Rezervat e naftës së Shpiragut pasuri kombëtare
20th March 2016, 22:18
Rezervat e naftës së Shpiragut pasuri kombëtare
Rezervat e naftës së Shpiragut pasuri kombëtare
Kasta, media, pseudo opozita dhe shoqëria civile shpikin probleme që nuk janë probleme dhe “harrojnë” plaçkitjen sistematike që po i bëhet vendit përditë.
Pasuritë e nëntokës shqiptare janë kthyer në mallkim për shqiptarët. Në vend që pasuritë të shërbenin për modernizimin e vendit, ato janë kthyer në garanci për vazhdimin e Demokraturës.
Ardhja e një kompanie gjigande si SHELL, është tregues i qartë se këtu bëhet fjalë për lumenj ari të zi.
Rezervat e naftës së Shpiragut dhe ato të Dumresë, janë më se të mjaftueshme për të larë borxhin publik , për të ndërtuar ekonominë moderne shqiptare, për të ndërtuar një infrastrukturë moderne, për të 10 fishuar rrogat dhe pensionet, për të ndërtuar qindra spitale, shkolla dhe shërbime publike. Ato llogariten në miliarda fuçi nafte që përkëthehen në qindra miliarda euro, 10 fishi i GDP-së së sotme të vendit.
Ndërkohë Shqipëria përfiton vetëm 1% të naftës së nxjerrë, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare ku minimiumi është fifty-fifty ose 50%. Askush nuk flet për përdorim publik të tyre si bëjnë vende normale si Norvegjia ose të paktën të ndërtoheshin rafineri shqiptare për ti rritur vlerën e shtuar kësaj pasurie kombëtare.
Katastrofa tjetër është metoda e nxjerrjes së naftës duke e nxjerrë shpejt dhe duke shkatërruar vendburimet për përdorim të ngadalshëm. Plaçkitja shtohet edhe më tej, ku mungesa e investimeve afatgjate apo ndërtimi i rrjeteve të gazit do ndihmonte qytetarët dhe ekonominë e vendit.
Shqiptarëve iu thuhet se nuk keni nevojë për demokraci, ushtri dhe ekonomi, besoni tek kasta se zhvillimi po vjen ngadalë dhe thjesht duroni.
Inoranca, varfëria manipulimi i përditshëm i bën shqiptarët të harrohen dhe intelektualët të blihen. E gjithë kjo pasuri nuk është në duart e shqiptarëve por një grushti njerëzish që e përdorin për të blerë mbështetjen e të huajve dhe militantëve injorantë. Kontratat dhe informacionet mbahen ende në errësirë prej pusht/etit të djeshëm dhe të sotëm, në kundërshtim me detyrimin kushtetues për Trasparencë totale të aktivitetit shtetëror.
Shqipëria është kthyer në një vend afrikane me diktatorë të bardhë. Qeveritë antikombëtare duhet të rrëzohen urgjentisht . Shqiptarët duhet të marrin në kontroll vendin e tyre duke kërkuar një Kushtetutë të re, ku vendimet i marrin qytetarët me referendume dhe jo më partitë apo elitat lehtësisht të manipulueshme nga peshkaqenë kombëtarë apo ndërkombëtarë.
Së bashku Guxojmë!
Bashkohemi levizjes shqipON, për Demokraci Pjesëmarrëse!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|