Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Çelsi prek historinë, thyhet tabuja Liverpul Empty Çelsi prek historinë, thyhet tabuja Liverpul

2nd May 2008, 09:39
Çelsi prek historinë, thyhet tabuja Liverpul

Nuk ka asnjë surprizë: Çelsi ështëpër herë të parënë finale të Ligës së Kampioneve, ku do të gjejë Mançester Junajtid. Takimi i mbrëmshëm në "Stamford Bridge", ka qenë një triller i vërtetë, teksa londinezët kanë triumfuar 3-2 pas 120 minutave. Ka qenë një takim i dominuar nga vendasit, por Liverpuli tregoi sërish se është një ekip ekspert për kompeticione të tilla. Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez nuk ka mundur të kalojë pengesën Çelsi, një kundërshtar që e patën eleminuar dy herë në gjysmëfinalet e vitit 2005 dhe 2007. Nën drejtimin e Avram Grant, blutë e Londrës janë treguar një skuadër cinike dhe tepër e konsoliduar, duke arritur në finalen e Moskës, në vendlindjen e presidentit Roman Abramoviç. Në fund trajneri izraelit është ulur për t'u falur, ndoshta duke mos e besuar as vetë që kishte arritur në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Kanë mjaftuar dy golat e Drogba dhe ai i Lampard me penallti për t'i dhënë finalen Çelsit të Abramoviç. Në krahun tjetër, golat e Liverpulit mbajnë firmën e Fernando Torres në pjesën e dytë dhe të holandezit Rajan Babel në fundin e shtesës së dytë.

Ndeshja
Ndonëse ishte skuadra që i nevojitej të shënonte, Liverpuli e ka nisur ndeshjen në mbrojtje, duke shpresuar sërish te kundërsulmi. Rasti i parë i rrezikshëm do t'u takonte pikërisht të kuqve të Benitez, me Fernando Torres që del i vetëm pas një pasimi të artë të Stiven Xherard. Por, ashtu si në "Anfield", spanjolli gaboi përballë Petr Çeh, duke e goditur këtë të fundit në trup. Drogab shënoi golin e parë në minutën e 33-të. I nisur nga limiti i ofsajtit, Salomon Kalu godet dhe topi i grushtuar nga Reina shkon te Drogba që shënjestron cepin e portës. 1-0 dhe Çelsi sheh finalen. Pjesa e parë mbyllet me një goditje dënimi të Balak, ngjitur me shtyllën. Por, Liverpuli sulmon në pjesën e dytë dhe shënon me Torres, 25 minuta para përfundimit. Ndeshja ka shkuar në shtesë, me Çelsin që është hedhur në sulm. Pas një goli të Esien të anuluar për jashtë loje, Balak pengohet nga Hipia dhe Rozeti fishkëllen penallti. Aty ku Lampard nuk fal dhe ia dedikon nënës. Çelsi shënon sërish me Drogba, por Babel shkurton me një gjuajtje nga 40 metra. Gjithsesi, nuk ka më kohë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi