Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Lojrat Olimpike Pekin 2008 Empty Lojrat Olimpike Pekin 2008

9th August 2008, 11:09
Kina mrekullon botën, starton olimpiada XXIX

Berisha nuk lejohet në fshatin olimpik
Katër mijë vjet histori në 75 minuta magjike e spektakolare, një udhëtim i ëmbël nga antikiteti në të ardhme, një pamje vizive e jashtëzakonshme, sinteza perfekte mes elementit human dhe suportit teknologjik, simbol i punës së miliona personave për të arritur qëllimin final të triumfit të një kombi: "Një botë, një ëndërr"

Superpotenca

Ceremonia inauguruese e Lojërave Olimpike XXIX nuk tradhton pritjen e gjatë, duke u dhuruar katër miliardë spektatorëve krenarinë e perfeksionit të një vendi që po udhëton me më shumë shpejtësi se gjithë pjesa tjetër e botës (ndoshta shumë më shumë) dhe që sot dëshiron të demonstrojë edhe logot e garave (dhe është shumë e mundur që t‘ia dalë). Këngët e grupeve muzikore të grumbulluara në Pekin nga të gjitha anët e globit kanë bërë të heshtin të paktën për një natë politikanët mes dy superpotencave botërore, Kinës e SHBA-së (mes të tjerave, të dyja mbështetëse dhe praktikante të dënimit me vdekje).

Zhang Yimou

Spektakli i realizuar me regji të mjeshtrit të kinemasë, Zhang Yimou, - shumë i dashur për shërbimet sekrete perëndimore, por i mbështetur nga grupi i drejtuesve kombëtarë - ka hipnotizuar të gjithë sytë që kanë mundur ta shijojnë. Mes mijëra sugjestioneve vizive e zanore, na ka lënë pa frymë me tetë minutat që kanë prezantuar kalimin nga dizajnet antike dhe videografika e të nesërmes. Na ka lënë të shijojmë atë triumf dritash, këngësh e fishekzjarrësh. Në këtë rast ai donte t‘i tregonte botës të drejtat e mohuara që i janë bërë Kinës. Është shumë e rëndë ta harrosh atë në 364 ditët e ardhshme të vitit.

Pjesëmarrja

Secili është i lirë të mendojë se ishte shumë indoktrinuese në sforcon kolektive për t‘i prezantuar botës imazhin më të mirë të Kinës. Edhe po të ishte kështu, do të duhej të pranonim që ata ia arritën qëllimit. Por është e vështirë të mendosh që të jetë artificial entuziazmi i mijëra të rinjve, të cilët kanë dashur të marrin pjesë në festën popullore. Dhe njerëzit që kanë çarë kordonët e policisë në sheshin "Tiananmen" nuk ishin artificialë, pasi ata nxitonin të arrinin sa më shpejt portën e stadiumit, pasi gjithçka mbyllej në orën tetë të mbrëmjes së ditës së tetë, të muajit të tetë të vitit (kombinimi magjik i kinezëve).

Sichuan

Fuqia qendrore, nga ana e saj, ka kërkuar t‘i japë hapësirë, në limitet e mundshme, të gjithë prezantimit të një populli me 56 grupe etnike, pa harruar ujgurët e Lindjes së Largët dhe të varfrit e Sichuan (ishte një hero i vogël i të mbijetuarve nga tërmeti i majit, njeriu që mbante flamurin e Kinës, Yao Ming).

Parakalimi shqiptar

Pas mrekullive hiperteknologjike dhe futuristike të spektaklit, filloi edhe sfilata tradicionale e 204 vendeve pjesëmarrëse. Mes tyre edhe Shqipëria parakaloi e 105-ta në radhë, renditje për shkak të alfabetit kinez. Flamuri kuqezi u mbajt nga mundësi Sait Prizreni, një nga pretendentët e Shqipërisë për t‘iu afruar zonës së medaljeve. Bashkë me të ishin edhe 10 sportistët e tjerë dhe 6 pjesëtarë të delegacionit.

Atletë, u takon juve

Olimpiada ka filluar, pas pak do të jetë edhe koha e medaljeve. Të shijojmë këto 17 ditë të mbushura me sport. E parë që këtu, për një natë bota duket paksa më e mirë.




Bastexhinjtë


Përballja e gjigandëve Kinë-Amerikë


Kina i ka dhënë start dje olimpiadës me një ceremoni spektakolare, duke kaluar në plan të dytë politikën. Gjigandët pa dyshim janë ata: Kina e SHBA-ja, protagonistët më të mëdhenj të kësaj olimpiade të 29-të. Bastexhinjtë vlerësojnë faktorin fushë dhe e japin Kinën si kombin fitues të lojërave (të kuotuar me 1,35) përpara amerikanëve (2,70). Kinezët do të zbresin me 639 atletë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 596. Nuk është një luftë mes dy popujsh: një miliard e 300 milionë kinezët, 302 milionë amerikanët.




Rekordet


Ja sa i kushton Kinës olimpiada

Kina ka investuar 43 miliardë dollarë për lojërat. Ceremonia e hapjes dhe e mbylljes do të kushtojnë në total 100 milionë, dyfishin e edicionit të Athinës. Edhe pse autoritetet kanë mbyllur disa fabrika dhe kanë pezulluar qarkullimin e miliona makinave, smogu dje kishte mbuluar qytetin dhe nuk lejonte shikimin e qiellit. Edicioni 2008 i olimpiadës ka filluar në ditën e tetë të muajit të tetë të vitit, saktësisht në orë 08:08 të datës 08.08.2008. Për kinezët, numri tetë është numër fatsjellës. Një forcë sigurie prej 100000 policësh është angazhuar për të ruajtur rendin nga sulmet terroriste apo protestat, ndërkohë që disidentët janë izoluar. Shumë janë në arrest shtëpie, të tjerë janë transportuar në provinca të largëta, ose i kanë çuar me "pushime" të sforcuara nga shteti. Këtë e kanë thënë disa grupe të të drejtave të njeriut. Një ushtri me 2008 daullexhinj, me ritmin e tyre numëruan sekondat e fundit deri në fillimin e lojërave, që shënuan daljen e Kinës nga një izolim drejt një fuqie ekonomike, por kjo ka ndezur gjithashtu edhe kritikat kundër qeverisë komuniste lidhur me të drejtat e njeriut. Rreth 2.3 miliardë njerëz parashikohet se e kanë ndjekur ceremoninë hapëse të lojërave olimpike përmes transmetimeve televizive.






Olimpiada


Kinezët nuk i kanë dhënë leje Kryeministrit t‘i ndjekë sportistët shqiptarë në rezidencën e këtyre të fundit


Pekin, Berishës i ndalohet të vizitojë fshatin olimpik


Nga i dërguari ynë në Pekin

Elert Yzeiri


Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i është ndaluar të vizitojë fshatin olimpik, të ngritur nga shteti kinez enkas për lojërat olimpike, "Pekin 2008". Kjo është një nga të reja e fundit që mbërrin nga kryeqyteti kinez. Lajmi është bërë i njohur nga burime pranë delegacionit që përfaqëson kuqezinjtë në evenimentin më madhështor të globit, për sa i përket sportit. Sikurse është bërë e ditur, Kryeministri shqiptar, në takimin që pati të mërkurën me sportistët dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit, u ka premtuar atyre, ndër të tjera, se do t‘i vizitojë edhe në rezidencën e tyre në fshatin olimpik. Por asgjë nuk ka shkuar sipas parashikimeve të Kryeministrit, stafi i të cilit duket se ka qenë pak i informuar rreth procedurave që duhen ndjekur për të mundësuar vizitën e Berishës në brendësi të rezidencës ku janë akomoduar rreth 10500 sportistë nga e gjithë bota. Kërkesa e palës shqiptare është refuzuar nga drejtuesit kinezë të komitetit organizator të lojërave për efekt të ruajtjes së sigurisë në fshatin olimpik, i cili duket si të ndodhej në shtetrrethim. Kjo ka ardhur sigurisht jo për faktin se vizita e Kryeministrit shqiptar mund të cenojë sigurinë, por sepse kërkesa për të bujtur në fshatin olimpik duhej t‘u nënshtrohej procedurave të rrepta, të parashtruara nga organet përkatëse që u kujdesën për ta garantuar atë në këtë rezidencë. Kjo kërkesë duhej të ishte bërë dy muaj përpara, pasi tani organet kineze kanë theksuar se është shumë vonë. Ndërsa fati i ka buzëqeshur ministrit të Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, i cili pasi kishte aplikuar dy muaj më parë, e ka fituar lejen për të vizituar fshatin olimpik dhe në ditët në vazhdim pritet të jetë i pranishëm në ambientet ku stërviten sportistët shqiptarë. Edhe pse ka humbur shansin për të vizituar rezidencën, Kryeministri Berisha ka përjetuar në maksimum emocionet që i ka dhuruar parakalimi i 11 kuqezinjve dhe 6 anëtarëve të delegacionit në sfilatën e hapjes së olimpiadës, ku dhe i ka përshëndetur me dy gishtat lart. Vizita e tij në Kinë do të vazhdojë edhe për pesë ditë të tjera, ku ndër të tjera mendohet se do të ndjekë nga afër garat e para të sportistëve tanë.


Marre nga Gazeta Shqip
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Lojrat Olimpike Pekin 2008 Empty Re: Lojrat Olimpike Pekin 2008

9th August 2008, 11:15
Lojrat Olimpike Pekin 2008 510
Lojrat Olimpike Pekin 2008 610
Lojrat Olimpike Pekin 2008 710

Lojrat Olimpike Pekin 2008 310
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Lojrat Olimpike Pekin 2008 Empty Re: Lojrat Olimpike Pekin 2008

9th August 2008, 11:19
Lojrat Olimpike Pekin 2008 200810
Lojrat Olimpike Pekin 2008 Index10
Lojrat Olimpike Pekin 2008 Index210
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Lojrat Olimpike Pekin 2008 Empty Re: Lojrat Olimpike Pekin 2008

10th August 2008, 15:17
Renditja e deritanishme

1 CHN - China
2 KOR - Korea
3 USA - United States
4 CZE - Czech Republic
5 ITA - Italy
6 JPN - Japan
7 AUS - Australia
7 ESP - Spain
7 NED - Netherlands
10 GBR - Great Britain
10 ROU - Romania
10 THA - Thailand
13 RUS - Russian Fed.
14 FRA - France
15 PRK - DPR Korea
16 CUB - Cuba
17 AUT - Austria
17 HUN - Hungary
17 SWE - Sweden
17 TUR - Turkey
17 VIE - Vietnam
17 ZIM - Zimbabwe
23 ALG - Algeria
23 ARG - Argentina
23 BLR - Belarus
23 CRO - Croatia
23 GEO - Georgia
23 GER - Germany
23 INA - Indonesia
23 SUI - Switzerland
23 TPE - Chinese Taipei
23 UZB - Uzbekistan
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Lojrat Olimpike Pekin 2008 Empty Re: Lojrat Olimpike Pekin 2008

11th August 2008, 20:39
Simboli i Olimpiadës ç'do rreth përfaqëson një kontinent.

Lojrat Olimpike Pekin 2008 Olimpi10


Olimpiada apo Lojrat olimpike (nga greq: Olymp) është një manifestim i garave të ndryshme sportive që mbahej çdo katër vjet në Greqinë e lashtë sikurse mbahet edhe në kohën moderne. Për shumë autorë të lashtësisë ditët e mbajtjes së Olimpiadës kanë shërbyer si data referuese të shpjegimit të ngjarjeve të ndryshme.
Në kohët moderne ky manifestim si traditë nga lashtësia mbahet me disa ndryshime dhe në të marrin pjesë atletë e sportistë nga të gjitha vendet e botës.
Simboli Olimpik modern me pesë rrathët me ngjyra të ndryshme ashtu sikurse edhe flamuri olimpik u propozua nga Pjer de Kubertin në vitin 1914. Pesë rrathët e ndërthurur përfaqësojnë pesë kontinentet e jetuar nga njerëzit në rruzullin tokësor (kontinenti Amerikan konsiderohet si një i vetëm). Ndërthurrja e rrathëve është shenjë e përgjithshmërisë së Lojrave olimpike ku atletët e mbarë botës mblidhen sëbashku. Medaljet për Athina 2004 u bënë të njohura korrikun e kaluar në Pragë. Ana e përparme e medaljeve të 2004 u ndryshua për herë të parë që prej Lojrave Olimpike që u zhvilluan në Amsterdam në 1928. Tipari kryesor i tyre është paraqitja e karakterit grek i treguar në të dyja anët, që mbart vlera të veçanta, që prej kohëve të vjetra e deri më sot, duke reflektuar karakterin e Helenëve. Qëllimi i organizatorëve të Athina 2004 ishte modifikimi i pjesëve kryesore të medaljeve dhe të përfshinin elementë grekë që nxjerrin në pah ndryshimin që kanë pësuar këto lojra nga zanafilla deri në kohët moderne. Athina 2004 kërkoi që të përfshinin perënditë dhe qendra antike e Athinës në dizajn. Grekët e vjetër besonin në perëndinë Nike si perëndia që personifikon fitoren në stadium ashtu si në një fushë beteje. Sipas mitologjisë, Zeusi e dërgoi atë në Tokë për të kurorëzuar fituesit. Zbulimet treguan se Nike shfaqej gjithmonë me krahë, duke zbritur nga qielli për të dorëzuar medaljet e fitores. Medaljet e Athina 2004 do të kenë të gdhendur në njërën anë të medaljes perëndinë Nike që zbret në stadium për të kurorëzuar kampionin, ndërsa në anën tjetër ai është i pranishëm brenda stadiumit të Panathinaikos, stadiumi ku u lindën lojrat olimpike në 1896. Nga lashtësia thuhej se Nike kur jepte medaljet ulej dhe mbante në njërën dorë një kalli misri dhe një kurorë lulesh në tjetrën. Ndërkohë që pjesa e pasme e medaljes ka tre elemente, flakën e përjetshme e Olimpit e cila kalon në 5 kontinente, pishtarin dhe atletin.Medaljet për Athina 2004 u bënë të njohura korrikun e kaluar në Pragë. Ana e përparme e medaljeve të 2004 u ndryshua për herë të parë që prej Lojrave Olimpike që u zhvilluan në Amsterdam në 1928. Tipari kryesor i tyre është paraqitja e karakterit grek i treguar në të dyja anët, që mbart vlera të veçanta, që prej kohëve të vjetra e deri më sot, duke reflektuar karakterin e Helenëve. Qëllimi i organizatorëve të Athina 2004 ishte modifikimi i pjesëve kryesore të medaljeve dhe të përfshinin elementë grekë qënxjerrin në pah ndryshimin që kanë pësuar këto lojra nga zanafilla deri në kohët moderne. Athina 2004 kërkoi që të përfshinin perënditë dhe qendra antike e Athinës në dizajn. Grekët e vjetër besonin në perëndinë Nike si perëndia që personifikon fitoren në stadium ashtu si në një fushë beteje. Sipas mitologjisë, Zeusi e dërgoi atë në Tokë për të kurorëzuar fituesit. Zbulimet treguan se Nike shfaqej gjithmonë me krahë, duke zbritur nga qielli për të dorëzuar medaljet e fitores. medaljesperëndinë Nike që zbret në stadium për të kurorëzuar kampionin.



Përmasat e Pishtarit të Lojërave Olimpike.


Pishtari olimpik, është prej çeliku dhe ka formën e një skije. Është i gjatë 77 cm, i gjerë 10,5 cm, ndërsa peshon 1,9 kg. Nga jashtë është lyer me një ngjyrë të veçantë që mundëson rezistencë të madhe termike që shkon nga -20°C deri 25°C. Pishtari ka një autonomi prej 15 minutash dhe mund të funksionojë deri në 5.000 m lartësi. Flaka e tij ushqehet nga një përzierje hidrokarburesh (40% propilen, 60% butan) që ndodhet brenda pishtarit në një lloj bombole prej alumini.


Lojërat Olimpike Dimërore.


Lojrat olimpike dimërore përparohet që 1924. Ka pasur konteste të sportit dimërore (patinazh) si pjesë të lojrave Olimpike te Londra 1908 dhe Antwerpen 1920. Së pari u mbajtën lojrat olimpike dimërore njëjtin vit si lojrat olimpike verërore. Që 1994 mbahen me ndryshime e dy viteve me lojrat olimpike verërore.


Lojërat e vitit 2006 Torino.


Lojrat olimpike dimerore 2006 në Torino ishte edicioni i XX i tyre ishte zhvillua nga data 10 Shkurt deri më 26 Shkurt 2006 në Torino dhe në 8 qyetete të tjera të krahinës së Piemontes. Nga 10 deri më 19 mars u zhvilluar dhe edicioni i nëntë i Paraolimpiades. Lojrat e fundit dimerore janë zhvilluar në Salt Lake City ndërsa për herë të fundit në Itali në 1956 në Kortina D’Ampeco.

Gjatë zgjedhjës për edicionët e viteve 1998 dhe 2002 kishte pasur shumë debate mbi korrektesine ne procesin e votimit. Skandalët e korrupsionit kishin perfshire dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, ështu që u pa e drejte krijimi i nje sistemi te ri votimi sipas te cilit: Më 19 Qershor 1999 pas kryerjes se votimit komiteti olimpik zgjodhi Torinon si organizator te Lojrave Olpimike Dimerore për vitin 2006. Qyteti italiano verior mori 53 vota kundër 36 të kandidaturës tjetër që ishte qyteti i Sion-it, Zvicër.

Janë 65 vendet, impiante sportive, infrastruktura te ndryshme, fshate olimpike për atletet dhe media. Vetëm ne qytetin e Torinos janë ndërtuar dy salla te reja dhe janë rikonstruktuar 4 ambiente ku do te zhvillohen ndeshje hockey apo gara patinazhi. Për komitetin organizativ te ketyre lojrave detyra nuk ka qenë gjithnje e thjeshtë. Punimet janë ndërprere shpesh nga shoqata te ndryshme ambientaliste te cilat ne fillim te ketij viti themeluan dhe “Comitato Nolimpiade” (Komitetin Jo-Olimpiada).

Ne keto Lojra do te jene te pranishem 85 Komitete Olimpike Kombetare midis te cilave është për here te pare ne historine e saj edhe Shqipëria. Skiatori ynë Erion Tola ka arritur kualifikimin duke kapur normat olimpike dhe ne Torino do te garoje ne Sllallomin Gjigand dhe atë Supergjigand.

Ekzistenca e lojrave olimpike ka cuar ne lindjen e dy betimeve ate te gjyqtareve dhe te atleteve.


Betimet olimpike.


Betimi olimpik i atleteve është shkruar nga Pier dë Kubertë’ (Pierre de Coubertin), dhe është përdorur për herë të parë në Lojrat e vitit 1920 të zhvilluara në Anversa (Antverpen). Në 1920 teksti i betimit u lexua nga sportisti belg Viktor Boin (Victor Boin). Aty thuhej:

Betohemi se do te marrim pjese ne Lojrat Olimpike, me nje shpirt kalorsiak, për nder te vendit tone e për lavdi te sportit.

Disa vite me vone, "BETOHEMI" u zevendesua nga "PREMTOJME" ndersa "VENDIT" nga "SKUADRA". Me rastin e Olimpiades se vitit 2000 qe u zhvillua ne Sidnei, për shkak dhe të ceshtjëve te dopingut u shtua teksti i betimit olimpik te atleteve.


Betimi aktual i Atletëve.


Në emër të të gjithë sportistëve, premtoj se do te marrim pjese ne keto Lojra Olimpike duke mbajtur parasysh regullat dhe duke respektuar ato, për te ruajtur shpirtin e vertete te sportivitetit, për një spor pa doping, pa drogë, për lavdi te sportit e për nder te skuadrave tona. Betimi i gjyqtareve u perdor për here te pare ne Olimpiaden e 1972 ne Mynih. Ai sot është: Ne emer te te gjithe gjyqtareve dhe zyrtareve te garave, premtojme se ne keto Lojra Olimpike do te permbushim detyrat tona me paanshmeri te plote, duke mbajtur parasysh rregullat dhe duke respektuar ato për te ruajtur shpirtin e vertete te sportivitetit. Flaka Olimpike

Flaka Olimpike e Olimpides se Torinos u ndez ne qytetin e Olimpia, ne Greqi, me 27 nentor te 2005 me ceremonine tashme te zakonshme qe paraprin çdo zhvillim te Lojrave Olimpike qofshin keto dimerore. Flaka ndodhet ne altarin e tempullit te Estia-s, kalon perpara monumentit te Pier dë Kubertë’ (Pierre de Coubertin) . Flaka ka shkuar ne Itali me 8 dhjetor. Tedofori i pare për flaken e lojrave dimerore te Torinos ishte Presidenti i Italise Carlo Azeglio Ciampi i cili pas nje ceremonie te mbajtur ne sheshin Kuirinale (Quirinale) ja dorezoi ate, Stefano Baldini-it. Pasi te kete qarkulluar ne shume qytete italiane ne shkurt te 2006, do te ndizet dhe pishtari i madh Olimpik. Ceremonia e rastit do te zhvillohet ne Stadiumin Bashkiak te Torines qe për shkak te Lojrave ka marre emrin Stadiumi Olimpik. Pishtari Olimpik Pishtari olimpik, është prej c eliku dhe ka formen e nje ski-je. Ajo është e gjate 77 cm e gjere 10,5 cm, ndersa peshon 1,9 kg. Nga jashte është lyer me nje boje te vecante qe mundeson rezistence te madhe termike qe shkon nga -20°C deri 25°C. Pishtari ka nje autonomi prej 15 minutash dhe mund te funksionoje deri ne 5.000 m lartesi. Flaka e tij ushqehet nga nje perzjerje hidrokarburesh (40% propilen, 60% butan) qe ndodhet brenda pishtarit ne nje lloj bombole prej alumini.

Disa te dhena interesante qe kane te bejne me Lojrat Olimpike Dimerore qe do te zhvillohen vitin e ardhshem ne qytetin e Torinos. • 17 janë ditet qe ky eveniment do te zgjase: 10 deri 26 shkurt; • 15 janë disiplinat: biatlon, bob, kombinimi nordik(ecje dhe hedhje me ski), kurling, stil i lire snoubord, hokei ne akull, pattinazh artistik, gara shpejtesie ne akull, hedhje me ski, ski alpin, maratone me ski, short track, skeleton, gara me slite, gara ne snowboard. 7 qytete do të presin ekipet olimpike, ku do të zhvillojnë garat: Torino, Bardonekia, Kazana, Pinerolo, Praxhelato, Soz d'uls, Sestrie.

3 janë fshatrat olimpike qe do te presin atletët pjesëmarrës (Torino, Bardonekia e Sestriere)

85 komitete olimpike kombëtare do të ndjekin nga afër Lojërat Olimpike "Torino 2006".

84 janë titujt qe do te jepen ne 17 ditet e ketij aktiviteti

2.500 është numri i atleteve do të përfaqësojnë vendet e tyre në 15 disiplinat e Lojërave Olimpike Dimërore.

2.300 është numri i përfaqësuesve nga Komiteti Olimpik Nderkombetar, komiteteve olimpike kombëtare dhe federatave qe do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të lojërave.

650 janë gjyqtarët do t'i gjykojnë garat ne 15 disiplinat sportive.

10.000 përfaqësues të mediave nga gjithë bota do të transmetojnë ngjarjen më të rëndësishme të vitit, Lojërat Olimpike Dimërore "Torino 2006".

1 milion mendohet te jete numri i spektatorëve qe mendohet se do ta ndjekin nga afër zhvillimin e lojërave. 1,7 miliarde euro është shifra e investuar për keto lojra.

P.s Këto janë informacione të përgjithshme për Lojërat Olimpike që nga fillimet deri më sot.


Vazhdon me Organizimet që po ndodhin në Pekin.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Lojrat Olimpike Pekin 2008 Empty Re: Lojrat Olimpike Pekin 2008

11th August 2008, 20:43
Pallati i qitjes i Pekinit.

Lojrat Olimpike Pekin 2008 Pallat11

Stadium kombëtar i mbyllur.

Lojrat Olimpike Pekin 2008 Stadiu10
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Lojrat Olimpike Pekin 2008 Empty Re: Lojrat Olimpike Pekin 2008

11th August 2008, 20:46
Lojrat Olimpike Pekin 2008 410Lojrat Olimpike Pekin 2008 510Lojrat Olimpike Pekin 2008 610
Sponsored content

Lojrat Olimpike Pekin 2008 Empty Re: Lojrat Olimpike Pekin 2008

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi