Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fushata rumune për njohjen e pavarsisë së Kosovës Empty Fushata rumune për njohjen e pavarsisë së Kosovës

26th March 2008, 23:24
Fati i botës varet nga Kosova dhe Zoti

(Botuar më 26 Mars 2008, në të përditshmen bukureshtare Interesul Public)

Duke iu referuar situatës në Ballkan, Arbën Xhaferi, deklaron më sa vijon:

„Shikuar historikisht serbët dhe grekët kanë atakuar trupin tonë duke tentuar ti shfarosin shqiptarët.
Ndërkaq politika osmano-turke ka tentuar të zhdukë qenien (shpirtin), identitetin kombëtar shqiptar.

Të gjitha këto tentativa kanë qenë antishqiptare, pavarësisht nga format që janë zbatuar në periudha të dukshme”.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fushata rumune për njohjen e pavarsisë së Kosovës Empty Re: Fushata rumune për njohjen e pavarsisë së Kosovës

26th March 2008, 23:25
Baki Ymeri

Dijetari i famshëm rumun, Bogdan Petriceicu Hashdeu, para 107 vitesh na nënvizuar faktin se “shqiptarët janë vëllezërit tanë të të njëjtit gjak”, si dhe Nikolla Jorga më 1938 (“Shqiptarët janë kushërinj gjaku me ne rumunët”). Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Unioni Europian duan pavarësi për Kosovën, ndërsa Rusia nuk do. Pse? Ngase kështu u konvenon ultranacionalistëve serbë dhe sivëllezërve tanë të cilëve u mungon krenaria për të qenë rumunë.
Doktori në histori Alexandru V. Dita shkruan shtatë faqe për Kosovën, të cilën a konsideron “Dhurrata e helmuar e Titos” (Historia, nr.69/2007), duke vargëzuar shpifje komuniste të historisë jugosllave, dhe mahnitet pse Perëndimi është filoshqiptar, dhe nuk thot asnjë fjalë për gjenocidin/etnocidin/holokaustin serb kundër kombit autokton shqiptar të kësaj zone. Kështu vallë mbrohen interesat nacionale të Rumanisë? Jo krejt bota e din këtë të vërtetë. I vetmi popull në botë, i fisëruar me rumunët pëmes linjës trako/dako/ilire, është populli shqiptar.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fushata rumune për njohjen e pavarsisë së Kosovës Empty Re: Fushata rumune për njohjen e pavarsisë së Kosovës

26th March 2008, 23:26
Kosova ka qenë koloni e Serbisë

Kanë ardhur sllavët dhe na kanë ndarë, por nuk kanë mundur ta ndajnë atë që e kemi të përbashkët: substratin, fjalët e përbashkëta, mentalitetin, qenjen dhe shpirtin, zërin e gjakut, zërin e zemrës dhe bukurinë e gjuhës. Fjalët më të vjetra dhe më të bukura të gjuhës rumune kanë bashkëpërkime identike edhe në gjuhën shqipe. Ato vijnë nga një susbstrat i përbashkët i lashtësisë sonë bimilenare, trako/ilire, parasllave dhe paralatine. Siç shihet pra, gjaku ujë nuk bëhet. Statuti i Bashkësisë Kulturore të shqiptarëve të Rumanisë nuk na lejon të bëjmë politikë, por të drejtat e njeriut na lejojnë.
Pa marrë parasysh qëndrimet e ishaktivistëve të partisë të cilët ende nuk e kanë ngritur zërin e protestës kundër ultranacionalistëve serbë që sulmuan forcat internacionale në Mitrovicë, e përditshmja bukureshtare “Interesul Public” është duke e ka bërë detyrën, duke i mbrojtur interesat nacionale të Rumanisë përmes fushatës “Po për njohjen e pavarësisë së Kosovës”. Atyre që kanë zhvilluar dhe ende zhvillojnë politikë proserbe në shtypin rumun, një gjë duhet ta kenë të qartë: derisa Basarabia ka qenë koloni e Rusisë, Kosova ka qenë koloni e Serbisë. Është një e vërtetë historike që meriton të përsëritet. Krahasimi ndërmjet Kosovës, Transnistrisë dhe zonave tjera të ndodhura nën tutelën e Kremlinit është një krahasim i gabuar dhe elaboruar në kuzhinat e shërbimeve sekrete të ultranacionalizmit serb. Kosova është motra binjake e Basarabisë. Fati i botës varet nga Kosova. (Përktheu nga rumanishtja: Autori)
Sponsored content

Fushata rumune për njohjen e pavarsisë së Kosovës Empty Re: Fushata rumune për njohjen e pavarsisë së Kosovës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi