Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Parlamenti Italian, seancë për Kledi Kadiun Empty Parlamenti Italian, seancë për Kledi Kadiun

7th June 2008, 22:09
Parlamenti Italian, “seancë” për Kledi Kadiun
Parlamenti Italian, seancë për Kledi Kadiun 1212660452-kledi-kadiu-2
Kreu Italian i Rendit ka dhënë “llogari”, në dhomën e deputetëve për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, kur balerini shqiptar, Kledi Kadiu, u bë pre e dhunës së disa të panjohurve në shkollën e tij të baletit. Maroni: Sulmi për qëllime ekonomike

Çështja “Kledi Kadiu” ka përfunduar deri në parlamentin italian. Kreu Italian i Rendit ka dhënë “llogari”, për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, kur balerini shqiptar, tepër i njohur në Itali përmes pjesëmarrjes së tij në disa prodhime të njohura televizive, është bërë pre e dhunës së disa të panjohurve. Bazë e agresionit të 28 majit ndaj balerinit shqiptar, Kledi Kadiu, nuk ka qenë një “veprim me natyrë ksenofobe. Në të vërtetë bëhet fjalë për një zënkë me motive ekonomike, për sqarimin e të cilave po hidhet dritë”. Kjo është deklarata e ministrit të Brendshëm Italian, Roberto Maroni, gjatë seancës së pyetjeve në dhomën e deputetëve mbi këtë “episod të trajtuar si intolerancë ksenofobe” në dëm të “një balerini të njohur shqiptar”. “Trupat e policisë në mënyrë unanime kanë përjashtuar mundësinë që në thelb të kësaj ngjarjeje janë tendencat raciste”, - tha Maroni.

Disa ditë më parë, të gjitha mediat italiane patën si lajm dite dhunën e ushtruar ndaj balerinit shqiptar, Kledi Kadiu, nga një grup italianësh, në ambientet e Akademisë së tij të Baletit. Ngjarja ka ndodhur përpara një grupi të madh dëshmitarësh, nxënës dhe prindër, të mbledhur me rastin e saxhos së fundvitit. Sipas mediave italiane, balerini është dhunuar fizikisht, por ka marrë edhe kërcënime. Kadiu është shfaqur para kamerave italiane i tronditur dhe nuk ka ditur se ç’emër t’i vërë kësaj ngjarjeje. Ai është shprehur se aty ku banon prej 4 vjetësh, në Rrugën “Castro dei Volsci” në lagjen “Appio” në Romë, gëzon respektin e gjithë banorëve dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që të jetë përballur me presione, apo tendenca raciste. “Do të doja të dija përse e kanë bërë dhe mbi të gjitha kush janë këta tre persona që hynë në shkollën time. Po flisja me prindërit e disa vajzave të kursit tim, ashtu siç bëj çdo vit, përpara provimeve përfundimtare të vitit. E ndërsa flisja me ta, ishte sekretarja ime që më njoftoi se në sallë ishin tre individë, që po regjistronin me telekamera dixhitale. U afrova dhe i pyeta se kush ishin dhe pse po filmonin”, - është shprehur Kadiu për mediat italiane, pas agresionit. Pikërisht këtu nisi dhe dhuna. Njëri prej tre të panjohurve e ka kapur prej qafe balerinin, duke e përplasur në katedrën e klasës. “Ta tregoj unë kush jam, shqiptar m…”, - mësohet t’i jetë drejtuar balerinit dhe më pas është larguar bashkë me dy personat e tjerë. Fillimisht u mendua se ishte që sulm ksenofob për shkak të kombësisë së artistit, i cili vendosi të mos denoncojë sulmin në polici. “Nuk dua t’i zmadhoj gjërat, por është padyshim e pakuptueshme dhe e paimagjinueshme”, - tha ai. Edhe pak javë më parë, kur balerini erdhi në Tiranë, për të dhënë ca orë mësimi në Akademinë e Dancit, u shpreh se nuk bëhet fjalë që ndaj tij, apo kolegëve të tjerë shqiptarë, që kanë bërë emër në Itali, të shfaqen tendenca të tilla. “Arti nuk duhet të ketë ngjyrë dhe kombësi”, - tha pak kohë më parë Kadiu. Por vetëm pak kohë më pas, iu desh të përballej me një situatë të pakëndshme, e cila sipas autoriteteve përkufizohet si për motive “ekonomike”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi