Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Orfe@
Orfe@
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 07/11/2008
Postime : 5
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Jeronim De Rada (1814 - 1903)

8th November 2008, 17:15
Jeronim De Rada (1814 - 1903) 200px-Derada

Jeronim De Rada (1814 - 1903)



Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. 

Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin XIX ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën e dashurisë për atdheun e të parëve, gjuhën, zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një forcë të veçantë vetëdijen e tyre shqipatre edhe në fushën e lëvizjes kulturore e letrare. Letërsia e re që lindi tek arbëreshët përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli, me gjithë tiparet e veçanta që buronin nga kushtet në të cilat ndodheshin të mërguarit, ishte një degë e letërsisë shqiptare të kohës, e lindur si shprehëse e idealit të çlirimit të atdheut. Prandaj, në qendër të kësaj letërsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e të lavdishme të popullit tonë dhe, në rradhë të parë, i kohës së Skënderbeut. Tipari themelor i jetës politike të Italisë në gjysmën e parë të shekullit XIX në Itali eci përpara proçesi i shuarjes së marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit të marrdhënieve të reja kapitaliste. Italinë, veçanërisht pjesën jugore të saj e dallonte një prapambetje dhe varfëri e madhe

Pikërisht në këto kushte i dhanë hov lëvizjes kombëtarepër çlirimin e vendit. Në krye të lëvizjes së masave në vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtë e karbonarëve.

Lufta e tyre arriti një rezultat të pjesshëm: kufizimi i absolutizmit përmes kushtetutës. Në vitet `30 doli në skenë oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, që rrithte nga shtresat e borgjezisë së vogël. Ajo veproi përmes kompllotesh e kryengritjesh, të cilat dështuan, sepse organizata nuk nuk mbështetej në masat e gjera të popullit. Të njëjtin fat pësuan edhe aksionet revolucionare popullore në vitet 1848-`49, kur levizja për çlirimin e Italisë u ngrit në një shkallë të re dhe mori përpjestime shumë të gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisë u arrit vetëm në vitin 1867 dhe u konsolidua plotësisht me 1870. Frytet e fitores i korrën borgjezia e madhe dhe çifligarët liberalë, të cilët nuk i plotësuan kërkesat e masave për ndryshime shoqërore, madje as për republikë dhe e bashkuan Italinë nën dinastinë e Savojës. Një rol të ndjeshëm në ngjarjet e kohës luajtën edhe arbëreshët, që në lëvizjen për çlirimin e zhvillimin demokratik të vendit shfaqën një heroizëm e shpirt sakrifice të rrallë. 

Në këto kushte, te bashkatdhetarët tanë përtej detit lindi një veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, që u dendësua sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet përherë e më të dendura me lëvizjen kombëtare të Shqipërisë, me rrethet politike të ngulimeve të ndryshme shqiptare dhe me personalitetet më të shquara që ishin në krye të kësaj lëvizjeje. Letërsia arbëreshe e shekullit XIX kishte si tipar të saj kryesor patriotizmin. Duke qenë shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakënaqësisë ndaj kushteve shoqërore, ajo, që në fillim i kushtoi vëmendje të veçantë problematikës shoqërore.

Për frymën demokratike të letërsisë arbëreshe dëshmon edhe interesi që u tregua për luftën çlirimtare të popujve të tjerë. Kjo letërsi gjeti shprehjen e vet përmes drejtimit letrar të romanticizmit, po u ushqye nga një filozofi që, me racionalizmin e saj, dukej se binte në kundërshtim me "etjen për pafundësi„ dhe "kultin e ndjenjës„, që e dallonte këtë drejtim nga filozofia iluministe.

Figura më e ndritur e kësaj letërsie dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë është Jeronim De Rada.

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.
Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.

Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Djali u njoh me folklorin, që i zbuloi atij shpirtin e popullit të vet. Po në këtë kohë ai njohu një vajzë të varfër, të bijën e një bariu, që e afroi me njerëzit e thjeshtë dhe i frymëzoi vjersha të ngrohta dhe të ndiera. Një botë më e gjerë u hap para De Radës së ri më 1834, kur i ati e dërgoi të studionte për drejtësi në Napoli, qendër e madhe kulturore-politike e Italisë së Jugut. Aty i riu arbëresh u njoh me lëvizjen letraree politike të kohës, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parë e botuar "Këngët e Milosaos„, që shënonte agimin e një periudhe të re për letërsinë kombëtare. Kjo vepër hodhi kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve:

"Erdhi dita e Arbërit„!

Vepra "Këngët e Milosaos„ u botua më 1836. Poema, me vlerat e saj të spikatuar ideore dhe artistike, e bëri të njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbëreshëve. Që nga ajo kohë fillon për De Radën një rrugë e re: rruga e përpjekjeve aktive për t'i dhënë dritë atdheut të të parëve. Po atë vit ai u shtrëngua të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshat, për shkak të kolerës që kishte rënë në Napoli. Pa shkuar asnjë vit poeti mori pjesë në një komplot për të përmbysur regjimin absolutist të Burbonëve. Komploti dështoi dhe poeti, për t'i shpëtuar burgosjes ose dënimit me vdekje, u detyrua të jetonte gjashtë muaj si komit.

Edhe më vonë, kur ai bënte praktikën si avokat në Napoli, policia e gjurmonte si njeri të dyshimtë. Më në fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punë dhe u shtrëngua të hynte si mësues privat në një familje fisnike të Napolit.

Më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë, "Serafina Topia„ e cila më tepër sesa një poemë dashurie, ishte një himn për bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve. Censura burbone, duke kuptuar idetë liridashëse të librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë, poeti vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke plotësuar "Milosaon„ me këngë të tjera, duke botuar, për herë të dytë poemën "Serafina Topia„ dhe tragjedinë "Numidët„(italisht). Në këtë periudhë De Rada u bë i njohur edhe jashtë kufijve të Italisë. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare të vitit 1848 e gjetën De Radën duke mbrojtur aktivisht pikëpamjet përparimtare përmes gazetës së tij "Arbëreshi i Italisë„. Shpërthimi i reaksionit të egër e detyroi atë të mbyllte gazetën e të tërhiqej në fshatin e lindjes "për të pritur kohë më të mira„. Megjithatë, poeti, nëpërmjet punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë politike. Në këtë kohë ai iu kushtua më tepër çështjes kombëtare shqiptare. Më 1849, pas përpjekjeve aktive të De Radës, në kolegjin e Shën-Adrianit u vendos mësimi i shqipes dhe poeti u bë mësues is saj., po pas tre vjetësh u pushua nga puna për idetë e tij përparimtare. 

Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë në dritë Rrëfimet e Arbrit, katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e tij të para. Këto novela dalloheshin për një romantizëm me karakter të stuhishëm, për thellësi lirizmi, por kishin edhe ërrësi dhe copëzim. Më 1850 poeti u martua me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Pas vitit 1860 ai filloi të boronte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, që mbështetnin aktivisht çështjen shqiptare, si "Parimet e estetikës„(1861), "Lashtësia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi të një poeme arbëreshe„(1866) etj. Më 1878 poeti ngriti hapur zërin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, duke protestuar me forcë kundër cënimit të terësisë tokësore të Shqipërisë. Ai tashmë ishte lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare dhe atdheun e të parëve dhe militonte në dobi të kësaj çështjeje edhe nëpërmjet publiçistikës. Kështu, më 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare "Flamuri i Arbrit„, që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Vitet e fundit të jetës qenë të rënda e të mundimshme. Fatkeqësitë e rënda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtën poetin, përkundërazi ai u bë më i zjarrtë se kurrë në veprimtarinë e tij poetike e krijuese. Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu i pafat„, poemën "Gjon Huniadi„ variantin e fundit të "Serafina Topisë„, me titull "Një pasqyrë e jetës njerëzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.

Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Re: Jeronim De Rada (1814 - 1903)

1st March 2014, 08:48
Hyrje

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin XIX ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën e dashurisë për atdheun e të parëve, gjuhën, zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një forcë të veçantë vetëdijen e tyre shqipatre edhe në fushën e lëvizjes kulturore e letrare. Letërsia e re që lindi tek arbëreshët përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli, me gjithë tiparet e veçanta që buronin nga kushtet në të cilat ndodheshin të mërguarit, ishte një degë e letërsisë shqiptare të kohës, e lindur si shprehëse e idealit të çlirimit të atdheut. Prandaj, në qendër të kësaj letërsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e të lavdishme të popullit tonë dhe, në rradhë të parë, i kohës së Skënderbeut. Tipari themelor i jetës politike të Italisë në gjysmën e parë të shekullit XIX në Itali eci përpara proçesi i shuarjes së marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit të marrdhënieve të reja kapitaliste. Italinë, veçanërisht pjesën jugore të saj e dallonte një prapambetje dhe varfëri e madhe
Pikërisht në këto kushte i dhanë hov lëvizjes kombëtarepër çlirimin e vendit. Në krye të lëvizjes së masave në vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtë e karbonarëve.
Lufta e tyre arriti një rezultat të pjesshëm: kufizimi i absolutizmit përmes kushtetutës. Në vitet `30 doli në skenë oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, që rrithte nga shtresat e borgjezisë së vogël. Ajo veproi përmes kompllotesh e kryengritjesh, të cilat dështuan, sepse organizata nuk nuk mbështetej në masat e gjera të popullit. Të njëjtin fat pësuan edhe aksionet revolucionare popullore në vitet 1848-`49, kur levizja për çlirimin e Italisë u ngrit në një shkallë të re dhe mori përpjestime shumë të gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisë u arrit vetëm në vitin 1867 dhe u konsolidua plotësisht me 1870. Frytet e fitores i korrën borgjezia e madhe dhe çifligarët liberalë, të cilët nuk i plotësuan kërkesat e masave për ndryshime shoqërore, madje as për republikë dhe e bashkuan Italinë nën dinastinë e Savojës. Një rol të ndjeshëm në ngjarjet e kohës luajtën edhe arbëreshët, që në lëvizjen për çlirimin e zhvillimin demokratik të vendit shfaqën një heroizëm e shpirt sakrifice të rrallë.
Në këto kushte, te bashkatdhetarët tanë përtej detit lindi një veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, që u dendësua sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet përherë e më të dendura me lëvizjen kombëtare të Shqipërisë, me rrethet politike të ngulimeve të ndryshme shqiptare dhe me personalitetet më të shquara që ishin në krye të kësaj lëvizjeje. Letërsia arbëreshe e shekullit XIX kishte si tipar të saj kryesor patriotizmin. Duke qenë shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakënaqësisë ndaj kushteve shoqërore, ajo, që në fillim i kushtoi vëmendje të veçantë problematikës shoqërore.
Për frymën demokratike të letërsisë arbëreshe dëshmon edhe interesi që u tregua për luftën çlirimtare të popujve të tjerë. Kjo letërsi gjeti shprehjen e vet përmes drejtimit letrar të romanticizmit, po u ushqye nga një filozofi që, me racionalizmin e saj, dukej se binte në kundërshtim me "etjen për pafundësi„ dhe "kultin e ndjenjës„, që e dallonte këtë drejtim nga filozofia iluministe.
Figura më e ndritur e kësaj letërsie dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë është Jeronim De Rada.
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.
Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.
Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Djali u njoh me folklorin, që i zbuloi atij shpirtin e popullit të vet. Po në këtë kohë ai njohu një vajzë të varfër, të bijën e një bariu, që e afroi me njerëzit e thjeshtë dhe i frymëzoi vjersha të ngrohta dhe të ndiera. Një botë më e gjerë u hap para De Radës së ri më 1834, kur i ati e dërgoi të studionte për drejtësi në Napoli, qendër e madhe kulturore-politike e Italisë së Jugut. Aty i riu arbëresh u njoh me lëvizjen letraree politike të kohës, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parë e botuar "Këngët e Milosaos„, që shënonte agimin e një periudhe të re për letërsinë kombëtare. Kjo vepër hodhi kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve:
"Erdhi dita e Arbërit„!
Vepra "Këngët e Milosaos„ u botua më 1836. Poema, me vlerat e saj të spikatuar ideore dhe artistike, e bëri të njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbëreshëve. Që nga ajo kohë fillon për De Radën një rrugë e re: rruga e përpjekjeve aktive për t'i dhënë dritë atdheut të të parëve. Po atë vit ai u shtrëngua të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshat, për shkak të kolerës që kishte rënë në Napoli. Pa shkuar asnjë vit poeti mori pjesë në një komplot për të përmbysur regjimin absolutist të Burbonëve. Komploti dështoi dhe poeti, për t'i shpëtuar burgosjes ose dënimit me vdekje, u detyrua të jetonte gjashtë muaj si komit.
Edhe më vonë, kur ai bënte praktikën si avokat në Napoli, policia e gjurmonte si njeri të dyshimtë. Më në fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punë dhe u shtrëngua të hynte si mësues privat në një familje fisnike të Napolit.
Më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë, "Serafina Topia„ e cila më tepër sesa një poemë dashurie, ishte një himn për bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve. Censura burbone, duke kuptuar idetë liridashëse të librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë, poeti vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke plotësuar "Milosaon„ me këngë të tjera, duke botuar, për herë të dytë poemën "Serafina Topia„ dhe tragjedinë "Numidët„(italisht). Në këtë periudhë De Rada u bë i njohur edhe jashtë kufijve të Italisë. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare të vitit 1848 e gjetën De Radën duke mbrojtur aktivisht pikëpamjet përparimtare përmes gazetës së tij "Arbëreshi i Italisë„. Shpërthimi i reaksionit të egër e detyroi atë të mbyllte gazetën e të tërhiqej në fshatin e lindjes "për të pritur kohë më të mira„. Megjithatë, poeti, nëpërmjet punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë politike. Në këtë kohë ai iu kushtua më tepër çështjes kombëtare shqiptare. Më 1849, pas përpjekjeve aktive të De Radës, në kolegjin e Shën-Adrianit u vendos mësimi i shqipes dhe poeti u bë mësues is saj., po pas tre vjetësh u pushua nga puna për idetë e tij përparimtare.
Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë në dritë Rrëfimet e Arbrit, katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e tij të para. Këto novela dalloheshin për një romantizëm me karakter të stuhishëm, për thellësi lirizmi, por kishin edhe ërrësi dhe copëzim. Më 1850 poeti u martua me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Pas vitit 1860 ai filloi të boronte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, që mbështetnin aktivisht çështjen shqiptare, si "Parimet e estetikës„(1861), "Lashtësia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi të një poeme arbëreshe„(1866) etj. Më 1878 poeti ngriti hapur zërin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, duke protestuar me forcë kundër cënimit të terësisë tokësore të Shqipërisë. Ai tashmë ishte lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare dhe atdheun e të parëve dhe militonte në dobi të kësaj çështjeje edhe nëpërmjet publiçistikës. Kështu, më 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare "Flamuri i Arbrit„, që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Vitet e fundit të jetës qenë të rënda e të mundimshme. Fatkeqësitë e rënda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtën poetin, përkundërazi ai u bë më i zjarrtë se kurrë në veprimtarinë e tij poetike e krijuese. Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu i pafat„, poemën "Gjon Huniadi„ variantin e fundit të "Serafina Topisë„, me titull "Një pasqyrë e jetës njerëzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.
Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Re: Jeronim De Rada (1814 - 1903)

1st March 2014, 08:48
Këngët e Milosaos

Këngët e Milosaos është vepra e parë e De Radës dhe më e njohura. Me këtë poemë liroko-epike tepër të veçantë poeti afirmohej si individualitet i fuqishëm dhe origjinal. Skema e subjektit të poemës është e njohur në letërsinë sentimentale dhe romantike, një dashuri e kundërshtuar nga mjedisi. Po kërij motivi të njohur De Rada i jep një freski të jashtëzakonshme. Thjeshtësia në dukje e fabulës dhe subjektit lind iluzionin për thjeshtësi të idesë. Në të vërtetë, mesazhi i kësaj vepre është kuptuar në mënyra të ndryshme nga studjuesit: disa mendojnë se në qendër të poemës është ideja patriotike, disa janë për idenë e dashurisë në luftë me paragjykimet shoqërore, të tjerë thonë se qëndrore është ideja e afirmimit të dashurisë si ide e madhe njerëzore.
Po të analizojmë me kujdes veprën, do të shohim se ideja e luftës së ndjenjës së pastër me paragjykimet e mjedisit është tepër e fuqishme, ajo i përshkon të gjitha këngët, ajo organizon konfliktin e protagonistëve me shoqërinë dhe me rethanat, kurse ideja patriotike rrjedh në vepër më tepër si rrymë e nëndheshme, e cila, megjithatë, njeh shpërthime të fuqishme e tronditëse. Edhe kjo ide bëhet bazë për një konflikt tjetër ndërmjet ndjenjës dhe detyrës: protagonisti disa herë shpreh dëshirën e vet për të luftuar për çlirimin e atdheut, dëshirë që mbështetet nga e ëma dhe nga populli si figurë kolektive. Kjo dëshirë përleshet me ndjenjën e dashurisë në vetëdijen e protagonistit dhe me vetë qëndrimin e së dashurës që do t`a mbajë pranë vetes. Kurorëzimi i idesë patriotike, triumfi i ndjenjës së detyrës në shpirtin e protagonistit është rënia e tij heroike në luftë, të cilës i kushtohet një këngë e shkurtër, po tepër shprehëse (sikur konflikti kryesor të ishte ai midis dashurisë dhe mjedisit, logjikisht poema do të merrte fund me kurorëzimin e kësaj dashurie me martesë). Pra, sipas mendimit tonë në poemë problemi patriotik dhe problemi i luftës së ndjenjës me mjedisin janë ide paralele njësoj të rëndësishme. Andaj edhe poeti e quante këtë vepër të vet "roman dyfish lirik„, meqënëse ajo kish lindur nga dy shqetësime të thella të tij. Poeti pohon nëpërmjet kësaj vepre dy ide: të drejtën e individit për të qenë i lirë të zgjedhë fatin e vet dhe pashmangshmërinë e luftës së armatosur për të çliruar atdheun. Kjo ide e fundit shprehet në vargjet kushtruese:

Erdhi dita e Arbrit!
Doemos do vdesim
në shtrat, në mos rënçim
në prag të shtëpive tona!
Vazhdimësi dhe thellim të kësaj ideje gjejmë në vallen e grave që e përcjellin Milosaon për luftë:
Sjellsh ti një ushtri fatmirë,
të na i hapë këto brigje
lirisë që borëm.
Nëpërmjet shkatërrimit të shpejtë të lumturisë familjare të Milosaos, shprehet ideja se nuk mund të ketë lumturi vetjake, kur atdheu është i robëruar, se detyrës së madhe të luftës për çlirim i duhet nënshtruar çdo gjë. Një ide tjetër e poemës është ajo e barazisë midis njerëzve. Kjo pohohet përmes dashurisë së dy të rinjve prej klasash të ndryshme, përmes figurës së bijës të Kallogresë, vajzë me virtyte të larta; po kështu përmes përshkrimit të idealizuar të lumturisë së tyre të thjeshtë, që i mposht vështirësitë materiale si dhe përmes përshkrimit, në disa vende, të jetës së rëndë të të varfërve dhe simpatisë që tregon autori për ta. De Rada e shfaq veten demokrat në këtë poemë. Ai shpreh edhe filozofinë e qëndresës morale nëpërmjet vargjeve të thjeshta e të madhërishme të frymëzuara nga poezia popullore:

Duro, zemër, duro,
si duron mali me borë

si dhe nëpërmjet fatit të protagonistit, që u bëri ballë në fillim tërë pengesave që ndesh për të realizuar dashurinë e tij dhe, më vonë, humbjes së tërë njerëzve të dashur. Në zgjidhjen e dy konflikteve të poemës ka njëfarë artificialiteti. Si për konfliktin e parë, si për të dytin poeti përdor mjete të kërkuara: në rastin e parë një tërmet që rrafshon Shkodrën dhe varfëron Milosaon; në rastin e dytë vdekjen e Rinës. Megjithatë, deri diku ruhet logjikë e veprimit dhe e karaktereve: edhe pas tërmetit familja e Milosaos nuk heq dorë nga paragjykimet, kurse vdekja e Rinës vetëm e forcon ndjenjën atdhetare në shpirtin e Milosaos.
Në poemë përdoret forma e vetërrëfimit, e dashur për romantikët. "Këngët e Milosaos„ është një shembull tipik i "parregullsisë lirike„ romantike. Poema është e ndërtuar në mënyrë të tillë që kalimi nga një kapitull në tjetrin është krejt i befasishëm madje këngët e poemës mund të duken si vjersha të veçanta. Unitetin poemës nuk ia jep bashkrendimi logjik i ngjarjeve përmes subjektit, por ideja poetike. Copëzimi i poemës është në përputhje me parimet krijuese të De Radës, që poezia duhet të japë kulmet e jetës dhe të shfrytëzojë nëntekstin. Veçse ky parim krijues herë-herë e kalon masën.
Poezia popullore e ka ushqyer këtë vepër me frymën patriotike dhe me optimizmin e natyrshëm, të shëndetshëm, përmes të cilit populli kupton jetën, vdekjen, dashurinë. Kjo poezi i ka dhënë veprës figuracionin e pasur, të freskët dhe tepër origjinal si dhe metrikën ku zotëron vargu i bardhë tetërrokësh trokaik.
Personazhet e poemës paraqiten në çastin e tendosjes më të lartë të mendimeve e të ndjenjave, që gjen shprehje në një lirizëm të vrullshëm. Poeti depërton thellë në botën shpirtërore të personazheve të vet, e pasqyron atë me larmi nuancash. Ai përshkruan po me atë forcë shprehëse dashurinë e zjarrtë të djalit ("Veç me sy shihemi, bota të përmbyset„) ashtu edhe ndjenjës së ndrojtur të vajzës, që nuk di t'ia shpjegojë as vetes së saj ("nga m'erdhi te kurmi gjithë ky gëzim„). Poeti është treguar mjeshtër në dhënien e mjedisit patriarkal të fshatit, ku vajzat nuk guxojnë të dalin nga dera, veçse kur nuk janë "etërit e vrenjtur", mjedis ku sundojnë thashethemet.
Milosaoja është edhe hero lirik, edhe personazh veprues. Ai mishëron heroin romantikme botë të gjerë shpirtërore që ngrihet më lart se mjedisi; njëkohësisht edhe taë hero që kryen një faj tragjik dhe, disi zbehtë, nga fundi dhe heroin luftëtar. E dashura e tij. Rina, mishëron idealin romantik të vajzës së dashuruar, bashkëshortes dhe nënës, po ka edhe disa tipare reale të fshatares arbëreshe. Nëna e Milosaos dhe e motra janë më tepër silueta, sesa personazhe, por që të mbeten në mendje. E para mishëron aristokracinë patriote dhe prandaj dallohet si nga atdhetarizmi, ashtu edhe nga konservatorizmi. Motra e Milosaos mishëron vetëmohimin e e lartë dhe të heshtur të motrës për vëllanë.
Vepra është vendosur në shekullin XV, kur populli shqiptar, nën udhëheqjen e Skënderbeut, i bëri ballë perandorisë së fuqishme osmane. Kjo vendosje është më tepër simbolike e konvecionale (karakteret e pasqyruara dhe sfondi i përgjigjen realitetit të jetës arbëreshe bashkëkohore), por poeti ka mundur të japë frymën kombëtare, nëpërmjet filozofisë, veçorive të karaktereve, zakoneve. Sipas estetikës së De Radës poezia duhet jo vetëm të paraqesë me saktësi format plastike të gjërave, por duhet edhe të përdorë dhe tingëllimin muzikor, ritmin onomatopeik, për të shprehur diçka më të thellë, thelbin e brendshëm të gjërave. Dhe "Këngët e Milosaos", ku brendia dhe forma shkrihen në një tërësi të harmonishme, i mishërojnë në mënyrë të goditur këto parime estetike. Të gjitha dukuritë e realitetit jepen aty me një dorë piktori; dhe njëkohësisht muzikaliteti i vargut, ndonëse mungon rima, është i lartë.

Një element me rëndësi te "Këngët e Milosaos„ është natyra, pothuajse gjithnjë e shkrirë me ndjenjat e personazheve. Shqetësimin e djalit gjatë grindjes më të dashurën ai e jep me lëvizjen e deleve nëpër vathë, kurse dhembjen e tij te thellë për vdekjen e gruas e jep përmes kontrastit me përtëritjen e përhershme të natyrës.
Vepra ka një origjinalitet të veçantë që i vjen nga shkrirja e mahnitjes, gëzimit fëminor në soditjen e botës, karakteristike për poezinë popullore, me shqetësimet, dyshimet e forta të poetit romantik.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Re: Jeronim De Rada (1814 - 1903)

1st March 2014, 08:49
Serafina Topia dhe Skënderbeu i Pafat

Veprat kryesore poetike të De Radës janë "Këngët e Milosaos", "Serafina Topia„ dhe "Skënderbeu i pafat". "Këngët e Milosaos„ ishte një poemë lirko-epike, ku frymëzimi i poetit ka qenë tepër i kulluar dhe është arritur harmonia midis brendësisë dhe formës. "Serafina Topia„ dhe "Skënderbeu i pafat„ janë poema me vëllim të gjerë, të cilave poeti u kushtoi pothuajse tërë jetën. Në këto vepra është forcuar epizmi dhe është rritur thellësia e problematikës në krahasim me krijimet e rinisë. Ideja patriotike që ishte si një rrymë e nëndheshme tek Milosaoja këtu ka dalë në plan të parë. Poeti ka synuar të japë tabllo të gjera të kohës së Skënderbeut. Skenat e betejave alternohen me skena intime, që të jepet kështu sa më i plotë shekulli XV në Shqipëri. Këtu është forcuar edhe përpjekja për ngjyrim historik… Poeti shpreh frymën heroike të kohës në mënyrë madhështore te "Skënderbeu i pafat", nëpërmjet skenave të heroizmit masiv dhe atij të veçantë, siç janë skena e betejës së Shkodrës, skena e vrasjes së pashait turk nga Astriti, një trim shqiptar, dhe skena e ndeshjes së Skënderbeut me dy tartarët. Epoka e Skënderbeut këtu pasqyrohet në përpjestime të mëdha vigane. Në veprimin e poemës marrin pjesë jo vetëm individë të veçantë me veti të jashtëzakonshme, po gjithë kombi, si masat popullore, ashtu edhe aristokracia. Këto poema dallohen për shkrirjen e epizmit, lirizmit, dhe dramatizmit, këtu poeti i jep jetë një galerie të pasur personazhesh, midis të cilëve spikatin Skënderbeu, që është i pranishëm në të dyja poemat, dhe Serafina Topia, protagonistja e poemës, "Një pasqyrë e jetës njerëzore„ që shfaqet edhe te "Skënderbeu i pafat„. Skënderbeu mishëron idealin e udhëheqësit -si ushtarak dhe burrë shteti,- por De Rada ndalet edhe në anën e tij thjeshtë njerëore të tij. Serafia Topia mishëron idealin e gruas shqiptare dhe njëkohësisht idealin e njeriut të zhvilluar në mënyrë të gjithanshme. Romatizmi i De Radës merr në këto poema ngjyra të forta, heroikja ndërthurret me tragjiken. Problematika patriotike (çështja e çlirimit me luftë të armatosur, problemi i bashkimit të shqiptarëve, çështja e udhëheqjes) në këto poema është në qendër të vëmendjes, por shoqërohet edhe nga një larmi problemesh shoqërore, morale dhe filozofike, siç janë: shfrytëzimi feudal, e drejta e njeriut për të vendosur për fatin e vet, çështja e së mirës dhe së keqes, e drejta e njeriut për lumturi. Këto probleme mishërohen te personazhe nga më të ndryshmet. Poeti shfaq një thellësi të veçantë zhbirimi në botën e brendëshme të krijesave të veta. Veçanërisht të gjalla janë figurat e grave, si: Imotea, Agata, Frosina, Vantisana, te "Skënderbeu i pafat"; Serafina, Evoda, Parayllja, Olimpia te "Një pasqyrë e jetës njerëzore".
"Skënderbeu i pafat" shkrin elementë të eposit me elementë të poemës kombëtare-historike dhe të poemës filozofike. "Një pasqyrë e jetës njerëzore"është edhe ajo origjinale për nga lloji, shkrin llojin e poemës shoqërore-psikologjike me llojin e poemës epiko-heroike.
Të dyja poemat kanë marrë nga poezia popullore hiperbolizmin e figurave të kreshnikëve dhe pasurinë e figuracionit. Vargu afrohet me vargun e lirë.


De Rada mbetet poeti që hodhi themelet e letërsisë me të vërtetë artistike arbëreshe, dhe dha një ndihmesë të madhe për tërë letërsinë kombëtare. Ai qe i pari që ngriti në art epokën e lavdishme të Skënderbeut. Duke pasqyruar "Motin e madh", kohën e "Skënderbeut". De Rada hodhi kushtrimin për luftë të armatosur kundër zgjedhës osmane. Ai është njëkohësisht i pari që çeli traditën e mbështëtjes së letërsisë arbëreshe në poezinë popullore. De Rada qe edhe lëvruesi i parë i poemës epiko-lirike, i novelës në vargje dhe i poemës epike. Gjithashtu ai ka meritën që lëvroi deri diku poemën shoqërore, ndonëse nuk i kuptonte deri në fund kontradikatat klasore. Poeti ka simpati për njerëzit e thjeshtë, pasqyron me dhembje mjerimin dhe shfrytëzimin, ka besim të madh te njeriu dhe te mundësitë e tij, megjithatë deri diku ndikohet nga fatalizmi dhe misticizmi, që vende-vende ia dëmtojnë krijimtarinë nga ana ideore, madje edhe estetike. Në thelb vepra e De Radës i përket romantizmit përparimtar, një romantizmi veçanërisht origjinal, që nuk i këndon vetëm të jashtëzakonshmes, por zbulon edhe poezinë e së zakonshmes. De Rada është mjeshtër i stilit të përmbledhur dhe tepër shprehës, i përdorimit të figuracionit, që dallohet për freski dhe ndikim të fortë emocional. Gjuha me të cilën shprehet De Rada, është e pasur, por disi e errët, Poeti pati një ndikim të madh në veprat e shkrimtarëve arbëreshë dhe një ndikim më të vogël te shkrimtarët e tjerë të Rilindjes.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Re: Jeronim De Rada (1814 - 1903)

1st March 2014, 08:53
Pjese nga K E N G E T E M I L O S A O S




Kangjelji I


Ljis jeta kishe nderruar,
uj te ri nde dejtit
kaljtheruar te dit e re;
por llumbardh e Anakreontit
ronej Temp e moceme.
N`duj nje dit vate te malji
e s`u pruar si kish zakon.
Vet ce ate s`e thajti bora,
s`e pergjaku akulli,
se m`u resht njera ce ra
tek e bardha shpia ime.
Kur te drita dheu me shpi
u sbuljua je dejti,
si garea ce delj per sish,
mua me zgjoi, tue fjuturuar
qeljqevet finesteres.
M`u pataksa e ruata jashtin :
rusht pak skallankur
dheut en i kin hje;
ljulje ljiu te gapura,
nd`era i tunden e perzien
nd`at ninulj qeshenjen.

si ato ljulje qielli.
Ti ruaje e se kuljtoje.
nje mbuin njerezish.
Kallezoret mbe dhemat
mbajn kangjelje.Ka i goi
ahjena nder time motera
kishi arren e mema ime
emerin tim thoj per nde shpi.
Nje gare m`u rodh te kurmi,
si garea mbremjes te shtrati,
kur vajza e ngrohet
ndien per te parezen
sist ce m`i frihjen


Kenga I


Bota kish nderruar lisa,
uji i ri ne det
kaltronte n`ditn` e re;
por lumbardha e Anakreontit
ne Temp rronte e mocme.
Nd`uj nje dit` vate te mali
e s`u kthye si e kish zakon.
Vec`qe ate s`e thau bora,
s`e pergjaku heshteza,
po u largua gjersa ra
tek e bardha shpia ime.
Kur n`agim toke edhe shpi
u zbuluan bashk` me detin,
si hareja qe del sysh,
me zgjoi duke ferfelluar
qelqeve t`dritares.
U pataksa e ruajta jashte:
rrusht` , pak aguridhe,
dheut tone i kishin hie;
lule liu te hapura,
n`i tund era e i perzien,
ne ate ninull qeshin;
Si ato lule –qielli.
Ti veshtroje dhe s`kujtoje
asnje mbehi njerezish.
Kallezoret neper duajt
po kendonin.Dheut huaj
ahere nder time motra
kisha arritur; mema ime
emrin tim thosh neper shpi.
Nje hare me rrodhi kurmit,
si hareja kur te shtrati,
mbremanet, vajza e ngrohte
ndien per te parazen
siset qe m`i fryhen.




Kangjeli II


Vreshtat in te vardhurore:
erth ka malji dheljpera
me te ljodheta te bijlat
porsa paru in te vjelja;
e te hera ce nder sheshet
sqepet djelli, si te bota
ema ce kentuan nje valle,
vet Fjokat u m`u hjimisa.
E perveshurez, e ljart,
me keshen te pjeksurith
nde nje jetullez te bardh,
ish te kroi nje vash.Te balli,
nje keshill i kish hje.
I ljidhur te brezi kaljther,
skemantilj`i ngit mbe truall.
Mua sa me ndieti,
shtuara vasha m`u pruar,
gjifritur, pjono hje,
me te trembur nje gare.
Trimi : -vajz, me jep ti nje pik uj?
Vajza : - sa te duash ti, bire zoti.
- Kuj e bilje je ti ,vash?

Mos me je ti e dheut guaj?
Kur jesh djalj e Salloniq
vajta, vajza neng ishin
nde katund me aq gadhi,
Nde ceret e dhezures,
vucen ajo ngrenej,
- Jam e bilje kollogres,
ngrejti ballet e sbuljuar.
Na vejim asaj udh,
gjembat ce vireshin tek udha
se gervishtetin at kopilje :
me llort te pergjakura,
ka ballt u me ja reshta.
Di buz te qesheme,
nje herje te bardh,
at mbrema dukeshim



Kenga II


Vreshtat ishin verdhellore.
Erdh nga mali dhelpera
Me te lodhurat te bijat,
me te mbaruar te vjelat;
e at`here kur nder sheshe
fshihet dielli ( si nen toke
memat qe kenduan ne valle),
kur ne Fjokat une rashe.
E perveshur e e larte,
me gershet te pleksur
ne nje lidhese te bardhe,
ish te kroi nje vash`.Te balli
nje mendim i kishte hie.
I lidhur te brezi i kalter,
mbi truall i cik mandili.
Posa qe me ndjejti,
vasha drejt nga une u suall,
gjifyre edhe plot hie,
me nje te trembur hare.
Trimi : - Vajze, a m`ep ti nje pike uje?
Vajza: - sa te duash t`i , bir zoti.
- kuja bije je ti, vashe?
.
Mos me je nga dheu i huaj?
Kur, djalosh, ne Selanik
vajta, vashezat nuk ishin
ne katund me kaq hir.
Ne ceret e ndezur,
vucen ajo ngrinte:
-Jam e bije e Kollogrese,
ngriti ballet e zbuluar.
Duke shkuar asaj udhe,
gjembat qe vareshin udhes
s`e gervishtnin ate cupe:
me lleret pergjakur,
une nga ballet ia reshtja.
Dy buze te qeshura,
njej here te bardhe,
at mbremje dukeshim.

Kangjeli III

Ish e mbreme shen Meris
e vashat ljeshuame
ka te bridhurit, nder dier
fjisin, se nde vateret
s`in te jaterat e vreret.
Paru e zej nj`anankasi:
Ndaheshin ar e ljiner,
pritej nata tek na.
Gavnare bilja zonjash
Te ljuajin te perdorme
me te nderem bilj buljari.
Engjeljit ashtu nder qiell,
me te mire se njerezit,
mbanjen vece garen e tire,
Dolla u Rodh e kopshtin
Paru eljpit e perflushur,
ecia per nden ullinjet.
Posht te kroi, me kater vasha,
me te bardh sqepe nder kriet,
erth`e bilje Kollogres.
Dukeshin kallez te karpisur.
Vajza : - Fanemir kush na duall?


mbi Rodhen fushamir
si vantilje Arberit!
Fanemir ajo kopilje
ka e jema e puthurez,,
ce te kragu t`i pushonj!
Ka te niset e magjepsur?
Ka vorea si dejti,
o ka e bardha mjezedit?





Kenga III


Ish te mbremja e shen Merise.
Vashat kishin lene lodrat
E te dyert kuvendonin,
se nuk qene ne shtepi
eterit e vrenjtur.
Kudo niste nje nxitim:
ndaheshin ar e kandile,
tek ne pritej nata.
Bija madheshtore zonjash
perdorez do luanin
me te nderem bij bujaresh.
ashtu si engjejt ne qiell,
me te mir` nga njerezit,
bejne vec harene e tyre.
Dola ne Rodh e , te kopshti,
ku po frushullonte elbi,
eca nen ullinjte.
Posht` te kroi, me kater vasha,
me te bardhe cip kreit,
erdh e bije e Kollogrese.
Dukeshin kallez te pjekur.
Vajza : -Fatmirosh ai qe na del,

mbi Rodhen e gjetheruar
si flamur i Arberit!
Fatmiroshe ajo cupe ,
qe, e puthur nga e ema,
do pushoje n`at krah!
Nga do niset, e magjepsur?
Nga veriu si deti,
Apo nga e bardha Juge?
Kangjelji IV


Ish e diella menat
e i biri zonjes madhe
ngjitej tek e bukura
te m`i ljipen nje pik uj,
se ish et` i djegurith.
Vetem e coi nde vateret,
ce keshen me pjeksenej.
Ata duheshin e s`e thoshin.
Vajza , me buzen mbe gaz:
-C`eshte e iken si ajri?
-Me presen nde roljiet.
-Di moll t`ardhura
qendro , u tij t`i ruata.
Me nje dor ngrejturith
mbanej mbi veshin e bardh
ljesht e saj te shpjeksurith;
kalli jeteren te gjiri
e me goljq mollezit,
me ja e vu nde dorjet,
nde ceret e dhezurez.
Thomnie ju, te dashurit,
nd`embelj aqe te puthurit.

Kenga IV


Ish e diela menate
e i biri i zonjes madhe
ngjitej tek e bukura
te m`i lypte nje pike uje,
se ish etit djegur.
Vetem e gjeti te vatra,
qe me plekeste gershetin.
Ata duheshin e s`e thoshin.
Vajza, me buzen me gaz:
-C`ke qe po iken si era?
-Me presin ne roliet.
-Dy molle te ardhura,
qendro, se t`i ruajta.
Me nje dore ngritur
mbante mbi veshin e bardhe
leshte e saj te shpleksur,
kalli tjeteren te gjiri
e me hoqi mollezet,
me ia vu ne doret,
ne ceret e ndezur.
Thomni ju, te dashurit,
m`embel e` te puthurit.
VJERSH I TE BILJES KOLLOGRES


Ka m`erth te kurmi gjith kejo gadhi?
Si e paftes u xheshiem te shtrati
E zgjonem e garepsur se u zegjova,
si ajo ce dihet me nje fat te bardh.





VJERSHE E BIJES SE KOLLOGRESE

Nga m`erdh te kurmi gjith` ky gezim?
Si e pafaj une zhvishem te shtrati
E zgjohem e hareshme se u zgjova,
si ajo qe gdhihet me nje fat te bardhe.


Kangjelji V


Ce te ven nde dejtit
noerit, zemera ime?
Sbardhetin anizit,
ruatin pran` u shehetin…
Erth dita e Arberit!
Ndo mos vedekurith
mbi shtrat na vemenith
mos perpara shpivet;
e te bota na garronen
shoket e vellezerit,
kronjet e katundi in.
Nani ce nata e zez
me te butethin nje shi
paru me perbaljten udhet,
gapni ju derjen
tek te hjedhura kopiljet
ljotenjen garruamith.
Vasha formadhja
me rempeft per dorje
at buzehjeshemen
mua m`e sjellt perparanith.
Cera me i dhezjet
me nde mest shengethin,
ce te qeshinj e dhuremez
vet ce sit na ruhjen,
jeta e te permisjet.



Kenga V


Pse te vene ne det
mendimet, zemra ime?
Zbardhuan anijezat,
pane kendej e u fshehen…
Erdhi dita e Arberit!
Doemos do vdesim
ne shtrat, ne mos rencim
perpara shtepive tona,
e nen dhe do na harrojne
shoket e vellezerit,
krojet e katundi yne.
Tani qe nata e zeze
me shiun e saj te bute
kudo i perbalti udhet,
hapnie ju deren
tek te perhedhurat cupa
lozin te harruara.
Vasha foremadhja
ma rrembeft` nga dora
ate buzehieshmen
e ma sjellte mua perpara.
Kane per t`iu ndezur faqet.
Me ate shenjezen ne mes,
Kur e drojtur te me qeshe.
Vec ne sy te shihemi,
pa dhe bota te permbyset.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Re: Jeronim De Rada (1814 - 1903)

1st March 2014, 08:54
Kangjelji VI

Ra bora nde dejtit
e me sbardhi vudhevet
krahet ce shqitezes.
Gjumi mua me ljodhenith,
kurmi vete tue m`u reshtur
Porsi grua te Marebelja
mbremanet i reshtjet
shtrushi taraftivet,
ljehemi e qenevet
mbi miljonet, sheh si shuhet
zjarri e dhezet vreshtavet.
Gjell edhe ce se qelloi.
O vasha kriekeshtenj,
but shtran te m`uljenej,
pra te vehej ture tjerr,
gjims nde t`erret e te drita,
te ljeren kentimethin!
De te garroja se te bora
biren kronjet e te mbjellat
ket gjell ce nga ruanjen;
se te biljt e zonjavet
Samerankat, me tumparin,
gjemonjen te vresht e larg,
i thon : - Na ju ruami.
Me qellonej tue fjantaksur,
se te perdorem, ashtu posht,
veim, se shpit e njerezet
na fanepsejin mbe t`ngaraksur;
na ljerejin iljezit.
Ndo se kalji me ljeshonej,
iken nde nje leg gra
gjith te shprishura, ajo vet
zej terkuzen te pertrollem:
kurm` e bukur i njeriut
sit i ruanej e m`e buten.
Te dersiturin stomahje
me shinej me skemantilj,
e kuqe se me e shihin.
Ajo vash zakonbukur
se ljeu nder te mundasha;
porsa mua nde sbardhen dita,
nje kaljivez e ljeriem,
ajerjartur tek firaksen,
dhestra e bardh, maljet e ljumi,
sa me disheron te kragu
vajzen dethiniazemer,
ajo mua me ka hje.






Kenga VI

Ra bora mbi det
e nder leshteriqe zbardhi
kraht` e shqitezes.
Gjumi mua me lodh :
thuajse trupi me largohet,
si nje gruaje qe , Marbeles,
mbremjes , i largohet,
zhurma e trokashkave
dhe te lehurit e qenve
mbi mullinjte, e sheh si shuhet
zjarri e ndizet vreshtave.
Jeta ende s`fjet.
O , vasha kryegeshtenje
shtratin bute te ma shtronte,
pra te vihej duke tjerre
gjysme ne terr e ne drite,
me kenge ne goje!
Te harroja se nen bore
biren krojet e te mbjellat
qe na mbajne jeten;
edhe djemte e zonjave
Samerankut qe gumojne
me tambur vreshten e larget
e i thone : - Ne te ruajm.
I kotur do enderritja
Se , perdore, fushave
Veme dhe shtepite e njerzve
na faniten me te aguar
edhe yjt- na lene;
apo se me zgjidhet kali
dhe shkon te nje turme gra,
qe perndahen, vec asaj
qe i ze lakun e pertrollem:
syri i bukur i njeriut,
dhe veshtrimi i tij e zbut.
Kraherorin e dersitur
Ajo e fshin me mandil,
e skuqur se po ma shohin.
Ajo vashe zakonbukur
nuk leu nder te mendafshta;
Porse mua, kur zbardh dita,
ne nje kasolle te lene
e te hapur ernave,
prej ku duken, neper te,
brinja e bardhe,malet, lumi,
fort ma kenda ta kem prane
vajzen qe me mori zemren;
ajo mua me ka hije.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Re: Jeronim De Rada (1814 - 1903)

1st March 2014, 08:58
Kangjelji VI

Ra bora nde dejtit
e me sbardhi vudhevet
krahet ce shqitezes.
Gjumi mua me ljodhenith,
kurmi vete tue m`u reshtur
Porsi grua te Marebelja
mbremanet i reshtjet
shtrushi taraftivet,
ljehemi e qenevet
mbi miljonet, sheh si shuhet
zjarri e dhezet vreshtavet.
Gjell edhe ce se qelloi.
O vasha kriekeshtenj,
but shtran te m`uljenej,
pra te vehej ture tjerr,
gjims nde t`erret e te drita,
te ljeren kentimethin!
De te garroja se te bora
biren kronjet e te mbjellat
ket gjell ce nga ruanjen;
se te biljt e zonjavet
Samerankat, me tumparin,
gjemonjen te vresht e larg,
i thon : - Na ju ruami.
Me qellonej tue fjantaksur,
se te perdorem, ashtu posht,
veim, se shpit e njerezet
na fanepsejin mbe t`ngaraksur;
na ljerejin iljezit.
Ndo se kalji me ljeshonej,
iken nde nje leg gra
gjith te shprishura, ajo vet
zej terkuzen te pertrollem:
kurm` e bukur i njeriut
sit i ruanej e m`e buten.
Te dersiturin stomahje
me shinej me skemantilj,
e kuqe se me e shihin.
Ajo vash zakonbukur
se ljeu nder te mundasha;
porsa mua nde sbardhen dita,
nje kaljivez e ljeriem,
ajerjartur tek firaksen,
dhestra e bardh, maljet e ljumi,
sa me disheron te kragu
vajzen dethiniazemer,
ajo mua me ka hje.
Kenga VI

Ra bora mbi det
e nder leshteriqe zbardhi
kraht` e shqitezes.
Gjumi mua me lodh :
thuajse trupi me largohet,
si nje gruaje qe , Marbeles,
mbremjes , i largohet,
zhurma e trokashkave
dhe te lehurit e qenve
mbi mullinjte, e sheh si shuhet
zjarri e ndizet vreshtave.
Jeta ende s`fjet.
O , vasha kryegeshtenje
shtratin bute te ma shtronte,
pra te vihej duke tjerre
gjysme ne terr e ne drite,
me kenge ne goje!
Te harroja se nen bore
biren krojet e te mbjellat
qe na mbajne jeten;
edhe djemte e zonjave
Samerankut qe gumojne
me tambur vreshten e larget
e i thone : - Ne te ruajm.
I kotur do enderritja
Se , perdore, fushave
Veme dhe shtepite e njerzve
na faniten me te aguar
edhe yjt- na lene;
apo se me zgjidhet kali
dhe shkon te nje turme gra,
qe perndahen, vec asaj
qe i ze lakun e pertrollem:
syri i bukur i njeriut,
dhe veshtrimi i tij e zbut.
Kraherorin e dersitur
Ajo e fshin me mandil,
e skuqur se po ma shohin.
Ajo vashe zakonbukur
nuk leu nder te mendafshta;
Porse mua, kur zbardh dita,
ne nje kasolle te lene
e te hapur ernave,
prej ku duken, neper te,
brinja e bardhe,malet, lumi,
fort ma kenda ta kem prane
vajzen qe me mori zemren;
ajo mua me ka hije.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Re: Jeronim De Rada (1814 - 1903)

1st March 2014, 08:59
Kangjelji VII


Dreq rahjet e dejtit
gezoi dita e kaljtherez
vallevet kopiljevet :
i ruatin te dashurit.
Nde kte jet ce kemi me?
Henen e mbremanes,
kur dalen te dera ime
vashat e besheme,
motrat e ushtertorevet.
U trinteljinj qitharien,
ato te shperveshta
ljotenjen e t`embeljit
ceren me i shuanith.
Kemi me te miren ender
C`i qell trimit vajzen.
Pra ce shpit m`u mbilletin,
tek dera e erretez
ai e pret e me e uljen.
Ajo gapen preherin :
Vajza : - Mir za, trim,di lajthi.-
Se t´e shih, se te m`i fjit;
ajo e gjegjen e me si
ruan nj`ill e jeterin :
se doj t`ikenej, por trembjet.
Vajza : - Trim, ri mir,mos sgjonet mema.
Ajo ben buzen mbe gaz.
Trimi : - vash, puthem perparanith.
Ajo reshten kriethit :
pra ce e holjq, dalje m`i bie
nde cerkut je mbjeth nde gji.
- Via, ri mir.- Ec me shendet.
-Mbe te nisurit e ruan,
njer ce dolli e neng e pan.
Zegjonet e nde ket gjell
at dit me ri me mall.






Kenga VII


Kundrejt kodravet e detit,
dita e kalter gezoi
valleve te vashave:
i shohin te dashurit.
Ne ket` jete c`kemi me ?
Henezen e mbremjes,
kur te dera ime dalin
vashezat e beshme,
motrat e ushtareve.
Une tringellij kitaren,
ato, te perveshura,
lozin e nje embelsi
faqet ua zben.-
Kemi me te miren enderr,
qe i sjell trimit vajzen.
Kur shpite mbyllen, te dera,
ne te erret ai e pret,
e ul, prehrin ajo hap :
- Trim, na merr dyze lajthi.
Ai m`i tregon se c`beri
qe ta shih e te m`i fliste ;
ajo degjon e me sy
ruan nje yll e nje tjeter,
nuk do t`ike, por dhe trembet.
- Lamtumir`, trim, zgjohet mema, -
ben ajo buzen me gaz.
- Vashe, puthme me pare.
Ajo e resht kryethit,
ai e heq e vasha i bie
daleze te zverku
e pushton trimi ne gji.
- Lamtumir`- Ec me shendet.
Ai e ruan ne te ikur :
u zhduk e njeri s`e pa.
Djali zgjohet e ne jete
ate dit` me rron me mall.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Re: Jeronim De Rada (1814 - 1903)

1st March 2014, 09:00
Kangjelji VIII


Mniz e veres bardhullore
biu nje re monosaqe
per nde mest gurevet :
kan gare te shtrushi ljumit.
Pa nje re, malji me bor
i buthetonet njerezet :
ata ljutenjen te korrat.
Si thelleza te foljea
u pushonj nde ket dimer.
Ngrejti deg ulliri shkundur
e kopiljia me hje,
e garruam vellezeret,
vetemith kur u m`e dredh
parasten nde valljet.
Jeta e madhe, ce se qetet
ajravet e fjaljevet,
ate e ka si nje ljinar,
gajdhi e sheljqerorit,
pa drit perjashta shpis.
Kur ngrehja paidhet
shegur, ljuc, ullishterjes,
sa monu frija
nd`era tundenej vadhezit.
U ljutja per hjen e memes
te me coja mbremanet
ndrishe zogj te gjallis.
Shkonej vajza mespurtek,
shtija gur e llastimisej.
Pra ce u rit si me rempeu!
Noerit me bienith
sa t`e shoh e kurmi
me rodhet e se di te frinj.
Dita ka diellin
ce e sbardhen para sivet;
porsa c`ill ate kopilje
ruan e mua nde ket mall?
Kur u dalj nde Shurezet,
vucen mer e vjen te ljumi ;
porsa mb`udh e trembeme
priret e me ruan katund.
Ashtu ljulje e gapurez
nje te hen pjono gare,
t`enjeten benet e bardh,
di u nde pat te diellen.



Kenga VIII


Mu ne mes te gureve
mbiu nje re manushaqesh,
shenje e pranveres se bardhe;
me gazmend i vene vesh
zhurmerimese se lumit.
Pa nje re mali me bore
u buthtohet njerezve :
ata lutin per te korra.
Ketij dimri kam pushuar
si thelleza te foleja.
Ngriti degt` ulliri i shkundur
edhe vasheza e bukur,
harruar vellezerve,
duket ne valle
vetem kur une e dredh.
Bote e madhe, qe s`qetohet
ernave dhe fjaleve,
ate e ka si llambadhe
qe hieshon shelqerorin,
po qe jashta shpis` nuk ndrin.
Kur i ngrija fshehur grackat,
qullur, ullishtave,
sa mezi qe merrja fryme
po t`i tundte era vadhet ;
lutja per hirin e memes
qe te zija mbremanet
plot me zoq te gjalle.
Shkonte vasha mespurteke,
shtija gur e me mallkonte.
Pra qe u rrit, - si me rrembeu!
Kur e shoh, me iken mendja,
dridhem e nuk marr dot fryme.
Dita ka diellin qe e zbardh
para syve tane,
porse c`yll e ruan vashen
edhe mua ne ket mall?
Kur un` dal te Shureza,
vucen merr e vjen te lumi,
porse mb`udhe e trembur
kthehet e veshtron katundin.
Luleja e celur
nje te hene plot hare,
t`enjten, duke u bere e bardhe,
ku ta dish a e sheh te dielen.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Re: Jeronim De Rada (1814 - 1903)

1st March 2014, 09:00
Kangjelji IX

Ender e ljig e c`enderri trimi!
Dhjet dit vasha e ben,
ndo ahjimaz, ndo te shpia,
mbahej me gjitoniet.
Trimi hipenej murxharin,
t`egerin, te tremburin,
Kroiri te m`e potisen;
porsi ajo si kish zakon
me se vinej Kroiri,
pra m`i vate nd`enderret.
Mbremanet, nje leg kopilje,
ka arat t`ardhura,
te tries e t`et ganjunit
pjot gare u gapetin.
S`erth me to, por tir mbe shpi
vajza e mjelj shume e dashur.
Ashtu bilj te nemurish,
pa veshur, pa ngren,
si te ndajtur ka te ljumet,
ka in zot se shohen mir,
besen e kan mbi vethen.
Fjejti trimi i heljemuar,
nd`enderr pa deren e saj:
nde nje gur e porsiljisur,
zgjith te nje sarua rez
e m`e vej nde preherit.
Ajo ngrejti sizit
e me pa te dashurin:
pruar e ulji kreithit
e me shkundi rezjen
dhja se i goi ruhjet.




Kenga IX


C`enderr te keqe pa trimi!
Dhjete dit vajza e beshme,
ndo ne are e ndo ne shpi,
rrinte vetem me gjitonet.
Trimi i paske hypur atit,
te egrit, te tmerrshmit,
te Kroi i Ri t`i jip uje,
porse ajo, si e kish zakon,
s`vinte me te Kroi i Ri ,
po m`i vate ne enderret.
Mbremanet, nje varg me vasha,
te ardhura prej arave,
ne tryeza e t`et te cunit
plot hare u hapen.
S`erdh me to, po tirr ne shpi
vajza e mjere, kaq e dashur,-
si bijte e te varferve,
te paveshur, te pangrene,
thuaj ndare nga te lumet,
nga zotyne s`shohin mire,
besen e kane mbi veten.
Trimi fjeti i helmuar,
ne enderr pa deren e saj:
te nje gur e ne shulle,
zgjidhte nga nje tufe reze
e m`i vij ne preher.
Ajo ngriti syte
e me pa te dashurin,
u pruar e uli kryet
e me shkundi rezen,
thuajse pa nje te huaj.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Re: Jeronim De Rada (1814 - 1903)

1st March 2014, 09:01
Kangjelji X

Valle Pashkes


Zgjou , trim, i agezuam,
in zot ljereu var,
perendonjen iljezit,
shuhen zjarret, derdhet ujt,
jeta veshet nder te rea.
Ashtu, zemer ljipisjare,
ti te priresh e garepsur.
Si nj`ani nkarkuar me trima,
Ce te mesi dejtit
pan katund e disheruar,
erdhe i hjeshim, pjot gare.
Kush te mori sishit ?

Nj`an e valles

Kush porsiti ren e maljit
mon me shi te na kuljtonej?
Zonja e madhe u anankas
jasht katundit te me vej
nde nje dasem me kopiljet.
Kish nder sit dejtin,
kish mbe zemer hjen e shpis,
kurna pa djalin e saj
te perdorem me nje kopilje.
Vajza ndjeti nd`eshterat
gazin te pershuatur ;
si nje marmur me llogaz
ruanej e perpara sivet
dherat i vejin e i vijin.
Djali u resht e u buar te llaka:
te perljotem drodhi sit
qiellit vetem, tundu dhes,
perenduar dielli,
pa dalj iljezit.
Ish si zemer ce varesi
ket jet te pa njohur
e se sheh ku te me vej.


Gjithe vallja


Vija , ljevrosu i gadhjar :
vajza ce ti deshe mir
e me ne nde valljet.
Prana di zonja jot em,
ndomos se neng e thot,
se katundit i pesove
porsi vera trieses,
porsi dheut njeriu me fjalj.



Kenga X

Vallja e nates
Se pashkes


Zgjohu trim, gezuare!
Zotyne la varrine,
perendojne yjezit,
shuhen zjarret , derdhet ujet,
bota vishet nder te reja.
Po keshtu, zemer e dhemshur,
priresh edhe ti e gezuar.
Si nje ani ngarkuar me trima,
qe te mesi i detit shohin
fshane e deshiruar,
erdhe gjith` hir e hare,
Po kush te mori me sysh?



Nje pjese e valles

Kush porsiti rene e malit
mon` me shi te na kujtonte?
Zonja e madhe u nxitua
jashte katundit te veje,
ne nje dasme tok me cupat.
Kishte detin ne sy,
hien e shpise ne zemer,
kur na pa djalin e saj
doreperdore me nje cupe.
Vajza ndjeu nd`eshterat
gazin t`i pershuhet;
si nje mermer qe mendon
shihte dhe perpara syvet
dherat i venin e i vinin.
Djali iku e humbi brinjes:
te perlotur ktheu syte
qiellit qe rrethonte dheun
vetem, se dielli kish rene,
yjet edhe s`kishin dale.
Ish si zemer qe merzitet
nga kjo bote e panjohur
e nuk sheh se ku do veje.


Gjithe valleja


Ngreu, levendi djale!
Vajza qe ti dashurove
esht` me ne ne vallet.
E di mir`zonja jot eme,
ndonese nuk e thote,
se ti dole ne katund
porsi vera ne tryeze
e mbi dhe njeriu me fjale.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Re: Jeronim De Rada (1814 - 1903)

1st March 2014, 09:04
Kodi pellazg i De Radës


Zenel Anxhaku

1

Ishin takuar në Maki.De Rada ishte kthyer në një qëndër pelegrinazhi për të gjitha shqiptarët që dëshironin të takonin këtë njeri të shënjtë të çëshjes shqiptare.

Dhe ja,tani mori vesh se De Rada kishte vdekur…Dhe në prill të vitit1903 Faik Konica do të shkruante ca fjalë brilante për De Radën e madh kur mori vesh vdekjen e tij.

…Jam prej atyre që mendojne se përpara varrit të një njeriu si De Rada duhen pak fjalë dhe pak fjalë arrijnë.Jeta e De Radës është e kulluar si ujët e një kroi në malet.

Po ku është madhështia e De Radës? Së pari në dashurinë e nxëhtë dhe kurrë të lodhur për Shqipërinë.Ky plak nëntëdhjetëvjetësh kish edhe për për Atdheun e shkretë një zemër njezetë vjeçe djali.Çmësim i madh për ne të gjithë…

Këtij shqiptari të vërtetë ti falemi o shqiptarë.

2

Por ajo që do ta shtinte gjithmonë në mendime Faik Konicën ishte pikërisht poema madhore Milosao që De Rada e kishte shkruar kur ishte vetëm22 vjeç.Pikërisht kjo e habiste atë së tepërmi.Si ka mundësi që ky brilant poetik të shkruhet si vepër e parë nga një djalosh njezetë e dy vjeçar?Mos ishte vetë perëndia e muzave që fliste…
…Duke hyrë një ditë në libërtoren time më ra syri në vjersha të De Radës dhe mora Këngët e Molosaos.Shkova në dorë duke kthyer fletët e këtij libri të vogël të cilin De Rada ma kish falur duke shkruar disa fjalë më ato duar që i dridheshin nga shumësia e vjetëve.

3

Po ku qëndron bukuria e brishtë dhe e papërsiritëshme Milosaos?Ku i kish marrë ai ato metafora të çuditëshmedhe të paharrueshme?Po ja ,le të kujtojmë të paktën dy vargje si margaritarë të pashoq që ndrisin në fund të oqeanit të shpirtit

Ku dyer të hapura

Zjarret dritësojnë në udhë…

…De Rada na vë para syve pamje të bukurae të gjalla,na kujton katundet tanë,ku më të zënë të natës,në verë dyert hapen të shtëpive,dritat ndizen dhe fshtarët dalin në prag…

4

Pse Milosau zë vëndin e parë pas një pune më se gjashtëdhjetëvjeçare së kërkuari poezinë në rapsoditë arbëreshe?Ku qëndronte ky mister i heshtur si lumenjtë e nendheshëm?

…Ai që meriton vëndin e parë është padyshim poemi Milosao.Shkrimtarë e dijetare të medhenj me zë si tanët dhe të huaj dhanë gjykime të larta dhe të lavdërueshme.Në poemën Milosao De Rada këndoi të ndodhurat e një djali me këtë emër,por me të vërtetë nuk bëri gjë tjetër,veç se dëftoi të ndjerat e zemrës së vet me dashurinë për të bijën e Kallogresë.

5
Ah,dashuria,dashuria,dhe përsëri dashuria…

Ka dyer të hapura

Zjarret dritësojnë në udhë…

6

Ishin takuar në Maki.De Rada ishte kthyer në nje qëndër pelegrinazhi për të gjitha shqiptarët.I kishte dhuruar Milosaon.

7

…Ndoshta nga vobegtësia nuk vajti askurrë në Shqipëri.Sikur të kish bërë një udhëtim gjashtëmuajsh në vëndin e të parëve,do të kishim sot në gjuhën tonë jo një ,por disa kryevepra…

…Duke hyrë një ditë në libërtoren time më ra syri në vjersha të De Radës dhe mora Këngët e Milosaos….

…Zjarret dritësojnë në rrugë…

8

Mendoi se nuk ka poet tjëtër si De Rada që kaq bukur ,ndritëshëm dhe bindshëm të jëtë dhënë portretin e vëndlindjes së tij.
Maki është në kujtimet,në poezitë,në personazhet,në qindra letrat e dërguara ,në porositë dhe ne mesazhet.

Autobiografinë e tij De Rada e fillon me Makin dhe e mbaron me Makin.Maki është një personazh kryesor në jetën dhe krijimtarinë e De Radës.

…Kam lindur më 28 nentor 1814 në Maki,koloni e vogël arbëreshe e Italisë,e vendosur mbi një kodrinë të hapur përballë detit Jon….

I fillon me këto fjalë kujtimet e veta De Rada.Në Maki ai limi,u rrit,kaloi fëmijërinë,u burrërua,u dashurua,gjeti muzën e tij të frymëzimit,u ndesh me jetën,rriti krahët e pegasit,u forcua dhe u brumos me nje botë të veçantë shpirtërore.Aty kaloi një jetë të gjatë ,u plak dhe vdiq.Dhe në fund të kujtimeve ndërsa qiriri po shuhej ai shkruajti duke kujtuar pleqërinë e thellë…

…Të shumtën e rasteve i kaloja tek Markezi Volkano.Një mbrëmje bija më e vogël e Markezit më lajmëroi për qëllimet hakmarrëse të Princit,kryetar i reaksjonit monarkist që po krijohej dhe ngulmonte duke më këshilluar që të mos e lija Napolin.

Përkundrazi tregimet e saj përherë e më tepër më bënë si vendndalesë Makin tim të bukur,gjashtëqindsh banorësh,pa gjyqtar,pa kryetar bashkie,pa xhandarë,ku kisha lindur i lirë ,pa më urdhëruar kush…

E ky fshat gjashtëqind banorësh,pa xhandarë dhe pa e urdhëruar kush,përveç frymës së përjetëshme të lirisë të ardhur nga koha e Motit të Madh nëpërmjet gjakut tonë të shprishur kishte për De Radën një bukuri tronditëse.
Kjo bukuri do të vërshojë si valët e detit tek Këngët e Milosaos,tek Serafina Topia,tek Skënderbeu i pafat,madje edhe tek publicistika e tij te Flamuri i Arbërit.

…Pa pikëzime të gjata unë shoh ato kasolle nga perdet e së cilës duket trualli i zbehtë i buzës së ujit,lumi dhe mali dhe zogu o vogël që këndon në mes të kllzave, bulëzat e pemëve duke përshëndetur ditën e plotë…

…Deti i soditur nëpërmjet kodrinash larg është një kujtim i gëzueshëm i rinisë sime.Por mua nuk kish ndodhur kurrë të vërej borën që duke zbritur mbi leshterikët mbulon krahët e zhytrave kah fluturojnë në sipërfaqen e ujit.Asnjëhërë nuk më shkoi mëndja tek ujërat e detit dhe kodrave si një valle…

…Në Psallmet kemi kodrat që gëzohen si qëngjat e ndoshta nuk ngjasonin nën dritën e hënës…

Nga këto kujtime na shfaqet vargu i parë i eposit të madh të dashurisë së De Radës

Lisa jeta kish ndërruar…
9

Shumëkush që ka shkruar për De Radën e ka paraqitur atë gabimisht si një romantik dhe ëndërimtar jo shumë vepronjës që në fund vdiq i varfër me ca sardele te thata në xhepat…

Ky është një imazh i gënjeshtërt.Jeta e De Radës është tepër e vrullëshme dhe ai ka qënë dhe autor dhe aktor i jetës së vet të gjatë prej militanti politik,artistik dhe nacjonalist njëherësh.Ai mblodhi rapsoditë e vjetra arbëreshe,botoi një gazetë duke bërë një punë të madhe praktike,bëri projekte për hapje shkollash dhe kolegjesh,studjoi në mënyrë të thellë rrënjët e gjuhësdhe të historisë shqiptare.

Gjatë gjithë jetës së vet ai përpunoi një kod të veçantë,një sistem të veçantë artistik dhe etik.por edhe politik dhe strategjik për rilindjen tonë kombëtare ,një kod që më vonë do ta merrnin dhe do ta bënin të tyren të gjithë rilndësit e mëdhenj shqiptarë.

Pas një pune këmbëngulëse me mendjen det dhe me zemrën zjarr ai shpall me krenari….

…Në këto përpjekje doli zbulimi botëror se me emëra të gjuhës shqipe janë shënuar në Europë idhuj të natyrës dhe heronjtë traditës më të lashtë klasik.Sot është e qartë se të paktën prej katër mijë vjetësh folësit e kësaj gjuhe të quajrur nga Homeri ,Pellazgët hyjnorë,banorë qytetesh që qenë të shkelqyeshëm për doktrinë dhe fuqi…

Ja pra kush është zbulesa hyjnore e De Radës.Ja ku e gjente ai atë fuqi të mbinatyrëshme që e bënte të pamposhtur dhe i jepte flakë dhe sharm për të shkruar ato xhevahire të rrallë dhe për të marrë ato inisjativa të papara.

Jemi këtu në vëndin tënë
Që pa lerë diell dhe hënë,thoshte kënga e popullit.

Duke studjuar thellë folklorin dhe Homerin e madhërishëmai arriti vërtet në një zbulim të madh e tronditës.Shqipja është bijë e vjetër e pëllazgjikes dhe shqiptarët vijnë nga pellazgët.Ai vinte nga një vend ku shkrepëtinte dhe farkëtohej vetëtima,ku ka këngë bilbilash ,gjelbërim trëndafilash dhe xhevahirë vjetërsirash…

10

Pellazgët…

A nuk kishin ata një qytet të mahnitëshëm Dodonën ?A nuk e kishin ata Tempullin e parë në botën e qytëtëruar ,Tempullin e Dodonës ?A nuk u fal Akili dhe Aleksandri i Madh,Pirro Burri dhe zulmëtarë të tjerë të hyjnishëm ?

Dodona do të ishte ai qytet dhe Tempull që do të ndriçontë dhe do të bënte hyjnore lirën delikate por të pathyeshme të De Radës .Brënda krijimtarisë së De Radës ndihet kumbueshëm dhe rrëzëllitës

ky qytet më mendimet më të larta dhe me ndjenjat më fine dhe humane.Dodona do të ishte ai diell mirësie dhe historie ,nxehtësie dhe mrekullie që do të mbinte në shpirtin e De Radës atë zjarr gjenerues të epiteteve, metaforave,personifikimeve ,atë rapsodi të një poemi arbëresh

Pellazgët…

A nuk thoshte Marin Barleti se Arbërit janë fis bujarësh,fis mbrëtërish ?A nuk krenohej Skënderbeu në letrat dërguar papëve dhe princave se ….Të parët tanë kanë qënë epirotas nga të cilët ka dalë ai Pirroja me nam hovin e të cilit nuk mud ta përmbanin romakët dhe që pushtoi me armë Torandon dhe dhe shumë qytete të tjera të Italisë
Të parët tanë kanë qënë edhe më fisnik sepse ata nën Aleksandin u futën gjer në Indi…

A nuk deklaronte i madhi Homer …

…O Zeus,mbret Dodanas,pellazg,që banon larg,që kujdesesh për Dodonën,ku ishte qëndra e pellazgëve…

De Rada mahnitet nga ky zbulim dhe është i vetëdijshëmse që aty nga Maki ka bërë një zbulim të madh.Dhe këtë kumt e ka shpërndarë në qindra e qindra letra ,në mijëra faqe krijimtarie.

Këtë zbulim do të merrnin edhe vëllëzërit Frashëri,edhe Kostandin Kristoforidhi,edhe Jani Vreto,

Më tej stërnipërit e tyre si Konda,Falaski dhe Pilika do të shkruanin libra të paharruar për mbrojtjen e këtij zbulimi.

Pellazgët kanë jetuar dikur edhe aty në Maki,në brigjet e Italisë dhe të Greqisë së sotme dhe për këtë De Rada ndihet krenar se është pikërisht në vëndin e stërgjyshërve.

Ndaj De Rada dyfish krenar për takimin me Lamartinin në vitin 1884 shkruan…

…Në shtator erdhi nga Franca në Napoli në banjot e Iskias poeti Lamartin.Ai ishte në kulmin e karjerës së tij të shkëlqyer e të brohoritur.Me anë të një marinari i dërgova atij një kopje të Milosaos.Unë isha shtrirë në shtrat nga dhimbjet e shpirtit kur pas pesë ditësh marinari u kthye me këtë letër

…Zotni

Jam i lumtur për këtë shënjë vllazërore poetikedhe politike midis jush dhe meje.Poezia ka ardhur nga brigjet Tuajae aty duhet të të kthehet.

Për çfarë brigjesh bëhet fjalë?Për brigjet e Makit?Kur flet Lamartini për vëllazëri poetikedhe politike dhe për brigjet Tuaja,mos vallë edhe ai ka para sysh lashtësinë e arbëreshëve deri tek pellazgët ?
Libri i jetës që na rri përpara syve ka në vetvete nje qënie të dyfishtë e të amëshuar ,shkruan në biografinë e tij De Rada.

Për këtë qënie të dyfishtë do të shkruajnë më tej edhe të tjerë….



E Shtune, 19 Maj 2007-gazeta ndryshe
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Re: Jeronim De Rada (1814 - 1903)

1st March 2014, 09:04
KENGE E SERAFINES
Fragment

Arte, shtator 1443
Ishim vasha bujaresha
dhe tek bredherinim.
Une , nga Himara e ardhur
me lemsh ne gji ate jave,
gezim s'kisha, ndonse orne
shkumbebardhes vale, e buzet
nga puhiza plasaritur.
Valandritur nje anije
nga larg me Bozdarin vinte.
Gjer ne cast kur beri kthesen,
gjithe degjuan nje kenge,
qe humbiste e ngrihej prape
permbi djep te valeve.
" Per nje jave patem mjergull,
dhe nga shkuam , ne na fshehu,
si ta kishme armiqte boten.
Por pastaj , te djelen mbrema
shkrepi hena dhe u mbushen
udhet,tempujt edhe deti.
Nga pallati tash me sheh
vasha qe mua me do !
Keshtu mua me tha zemra . "
Dhe vertete , ne drite hene,
ndonese larg , ne qeme afer.
Sponsored content

Jeronim De Rada (1814 - 1903) Empty Re: Jeronim De Rada (1814 - 1903)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi