Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Prostitucion ne burg, te mitura ne takimet speciale Empty Prostitucion ne burg, te mitura ne takimet speciale

30th April 2008, 22:54
Prostitucion ne burg, te mitura ne takimet speciale

Arratisja e dy te denuarve me burgim te perjetshem nga Burgu i Burrelit zbulon edhe skandalin e hyrjes se femrave qe hiqeshin si te dashurat apo te fejuarat e te izoluarve dhe shkonin me ta kundrejt perfitimeve. Prokuroria e Matit ka ndermarre nje hetim intensiv, pasi te dhenat e mbledhura prej nje muaji flasin per te pakten 15 vajza qe kane hyre ne burgun e sigurise se larte qe prej muajit mars te vitit te kaluar. Mosha e tyre varion sipas hetuesve, por mesohet se ka patur edhe te mitura 14-15 vjece. Organi i akuzes dyshon se keto vajza qe kane arritur te penetrojne ne brendesi nen hunden e drejtuesve, mund te kene arritur qe te fusin brenda sharren e penjezuar te diamantit, me te cilen jane prere hekurat e qelive, nga ku ishte planifikuar te arratiseshin rreth 75 te burgosur.

Ndonese burimet e prokurorise nuk pranojne te japin asnje informacion ne lidhje me kete hetim, burime te sigurta nga Burgu i Burrelit konfirmojne se gjate vitit te kaluar, sidomos ne stinen e vjeshtes, jane regjistruar skandale ne lidhje me takimet speciale. Jane te pakten 15 raste te konfirmuara nga organi i akuzes, duke filluar nga marsi i vitit te kaluar. Vajza te mitura, por dhe te rritura, packa se nuk kane pasur asnje lidhje me te denuarit, jane futur ne mjediset e burgut, duke bere seks me te denuar kundrejt perfitimeve ne leke. Gardiane te ketij burgu tregojne se ne cdo ore te dites dhe te nates, vajza te reja dhe gra kane frekuentuar qelite e seksit, madje ndonjehere pa asnje dokument ligjor qe do te faktonte identitetin e tyre. Nje fakt i tille ne lidhje me ushtrimin e prostitucionit ne qelite speciale te Burgut te Burrelit ka dale ne siperfaqe gjate hetimit te 10 te arrestuarve, ish-zyrtare dhe punonjes te ketij institucioni, pas largimit te dy te denuarve me burgim te perjetshem. Punonjes te sigurise se jashtme dhe te brendshme kane deklaruar para togave te zeza dhe organit te akuzes se ish-drejtuesit e burgut kane urdheruar ne jo pak raste qe vajzave, te mos u kontrollohen dokumentet personale qe kerkohen per takimet speciale. "Ka ndodhur qe ne mesnate jemi urdheruar te fusim ne qelite e takimeve speciale vajza 14-15 vjecare, madje jemi urdheruar te mos u kontrollojme as pasaportat apo certifikatat", tregon njeri nga gardianet, i cili kerkon qe te mbetet anonim per shkaqe te kuptueshme. Deshmite e shume gardianeve, por dhe burime te tjera informacioni kane ndihmuar Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Mat te zbardhe te verteten.

Dosja per takimet speciale qe mbahej ne Drejtorine e Burgut te Burrelit eshte pare me kujdes nga specialistet e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve dhe Prokuroret qe kane hetuar arratisjen e dy te denuarve, duke aluduar se ekziston mundesia qe pikerisht keto "mysafire" te vecanta mund te kene derguar ne qeli sende te ndaluara. Megjithese prokuroret e Matit hezitojne te japin informacion per mediat, burime te besueshme tregojne se ne dosjen e takimeve speciale fshihen shume skandale. Per te faktuar ngjarjen e shfrytezimit te vajzave per prostitucion, gardiane te Burgut te Burrelit tregojne inicialet e dy vajzave: A. R. dhe L. V., njera prej tyre nen 15 vjec.

I denuari me qejfli, trafikant droge

Ish-drejtuesit e Burgut te Burrelit jo vetem kane pasur "harmoni", por edhe i kane derguar femra ne dhomat e takimeve speciale S. SH., i denuar per trafik nderkombetar lendesh narkotike. Here pas here mesohet se ai kerkonte prezencen e vajzave kundrejt nje bakshishi te majme, por shumat nuk behen publike dhe prokuroria po heton kete skandal. Hetuesit thone se raste te tilla jane te shumta, nderkohe qe prokuroret shpresojne se gjate hetimeve ne ditet ne vazhdim do te mund te zbardhin shume shkelje te tjera, te cilat kane ndodhur vitet e fundit ne burgun e sigurise se larte ne Burrel.

Si u arratisen te paraburgosurit

Rreth dy vjet me pare ne 2 maj te 2006 tre persona qe ndodheshin ne dhomat e paraburgimit ne Fier pasi kishin prere hekurat e qelise u larguan nen hunden e rojeve policise per t'u rivene perseri ne pranga disa dite me pas. Ne ate kohe 6 policise te dhomave te paraburgimit u proceduan penalisht ku disa u lane te lire dhe disa te tjere kryen disa muaj burg dhe fituan lirine.

Burimi i lajmit
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Prostitucion ne burg, te mitura ne takimet speciale Empty Re: Prostitucion ne burg, te mitura ne takimet speciale

1st May 2008, 13:23
Korrupsioni ka arritur majat me te larta .
Rrofte Sali Berisha
Rrofte Fatos Nano
Rrofte Edi Rama etj.etj.

Ky popull e ka hak te vuaj
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi