Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Lajmet e fundit nga Shqipëria

15th January 2008, 16:32
Lajmet e fundit nga  Shqipëria _artik10


Shperthim ne furrnalte, 10 viktima



E Marte, 15 Janar 2008

ELBASAN - Tragjedi me nje te vdekur dhe dhjete te plagosur, mes te cileve gjashte ne gjendje kritike per jeten. Incidenti fatal ndodhi dje pasdite ne nje nga furrat e shkrirjes se celikut ne ish-kombinatin Metalurgjik te Elbasanit, prone e kompanise turke “Kurum”. Xhevit Nergjoni, 54 vjec nga Elbasani, punetor i uzines se celikut, mbeti i vdekur pas shperthimit ne furrat e shkrirjes, ndersa nje i dyte, Veli Jahja, moshatar me te, ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Nga hetimet e para besohet se shperthimi eshte shkaktuar nga nje predhe luftarake, e cila dyshohet se ndodhej mes nje sasie skrapi qe po i nenshtrohej procesit te shkrirjes, ne nje nga furrat e uzines se celikut. Por policia dyshon se edhe nje sasi uji e gjendur gjate procesit te shkrirjes, mund te kete provokuar tragjedine. Sakaq, te pakten 28 punonjes te uzines “Kurum”, mes te cileve dhe shtetas turq, jane shoqeruar ne mjediset e komisariatit te rrethit. Shefi i komisariatit konfirmoi se tre te tjere jane shpallur ne kerkim, pasi rezultojne te larguar nga vendngjarja.

Tragjedia ka ndodhur rreth ores 18.15 te dites se djeshme. Deshmitare prane vendit te ngjarjes, treguan per “Koha Jone”, se nje shperthim tejet i fuqishem i provokuar brenda furres ka shperbere kupolen mbrojtese te furres me induksion duke shperndare llaven ne ambientet e uzines se prodhimit te celiqeve. Llava dhe vala goditese ka shkaktuar panik dhe frike nder metalurget. Keta jane gjendur te shtrire ne toke te mbuluar edhe nga pluhuri dhe nxehtesia perveluese. Metalurgu Xhevit Nergjoni 54 vjec ka gjetur vdekjen e menjehershme pasi eshte karbonizuar nga llava. Ne gjendje kritike ndodhet metalurgu Veli Jahja 54 vjec me banim ne lagjen “28 Nentori”. Burime nga bluzat e bardha bene te ditur mbreme se metalurgu i vjeter po lufton me vdekjen, ndersa eshte vene nen terapi intensive.

Nga shperthimi mbeten te plagosur rende metalurget Agim Isa 58 vjec me banim ne lagjen e Re, Elton Sefa 18 vjec me banim ne lagjen Dyli Haxhire, Veli Shupeja 57 vjec me banim ne lagjen Brigada 17 sulmuese, Agim Qosja 60 vjec me banim ne lagjen 5 maji, Mithat Dervishi 40 vjec nga Bradasheshi. Me lehte jane plagosur Besim Fieraku 50 vjec Saimir Gogunja 46 vjec Kongresi i Elbasanit, Shkelqim Kotorri 42 vjec Mjekes dhe Edval Mesiti 26 vjec nga Cerriku. Menjehere pas ngjarjes, Uzina e Prodhimit te Celiqeve, ne administrim te firmes turke “Kurum” ka dhene alarmin.

Ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta policie dhe zjarrfikeset. Nderkohe metalurget e tjere u kane dhene ndihmen e pare shokeve te demtuar. Kerkimet jane veshtiresuar nga erresira dhe nga pluhuri i dendur qe ka mbuluar uzinen. Te lenduarit jane nisur drejt spitalit i cili gjithashtu eshte vene ne gjendje alarmi. Ngjarja eshte jetuar me ankth ne te gjithe qytetin. Kurse te afermit e metalurgeve jane ndodhur ne befasi nga ky lajm dhe kane rendur sa ne Metalurgji dhe ne urgjencen spitalore.

Pas disa oresh, zjarrfikeset kane mundur te lokalizojne dhe fikin flaket. Ne vendngjarje kane shkuar prefekti i Elbasanit Rezart Kovaci, kryetari i bashkise Qazim Sejdini dhe kryetari i Keshillit te Qarkut Ardian Turku, te cilet jane interesuar per fatin e te demtuarve. Pas ngjarjes, Prokuroria e Elbasanit ka krijuar grupin hetimor i cili ka marre ne pyetje drejtues te uzines, metalurge dhe deshmitare okulare per te ndertuar dinamiken e gjithe ngjarjes.

Dy pistat per shperthimin

Dyshimi i pare i hetuesve eshte se nje predhe e gjendur nen skrap, ka plasur brenda furres, me aftesine qe te shkaktoje eksplozion te ketyre permasave. Sipas specialisteve, ne kete rast incidenti eshte shkaktuar nga nje predhe luftarake ose mine, e cila duke u gjendur mes skrapi qe po i nenshtrohej procesit te shkrirjes, ka plasur

Dyshimi i dyte qe vjen dhe nga metalurget, eshte se shperthimi mund te kete ndodhur nga uji qe mund te kete qene i depozituar ne ndonje ene metalike e perdorur si skrap. Sipas specialisteve uji ne furren me induksion shkakton shperthime shkaterruese ne temperatura te tilla per shkak te shperberjes se tij. Megjithate ceshtja eshte nen hetim



I vdekur: Xhevit Nergjoni, 54 vjec

Te plagosur:

1. VELI JAHJA 54 vjec nga lagja “28 nentori”

2. AGIM ISA 58 vjec nga lagja “E Re”

3. ELTON SEFA 18 vjec nga lagja lagjen Dyli Haxhire

4. VELI SHUPEJA 57 vjec nga lagja Brigada 17 sulmuese

5. AGIM QOSJA 60 vjec nga lagja 5 maji,

6. MIT’HAT DERVISHI 40 vjec nga Bradasheshi

7. SAIMIR GOGUNJA 46 vjec nga lagja “Kongresi i Elbasanit”

8. SHKELQIM KOTORRI 42 vjec nga Mjekesi

9. EDVAL MESITI 26 vjec nga Cerriku

10. BESIM FIERAKU 50 vjec



PRECEDENTI 09 Tetor 2007

Shperthimi i predhes plagosi dy punetore

Dy mbledhes skrapi mbeten te plagosur rende pas nje shperthimi ne lagjen “Skenderbej” te qytetit te Elbasanit. Shaban Morina 46 vjec dhe punetori i tij, Kujtim Vosi, 50 vjec, tentuar te presin me flake per skrap nje predhe luftarake, por ajo shpertheu, duke i hedhur ne ere. Ngjarja ndodhi 9 tetorin e kaluar, perpara shtepise se Morines. Kujtim Vosi ishte duke copetuar predhen me zjarr, por ne cast, eksplozivi qe ndodhej brenda saj u aktivizua nga temperatura e larte dhe municioni luftarak shpertheu, duke i plagosur rende. Shtepite e lagjes perreth jane tronditur, ndersa gjemimi u degjua gati ne gjithe Elbasanin. Policia tha se Shaban Morina grumbullonte skrap, per ta shitur me pas ne Metalurgjik. Mes hekurave i kane rene ne dore disa predha luftarake, te cilat ai ka menduar t’i prese me oksigjen, per shkak se ne ate gjendje nuk pranohen nga Uzina e Prodhimit te Celiqeve.

Tre te kerkuar, 28 “bien” ne polici

Te pakten 28 punonjes te uzines se shkrirjes se celiqeve ne Elbasan, mes te cileve dhe shtetas turq, jane shoqeruar ne mjediset e Komisariatit te policise se ketij qyteti. Tre te tjere mesohet se jane shpallur ne kerkim, pas shperthimit te ndodhur mbreme ne nje nga furrat e kesaj uzine me pasoje vdekjen e nje punetori dhe plagosjen e 10 te tjereve. Shefi i komisariatit te Elbasanit deklaroi se "28 personat e shoqeruar po merren ne pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes se ndodhur ne mjediset uzines se prodhimit te celikut qe administrohet nga kompania turke ". Ai shtoi se tre persona jane shpallur ne kerkim pasi ata rezultojne te larguar nga vendngjarja. Kompania turke e prodhimit te celikut, ‘Kurum’ e ushtron aktivitetin ne mjediset e ish-kombinatit metalurgjik, pese kilometra larg qendres se qytetit te Elbasanit.

Demi, disa milione euro

Grupi hetimor ka marre ne pyetje drejtues te firmes te cilet do te ndihmojne per te arritur ne nje konkluzion sa me shkencor. Demi material i firmes perllogaritet ne disa miliona euro. Furra qe shpertheu ishte furra me e madhe e Uzines se Prodhimit te Celiqeve, e ndertuar pas marrjes me koncesion nga firma turke. Ajo kushtoi rreth 6 milione USD dhe kishte kapacitet prodhimi dy here me te madh se sa furrat e ndertuara ne kohen e diktatures. Kishte teknologji perendimore dhe ishte e lidhur me impiantin e filtrimit te ajrit.

Ngjarja, e perseritur

Gjate kesaj periudhe jane regjistruar disa shperthime te furrave me pasoje plagosjen e disa metalurgeve, mjaft prej te cileve jane mjekuar ne klinika te specializuara ne Turqi. Ne vitet e para te aktivitetit, “Kurum” eshte akuzuar per masa te uleta te sigurimit teknik ne pune. Por me kalimin e viteve eshte vene re permiresim i ketyre kushteve. Megjithate sipas specialisteve, shpesh jane vete punetoret e firmes qe nuk respektojne keto masa.


Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

16th January 2008, 16:32
Meningjiti, shenohet viktima e pare

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Men_ar10

E Merkure, 16 Janar 2008

Semundja e meningjitit shenon viktimen e pare ne vendin tone. Marie Reka, 53 vjec, nderroi jete dje pak ore pas konstatimit se ishte prekur nga kjo semundje, e cila po perhapet ne te gjithe vendin. Reka lindur ne Puke dhe banuese ne qytetin e Durresit, pasi eshte trajtuar fillimisht ne spitalin e qytetit bregdetar, eshte sjelle per ndihme te specializuar ne Spitalin Infektiv, ne Qendren Spitalore, Universitare “Nene Tereza”, ne Tirane. Pasi jane bere ekzaminimet e para, mjeket e kesaj qendre jane shprehur se gjendja shendetesore e pacientes eshte e rende. Ne fakt paralajmerimi se jeta e te semures eshte ne rrezik eshte bere menjehere pas kontrollit mjekesor. “Pacientja ka ardhur ne gjendje komatoze te ne, mundesia per te dale nga gjendja eshte e vogel. Deri me tani mbizoterojne demtime ne lekure me njolla hemorragjike ne te gjithe trupin dhe duhet pare se cfare problemi ka”, deklaroi shefi i pavijonit te semundjeve infektive, Dhimiter Kraja. Por, 55-vjecarja me gjithe trajtimin e specializuar mjekesor, nuk ka arritur te perballoje dot semundjen, duke u ndare nga jete ne oret e mbremjes se djeshme.

Rasti i dyte brenda dites se djeshme ka qene nje femije 6-vjecar, po nga qyteti i Durresit. Sipas mjekeve te spitalit rajonal te qytetit, Fatjon M., u paraqit ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme ne spital ne nje gjendje te rende. Me pas, mjeket kane marre vendimin per ta transportuar per ne Tirane. “Nga ekzaminimet e para qe kemi kryer, ka rezultuar se femija eshte prekur nga meningjiti. Nderkohe qe gjendja e tij shendetesore ne oret e para te dites ka qene shume e rende”, u shpreh shefi i pavijonit te pediatrise ne spitalin e Durresit, Dhimiter Gjergo. Sipas mjekeve te mikrobiologjise, nuk dihen ende llojet e viruseve qe kane prekur 5 rastet e fundit. Nga analizat paraprake rezulton se pacientet e fundit jane prekur nga meningjiti viral kurse tri te paret nga ai bakterial. “Deri sot ne nuk kemi arritur te izolojme asnje bakter nga rastet qe behet fjale. Nuk kemi arritur te izolojme meningokok dhe duke mos pasur kete, ne nuk mund te themi qe cili eshte tipi qe ka prekur te semuret tane”, eshte shprehur shefi i pavijonit te mikrobiologjise, Besim Byku. Ndonese pohojne keto te dhena paraprake, mjeket e mikrobiologjise ne spital ende nuk mund te sqaroje se cfare lloj meningjiti qarkullon, pasi rastet kane pasur simptoma te ndryshme dhe deri me te tani nuk eshte bere izolimi i mikrobit.

Fier, mbyllet kopshti ku mesonte trevjecari

Kopshti ku shkonte vogelushi trevjecar Athanas D. eshte mbyllur gjate dites se djeshme per nje periudhe te pacaktuar prej Drejtorise Arsimore te Fierit. Ky urdher eshte dhene menjehere pas shfaqjes se rastit te pare me meningjit ne kete qytet. Kane qene nje grup mjekesh te spitalit rajonal Fier si dhe specialiste te drejtorise arsimore qe kane kryer dezinfektimin e te gjitha ambienteve te ketij kopshti. Me pas drejtoreshes se kopshtit si dhe personelit te kopshtit u eshte komunikuar urdhri per mbylljen e tij deri ne nje urdher te dyte. Kane qene edhe prinderit e femijeve te tjere qe jane te regjistruar ne kete kopsht te cilet diten e djeshme nuk kane pranuar te dergojne femijet e tyre ne ato ambiente. Pas publikimit te lajmit se nje femije i ketij kopshti ka qene i semure me meningjit dhe ambienteve te cilat nuk jane dezinfektuar, prinderit kane marre vendimin te mbajne ne shtepi femijet e tyre. Duke u ndodhur para nje fakti te tille si drejtues te Drejtorise Arsimore ashtu edhe drejtues te spitalit rajonal te Fierit kane kryer dezinfektimin e ambienteve dhe e kane mbyllur kopshtin numer 3 deri ne nje vendim tjeter per rihapjen e tij.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Zhduket e mitura, dyshohet trafikimi

17th January 2008, 16:23
Lajmet e fundit nga  Shqipëria 20080110


Nje e mitur, nga qyteti i Vlores, rezulton e zhdukur prej tre ditesh, ndersa nuk ka lene asnje adrese per prinderit e saj. Te shqetesuar per mungesen e vajzes, nje dite me vone familjaret kane denoncuar ne komisariat, duke dhene detaje per humbjen e 16-vjecares dhe emrin e djalit, me te cilin ajo ishte njohur kohet e fundit. Burime zyrtare te policise konfirmuan lajmin dje per gazeten “KJ” dhe thane se nisen kerkimet te te afermit e familjes dhe me pas ngriten pistat e mundshme te trafikimit dhe largimit me deshire. Fioneza Zaho (“KJ” publikon identitetin e plote per te ndihmuar ne gjetjen e saj), rezulton e larguar qe prej ores 07:30 te dites se hene, duke mos u kthyer me ne banese. Policia nuk ka gjetur as 24-vjecarin me inicialet T. K., ndaj hedh dyshime per nje trafikim te se mitures qe ndjek studimet ne shkollen e mesme te pergjithshme “Mustafa Qemal Ataturk”.

Prinderit e te mitures i kerkuan dje ndihme policise vendore, pas denoncimit te kryer ne komisariat. Kontrollet jane perqendruar ne pikat dalese e hyrese te qytetit, ndersa jane shperndare fotografite e vajzes ne te gjitha komisariatet e vendit. “Vajza u nis mengjesin e te henes per ne shkolle (Fioneza vazhdon vitin e dyte ne gjimnaz), por nuk u kthye”, deshmuan prinderit dje ne polici. Ata hodhen dyshime per nje trafikim te mundshem te 16-vjecares, pasi Fioneza njoftonte per cdo vonese dhe ishte e rregullt. Nderkohe qe mohuan se vajza mund te kishte shqetesime apo te ishte grindur me ta. Edhe motra e te humbures ka deshmuar se Fioneza nuk kishte probleme dhe se ajo e kishte takuar e fundit diten e ngjarjes.

Motra ka shpjeguar ne polici se vajza kishte veshur xhinse te erreta, nje xhuboks ngjyre blu, atlete te bardha dhe ne shpine kishte nje cante shkolle me ngjyre te zeze dhe te verdhe.

Te afermit dyshojne per nje lidhje te 16-vjecares, per te cilen ajo ka folur shume pak me ta, ndersa ne polici ata kane dhene emrin e djalit 24-vjecar me inicialet T. K. Policia ka ngritur pisten e mundshme te trafikimit dhe largimit me deshire, pasi edhe te riun nuk e ka gjetur ne banese. Fioneza Zaho, ndjek shkollen publike “Mustafa Qemal Ataturk”, ndersa mesohet se ka munguar tre oret e fundit ne klase dhe nuk eshte pare me nga shoqet.

“Kemi frike mos eshte trafikuar”

Te shqetesuar per largimin pa adrese te vajzes se tyre, prinderit kane gjetur si mundesi shpetimi e shprese denoncimin ne polici te ngjarjes. “Fionezen e zgjoi mami ne oren 06:45 te mengjesit te 14 janarit, dita e hene. Ajo duhet te ikte ne shkolle”, thote motra e saj me e madhe, Bekena. Ajo tregon se e motra ka veshur nje pale xhinse te erreta, xhuboks blu, atlete te bardha dhe ka marre canten e shkolles. “Ne dreke ajo vinte gjithmone rreth ores 13:30-14:00, por na njoftonte, pasi ndodhte te shkonte te gjyshja, qe jeton ne lagjen “1 Maji”. Nuk telefonoi”, vijon Bekena. Ndersa babai i vajzes, Lumani, thote se, “fillimisht menduam te prisnim, pasi mund te kthehej, por kur edhe te nesermen vajza nuk u kthye, shkuam ne polici dhe beme denoncimin”. Ai tregon se Fiona nuk kishte probleme dhe ishte vajze e qete dhe e heshtur. “Nuk me tha as mua e as te emes apo motres. Nuk arrijme ta kuptojme dhe i trembemi ndonje trafikimi te vajzes sone”, shton Lumani per gazeten “KJ”. I pyetur per dyshimet dhe nese kishin dijeni per ndonje lidhje te vajzes se tyre, babai shprehet se, “dyshojme per nje djale, nga i cili vajza mund te kete pasur nje ngacmim dhe ne i kemi dhene informacion policise. Ai eshte 24 vjec dhe banon ne lagjen “Lirim”, me inicialet T. K. Ne duam vetem qe ajo te jete mire e te kthehet”.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

18th January 2008, 22:23
Një 25-vjeçare nga rrethi i Lezhës u gjet të mërkurën e vetëvarur në banesën e saj, ndërkohë që policia ka nisur hetimet lidhur me shkaqet që e kanë çuar atë drejt vetëflijimit. Burime zyrtare të policisë së Lezhës kanë pohuar se "M.Gjoka, 25 vjeç, u gjet e vetëvarur në banesën e saj në fshatin Rraboshtë, rreth 4 kilometra larg qytetit të Lezhës". Grupi hetimor i Komisariatit të Lezhës është duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij rasti.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

19th January 2008, 01:23
keto lajme na lemriten aka ndonji dite mos te ket nji te vrare apo te zhdukur ,cfar masash duhet mirren ,nuk kuptoj ku eshte rendi dhe sigurija e qytetarit sod tek shqiptaret ,eshte rrengjethese shum kjo qe ndodhe cdo dite tek ne .
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Plackiten kishen, e hedhin ne gremine

24th January 2008, 16:18
E Enjte, 24 Janar 2008

Gezim Ashimi

Krim i shemtuar eshte zbuluar nga policia e Korces ne bashkepunim me ate te Kolonjes. Nje djale 20 vjecar me gjendje te luhatur mendore, eshte gjetur i vdekur dhe pas denoncimit te te afermve te tij dhe hetimit, doli se ishte hedhur qellimisht ne humnere. Ngjarja ka ndodhur qe prej pasdites se hene, por trupi u gjet vetem mengjesin e nje dite me pas, kurse arrestimi u krye dje nga policia e Kolonjes. E gjithe ngjarja, dyshohet se ka per protagonist, nje cift, fqinje me te ndjerin Kostika Xhuma (Tulla), banor i Leskovikut. Te arrestuar per krimin e paprecedente, jane bashkeshortet Bukuroshe Ebeja (Kupe), 38 vjece dhe Leonidha Kupe, 50 vjec, edhe ata banues ne qytetin e Leskovikut. Qe te dy akuzohen paraprakisht per vrasje te kryer ne bashkepunim, me paramendim. Gjithe historia e ka zanafillen ne plackitjen e kishes se Shen Dellise tre dite me pare. Sipas policise, dy te arrestuarit shtyne te riun ne grabitjen e vendit te pelegrinazhit dhe ndersa perpiqeshin te merrnin parate qe ai rrembeu, e hodhen ne humnere duke i siguruar vdekjen.

Ngjarja e rende e zbuluar dje paradite nga policia e qarkut Korce, nis tre dite me pare. Burime te hetimit thane per "Koha Jone" se 20-vjecari Kostika Xhuma (Tulla), se bashku me dy fqinjet e tij, bashkeshortet Bukuroshe Ebeja (Kupe), 38 vjece dhe Leonidha Kupe, 50 vjec, u nisen nga qyteti i Leskovikut ku kishin vendbanimin, per pelegrinazh ne vendin e shenjte te Shen Dellise. Kjo kishe, ndodhet ne malin e larte te Melesinit. Pasi kane mberritur te kisha, sipas denoncimit nga te aferm te te ndjerit, Kostika dyshohet se ka nisur ngjarja fatale. Sipas hetimeve dhe denoncimit, 20-vjecari, i nxitur nga bashkeshortet Kupe, ka pervetesuar nje sasi te hollash te hedhura nga besimtaret ne mjediset e kishes se Shen Dellise. Per shkak te mosmarreveshjes per ndarjen e ketyre te hollave dyshohet se ata e kane hedhur ne humnere te riun nga Leskoviku duke i shkaktuar vdekje te sigurt.

Policia tha se per shkak te largesise nuk ka kryer ende hetime ne kishen e Shen Dellise. Por nderkaq, ajo ka bere autopsine e viktimes dhe ka nxjerre si shkak te vdekjes se tij rrezimin nga nje shkemb dhe zvarritjen per afro 60 metra ne gremine. Trupi i tij ka qene i demtuar i gjithi nga renia ne humnere, dhe 20-vjecari ka pesuar vdekje te menjehershme.

Menjehere pas denoncimit te te afermve te viktimes, jane arrestuar dy personat qe e shoqeronin ate per pelegrinazh ne vendin e shenjte te kishes se Shen Dellise ne malin e Melesinit. Nje akuze e rende ngrihet tashme mbi dy bashkeshortet, per vrasje me dashje ne bashkepunim. Te dy bashkeshortet nuk jane me origjine nga Leskoviku por Leonidha nga nje fshat i Korces dhe gruaja e tij nga rrethi i Fierit. Policia tha se pas arrestimit te tyre po vazhdojne hetimet per te zbardhur plotesisht rrethanat e kesaj ngjarjeje tragjike qe po trajtohet si vrasje e qellimshme.

Policia ngre akuzen e rende

Te dy bashkeshortet, sipas policise, akuzohen se kane kryer vepren penale te vrasjes me dashje ne bashkepunim dhe mbi bazen e kesaj akuze prokuroria vendosi dje arrestimin e ciftit Kupe. Trupi i Kostika Xhumes u gjet rreth ores 04:20 te mengjesit te se martes, afer kishes se Shen Dellise, pas kerkimeve te te afermve. Zyrtare te policise thane dje, per gazeten "KJ", se dyshimet per vrasje jane hedhur nga nje kusheri i viktimes, sipas te cilit Kostika eshte shtytur drejt gremines, pasi kishte konflikt per nje sasi lekesh me bashkeshortet Kupe. Te dyshuarit nuk e kane pranuar krimin gjate seances se marrjes ne pyetje. Gjithsesi, policia tha se cifti Kupe mbahet ne qeli i akuzuar per vrasjen me dashje te 20-vjecarit Kostika Xhuma.

"Kostika u perdor per vjedhjen e kishes"

Te aferm te 20-vjecarit i kane deshmuar dje policise se Kostika Xhuma mund te kete pervetesuar i nxitur nga bashkeshortet Kupe nje sasi te hollash te hedhura nga besimtaret ne ambientet e kishes se Shen Dellise. Per shkak te mosmarreveshjes per ndarjen e ketyre te hollave, dyshohet se ata e kane hedhur ne humnere te riun nga Leskoviku. Dy te ndaluarit jane nga Korca dhe Fieri. Policia, per shkak te largesise ende nuk ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Ndersa autopsia e kryer ka nxjerre se 20-vjecari ka vdekur si pasoje e rrezimit nga nje shkemb e zvarritjen per afro 60 metra ne gremine. Trupi ka qene i demtuar dhe i riu ka pesuar vdekje te menjehershme.

Policia e deklaroi ngjarjen aksidentale

Fillimisht policia deklaroi se 20-vjecari ishte rrezuar ne humnere nga maja e malit te Melesinit, prane kishes se Shen Dellise dhe si pasoje kishte gjetur vdekjen. Si shkak u mendua dhe deklarua prej policise nje semundje mendore e te riut nga Leskoviku. Por, nje dite me pas, ne njoftimin per shtyp u be e ditur se jane arrestuar bashkeshortet Leonidha Kupe dhe Bukuroshe Kupe, per vrasje te qellimshme. Arrestimi i tyre ka ardhur pas denoncimit nga te aferm te viktimes, te cilet kane pretenduar se i riu i semure eshte shtyre qellimisht ne gremine, ku ka pasur nje vdekje te tmerrshme.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Mblodhën boçe pishe, prangosen

25th January 2008, 17:11
Mbledhja e boçave të pishës është e ndaluar me ligj.

Kulmi i injorances!!!!

Kjo s'ish degjuar ndonjeher, te mbledhesh boce pishe e te denohesh! Kjo ndodh ne "shqiperine" e Sali Berishes!.
Po e lufton "krimin" dhe korrupsionin Sala skeni c'thoni!!! Denim te perjetshem per vjedhesit e boceve.
Si thoni te nderuar forumist ti denojme me bugim te "perjetshem" hajdutet e boceve te pishes apo ti "pushkatojme"?
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Vetedorezohet, vrau per nje cope pyll

2nd February 2008, 21:04
Vetedorezohet, vrau per nje cope pyll

E Shtune, 02 Shkurt 2008

Vrasesi i kusheririt gjate nje konflikti per lenden drusore, vetedorezohet tre vjet pas krimit te ndodhur. Behar Molla, 23 vjec, nga fshati Zall Gjocaj, por banues ne Tirane, qe pas ngjarjes se rende eshte paraqitur mengjesin e djeshem ne Komisariatin e Dibres. Gjykata e ketij rrethi e kishte denuar pak muaj me pare me 23 vite burg te riun dhe po kaq vellane e tij, Nazmi Molla, i cili eshte ende ne kerkim. Ne vitin 2004, familja Molla ishte perfshire ne nje konflikt per lenden drusore qe prisnin ne pyll. Grindja ka degjeneruar deri ne vrasjen me arme zjarri te Gezim Molles, kusheri i pare i autoreve. Burime zyrtare te policise vendore konfirmuan dje lajmin per gazeten “KJ” dhe thane se jane vene ne kerkim te te denuarit te dyte.

Oret e para te mengjesit te djeshem, Behar Molla ka udhetuar nga Tirana drejt Dibres i shoqeruar edhe nga avokati i tij. Qellimi ka qene vetedorezimi ne komisariat pas denimit ne mungese nga Gjykata e Dibres si autor, me 23 vite heqje lirie per vepren penale te “vrasjes me paramendim dhe armembajtjes pa leje”. Mesohet se 23-vjecari ishte vendosur ne Tirane qe prej vitit 2005, nje vit pas ngjarjes, duke u fshehur. Burime policore thane se gjate pyetjes se te riut mesuan se ai nje nate me pare kishte qendruar ne fshatin e vendlindjes, Zall Gjocaj, ku kishte ndodhur edhe vrasja.

Po 23 vite burg Gjykata e Faktit Diber ka dhene edhe per vellane e Beharit, Nazmi Molla, pasi te dy jane gjykuar ne mungese. Zyrtare te policise thane se 23-vjecari eshte marre ne pyetje edhe per vendndodhjen e te vellait, por nuk ka treguar. Nazmi Molla vazhdon te jete ne kerkim qe prej vitit 2004, ndersa policia po organizon disa kontrolle ne zona te ndryshme per te mundesuar kapjen pas vendimit te gjykates.

Krimi per nje cope pyll

Dy vellezerit, Behar dhe Nazmi Molla, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, me 28 shtator 2004, kane vrare me arme zjarri te afermin e tyre, Gezim Molla, nga fshati Zall Gjocaj. Krimi ka pasur si motiv konfliktet mes dy paleve per prerjen e lendes drusore, pishave ne fshatin Lure, te rrethit te Dibres. Kusherinjte kane pretenduar se nje pjese e pyllit eshte ne pronesine e tyre dhe duhej ta shfrytezonin lenden drusore. Debati ka degjeneruar duke sjelle edhe vrasjen e Gezim Molles me arme zjarri. Qe prej vitit 2004, dy vellezerit Nazmi dhe Behar Molla, per t’ju shmangur hakmarrjes dhe arrestimit nga ana e policise, jane strehuar ne Tirane.

K.J.
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

4th February 2008, 22:40
EUROPOL: Mafia shqiptare, e para ne Evrope

E Hene, 04 Shkurt 2008


Mafia shqiptare eshte nje nga pese grupet kryesore kriminale, sipas agjencise evropiane te policise, Europol, se bashku me italianet, belgo-holandezet, ruset, afrikanet dhe me gjere. Lajmi eshte bere i ditur nga media franceze, pas publikimi te nje raporti nga agjencia e policise, e cila ka renditur grupet kriminale me te njohura dhe fushat ne te cilat ushtrojne aktivitetin ato. Keshtu, ne krye te nje liste prej pese grupesh kriminale, shqiptaret jane ne vendin e pare, duke u bere nje problem dhe per uniformat blu ne te gjithe Evropen. Sipas raportit, dhe pse shqiptaret kane kohe qe nuk merren me trafikun e qenieve njerezore, ata i ruajne ende lidhjet dhe rruget. Sipas Europol, shqiptaret jane vecanerisht mjeshtra per transportimin e drogave, kryesisht atyre te forta si heroina.

Agjencia nderkombetare e policise e cituar nga TF1, ka publikuar kete fundjave raportin e vitit 2007, duke nxjerre ate qe e cileson listen e grupeve kriminale ne Evrope. Shqiptaret, rusofonet, belgo-holandezet dhe afrikanet, jane nder grupet kriminale me te rrezikshme qe merren me trafikun e droges, qenieve njerezore, si dhe shkelje te ligjit. Nje gje e tille eshte bere e ditur te premten, kur ministrat e Brendshem kane marre nga Europoli nje liste me grupet me te rrezikshme, qe perbejne kercenim ne territore te caktuara te BE-se. Behet fjale per cdo lloj trafiku, te droges dhe ne vecanti te qenieve njerezore. Shkalla e organizimit dhe te fuqise financiare te ketyre grupeve, eshte kthyer ne qellimin paresor te aksioneve te Europolit, nderkohe qe shtete te ndryshme duket se ia kane lene ne dore vetem policise. Por dhe ne nje raport te qershorit 2007, ne nje tjeter raport, mafia shqiptare ishte ne vendet e para.

Sipas Europol, ne vendin e pare eshte mafia shqiptare, e perbere dhe nga qytetare turq, dhe jane shume aktiv ne pjesen juglindore te Ballkanit. Trafiku i njerezve, prostitucioni jane fusha te tyre. Ata jane te specializuar ne heroine. Me pas renditet mafia e Lindjes, e cila eshte e vendosur ne vendet baltike, dhe eshte mbreteresha e shkeljes se ligjit, si dhe e gjobevenies, dhe kartat bankare. Grupet belgo-holandeze, jane laboratoret e klandestineve ne Belgjike dhe ne Holande, dhe perbejne ne Evrope produktin paresor te drogave sintetike. Keta kriminele, ndjekin linjat latino-amerikane, nga te cilat ata fusin edhe kokainen si dhe prostitutat. Grupet afrikane, nga Maroku apo Nigeria, jane prezantuar ne Gadishullin Iberik, ne France si dhe ne Belgjike. Ata merren me kanabis dhe kokaine, si dhe trafikun e klandestineve. Dhe pas nuk mbetet as mafia italiane, qe eshte shume aktive edhe brenda strukturave te policise. Raporti citon se mafia aktualisht nuk eshte e perfshire ne qeveri dhe struktura te tjera te larta te Romes zyrtare.

Marre nga: www.tf1.fr. Pergatiti A. Cena

Grupet kriminale sipas Europol

Mafia shqiptare: Pjesetaret e saj, nga Shqiperia, por edhe qytetare turq, te cilet jane shume aktive ne pjesen juglindore te Ballkanit. Trafiku i qenieve njerezore, prostitucioni si dhe fijet e emigracionit klandestin jane “specialiteti” i tyre. Nderkohe, ata jane te afte dhe ne qarkullimin e heroines.

Mafia e Lindjes: E vendosur ne vendet baltike, kjo mafie eshte mbreteresha e shkeljes se ligjit si dhe e gjobevenies, konkretisht ne kartat bankare te kreditit e debitit. Bashke me te, lulezon edhe trafiku i automjeteve dhe i pjeseve te tyre.

Grupet belgo-holandeze: Laboratoret e klandestineve ne Belgjike dhe Holande, perbejne ne Evrope produktin paresor te drogave sintetike. Keta kriminele, ndjekin linjat e latino-amerikane, nga te cilat ata fusin edhe kokainen si dhe prostitutat. Gjithashtu, ata jane bere mjeshtra te pastrimit te parave.

Grupet afrikane: Me prejardhje nga Maroku apo Nigeria, keto grupe jane prezantuar ne Gadishullin Iberik, ne France si dhe ne Belgjike. Vec trafikut te kanabisit dhe te kokaines, ata kane futur hundet edhe ne trafikun e klandestineve.

Mafia italiane: Nderkohe, mafia italiane eshte shume aktive brenda strukturave te policise. Ne kete menyre, bota e politikes eshte hequr nga raporti me kerkese te vete Romes zyrtare.
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

13th February 2008, 20:21
Urrente njerkun e akuzon per perdhunim

E Merkure, 13 Shkurt 2008

Nje 15-vjecare, nga qyteti i Elbasanit, ka akuzuar dje per dhune fizike dhe seksuale njerkun e saj. F.B., me banim ne lagjen “Aqif Pasha”, ka kallezuar penalisht ne polici bashkeshortin e nenes me iniciale M.B. Sipas minorenes, njerku e ka keqtrajtuar dhe ka kryer marredhenie seksuale me dhune. Burime nga uniformat blu te Komisariatit te Elbasanit bene te ditur dje se e kane vleresuar seriozisht denoncimin e 15-vjecares. Nje grup i posacem hetimor eshte ngritur per te hetuar rastin, ne perberje te se cilit u caktuan edhe psikologe dhe specialiste te trajtimit te ceshtjeve te grave te dhunuara. Pas verifikimeve te para, ekspertet mjeko-ligjore saktesuan se himeni i vajzes ishte i paprekur, duke pohuar se ajo ishte e virgjer. Hetimet e metejshme vertetuan se F.B., urrente njerkun e saj dhe kishte zgjedhur rrugen e denoncimit te rreme, per ta hequr qafe. Per kete, ajo kishte menduar skenarin e perdhunimit, prej te cilit njerku mund te kishte perfunduar ne burg. Ka qene ekspertimi i cipes se virgjerise, qe ka shpetuar njerkun nga prangat, ndersa ndaj 15-vjecares nuk do te kete ndjekje penale per arsye te moshes. F.S
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

23rd February 2008, 13:36
Thaçi: Integriteti territorial i Kosovës është i mbrojtur dhe i garantuar

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Hashim_thaci Kryeministri Hashim Thaçi tha sot se forcat e NATO-s dhe policia e kanë nën kontroll të plotë gjendjen në gjithë territorin e Kosovës. Ndërkohë, pas zhvillimeve të djeshme në Serbi, policia e Kosovës ka shtuar masat e kontrollit nëpër pikat e kalimeve kufitare ndërmjet dy vendeve.
I gjithë territori i Republikës së Kosovës është i mbrojtur dhe i kontrolluar, tha sot kryeministri Hashim Thaçi. Sipas tij, gjendja është nën kontrollin e plotë të forcave të NATO-s dhe të policisë. Edhe gjendje në veri të vendit është nën kontroll të plotë të autoriteteve të NATO-s, të autoriteteve të sigurisë kosovare dhe atyre të UNMIK-ut. Unë ju konfirmoj se çdo cep i territorit të Kosovës është i garantuar është i mbrojtur dhe është i kontrolluar, tha Thaçi.

Dhuna gjatë protestave të djeshme në Beograd ka bërë që të shtohen masat e sigurisë në kalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shërbimi Policor i Kosovës njoftoi se prej mbrëmë portat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, si dhe portat 3 dhe 4 janë urdhëruar që të kontrollojnë të gjithë personat, automjetet e sidomos autobusët që hyjnë në territorin e Kosovës nga Serbia. Policia ka ndaluar edhe hyrjen në Kosovë të shtetasve të Serbisë, për të cilët dyshohej se destinacion mund të kishin protestat e sotme në veri të Kosovës.
Ndërkohë, punëtorët e gjykatës në veri të Mitrovicës as sot nuk kanë shkuar në punë për shkak të sigurisë, ka thënë kryetari i kësaj gjykate Kapllan Baruti. Krerët e institucioneve të Kosovës i kanë cilësuar ngjarjet e fillim javës në veriun e Kosovës, incidente të izoluara, të cilat nuk ndikojnë në gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë shprehur besimin e plotë në angazhimin e forcave të KFOR-it dhe të policisë për garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës.

22 shkurt 2008
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

23rd February 2008, 13:47
Kryeministri Thaçi priti sot dizajnuesin e flamurit të Kosovës, Muhamer Ibrahimin

Kryeministri Thaçi duke uruar Ibrahimin për dizajnimin e flamurit të Republikës së Kosovës tha se ndihet shumë mirë që shpirti, mendja, sakrifica, ideja, ideali, por edhe dora e ish-luftëtarit të lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka prezantuar dhe e ka dizajnuar simbolin e ri të Kosovës, flamurin shtetëror të Kosovës, që do të valojë edhe në OKB edhe në gjithë botën për jetë të jetëve.

“Muhameri ka bërë një punë të mrekullueshme në atë konkurrencë të jashtëzakonshme profesionale. Ideal i luftës për liri tash po ngadhënjen edhe në betejën për dizajnimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.

Ndërsa, autori Muhamer Ibrahimi duke shpjeguar përmbajtjen e flamurit tha se ngjyra e kaltër në flamurin e Republikës së Kosovës paraqet aspiratat e popullit të Kosovës për të ecur përpara drejt institucioneve euroatlantike, gjashtë yjet paraqesin komunitetet e barabarta të cilat jetojnë në vend, ndërsa ngjyrën e arit të paraqitur në hartë e kam për zemër.

Muhamer Ibrahimi dizajnuesi i flamurit dhe i stemës së Kosovës me këtë rast i dhuroi kopjen e parë të dizajnuar të flamurit të Republikës së Kosovës, kryeministrit Thaçi dhe i uroi atij dhe qeverisë së Kosovës shtetin e ri dhe të pavarur, njofton Zyra për informim publik pranë Kryeministrit.


23 shkurt 2008
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

23rd February 2008, 13:52
22 Feb 2008
Presidenti Topi priti Komandantin e Forcës së Bashkuar Aleate në Napoli, Admiralin Ficxherald




  • Lajmet e fundit nga  Shqipëria Ficxhelard Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim në Presidencë me Komandantin e Forcës së Bashkuar Aleate në Napoli, Admiralin Mark Ficxherald dhe delacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.


    Presidenti Topi pasi falenderoi Admiralin Ficxherald për ndihmesën dhe mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s, përshkroi vullnetin dhe dëshirën jo vetëm të forcave politike, por edhe të mbi 90% të shoqërisë shqiptare për t’u anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut Verior, vuri në dukje arritjet dhe transformimin e Forcave tona të Armatosura në drejtim të rritjes së kapaciteteve, aftësisë profesionale dhe operuese si dhe pjesëmarrjes mjaft aktive dhe të frutshme në operacionet paqeruajtëse anembanë botës.

    Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria po përpiqet dhe ka arritur suksese në plotësimin e standardeve integruese nëpërmjet reformave të thella si ajo në gjyqësor dhe zgjedhore, rritjes së buxhetit për forcat e armatosura deri në 2% të GDP-së, mbizotërimin e një fryme të re konsensusale në politikë për përfundimin e reformave të nevojshme, duke shpresuar në marrjen e ftesës për anëtarësim nga Samiti i ardhshëm i NATO-s, që do të mbahet në prill në Bukuresht.

    Presidenti Topi paraqiti edhe qëndrimin e Shqipërisë për situatën në rajon, ku vlerësoi lart maturinë e autoriteteve dhe shoqërisë kosovare gjatë procesit të shpalljes së pavarësisë dhe krijimin e shtetit më të ri të Europës – një shteti demokratik dhe shumëetnik, ku respektohen të drejtat e të gjithave pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare. Presidenti Topi dënoi qëndrimet ekstremiste dhe aktet e dhunshme që vijnë nga qarqe ultra-nacionaliste dhe nënvizoi faktin se rruga dhe e ardhmja e vetme për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor është integrimi në familjen e madhe euroatlantike.

    Admirali Ficxherald u shpreh se arritjet pozitive dhe transformimet e dukshme në Shqipëri dhe të Forcave tona të Armatosura bëjnë që vendi ynë të jetë gati për anëtarësim në NATO, sidomos po të kihet parasysh kontributi i madh dhe i rëndësishëm i paqeruajtësve tanë në Bosnje, Irak, Afganistan, në Operacionin “Active Endeavor” për paqen dhe sigurinë jo vetëm rajonale, por edhe globale. Admirali Ficxherald vlerësoi lart rolin moderues dhe pozitiv të Shqipërisë dhe vetë Presidentit Topi në rajon si dhe për zgjidhjen me qetësi dhe përgjegjshmëri të çështjes delikate të statusit të Kosovës dhe të ruajtjes së qëndrueshmërisë afatgjatë në Ballkan.
    /F.F./Liria
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

23rd February 2008, 16:38
Ambasada amerikane fillon evakuimin




Ambasada amerikane u sulmua së bashku me disa të tjera
SHBA ka filluar tërheqjen e stafit jo shumë të nevojshëm të ambasadës në Serbi pas një sulmi të demonstruesve kundër përkrahjes amerikane për pavarësinë e Kosovës.
Një autokolonë me afro 40 makina janë larguar tani nga Beogradi.

Në një deklaratë, ambasada amerikane tha se i kishte ofruar edhe shtetasve privatë amerikanë mundësinë që t'i bashkoheshin autokolonës për në Kroaci.

Deklarata thotë se evakuimi është i përkohshëm, por ishte urdhëruar për shkaqe sigurie.

Pritet që amerikanët të jenë larguar të paktën për një javë.

Ambasada është e mbyllur, ndërkohë ndërtesës i janë bërë riparimet e duhura pasi pjesëve të saj iu vu zjarri nga protestues të enjten.

Mësohet se policia në Beograd ka arrestuar të paktën 200 vetë pas protestave ku një person u vra dhe disa të tjerë janë plagosur.

Situata në Beograd është e qetë sot , por opozita serbe ndaj pavarësisë së Kosovës është më e fortë se kurrë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

23rd February 2008, 16:58
Zinxhir vrasjesh, ne mes nje grua

E Shtune, 23 Shkurt 2008


Zinxhiri i vrasjeve i ka marre jeten mbreme nje burri e nje gruaje, brenda 10 minutash ne nje fshat te Shkodres. Nikolle Malacaj, 48 vjec dhe Luke Rrethi, 40 vjece, jane ekzekutuar rreth 500 metra njeri larg tjetrit ne fshatin Trush, te komunes Berdice, rreth 20 kilometra larg qytetit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bejne te ditur se vrasja e pare ka ndodhur pas nje grindjeje te castit, ndersa viktima e dyte u ekzekutua per gjakmarrje.

Ne Kanun, gruaja eshte e paprekshme dhe nuk mund te vritet per gjak. Megjithate, familjaret e Nikolle Malacajt nuk e kane kursyer Luke Rrethin. Ajo u perball me vrasesin ne nje rruge dytesore, ndersa kthehej nga ara per ne shtepi. Sipas policise, 40-vjecarja eshte ekzekutuar me arme zjarri nga Gjergj Malacaj, familjar i viktimes se pare. Policia tha se ka bllokuar armen, me te cilen dyshohet se eshte vrare gruaja.

Rreth 10 minuta perpara vrasjes se Lukes, ne shtepine e Malacajve eshte qelluar me nje bresheri automatiku. Policia e Shkodres beri te ditur se Lazer Rrethi, bashkeshorti i Lukes, ka ekzekutuar Nikolle Malacajn. Mes te dyve ka pasur nje grindje disa ore para krimit, per motive qe nga policia jane cilesuar “te dobeta”. Burime nga grupi hetimor qe shkoi ne vendngjarje bejne te ditur se 44-vjecari ka hyre me automatik ne dore ne shtepine e viktimes dhe ka zbrazur armen mbi te. Britmat e nje gruaje “E vrane, e vrane!” kane ndezur gjakrat ne shtepine e Malacajve, anetaret e te ciles kane dale me arme ne dore per te marre gjakun. Ngjarjet jane rrokullisur teper shpejt, pa i dhene mundesi uniformave blu te nderhyjne per te normalizuar situaten. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut bene te ditur mbreme se jane arrestuar ne flagrance Gjergj Malacaj, 45 vjec dhe 44-vjecari Lazer Rrethi. Ndersa ne dy familjet ka filluar vajtimi, dy te dyshuarit do te perballen me togat e zeza te Shkodres per vleresimin e mases se sigurise.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

23rd February 2008, 17:01
Varferia, tenton vetevrasjen nena e 2 femijeve



E Shtune, 23 Shkurt 2008


Fier - Nje 27-vjecare, nga fshati Aranitas, i rrethit te Fierit, ka tentuar vetehelmimin mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike ku ndodhej. Klarita Y., nene e dy femijeve, ka mberritur ne gjendje te rende rreth ores 22:00 ne spitalin rajonal te Fierit, e shoqeruar nga familjaret. Mjeku i repartit te toksikologjise, Kilo Stoja, thote se gruaja kishte pire nje kokteil ilacesh. Klarita Y., eshte futur ne sallen e reanimacionit, ku per gati shtate ore mjeket kane luftuar per t’i shpetuar jeten. Rreth ores 05:00 te mengjesit, gruaja ka pasur shenja permiresimi. Mjeku tregon se familjaret e moren pacienten kunder deshires se mjekeve, per te vazhduar mjekimin ne shtepi. “Ne raste te tilla eshte i nevojshem nje trajtim i specializuar per te pakten 72 ore”, pohoi mjeku Stoja. Ai konfirmoi, per “Koha Jone”, se shkaku qe kishte cuar nenen e dy femijeve drejt gjestit te deshperuar ishte gjendja e mjeruar ekonomike ne te cilen jetonte familja e saj.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

23rd February 2008, 17:14
Putin Rusia kërcënon me ndërhyrje ushtarake. Reagojnë menjëherë Washingtoni, NATO dhe BE

Rusia është e vetmja e cila përkrahu Serbinë, në përpjekjet e saj të kota për të penguar pavarësinë e Kosovës. tani që Beogradi ka vënë në zbatim “Planin e Veprimit” për ndarjen e Kosovës, përmes dhunës dhe nxitjes së tensionit, Moska “kërcënon” me përdorimin e forcës, kur e di mjaft mirë se shkaktarë për dhunën janë pikërisht serbët. Ambasadori rus në NATO, Dmitri Rogozin paralajmëroi dje se Rusia mund të përdorë forcën ushtarake nëse situata në Kosovë përshkallëzohet. “Nëse BE mban një pozicion të njëanshëm apo NATO thyen mandatin e përcaktuar nga OKB-ja, atëherë këto organizata do të jenë në konflikt me Kombet e Bashkuara. Nëse ndodh një gjë e tillë, Rusia do të procedojë me përdorimin e forcës brutale”-tha ai.



Reagon Washingtoni

Nënsekretari amerikan Nikolas Bërns i quajti "të papërgjegjshme" komentet e përfaqësuesit rus në NATO për përdorimin e forcës ushtarake, veçanërisht tani që Kosova është një shtet i pavarur. Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Rusisë te hedhë poshtë komentet e djeshme të zyrtarit të lartë rus. Bërns gjithashtu kritikoi retorikën e ashpër të qeverisë ruse me të cilën dënohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore."Ne e këshillojmë fuqishëm Rusinë që të jetë më e përgjegjshme në komente publike ndaj Kosovës. Rusia është e izoluar këtë javë, shumë pak vende e mbështesin pozicionin e saj" tha Burns.



NATO dhe BE do të mbrojnë kufijtë e Kosovës

Admirali i NATO-s për Evropën Juglindore, Mark Fitxherald iu përgjigj dje nga Tirana paralajmërimit të Rusisë për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Kosovë. Përshkallëzimi deri në ekstrem i protestave të serbëve në Beograd, djegia e flamurit amarikan në selinë e amabsadës së SHBA dhe vendosja në vend të tij e flamurit serb u dënua ashpër edhe nga kreu i qeverisë së Tiranës, Sali Berisha. “Të sulmosh ambasadat e vendeve të lira rikujton kohën e Millosheviçit. Kjo është një rrugë që shkon drejt të shkuarës dhe jo drejt së ardhmes”-tha kryeministri shqiptar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Fitxherald. Nga Tirana admirali Fitxherald iu përgjigj paralajmërimit të Rusisë duke thënë se mandati i NATOs në Kosovë nuk ka ndryshuar. “Ky mandat është ruajtja e kufijve te Kosoves dhe sigurimi i nje mjedisi të sigurtë.”-tha ai. Ndërkohë, ndaj kërcënimit të Rusisë, reagoi dje edhe kryesuesi i misionit të BE-së në Kosovë, Piter Feith. Ky i fundit u shpreh se integriteti territorial i Kosoës është i pacënueshëm dhe siguroi qytetarët e Kosovës se nuk ka vend për shqetësim. “Qytetarët e Kosovës se duhet të kenë besim tek qeveria dhe tek komuniteti ndërkombëtar.”-u shpreh ai. Në të njetën linjë u shpreh edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se institucionet e Kosovës do të shtrihen edhe në veri të vendit.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

23rd February 2008, 17:22
Serbët hajdutë përdorin Kosovën për të vjedhur atlete
22 February, 2008
Skena vjedhjesh në Beograd Plaçkiten qindra dyqane në Beograd gjatë protestës "paqësore" për principet e larta të sovranitetit

Ndërsa grupe protestuesish sulmonin ambasat e huaja, grupe të tjera përfituan nga situata për të plaçkitur dyqanët e vetë serbëve, të enjten në Beograd. 200 persona u arrestuan, 150 u plagosën dhe mbi 90 dyqane u plaçkitën të enjten. Vjedhje masive ndodhën në qendër të kryeqytetit serb ndërsa turmat manifestuan dy ditë më parë me parullën “Kosova është Serbi”. Gazeta kroate “Veçernji List” arriti të siguronte një filmim video që tregonte dy vajza serbe duke u zënë me njëra-tjetrën në një qendër tregtare për një palë atlete sportive të markës “Puma”. “Duam Kosovën, por më shumë akoma duam atletet”, ishte titulli tallës i gazetës që vazhdonte talljen e tij duke ftuar lexuesit në internet që “të shikojmë sesi vajzat serbe mbrojnë të drejtën ndërkombëtare duke u zënë dhe duke pyetur, “ej, a gjete numërin tënd?”. Tallja e gazetës kroate shkon deri në fund duke theksuar se “ato as nuk e patën problem që atletet që vodhën janë prodhuar pikërisht në vendet që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur”.

BE dhe SHBA “i tërheqin veshin” Beogradit

Zyrtarë të Bashkimit Europian i bënë thirrje dje Serbisë të mbrojë ambasadat e huaja nga sulmet e protestuesve të inatosur nga Perëndimi, duke paralajmëruar se dhuna mund të dëmtojë mardhëniet BE-Serbi. Ata dënuan ashpër sulmet ndaj amabasadës amerikane dhe disa vendeve të tjera, gjatë protestave të së enjtes duke thënë se ngjarje të tilla janë të papranueshme. “Ne e respektojmë të drejtën demokratike të popullit serb për të shprehur mendimin e tij mbi zhvillimet në Kosovë, por përdorimi i dhunës është i papranueshëm”-tha komisioneri europian i zgjerimit Olli Rehn. Nga ana tjetër shefi i diplomacisë europiane Havjer Solana tha se dhuna mund të ketë impakt në mardhëniet mes BE-së dhe Serbisë, e cila kërkon anëtarësim në bllok. “Ambasadat duhet të mbrohen dhe ky është obligim i Serbisë”-tha Solana. Sipas tij ngjarjet në Beograd ishin tërësisht të papranueshme. Solana shprehu gjithashtu pakënaqësi mbi qëndrimin e anëtarëve të qeverisë serbe lidhur me ngjarjet. Mbi 300 vetë hynë në ambasadën amerikane të enjten dhe i vendosën zjarrin ndërtesës. Si pasojë e rrëmujës 1 person mbeti i vdekur dhe 90 të tjerë u plagosën. Protestuesit shfrytëzuan mungesën e veprimit nga policia për të shkatërruar e plaçkitur ndërtesën, ndërsa dogjën dhe flamurin amerikan. Menjëherë Washingtoni përpiloi një ankesë zyrtare, ku nënsekretari amerikan i shtetit Nikolas Bërns i bëri thirrje kryeministrit serb Voisllav Koshtunica dhe ministrit të jashtëm Vuk Jeremiç të dënojnë zyrtarisht protestën. Menjëherë qeveria serbe u distancua nga dhuna duke theksuar se ato ishin thjesht veprime të izoluara nga grupe huliganësh që nuk përfaqësojnë kombin serb. Ambasada amerikane urdhëroi dje evakuimin e të gjithë anëtarëve të stafit të vet pas protestave të dhunshme. Zëdhënësi i ambasadës, Rian Harris tha për AFP-në se punonjësit janë urdhëruar të largohen nga Beogradi, pasi Washingtoni nuk ka besim tek autoritetet serbe, për mbrojtjen e stafit të ambasadës. Në momentet kur protestuesit sulmuan ambasadën, nuk kishte asnjë polic serb, që të mbronte ndërtesën, përveç stafit amerikan të sigurisë. Policia ndërhyri shumë më vonë, duke qëlluar me gaz lotsjellës kundër turrmës. Dhunën në kryeqytetin serb e dënoi edhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në Nju Jork, 15 anëtarët e përkohshëm të Këshillit lëshuan një deklaratë të përbashkët ku thuhej se ata dënojnë dhunën.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

23rd February 2008, 20:14
Komunistet grekë marshuan ne kryeqytetin grek ne shenje te mosnjohjes se Republikes se Kosoves!

Ata dogjen flamurin amerikan dhe ate te BE-së!

Ngelin te tille dhe armiqë sikur qe i kishim perherë ndonese nuk i dallooj dot nga cetniket e serbosllavisë!
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

24th February 2008, 19:10
Dy gra prostituojne te mituren e zhdukur

E Diele, 24 Shkurt 2008


Nje e mitur ne kerkim prej kater ditesh nga prinderit qe e denoncuan si te zhdukur, u gjet dje ne qender te kryeqytetit me dy femra qe policia i cileson shfrytezuese prostitucioni. Zyrtaret e Seksionit te Krimeve Seksuale dhe lirise se personit te Tiranes deklaruan dje se forcat e Komisariatit nr 4 gjeten ne sheshin “Skenderbej” 14-vjecaren me inicialet M.F, per te cilen kishte mberritur nje denoncim si e humbur. Sipas familjes se te vogles, ajo here pas here ka shfaqur luhatje mendore. Ne keto kushte, nisur dhe nga fakti se vajza u shpreh qe eshte larguar me deshire nga shtepia, policia shpreh bindjen se problemet psikike kane stimuluar vendimin e te mitures per te qendruar disa dite larg shtepise, nen shoqerine e dy prostitutave. Ndaj vajza eshte mashtruar lehte nga dy femrat me ngjyre te moshes 20 dhe 25 vjece, te cilat merren me ushtrim prostitucioni. Dy te dyshuarat u shoqeruan per ne Komisariatin nr. 4., ku nuk pranuan akuzen gjate marrjes ne pyetje. Ndersa burime zyrtare te policise thane se deri ne sqarimin e plote te ngjarjes do te jene nen hetim, duke refuzuar t’u publikohet identiteti deri ne perfundim te hetimit.

Prinderit e te mitures kishin depozituar ne Komisariatin nr. 4 nje denoncim per humbjen e vajzes se tyre qe prej 20 shkurtit te ketij viti. Ndersa e kane kerkuar te te afermit, agjentet e zbuluan 14-vjecaren mengjesin e djeshem prane sheshit “Skenderbej” ne Tirane ne shoqerine e dy femrave te tjera, qe dyshohen si ushtruese te prostitucionit. Burime te policise thane se vajza eshte mashtruar per qellime prostitucioni dhe sipas rrefimit te prinderve here pas here shfaqte shenjat e nje semundje psikike. Dy femrat u moren ne pyetje per disa ore, duke mohuar qe ta kishin shfrytezuar te mituren. Ato, sipas policise, pretenduan se e kishin gjetur ne rruge dhe se po e ndihmonin. Gjithsesi, mesohet se do te jene nen hetim per mashtrim me qellime te shfrytezimit per prostitucion.

Menjehere pas gjetjes se 14-vjecares, eshte njoftuar familja e saj per ta kthyer ne banese. Specialiste te Seksionit te Krimeve Seksuale dhe Lirise se Personit, ne prezence te nje psikologu moren ne pyetje te mituren ne Komisariatin nr. 4 dhe ajo ka rrefyer se dy femra e kishin marre me vete, duke e mashtruar dhe nxjerre ne shesh. Madje, vajza ka thene se do te trafikohej per prostitucion. Ndersa e pyetur perse ishte larguar nga banesa pa lejen e prinderve, 14-vjecarja eshte shprehur se ka ikur me deshire.

Prinderit: “Vajza eshte mashtruar”

Prinderit e se mitures deshmuan dje per policine se vajza e tyre kishte shfaqur disa here shenja te nje semundjeje psikike dhe kjo mund te jete arsyeja qe eshte mashtruar me qellime prostitucioni. Te dyshuarat mbahen ne ambientet e policise se Tiranes, deri ne perfundim te hetimeve e verifikimit te akuzave, te cilat nuk i pranuan. Pas hetimeve te para e mitura i eshte dorezuar familjareve, nderkohe qe dosja eshte derguar ne Prokurorine e Tiranes. Prinderit jane keshilluar qe te jene me te kujdesshem me vajzen e tyre, ndersa per dy femrat e shoqeruara nuk ka ende nje akuze konkrete.
Sponsored content

Lajmet e fundit nga  Shqipëria Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi