Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Genta Ismajli josh Amerikën Empty Genta Ismajli josh Amerikën

27th April 2008, 15:51
Genta Ismajli josh Amerikën

Shumë shpejt, këngëtarja e njohur kosovare Genta Ismajli do të nisë turneun e saj në Amerikë, kryesisht në qytetet me komunitet më të fortë shqiptar. Për të gjithë fansat e saj në kontinentin tjetër, janë bërë të ditura datat për koncertet në Çikago dhe Miçigan. Në Çikago pikërisht në datën 23 maj, koncerti do të jetë në “Park West”. Ajo do të shoqërohet nga këngëtaret Vera Oruqaj dhe Sunaj Saraçi. Të gjithë ata që duan të shohin Gentën live, çmimi i biletës do të jetë 40 dollarë. Në Miçigan, këngëtarja simpatike do të këndojë më 30 maj në “Macomb Center”, e shoqëruar nga këngëtarja Liria. Por udhëtimi dhe turneu i Gentës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbaron këtu. Gjatë qëndrimit të saj atje Genta do të punojë edhe për një këngë të re, e cila titullohet “Planet Me”. Ende nuk dihet nëse kjo këngë do të publikohet për publikun shqiptar dhe atë kosovar apo do të jetë vetëm për tregun muzikor amerikan, por fakti është se Genta duket më se serioze në tentativat e saj për t’u prezantuar në Amerikë. Lajmi konfirmohet nga “Albaniac”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi