Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Filmi kosovar "Shok" nominohet per Oscars Empty Filmi kosovar "Shok" nominohet per Oscars

25th February 2016, 21:58
Message reputation : 100% (1 vote)
Filmi kosovar "Shok" nominohet per Oscars Largea10
Për nëntë ditë, duke nisur nga sot filmi “Shok” do të projektohet për publikun amerikan, në IFC Center, një nga qendrat më të njohura të Teatrit dhe kinemasë në New York.

Kur duhen vetëm tre ditë nga ndarja e çmimeve “Oscar”, prodhimi kosovaro-britanik, që është lakuar nga kritikët si pretendent për katëgorinë e filmit të shkurtër, do të përfshihet në listën e filmave për t’u shkarkuar edhe ne iTunes në Shtetet e Bashkuara, brenda kësaj jave.

Sipas mediave kosovare, në Europë, “Shok”, është ndër pesë filmat më të shkarkuar në aplikacionin e Apple.

Në të fundit shkrim të Los Angelos Time, Glenn Whipp, gazetari që çdo vit bën parashikimet për fituesit e Oscar, simbolikisht votën e tij e jep për filmin “Shok’.

Për dy konkurentët e tjerë, për filmin “Ave Maria” thotë se është një satirë gjeopolitike, që meriton disa vota sikundër edhe komedia “Stutterer”, por ne si Los Angelos Time, shkojmë me “Shok”, një film i cili në fund të lë një pershtypje, që të shoqëron për një kohë të gjatë.

Tv Klan
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Filmi kosovar "Shok" nominohet per Oscars Empty Re: Filmi kosovar "Shok" nominohet per Oscars

28th February 2016, 19:53
Message reputation : 100% (1 vote)
ZDF: Filmi “Shok”, një histori që Evropa e bota e kanë harruar

Televizioni gjerman ZDF, ka bërë një reportazh për filmin kosovar “Shok”, i nominuar në kategorinë për filmin më të mirë të huaj në metrazhin e shkurtër, në Oscar.

“Kur të shpërndahen çmimet në Oscar, një ndër kandidatët më entuziast në këtë mbrëmje do të jete filmi që askush nuk e kishte menduar”.

“Një histori dhe një kapitull që Evropa dhe bota pothuajse e kanë harruar. Shpërbërja e përgjakshme e ish-Jugosllavisë. Ishte koha kur perdja e hekurt i regjimit në Beograd u thye dhe një copë Evropë që ishte e zhytur në luftë”, thuhet në reportazhin e ZDF-së.

Sipas televizionit gjerman, fati dramatik i Kosovës, pasqyrohet në miqësinë e dy djemve në filmin “Shok”.

Më pas reportazhi i bënë një përshkrim filmit dhe protagonistëve të tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi