Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Planeti i Genta Ismajlit Empty Planeti i Genta Ismajlit

7th May 2008, 10:34
“Planeti” i Genta Ismajlit

Këngëtarja realizon ëndrrën e saj amerikane me dy koncerte që do të mbahen në muajin maj

Pak kohë më parë, në media të ndryshme u publikua lajmi se këngëtarja e mirënjohur Genta Ismaili, do të nisë së shpejti një turne muzikor në Amerikë. Një gjë të tillë e pohon edhe vetë Genta, e cila po përgatit valixhet. “Kam përgatitur pesë këngë së fundi, katër prej së cilave janë regjistruar në gjuhën angleze në SHBA. Producenti i këngëve të mia është amerikan”. Nga sa mësuam, njëra prej këngëve të saj titullohet “Planet me”, që pritet të lançohet së pari në turneun që do të mbajë këngëtarja seksi. Genta duket më se e vendosur në tentativat e saj për t’u prezantuar në Amerikë. Ajo do të performojë në qytetet ku ka më shumë komunitete shqiptare. Tashmë çdo gjë është gati, madje edhe datat e koncerteve në dy shtete. Bëhet fjalë për Çikagon dhe Miçiganin. Ajo do të jetë në Çikago më 23 maj, për një koncert në parkun “West”, shoqëruar nga këngëtarët Vera Oruçaj dhe Sunaj Saraçi. Vetëm për 40 dollarë, të gjithë shqiptarët kanë mundësi të ndjekin performancën e Gentës dhe të shijojnë muzikën që ajo bën. Ndërkaq, në Miçigan ajo do të këndojë më 30 maj në ambientet “Macomb Center”. Duke e konsideruar muzikën njëherazi si pasion dhe profesion, Genta është ndër këngëtaret më të paguara dhe më të preferuarat. E pyetur për një fakt të tillë ajo përgjigjet: “Nuk jam nga ato këngëtare që japin koncerte shumë shpesh, sepse nuk konsiderohen koncerte ata të cilët mbledhin më pak se 3 000 njerëz, një herë në muaj apo dy herë varet nga sezoni, përveç atij të verës, që jam gjithnjë në koncerte dhe mendoj se fitoj aq sa e meritoj”. Për sa i takon lukut tepër ekstravagant në skenë në të përditshmen e saj, këngëtarja është shumë sportive: “Në skenë luku im është shumë më i rafinuar dhe i përshtatur me këngën në klipe dhe me ambientin në koncerte. Mendoj që për lukun e skenës kujdesem në maksimum, sepse duhet më shumë vëmendje dhe kombinim. Paraqitja ime është në varësi të veshjes me të cilën prezantohem”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi