Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Prokuroria, Sefgjinit, mos leviz nga shtepia Empty Prokuroria, Sefgjinit, mos leviz nga shtepia

6th May 2008, 18:21
Prokuroria, Sefgjinit, mos leviz nga shtepia
Redinalda Caushaj
E Marte, 06 Maj 2008


Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Arben Sefgjini, qe prej dites se sotme nuk mund te dale nga banesa e tij qe gjendet ne Fushen e Aviacionit Tirane. Shkak eshte bere masa e sigurise “arrest shtepie” e dhene te dielen nga Gjykata e Krimeve te Renda, e cila i eshte komunikuar ish-kreut te SHIK ne kryeqytet diten e djeshme nga dy oficere te Policise Gjyqesore me urdher te prokurorise. E njejta mase eshte marre edhe per Budion Mecen, te cilit iu be komunikimi ne spital ku gjendet i shtruar dhe Avni Koldashit, qe gjendet ne banese. Per Ilir Kumbaron, te akuzuarin e katert per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha ne vitin 1995, eshte bere shpallja ne kerkim nderkombetar. Nese Sefgjini dhe dy ish vartesit e tij do te thyejne urdhrin, prokuroret shpjeguan se do te kerkojne menjehere nga gjykata te marre masen e arrestit me burg dhe t’i izoloje ne qeli. Por levizja ne raste te vecanta nga banesa mund te behet vetem ne rast te nje kerkese dhe miratimit te saj nga prokurori kryesues i ceshtjes, Xhevat Hana.

Dy oficere te Policise Gjyqesore, te cilet kane hetuar per disa vite me radhe rrembimin e me pas torturimin me pasoja te renda te biznesmenit shqiptaro-maqedonas, kane kryer komunikimin e mases se sigurise ndaj kryetatimorit Arben Sefgjini. Burime zyrtare thane per gazeten “KJ” se oficeret i kane shkuar ne banese ish-kreut te SHIK per Tiranen. Komunikimi mesohet se eshte bere rreth mesdites dhe e njejta gje eshte bere per Budion Mecen dhe Avni Koldashin, ish-inspektore te SHIK-ut. “Kemi marre kontakt me Sefgjinin, i cili nuk eshte larguar nga banesa apo Tirana. E kemi njoftuar per masen e sigurise, ndersa me pare i kishim bllokuar pasaporten, me qellim qe te mos dale jashte vendit”, thane zyrtare te organit te akuzes dje. Qe prej dites se sotme, sipas prokurorise, Sefgjini nuk duhet te dale me nga banesa deri ne perfundim te procesit gjyqesor qe starton ne 16 maj dhe ku mund te marre pjese. Tre te pandehurit qe gjenden ne Tirane lejohen te marrin pjese ne gjyq, por jo te levizin ditet e tjera nga shtepia. “Arben Sefgjinit dhe te pandehurit tjeter, Avni Koldashi, u eshte komunikuar masa e sigurise ne banesen e tyre”, thane burime zyrtare. Te pandehurit te trete mesohet se masa i eshte komunikuar ne spital, ku gjendet i shtruar prej disa muajsh. “Ne rast se keta te fundit thyejne vendimin e dhene nga Gjykata e Krimeve te Renda, atehere rrezikojne arrestim te menjehershem dhe nje mase sigurie edhe me te rende se ajo e vendosur dy dite me marre”, thane zyrtare te organit te akuzes.

Kater ish-SHIK-asit akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane marre peng e me pas torturuar per ore te tera biznesmenin Rmezi Hoxha. Ngjarja ka ndodhur me daten 21 tetor te vitit 1995, ne afersi te firmes se duralumineve “Albatros”, prane Frigoriferit Tirane, ne pronesi te 42-vjecarit. Biznesmeni shqiptaro-maqedonas ishte i shoqeruar se bashku me dy persona te tjere, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli. Keta te fundit, pasi torturimit me qellim marrjen e informacioneve qe dispononin, jane lene ne lire. Kurse per Remzi Hoxhen u mesua se ishte transportuar per ne godinen e SHIK ne Vain te Lezhes, por me pas asnje shenje jete. Hetimet zgjaten gati nente vjet me radhe, ku ne 2003 u be arrestimi i tre ish zyrtareve, Arben Sefgjini, Budion Mece e Avni Koldashi, ndersa u shpall ne kerkim Ilir Kumbaro. Procesi gjyqesor u mbyll per shkak te amnistise, po pas presionit nderkombetar ceshtja u rihap ne vitin 2006.

Vendimi i gjykates, nuk do vihen police per roje

Ligji nuk parashikon qe per nje person per te cilin gjykata ka dhene masen “arrest shtepie”, te dergohen polic per ta ruajtur te dera. Prokuroret shpjeguan dje, per gazeten “KJ”, se nuk eshte e nevojshme qe kreret e policise se Tiranes te caktojne efektive per ruajtjen e Arben Sefgjinit, Budion Meces e Avni Koldashit. Por nese i hasin ne levizje jashte baneses, duke thyer vendimin e gjykates, atehere ndaj tyre merret masa e menjehershme e arrestimit ne flagrance dhe i kerkohet gjykates shtrengimi i mases se sigurise, duke kerkuar izolim ne qeli. Por banesat, nese policia e vlereson te nevojshme, mund te mbahen nen vezhgim per te pare nese te dyshuarit per rrembimin e biznesmenit Remzi Hoxha thyejne urdhrin e gjykates. Nese te pandehurit kapen ne levizje, atehere arrestohen. Vendimi i gjykates i heq te drejten Sefgjinit per ushtrimin e funksionit te tij si drejtor i Pergjithshem i Tatimeve, ndersa pret apelimin e mases.


K J
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi