Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Shok me te atin, trafikon tre vajza Empty Shok me te atin, trafikon tre vajza

28th September 2008, 20:03
Shok me te atin, trafikon tre vajza



GJIROKASTER - Policia greke riatdheson tre vajza, dy nga te cilat motra dhe te dyshuarin si trafikant klandestinesh qe do i dergonte deri ne destinacion. Mbremjen e se premtes, autoritetet helene kane kthyer ne piken kufitare te Kakavijes tre te rejat dhe 33-vjecarin Pellumb Balashi qe i shoqeronte, pasi ishin kapur pa dokumente te rregullta ndersa kishin hyre disa kilometra ne token e vendit fqinj. Por dy dite para se te kapeshin, babai i dy motrave, emrat u mbajten sekret nga policia, kishte bere denoncim ne komisariatin e Elbasanit per zhdukjen e tyre pa adrese. Dyshohet se ato kane paguar nga 700 euro per te kaluar ne Greqi dhe Balashi sipas policise dhe rrefimit te vajzave, ka qene i njohur i babait te tyre.

Rrefimi

Burime zyrtare te policise se Gjirokastres thane se arrestuan 33-vjecarin Pellumb Balashi, nga fshati Bardhaj i Beratit dhe moren ne pyetje tre vajzat e moshes 18-25 vjece, nga Elbasani. Levizja e policise kishte ardhur menjehere pas denoncimit te nje 50 vjecari per humbjen e dy vajzave te tij, ndersa ne shtepi nuk gjendej as nje shoqja e tyre. Gjate denoncimit ai ka dhene edhe dyshimet per personin qe mund t'i kishte mashtruar. Por nuk ka qene policia shqiptare qe zbuloi kater personat e denoncuar, por ajo greke, qe i ka kapur afer Janines dhe me pas riatdhesuar ne Kakavije. Nga verifikimi i kryer ka rezultuar se vajzat nuk kishin kaluar nepermjet doganes dhe po keshtu 33-vjecari Balashi. "Ai vinte shpesh ne shtepine tone pasi ishte shok me babane", i kane pohuar te dy motrat agjenteve antitrafik te policise se Gjirokastres. Gjate bisedave te zhvilluara me te larg syve te prinderve, te dy motrat mesuan se ai mund t'i conte pa dokumente ne Greqi, kundrejt nje shperblimi te caktuar. "Pasi siguruam shumen e te hollave se bashku me nje shoqen tone vendosem te shkonim ne Greqi, pa dokumente", kane vijuar historine e tyre ne polici te dyja motrat. Pasi i kishin paguar 2100 euro shokut te babait te tyre, ai i ka kaluar pa dokumente per ne Greqi ne nje zone malore te kufirit te gjelber midis dy shteteve.

Kthimi

Por pasi kane bere disa kilometra rruge te tre klandestinet jane ndaluar nga policia greke dhe ne mungese te dokumenteve ato jane kthyer serish ne doganen e Kakavijes. Nderkohe largimi i tyre pa adrese nga shtepia ka vendosur ne alarm familjaret e te dyja motrave. "Ne daten 25 shtator 2008, Agim T., babai i dy motrave me banim ne qytetin Elbasan, ka denoncuar ne polici per zhdukjen enigmatike te vajzave te tij", thone burimet policore. "Ne dyshojme per dergim ne Greqi te tre vajzave me qellim trafikimin e tyre por ende nuk kemi prova te forta qe te ngreme akuze te tille", deklaruan mbreme per gazeten "Koha Jone" burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Elbasanit. Ajo beri te ditur se prinderit e dy motrave dhe vajza tjeter, shoqe e tyre, shkuan ne Gjirokaster ku terhoqen femijet e tyre per t'i rikthyer ne shtepi. Nderkohe, paraprakisht, mbi 33-vjecarin Balashi rendon akuza per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, kundrejt fitimit".

"Vajzat erdhen me deshiren e tyre, nuk i mashtrova"

Ndaj 33 vjecarit eshte marre menjehere masa e arrestit nen akuzen e "trafikut te qenieve njerezore". Gjate marrjes ne pyetje te vajzave ka rezultuar se per te mberritur deri ne Greqi, ku jane shprehur se do te punonin se bashku, kane paguar 700 euro secila. Parate i jane paguar pikerisht udherrefyesit, i cili ka pasur edhe njohje me familjen e dy motrave. Policia tha se hetimet po kryhen nga prokuroria e Gjirokastres per te zbuluar detaje te tjera te trafikut dhe nese ekzistojne mundesite qe vajzat te perdoreshin per qellime prostitucioni ne shtetin fqinj, apo do te perfundonin tek te afermit e tyre. Vajzat kane mohuar te ishin trafikuar me kete qellim, porse ishin larguar me deshire. Edhe i dyshuari Pellumb Balashi ka mohuar t'i kishte rrembyer apo mashtruar tre vajzat per t'i derguar ne Greqi apo t'i shfrytezonte. "Ato me kerkuan qe t'i ndihmoja per te shkuar ne Greqi tek te afermit e tyre, duke me ofruar edhe shumen 2100 euro secila per kete sherbim", mesohet te jete shprehur 33 vjecari qe pritet te dale para gjykates per akuzen e ngritur.



Ne dy muaj, 7 vajza te kapura

Tre vajzat e kapura nga policia greke dhe me pas te riatdhesuara, cojne ne shtate numrin e femrave qe kane tentuar te kalojne ilegalisht kufirin me destinacion mberritjen ne Greqi. Dy muaj me pare ishte policia e Sarandes qe kapi dy te mitura 17 vjecare nga Tirana, te cilat ishin arratisur nga qendra e Linzes ku dhe trajtoheshin, pasi nuk i pranonin familjet. Ato tentonin te futeshin ne Greqi prej dy muajsh, por policia i ka zbuluar duke i derguar menjehere ne qendren "Vatra" te Vlores. Disa jave me pas po ne qytetin e Sarandes, pas denoncimit te bere ne fillim te muajit shtator nga familja ne policine e Durresit, agjentet gjeten dy vajza te tjera te mitura, 15 dhe 16 vjece, qe ishin larguar pa adrese nga shtepia. Ato kane qene ne shoqerine e nje djali, ndersa tentonin te shkonin ne Athine me qellime te nje punesimi. Gjate marrjes ne pyetje ato jane shprehur se ishin larguar me deshiren e tyre, kurse familjaret bene me dije se me vete vajzat kishin marre dhe nje sasi parash. Te miturat iu kthyen familjeve te tyre pas hetimeve paraprake.

Policia e Gjirokastres tha se rreth ores 21:00 te se premtes, te kater personat kishin kaluar kufirin shqiptaro-grek ne menyre te paligjshme. I dyshuari Balashi ka perfituar 2100 euro nga ky trafikim, shume e cila mesohet se i eshte gjetur gjate kontrollit fizik te kryer nga policia kufitare.

Numerohen te pakten 120 persona te kthyer ne piken kufitare te Kakavijes, apo te arrestuar nga policia kufitare ne perpjekje per te kaluar ne Greqi. Shifra I referohet operacioneve te zhvilluara pergjate dy muajve te fundit ne brezin kufitare ne bashkepunim me policine helene.

E Diele, 28 Shtator 2008 K J
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi