Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Energjetika konfirmon rezervat e naftes Empty Energjetika konfirmon rezervat e naftes

12th January 2008, 18:40
E Shtune, 12 Janar 2008


Autoritetet shqiptare te energjetikes kane konfirmuar faktin se ne territorin shqiptar eshte zbuluar nje rezerve gjigante nafte dhe gazi natyror nga kompania amerikane “Gustavon”, qe zhvilloi kerkimet per llogari te kompanise zvicerane “Manas Oil Corporation”, e cila vitin qe shkoi nenshkroi kontrate me qeverine shqiptare per kerkimin e naftes ne vendin tone. Agjencia e Burimeve Natyrore eshte ne dijeni te ketij fakti, ekspertet e te ciles thane se edhe me pare dyshohej per rezerva naftembajtese dhe gazi ne rajonin Tirane-Shkoder dhe Patos-Marinze. Kompania zvicerane, “Manas Petroleum Corporation” ka njoftuar nje dite me pare, nepermjet nje deklarate zyrtare, se jane zbuluar ne bllokun A, B, D dhe E ne Shqiperi 2.987 miliarde fuci me nafte dhe me gaz. Ne Agjencine Kombetare te Burimeve Natyrore (AKBN), po punohet per pergatitjen e dokumentacioneve perkatese per zonat e caktuara studimore per t'i dhene ato me marreveshje hidrokarbure, sikurse eshte percaktuar edhe ne ligjin perkates. Sipas burimeve te mesiperme, zonat ende te pastudiuara jane blloqet e lira, si ato ne zonat juglindore ne Pogradec, Librazhd, zona jugperendimore nga Vlora deri ne Sarande, Delvina, Erseka, Gjirokastra. Njekohesisht, zona potenciale per studim dhe kerkim jane edhe ato qe shtrihen nga Lushnja, Berati, Fieri, Mallakastra dhe deri ne Vlore, apo dhe nga zona Tirane, Durres deri ne Lushnje. Kerkimet per nafte dhe gaz nga kompanite e huaja nisen ne Shqiperi me fillimin e pluralizmit politik, kur ne fund te vitit 1991, u firmos e para marreveshje hidrokarbure me kompanine amerikane "Occidental", e cila u pasua nga te tjera prurje te kompanive te njohura si "Shell", "OMW" etj. Kerkimet jane shtrire pergjate gjithe kesaj periudhe ne toke dhe ne det, pasi ish-Agjencia Kombetare e Hidrokarbureve permes nje studimi te hollesishem, percaktoi dhe blloqet per kerkim nafte dhe gazi ne Shqiperi. Vlera e investimeve nga mbi 15 kompani te huaja gjate gjithe ketyre viteve ka arritur ne mbi 500 milione dollare. Aktualisht, ne nxjerrje nafte punohet ne zonen naftembajtese Patos-Marinez, e studiuar qe ne vitet ‘30-te dhe me pas, ku rezervat gjeologjike te naftes ne te vleresohen, sipas specialisteve, ne rreth 1,3 miliarde tone nafte, sasi e barabarte me 30 milione tone nafte, e vleresuar me 6,5 miliarde usd, por ku ende shfrytezohet rreth 20% e saj, pasi nevojiten investime te rendesishme per teknologjite e nxjerrjes se naftes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi