dramë - Shkodër 1914, 1931.
“E Trathtuemja” - dramë - Shkodër 1919, 1931.

- “Gjeth e lule” - poezi - Shkodër 1924, 1931.

- “Sh’ Françesku i Asizit” - hagjiografi - Shkodër 1927.

- “Fjala e Zotit” - 1928.

- “Foglie e fiori” - Bari 1993.

- “Visari Kombëtar”.

- “Ndër lamije të demokracisë së vërtetë”.

Përkthime: - Sinkievicz - Quo vadis - roman - Shkodër 1933.

- Vizeman – “Fabiola” - roman - 1924/1925.

- Veber – “13 blirët” (Dreizehnlinden) - poemë epike.

- “Le mie prigioni” (Burgjet e mija)- kujtime të poetit dhe dramaturgut italian Silvio Peliko, me parathënie dhe shënime prej B. Demës - Shkodër 1939

- Dante - kënga XI e Parajsës.

- Fenelon – “Telemaku n’udhtim” (fragmente).
Shatobrian –“Prologu i Atala”.



Lazër Shantoja

Vepra: - Për natë kazanesh - përmbledhje humoristike anekdotash dhe proverbash - Shkodër 1919.

- Vepra (botuar në Shkodër 2005).

Përkthime: - Shiler - Vilhelm Teli.

- Shiler - Kënga e kumborës.

- Gëte - Hermandi dhe Dorotheja.

- Gëte - Fausti (pjesë të zgjedhura).
Bernardin Palaj

- “Kângë kreshnikësh e legjenda” (bashkë me Donat Kurtin) - Tiranë 1937.

- “Varrëve të Flamurit” - Përmbledhje me poezi - 1937.

- Opere (Vepra) - vëllim shqip-italisht, redaktuar nga Anxhela Çirinçone - Romë 1969.

- “Ndërmjet Shëngjergjave” - përmbledhje poetike - 1938.



Donat Kurti

- “Kangë kreshnikësh dhe legjenda” (Përfshirë në Visaret e Kombit, vëll.II) - Tiranë 1937.

- “Prralla kombëtare”.

- Artikuj studimorë në “Hylli i Dritës”.
Et'hem Haxhiademi

Vepra: - “Ulisi” - tragjedi - Tiranë 1931.

- “Akili” - tragjedi - Tiranë 1931.

- “Aleksandri” - tragjedi - Tiranë 1931.

- “Pirrua” - tragjedi - shkruar më 1934.

- “Skënderbeu” - tragjedi - Tiranë 1935.

- “Diomedi” - tragjedi - Tiranë 1936.

- “Abeli” - tragjedi - Tiranë 1939.

- “Lyra” - poezi - Tiranë 1939.

Përkthime: - Virgjili – “Bukoliket” (përkthyer në hekzametër) - 1932.Et'hem Haxhiademi

Vepra: - “Ulisi” - tragjedi - Tiranë 1931.

- “Akili” - tragjedi - Tiranë 1931.

- “Aleksandri” - tragjedi - Tiranë 1931.

- “Pirrua” - tragjedi - shkruar më 1934.

- “Skënderbeu” - tragjedi - Tiranë 1935.

- “Diomedi” - tragjedi - Tiranë 1936.

- “Abeli” - tragjedi - Tiranë 1939.

- “Lyra” - poezi - Tiranë 1939.

Përkthime: - Virgjili – “Bukoliket” (përkthyer në hekzametër) - 1932.
Mark Ndoja

Vepra: - “Kritika klasike dhe leksione greko romake” - Tiranë 2003.

Përkthime: - Dante Aligieri – “Ferri” - Tiranë 1997.

- Horaci – “Satira dhe Epistula” - Tiranë 2004.



Petro Marko

- “Hasta la vista” - roman - Tiranë 1958.

- “Qyteti i fundit” - roman - Tiranë 1960).

- “Rrugë pa rrugë” - rrëfenja e skica - Tiranë 1964 (të shkruara mes viteve 1933-‘37).

- “Një emër në katër rrugë” - roman - Tiranë 1973.

- “Nata e Ustikës” - roman - Tiranë 1989, etj.
Pashko Gjeçi

Përkthime: - Dante Aligieri – “Ferri” - Tiranë 1960.

- Dante Aligieri – “Purgatori” - Tiranë 1962.

- Dante Aligieri – “Parajsa” - Tiranë 1966.

- Homeri – “Odiseja” - Tiranë 1976.

- Poezi nga Leopardi, Karduçi, etj.

Të pabotuara: - Uiliam Shekspir – “Hamleti”.

- Gëte – “Fausti” (pjesa e parë).

- Rasini – “Andromaka”.

- Rasin – “Atalia”.

Autor i shkrimeve kritike: - Vërejtje mbi poezít popullore shqyptare – “Hylli i dritës”, Viti XV, nr. 3-7, mars-korrik 1939.

- At Gjergj Fishta, poet satirik.

- Poradeci i Lasgushit.
Vexhi Buharaja

Përkthime: - Saadiu – “Gjylistani dhe Bostani” - Tiranë 1960 (ribotuar më 1988).

- Firdesiu – “Shahnameja” - Tiranë 2004.



Qemal Draçini

- Era - vepra e tij (Muzeu Historik i Shkodrës 1995.



Selman Riza

- Emnat në shqipe: Sistemi i rasave dhe tipet e lakimit - 1965.

- Pesë autorët më të vjetër të gjuhës shqipe - 1966.

- Studime albanistike - Prishtinë 1979.

- Tre monografina albanologjike - "Nikaj" 1944.
Arshi Pipa

- “Lundërtarë” - përmbledhje poetike - Tiranë 1944.

Botuar jashtë shtetit:

- “Libri i burgut” - Romë 1959.

- “Montale dhe Dante” - Mineapolis 1968.

- “Vargu popullor shqiptar: struktura dhe vargu” - Mynih 1978.

- “Hieronym de Rada” - Mynih 1978.

- “Letërsia shqiptare: perspektivat shoqërore” - Mynih 1978.



Hafiz Ali Korça

- Abetare - Korçë 1910.

- “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit” - 1925.
Historia e shenjtë” - 1931.

- “Kurani i madhnueshëm” - 1936.

- “Muslimanësia” - 1919.

- “Rubajjati” - Omar Khajam - 1942.

- “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë” - 1944.

- Alfabeti arabisht - 1945.

dhe shumë vepra me karakter teologjik që nga viti 1909 e në vazhdim.



Terenc Toçi

- “La questione Albanese” - Kozencë 1901.

- “Shqiponja arbnore” (Raca, besimet, atdheu. Familja, besa e burrënia) - 1943.

- “Pazotnimi shqiptar” (Anarkia shqiptare) - 1914.
“Krimet e politikës” - 1922.

- “Gjindarmërija pas së drejtës ndërkombëtare” - 1936.

- Gramatika e italishtes - 1928.

- E drejta ndëshkimore. Parimet e përgjithshme - 1926.

- E drejta botore - 1923.

- Tri mprojtje ndëshkimore. Për lirinë e shtypit... - 1940.



Visarion Xhuvani

- Çështje politike religjioze - 1926.

- Fjalë në parlament -1920.

Nebil Çika

- Metodikë pedagogjike (Punët e dorës, mënyra e mësimit) - 1923.

- “Njimendësia shqiptare” - Studim politik e psikologjik - 1943.

-Drejtues i revistës “Minerva” - 1932.



Ndoc Nikaj

- “Shkodra e rrethueme” - roman - 1892.

- “Historia e Shqypnisë” - Bruksel 1902.

- “Lulet në thes” - Shkodër 1913.

- “Fejesa n’djep a se Ulqini i mârrun” - prozë - Shkodër 1913.

- “Shkodra e rrethueme” - roman - Shkodër 1913.
“Bukurusha” - Shkodër 1918.

- “Bërbuqja” - Shkodër 1920.

- “Motra për vllŕn” - dramë - Shkodër 1921.



Ndre Zadeja

Pjesë historike: - “Ora e Shqipnisë”

- “Hijet e zeza”

- “Rrethimii Shkodrës”

- “Ruba e kuqe”

- “Rozafa”
Zef Harapi

- “Pushka e tradhëtarit” - roman

- “Mustafa Pasha i Shkodrës” - dramë



Koço Tasi

- Fjalor greqisht-shqip - 1928



Pashk Bardhi

- “Gjurmime”

- “Gramatikë e gjuhës shqipe”

- Plotësime të fjalorit të Bashkimit.
Pal Dodaj

- Ditari i fshehtë.

- Letërkëmbim me at Gjergj Fishtën.



Anton Harapi - shkrimtar, filozof dhe gojëtar

- Urti e burrni ndër banorë të Cemit

- Valë mbi valë

- Vlerë shpirtërore. Kontribut për trajtimin mendor të shqiptarit - 1936.



Marin Sirdani

- “Skanderbegu mbas gojdhanash”

- “Shqiptarët e Arbënt”

- “Shqypnia e shqyptarët”
Justin Rrota

- Rreth gramatologjisë shqipe

- Letratyra shqipe - 1925 dhe ribotuar në 1934.

- Sjell të fotokopjuar nga Biblioteka e Vatikanit Mesharin e Gjon Buzukut në vitin 1929 dhe një vit më pas, në vitin 1930, boton Monumenti ma i vjetri i gjuhës shqipe - Gjon Buzuku.

- Shkrimtari ma i vjetër i italo-shqiptarëvet - Lukë Matrënga - 1931 dhe 1939.

- Për historinë e alfabetit shqip - monografi - 1936.



Nikollë Gazulli

- Fjalori toponomastik

- Fjalor i fjalëve të rralla

- Studime të ndryshme
At Gjon Shllaku - doktor në filozofi

- Kritikë e filozofisë së Xhovani Xhentiles

- Artikuj socialë e filozofikë

- Drejtor i fundit i Hylli i Dritës



Kostandin Kote

- Shpërblimi i gjaksis - Dramë - Zadar 1929.



Vangjel Koça

- Përkthen dhe boton në vitin 1937 Fjalimi i Metodës - Rene Dekart.



Mustafa Gërblleshi

- Gremina e dashunis - roman - Tiranë 1944.
Hamit Kokalari

- Kosova djep i shqiptarizmës - 1943.



Lazër Radi

- Fashizmi dhe fryma shqiptare - 1940.



Musine Kokalari

- “Siç më thotë nënua plakë” - vëllim sipas traditës popullore - 1939, 1944.



Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko)

- “Netë shqiptare” - përmbledhje me novela - Kostancë Rumani 1938.

- “Ago Jakupi e të tjera rrëfime” - përmbledhje rrëfimesh - Tiranë 1943.

- “Mall e brengë” - Tiranë 1943.
Kapllan Aga i Shaban Shpatës”. Rrëfime-rrëfenja - përmbledhje me pesë tregime - Tiranë 1944.

- “Këngë e brithma nga qyteti i djegur” - përmbledhje me këngë popullore - Tiranë 1944.

- “Shënime letrare” - Tiranë 1944.

- “Sulm e lotë” - përmbledhje në vargje atdhetare (me pseudonimin Izedin Jashar Kutrulija) - Tiranë 1944.



Autorë dhe vepra të tjera:



- Gjergj Bubani - përkthyes, poet dhe publicist - nxjerr “Shqipëria e Re” në Bukuresht.

- Hafiz Ibrahim Dalliu - klerik dhe botues i “Dajti” - politike-ekonomike-letrare 1924, mbledhës dokesh e zakonesh e besimesh të popullit të Tiranës në “Diturija” - 1928-29.

- Kudret Kokoshi - poet në traditën e Ali Asllanit.

- Namik S. Delvina – “Dashurija e Memedheut” – “Tjatro me tetë pamje” - Selanik 1909.

- Sheh Ahmed Shkodra. Kryetar’ i federatësë Rufai të Shqipërisë, Vlorë - Ilahi - vjersha fetare - 1927.

- “Libër’ i trashigimit”, Feraiz - përkthyer nga arabishtja prej Shyqri Myftiut - Peqin 1927.

- “Shqipëria më 1927” - autor T. Selenica - Tiranë 1928.

- Botohet “Zana popullore” (Kangë popullore) Vëll. I, mbledhur nga Kasem R. Taipi, me një parathënie nga Ernest Koliqi - Shkodër 1933

- 28 nëntor 1937 - Lef Nosi publikon në Tiranë Dokumenti i shpalljes s’indipendencës kombëtare në Vlonë më 28 Nanduer 1912 dhe fytyrat e përfaqësuesvet të popullit shqipëtar që patën fatin e lumtur me e shpallë.

- Viti 1937 - Botohet në Paris, në Libraire orientaliste Paul Geuthner, disertacioni i Athanas Gegajt, doktor në Shkencat Historike, L’Albanie e l’Invansion turque au XV-e sičcle.

- Viti 1937 - Botohet në Tiranë “Visaret e kombit”, Vëllimi I, “Kangë trimnije dhe kreshnikësh” (Pjesë të folklorës së botueme). Zgjedhë e komentue nga Prof. Karl Gurakuqi e Prof. Filip Fishta. (“Visaret e kombit”, një seri që filloi të botohet më 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, e që vazhdoi deri më 1944. Ato janë 15 vëllime, që, me ndonjë përjashtim të rrallë si Fjalori i Nikollë Gazullit, vëllimi i 12-të, 15-të e ndonjë tjetër, të gjithë të tjerët përmbajnë lëndë folklorike, kryesisht nga Veriu).

- Viti 1938 - del “Iliada” libri XXII (Vrasja e Hektorit) e Homerit, përkthyer nga Prof. Frano Alkaj. Shtypshkronja Françeskane, Shkodër 1938.
Viti 1938 - Gani Daiu përkthen dhe boton librin “Emili” ose “Mbi edukatën” të Rusoit, me një parathënie nga Sotir Papakristos. “Luarasi”, Tiranë.

- Viti 1941 - Botohet në Tiranë Antologjia e Letërsisë Shqiptare, shkrimtarët shqiptarë, redaktuar nga Namik Resuli dhe Karl Gurakuqi.

- Viti 1943 - Botohet në Firence libri “Valle kombëtare” e Gjon Kujxhisë.
Sponsored content

Deklarata e pavarsise Empty Re: Deklarata e pavarsise

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi